• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Policia e Shtetit nis hetimet për review negative ndaj bizneseve te zarave Noizy, Luca


skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim


Shkruar nga Pamfleti
Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në
Gjergj Luca
Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë tonë, ku disa punonjës me origjinë nga vendet aziatike, kryesisht nga Myanmari, kanë ngritur pretendime serioze për kushtet në të cilat, sipas tyre, punojnë në restorantin “Rozafa”, në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca.

Sipas deklarimeve të bëra për Maska.al, punonjësit pretendojnë se janë të detyruar të punojnë deri në 16 orë në ditë, pa përfituar asnjë ditë pushimi javor. Ata shprehen se, megjithëse u është siguruar akomodimi dhe ushqimi, kushtet e strehimit janë të vështira, pasi 5 deri në 6 persona ndajnë të njëjtën dhomë.

Burimet tona bëjnë me dije se paga e tyre varion, ndërsa disa prej punonjësve kanë deklaruar se marrin deri në 500 euro në muaj.

Pretendimet e ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit shqiptar të punës, i cili parashikon kufizime të qarta mbi orarin e punës, pushimin javor dhe standardet minimale të trajtimit të punëmarrësve.

Maska.al thekson se këto janë pretendime të bëra nga punonjësit që kanë kontaktuar redaksinë dhe se pala e përmendur ka të drejtën e plotë të japë versionin e saj të ngjarjes. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga Gjergj Luca ose përfaqësuesit e restorantit “Rozafa”, në funksion të informimit të balancuar të publikut.

A do të reagojnë autoritetet? Këto pretendime të ngritura nga punonjësit për Maska.al ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e të drejtave të punëmarrësve. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit, me në krye Skënder Hitajn, si dhe institucionet përgjegjëse, do të nisin verifikime për këto pretendime dhe nëse do të ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të tyre. /Maska.al
 
Po digjen të pafajshëm.
Personalisht jam kundër uljes së vlerësimeve me shkak të sipërmarrjes private.
Dëmtojmë vetëveten, e askënd tjetër.
Nuk e di se kush ishte ai i mençur për të sugjeruar ndërhyrjen në vlerësime, por më duket krejt e gabuar.
Pashë që po sulmohet Mrizi i Zanave (edhe pse unë i'a kam bërë të qartë pronarit sy më sy kur bëri fushatë për PS në votimet e fundit.
Por jam krejt i sigurtë se ashtu siç morën Gon Shehaj peng, ashtu morën edhe Altinin e Mrizit, e shumë, e shumë të tjerë)
Në sipërmarrjen shërbim - hoteleri janë me mijëra të punësuar, e ulja e vlerësimeve do ndikoj fort në të ardhurat e turizmit.
Kjo sjell ulje të ardhurash, e nuk do jetë çudi humbje vendesh pune, e kjo çon në shpopullim.
Po ashtu Kazerma e Cerenit po sulmohet, etj, etj
E pafalshme një ide e tillë
Pakkush e di se aeroportin e Rinasit eshte me prestanome poseduesi I PPP
Arben Ahmetaj e ka theme me ze dhe figure pronarin e vertete.
Loja me vleresimet eshte kryekeput IDE e fqinjeve te Shqiperise per te ulur turizmin.
Idiotesi me oke
Shembulli paraprakIMG_20260709_205238.jpg
 
Last edited:
çfare eshte ; review ?

çfare eshte ; ad hominem
Review është një formë vlerësimi që i jepet një lokali apo biznesi për shërbimin që të jep. Kurse Ad Hominem, është gabim në arsyetim. Ad hominem është një lloj argumenti që duket bindës kur në të vërtetë është i metë. Ata që bëjnë argument Ad Hominem, zakonisht në vend që të sulmojnë argumentin e kundërshtarit, sulmojnë karakterin e tij, apo çdo lloj gjëje që ka të bëj me atë si person. P.sh; Zenith kur mu drejtua mua me fjalët i rrjedhuri, është duke bërë Ad Hominem. Argumente të tilla ulin nivelin e debatit dhe e bëjnë të padrejtë.
 

Fushatat me review të rreme ndaj bizneseve: si i trajtojnë legjislacioni dhe praktika në SHBA dhe Evropë​



Fushatat me review të rreme ndaj bizneseve: si i trajtojnë



Review-t online janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të marrëdhënies mes konsumatorëve dhe bizneseve. Ato ndikojnë në reputacion, vendimmarrjen e klientëve dhe, në disa raste, edhe në të ardhurat e drejtpërdrejta të një biznesi. Për këtë arsye, në shumë vende është hapur një debat i ri rreth asaj se ku përfundon e drejta për kritikë apo bojkot dhe ku nis manipulimi i qëllimshëm i reputacionit përmes review-ve të rreme?
Në Shtetet e Bashkuara, Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) miratoi në vitin 2024 një rregullore të posaçme kundër review-ve të rreme dhe dëshmive mashtruese online. Rregullorja ndalon krijimin, shitjen ose blerjen e review-ve të rreme, përfshirë rastet kur një person paraqitet si klient pa pasur përvojë reale me biznesin. Ajo ndalon gjithashtu përdorimin e review-ve të krijuara me inteligjencë artificiale, në rastet kur ato paraqiten si përvoja autentike konsumatorësh, si edhe blerjen e review-ve negative për të dëmtuar konkurrentët.

Sipas FTC-së, shkeljet mund të sjellin gjoba civile të konsiderueshme, që në disa raste mund të shkojnë deri në dhjetëra mijëra dollarë për shkelje. Megjithatë, kjo nuk do të thotë automatikisht se çdo review individual sjell një gjobë të tillë. Në praktikë, vlerësimi bëhet rast pas rasti dhe varet nga mënyra e organizimit, qëllimi, dëmi dhe provat që paraqiten.
Në nivel civil, bizneset në SHBA mund të kërkojnë mbrojtje edhe përmes padive për shpifje, dëmtim reputacioni apo ndërhyrje të paligjshme në marrëdhëniet tregtare. Por edhe këtu ekziston një kufi i rëndësishëm: një review negativ, i bazuar në një përvojë reale ose në një opinion të sinqertë, zakonisht mbrohet nga liria e shprehjes. Problemi lind kur një dikush pretendon në mënyrë të rreme se ka qenë klient, shpik fakte ose merr pjesë në një fushatë të koordinuar për të manipuluar vlerësimin e një biznesi.
Në praktikë, zbatimi i ligjit bëhet kryesisht nga Federal Trade Commission (FTC). Nëse konstatohet se një individ ose kompani ka organizuar, shitur ose përdorur review të rreme, FTC mund të kërkojë në gjykatë urdhra për ndërprerjen e praktikës, heqjen e përmbajtjes mashtruese, kthimin e përfitimeve të realizuara nga kjo praktikë dhe vendosjen e gjobave civile që mund të arrijnë deri në rreth 51,744 dollarë për çdo shkelje, sipas legjislacionit federal. Paralelisht, bizneset e dëmtuara mund të ngrenë padi civile për shpifje, dëmtim reputacioni ose ndërhyrje të paligjshme në aktivitetin ekonomik, duke kërkuar dëmshpërblim nëse provohet se review-t janë publikuar nga persona që nuk kanë qenë klientë ose përmbajnë deklarata faktike të pavërteta.
Një shembull i njohur është rasti i Amazon, e cila në vitin 2022 ngriti padi ndaj administratorëve të mijëra grupeve në Facebook që dyshohej se organizonin review të rreme në këmbim të pagesave ose produkteve falas. Rasti tregoi se fenomeni nuk lidhet vetëm me individë të veçuar, por edhe me rrjete të organizuara që mund të ndikojnë në perceptimin e konsumatorëve.
Në Bashkimin Evropian, review-t e rreme trajtohen kryesisht përmes legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe praktikat e padrejta tregtare. Pas ndryshimeve të njohura si Direktiva Omnibus, bizneset dhe platformat nuk mund të pretendojnë se review-t vijnë nga konsumatorë realë nëse nuk kanë marrë masa të arsyeshme për ta verifikuar këtë. Po ashtu, konsiderohet praktikë mashtruese promovimi i review-ve të rreme ose manipulimi i sistemit të vlerësimeve.
Në Bashkimin Evropian nuk ekziston një autoritet i vetëm si FTC, ndaj zbatimi i legjislacionit bëhet nga autoritetet kombëtare të mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës në secilin shtet anëtar. Këto institucione mund të urdhërojnë heqjen e review-ve mashtruese, të vendosin gjoba administrative ndaj bizneseve ose platformave që lejojnë apo promovojnë review të rreme dhe, në disa raste, të nisin procedura gjyqësore. Pas hyrjes në fuqi të Direktivës Omnibus, shtetet anëtare janë të detyruara të parashikojnë sanksione "efektive, proporcionale dhe parandaluese", ndërsa masat konkrete – përfshirë nivelin e gjobave – ndryshojnë nga një vend në tjetrin.
Një rast edhe më interesant paraqet Italia, ku autoritetet kanë propozuar masa edhe më konkrete në sektorin e turizmit dhe hotelerisë. Projektligji i prezantuar në vitin 2025 parashikon që autorët e review-ve të provojnë identitetin dhe faktin që kanë qenë realisht klientë. Synimi është të kufizohet ndikimi i komenteve të fabrikuara në një sektor ku reputacioni online luan rol të madh ekonomik.
Përveç projektligjit të vitit 2025, Italia ka qenë një nga vendet më aktive në ndjekjen e këtij fenomeni. Në vitin 2024, një gjykatë në Milano urdhëroi mbylljen e një platforme që shiste review të rreme për produkte të Amazon, duke e konsideruar aktivitetin e saj të paligjshëm. Rasti u konsiderua një precedent i rëndësishëm në luftën kundër tregtimit të review-ve të fabrikuara.
Në Mbretërinë e Bashkuar, autoriteti i konkurrencës ka marrë kompetenca më të forta për të hetuar dhe ndëshkuar praktikat që lidhen me review-t e rreme. Ligji i ri për tregjet digjitale dhe konsumatorët ndalon review-t e rreme dhe review-t e paguara pa transparencë, ndërsa platformat pritet të kenë mekanizma më të qartë për identifikimin dhe heqjen e tyre. Në rastet më të rënda, gjobat mund të arrijnë deri në 10% të xhiros globale të kompanisë
Nga këto shembuj del se qasja ndërkombëtare nuk synon të ndalojë kritikën ndaj bizneseve. Por ajo që po trajtohet gjithnjë e më shumë si problem ligjor është një kategori tjetër: review-t e fabrikuara, të shkruara nga persona që nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie me biznesin dhe që përdoren për të krijuar një perceptim të rremë në treg.
Në këtë kuptim, debati nuk është thjesht mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së biznesit. Çështja kryesore është besueshmëria e informacionit në tregun digjital. Konsumatorët kanë të drejtë të kritikojnë, por edhe konsumatorët e tjerë kanë të drejtë të mos mashtrohen nga përvoja të fabrikuara. Po ashtu, bizneset duhet të jenë të hapura ndaj kritikës reale, por jo domosdoshmërisht ndaj fushatave të rreme që paraqiten si eksperienca klientësh.
Përvoja amerikane dhe evropiane tregon se vijëndarja është relativisht e qartë: bojkoti dhe kritika janë të ligjshme; manipulimi i qëllimshëm i review-ve përmes deklaratave të rreme mund të sjellë pasoja ligjore.
 
Review është një formë vlerësimi që i jepet një lokali apo biznesi për shërbimin që të jep. Kurse Ad Hominem, është gabim në arsyetim. Ad hominem është një lloj argumenti që duket bindës kur në të vërtetë është i metë. Ata që bëjnë argument Ad Hominem, zakonisht në vend që të sulmojnë argumentin e kundërshtarit, sulmojnë karakterin e tij, apo çdo lloj gjëje që ka të bëj me atë si person. P.sh; Zenith kur mu drejtua mua me fjalët i rrjedhuri, është duke bërë Ad Hominem. Argumente të tilla ulin nivelin e debatit dhe e bëjnë të padrejtë.
po ne shqip, nuk ka fjale qe e zevendeson kete,
 
Po digjen të pafajshëm.
Personalisht jam kundër uljes së vlerësimeve me shkak të sipërmarrjes private.
Dëmtojmë vetëveten, e askënd tjetër.
Nuk e di se kush ishte ai i mençur për të sugjeruar ndërhyrjen në vlerësime, por më duket krejt e gabuar.
Pashë që po sulmohet Mrizi i Zanave (edhe pse unë i'a kam bërë të qartë pronarit sy më sy kur bëri fushatë për PS në votimet e fundit.
Por jam krejt i sigurtë se ashtu siç morën Gon Shehaj peng, ashtu morën edhe Altinin e Mrizit, e shumë, e shumë të tjerë)
Në sipërmarrjen shërbim - hoteleri janë me mijëra të punësuar, e ulja e vlerësimeve do ndikoj fort në të ardhurat e turizmit.
Kjo sjell ulje të ardhurash, e nuk do jetë çudi humbje vendesh pune, e kjo çon në shpopullim.
Po ashtu Kazerma e Cerenit po sulmohet, etj, etj
E pafalshme një ide e tillë
Pakkush e di se aeroportin e Rinasit eshte me prestanome poseduesi I PPP
Arben Ahmetaj e ka theme me ze dhe figure pronarin e vertete.
Loja me vleresimet eshte kryekeput IDE e fqinjeve te Shqiperise per te ulur turizmin.
Idiotesi me oke
Shembulli paraprakView attachment 359563

Po kur blejne yje, me para per vleresime fake pozitive, i heton policia shtetit blersat?

Apo detyrmin per like, te punjojsve te shtetit?
 
Last edited:
Kam nje kureshtje te pamase kundrejt profilit Shoqe Moza ne fb.
Kush fshihet pas atij profili.
Extrem ironike e i ka bere lëtyrê Tao e shoqni. 🤭
 
Hallall ua bëftë zoti... ai që na vuri ministre algoritmin, po ankohet për algoritmin...
Lëvizje e zgjuar kjo të godasësh zarat e pushtetit me revju
 
Po kur blejne yje, me para per vleresime fake pozitive, i heton policia shtetit blersat?

Apo detyrmin per like, te punjojsve te shtetit?
Mos ngarërroni dhe krahasoni të pakrahasueshmet
Bëhet fjalë për sipërmarrjen private dhe turizmin e Shqipërisë, e jo shalët e Vjollcës së Klaniretisë
Nuk dëmtohet qeveria duke sulmuar sipërmarrjen private.
Sipërmarrja private mban gjallë Shqipërinë me ato pak të ardhura që kemi.
Duke sulmuar Tiranahotel, nxjerr të papunë punëmarrësit
Edhe pse pronari flirton me Ramën, nuk e dëmton atë, sa ç'dëmton pumëmarrësit dhe të ardhurat nga turizmi për Shqipërinë
Mos bini preh e injorancës
Sulmi ndaj ekonomisë është sulm ndaj Shqipërisë.
P.s
Hajde @drague e m'thuaj patronazhistë tani
Se ndërrova pllakë
M'lodhi kritika 🤣🤣🤣🤣
 
Hallall ua bëftë zoti... ai që na vuri ministre algoritmin, po ankohet për algoritmin...
Lëvizje e zgjuar kjo të godasësh zarat e pushtetit me revju
Shqiptaret nuk shohin review ku me shku per te ngrene.🤨 dhe per te fjetur. Ato jane per te huajt me shume. Po se kuptove dhe kaq.. lol
 
Back
Top