Ndoshta, po nëse ka diçka që do të doja të bëja vërtetë dhe me sinqeritet do të ishte ajo punë ku të investoja kohën, energjinë dhe gjithçka për hir të kënaqësis që do më jepte. Shiko Tomi; ka dy mënyra si mund të jetosh (sipas meje), mënyra e parë është të punosh dhe të bësh lekë, mënyra e dytë është të bësh punën që të jep kënaqësi. Kjo e dyta ka më shumë vlerë. Pse ? Për arsye shpirtërore dhe profesionale. Kur e bën diçka me zemër, me ndjenjë do që ta bësh në mënyrë perfekte, punon më shumë në atë gjë, i përkushtohesh shumë asaj gjëje që po bën. Harron çdo gjë tjetër. Në vend që leku të jet prioritet, bëhet puna prioritet. Dhe kur kjo ndodh bëhesh më i miri në atë që bën. Kur kjo s'ndodh bëhesh mediokër në zanat apo profesion ose rri në nivel të zakonshëm. Unë se dua këtë. Nuk kërkoj mediokritetin apo mesataren. Kërkoj të jem në nivel të lartë. Ose kërko të jesh më i miri ose mos bëj asgjë.