Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse po humb Kurti besueshmërinë vendore e ndërkombëtare?

LDK - ne me 13%, e mori lumi, bashke me Lumirin dhe Hikmeten. Nuk u ka mbetur asgje tjeter ketyre dy figurave vetem te japin doreheqje dhe dore per dore te ikin ne shtepite e tyre. Cfare turpi!
 
Last edited:
Megjithate, knaqesia ime tjeter e madhe eshte deshtimi i Fatmir Limes qe nuk e kaloi as pragun. Albin Kurti i ofroi pozite ne qeveri por ky e perbuzi dhe iku e filloi te flirtoje me te tjeret kunder formimit te qeverise. E beri te veten dhe qeveria deshtoi. Mendonte se perseri do te fitonte ne zgjedhje te reja.
Por, ju kthye bumerang nga populli. Asnje deputet nuk do te kete, fare jashte kuvendit ngeli. Oh sa mire!

Zeri i popullit eshte zeri i Zotit kane thene latinet, te djeg fare, o Fatmir zeza. Mos ti pafsha me syte e hajnit.
 
Last edited:
A keni mujte ahhhhhhhhhhhh.


partia Për liri, drejtësi dhe mbijetesë e Nenad Rashiqit ka marrë vota në......​

mjedise ku.....​

serbët=== nuk jetojnë.​

Si shembull, ai përmendi se partia e Rashiqit në.....​

Prizren ka fituar 332 vota,​

në Gjakovë 52,​

ndërsa në Ferizaj 33.​


Burimi ne rradhe te pare,qe te mos me qani kryet.



Atehere...mendimi IM=VETIAK.

Ose genjen burimi,
aPO ata qe kane votuar per serbet JANE.

1-magypa.
2-besimtare te zotit.
3-turq.

TUNGA.
 
Epilogu i kesaj teme eshte se Kurti nuk e ka humbur besueshmerine vendore e as ate nderkombetare, perkundrazi e ka rritur dhe forcuar ate akoma me shume.

Te gjitha mediat dhe te ashtuquajturit "analiste" qe ka sjellur Llapi ne kete teme duke perfshire edhe vete Llapin, u deshmua qe jane ne delirium te pergjjithshem, nuk ndodhen ne kete planet, nuk e njohin popullin e Kosoves dhe rrjedhinisht nuk dijne cfare flasin e llomitisin.

Une shpresoj dhe uroj qe Llapi si humbes i rradhes te jete mire me shendet e te mos kete pesuar ndionje infarkt nga kjo humbje e madhe , sepse i gjori shume ka investuar e shume eshte munduar per te miren e partise se tij por per te keqen e Kosoves.

Gezohem qe populli edhe kete njeri e dogji.
 
Last edited:

E di që sot ka dhimbje, por LDK nuk është ndalur për beteja afatshkurtra.​


doarsa.jpg

FAZITI....me kshu LOPASH...3%-at kon dale dobro(sipas meje).
 
“Jeni fatkeqësia e këtij vendi”; “narkotikun si e merr?”: Rama nuk lëshon pe, përplaset fort me Mihalin e Bashën
Demokracia
10:05 | 16 Qershor 2026
rama.png

Share:
Share
Tweet
Pushteti duket se i ka përjetuar rëndë kritikat e kryetarit të Prishtinës, Përpara, Rama, për vdekjet në autostradën “Ibrahim Rugova” për shkak të mospastrimit të dheut. Akuzat e të parit të kryeqytetit për papërgjegjësi në Qeverinë Kurti kanë nxitur reagime të ashpra të Dejona Mihalit dhe Dimal Bashës.
Tragjeditë që ka shkaktuar mospastrimi i dheut në autostradën “Ibrahim Rugova” janë bërë shkas për një përplasje të ashpër të kryetarit të Prishtinë me pushtetin e VV-së.
Ka mjaftuar një status i kreut të Prishtinës për këtë çështje dhe zyrtarët e lartë të VV-së i janë vërsulur Ramës.

Numri i një i Prishtinës ka bërë me dije se dikush duhet të jap përgjegjësi për jetët e humbur në atë vend.
Në profili e tij në Facebook, ai ka shkruar se largimi i dheut ka ndodhur një ditë pas humbi jetën një gruar.
“Qeveria e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin! Dje Kosova u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë. Sot u zgjua me lajmin se heqja e atij dheu, që për vite u la aty pa u trajtuar, do t’u kushtojë qytetarëve 4.67 milionë euro. Një tjetër ditë ku qytetarët paguajnë çmimin me jetë dhe me taksa, ndërsa pushteti vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet. Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, ka shkruar ai.
Ndër të parat që i ka reaguar Ramës për kritikat ka qenë Dejona Mihalu.
Në reagimin e saj plot mllef, komisarja e VV-së e ka akuzuar Ramën për përdorim të narkotikeve.
Pa ofruar asnjë provë, në profilin e saj në Facebook ajo e ka pyetur Ramë se si e merr narkotikun.
“Paske përdorur një tragjedi për të zhgarravitur prapë me chatgpt. Përparim Rama, ti narkotikun si e merr? Me kontratë njëburimore apo me ofertën me çmimin më të lirë, nga tre ofertat? Hera-herës kur përfundon emergjencave duket se me çmimin më të lirë”, ka shkruar MIhali.
Përgjigjja e Ramës ka qenë e shpejt.
Ai i ka kërkuar komisares së VV-së që të iu tregojë kosovarëve së kush është.
“E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?! E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
Në vend të se tregoi për të kaluarën e saj, MIhali është marrë me Sami Lushtakun.
“Statusin e fundit e paske shkruar pa chatgpt o Përpamiu që të mbajnë ende në këmbë rrënjët e krimit apo samilushtakëve me horra të tjerë. Dhe drejtorët e prokurimit që janë dosta të kryeprokurorëve. Edhe për pak. Pastaj do të lëshojnë si limon të shtrydhuṛ. Siç u ndodh maskotave si ty. Ndërsa unë jam Dejona Mihali, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Punoj bashkë qindra mijëra aktivistë të tjerë kudo ku jetojnë shqiptarë, brenda e jashtë Kosovës, çdo ditë që njerëz si ty mos ta kenë të gjatë në insitucione publike”, ka shkruar Mihali.
Me burgim të parin e kryeqytetit e ka kërcënuar edhe ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Basha.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ka shkruar se pas reformës në drejtësi ai do të shkruan letra nga burgu.
“Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita. Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!”, ka shkruar Basha.
Përgjigja e Ramës ndaj Bashës ka qenë e shkurtër.
Në profilin e tij në Facebook, Rama ka thënë se Basha është fatkeqësi i këtij vendi.
“Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.
 
lg.php
1781606865120.png

Sulmet e VV-së ndaj Ramës, Krasniqi: Kjo tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet përballë LDK-së në Prishtinë​

NACIONALE
2 orë më parë
10:24
Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka dal në krah kryetarit të Prishtinës, përparim Rama, i cili po sulmohet ashpër nga VV-ja.
Ajo ka bërë me dije se sulmet e pushtetit ndaj Ramës kanë të bëjnë me humbjet e VV-së ndaj LDK-së në Prishtinë.
Në profilin e tij në Facebook, ajo ia ka rikujtuar Dejona Mihalit përgjegjësitë që ka Qeveria e Kosovës.
“Kush je ti Dejona Mihajlli? Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti. Kur një figurë pa identitet sikur Dejona e sulmon kryetarin e Prishtinës tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet që kanë përballë LDK-së dhe Kryetarit Përparim Rama në Prishtinë. Ti Dejona dhe Kryeministri Kurti keni përgjegjësi që të ofroni siguri për qytetarët e vendit dhe turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar”, ka shkruar Krasniqi.
 
Musliu i ‘lutet’ Mulla Osmanit: Shkruaj hajmali Dejona Mihalit, i ka hy në kry Sami Lushtaku
Demokracia
10:46 | 16 Qershor 2026
Ganimete-Musliu-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shtruar një kërkesë interesante ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja ‘luti’ Mulla Osmanin që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, të njëjtës i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Pos tjerash, Musliu thotë se Mihalit po i del edhe në ëndërr Lushtaku.

E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.
Ky reagim i Musliut vjen pas përmendjes së herëpashershme të Lushtakut nga Mihali.
 
Inflacioni 7.5%: Kosova e para për rritjen e çmimeve, lë pas Shqipërinë, Serbinë dhe BE-në
Demokracia
14:01 | 16 Qershor 2026
qeveria.png

Share:
Share
Tweet
Rritja e çmimeve në Kosovë vazhdon të jetë më e larta në rajon. Sipas të dhënave për prillin 2026, inflacioni vjetor në vend ka arritur në 7.5 për qind, duke e renditur Kosovën mbi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Kosova po përballet me valën më të lartë të rritjes së çmimeve në Ballkanin Perëndimor. Sipas të dhënave për prillin 2026, inflacioni vjetor ka arritur në 7.5 për qind, duke e renditur vendin mbi të gjitha ekonomitë e rajonit dhe dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 3.2 për qind.

Siç shihet edhe në grafikun e publikuar, Kosova ka nivelin më të lartë të inflacionit krahasuar me Shqipërinë (2.8%), Serbinë (3.6%), Maqedoninë e Veriut (5.7%), Bosnje e Hercegovinën (6.8%) dhe Malin e Zi (3.6%). Kjo tregon se presioni mbi buxhetet familjare në Kosovë mbetet më i madh se në shumicën e vendeve të rajonit.
Rritja e inflacionit në Kosovë është përshpejtuar nga 6.7 për qind në mars në 7.5 për qind në prill, duke shënuar nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet.
Sipas të dhënave statistikore, ndikimin më të madh e kanë pasur shtrenjtimi i transportit, energjisë, strehimit dhe shërbimeve komunale.
725214308_975793635452362_1356712131029184261_n.jpg

Vetëm çmimet e transportit janë rritur për mbi 16 për qind, ndërsa kostot e banimit, ujit, energjisë elektrike dhe karburanteve janë rritur mbi 15 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në rritje kanë vazhduar të jenë edhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, restoranteve dhe hoteleve, produkteve të duhanit, si dhe shërbimeve shëndetësore. Këto kategori përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve kosovare, duke bërë që ndikimi i inflacionit të ndihet drejtpërdrejt në standardin e jetesës.
“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).”
Ndërkohë, mesatarja e inflacionit në Bashkimin Evropian ka arritur në 3.2 për qind, më pak se gjysma e nivelit të regjistruar në Kosovë.
Edhe pse shumë vende evropiane po përballen me rritje të çmimeve si pasojë e shtrenjtimit të energjisë dhe tensioneve në tregjet ndërkombëtare, Kosova po goditet më rëndë për shkak të varësisë së madhe nga importet dhe kostove të larta të transportit dhe energjisë.
Njohës të ekonomisë, këtë rritje e quajnë si “kancer” të ekonomisë, duke thënë se këtë rritje më së shumti e vuajnë qytetarët.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se inflacioni është shndërruar në një sëmundje kancerogjene, jo vetëm për aspektin ekonomik, por edhe për atë social.
“E kemi paralajmëruar se anashkalimi i proceseve ekonomike në Kosovë dhe orientimi vetëm në agjenda politike me pretekst kryesor në luftë për pushtet, është duke dëmtuar ekonominë e Kosovës dhe më tutje indikatorët janë mjaft shqetësues”.
Sipas tij, bazuar në raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, Kosova ka të hyrat më të ulëta për kokë banori në Ballkanin Perëndimor.
“Kosova është e fundit. Dhe kur e kemi këtë inflacion dhe këtë ngritje të çmimeve të të gjitha produkteve, në veçanti të produkteve esenciale, vërtet është një situatë e cila duhet të alarmojë spektrin politik që të bëjë më tepër”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Sipas Gërxhaliut, është obligim i Qeverisë që të gjej mundësi për të ulur efektet negative të inflacionit.
“E kemi anashkaluar ekonominë, jemi marrë shumë më tepër me politikë dhe e tërë kjo ka ndikuar që sot Kosova të shndërrohet në një shtet të varur nga importi. Në vitin 2025, Kosova ka importuar më tepër se 7 miliardë e 100 milionë euro mallra nga jashtë. Në të njëjtën kohë, Dogana krenohet se ka arritur të grumbullojë mbi 2 miliardë euro të hyra brenda vitit 2025″.
Të dhënat e prillit konfirmojnë se inflacioni mbetet një nga sfidat kryesore ekonomike për Kosovën. Pavarësisht rritjes së pagave në disa sektorë, fuqia blerëse e qytetarëve vazhdon të zbehet për shkak të rritjes më të shpejtë të çmimeve, ndërsa familjet po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për nevojat bazë si ushqimi, energjia dhe transporti./Demokracia.com/.
 
Back
Top