• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse po humb Kurti besueshmërinë vendore e ndërkombëtare?

Abdullah-Hoti-prime-minister1.jpg


Skandal | Propaganda në tjetër nivel, profili pro VV e shpall të vdekur Avdullah Hotin​

02 korrik 2026| 00:48
Militantët e Vetëvendosjes kanë vendosur ta kalojnë çdo kufi me ofendime në rrjete sociale.
Ketë herë ata përmes një profili propagandues me emër Lule Gjeli, e kanë shpallur të « vdekur » deputetin në ardhje te LDK-së, Abdullah Hotin.

lg.php

019f1fa2-7fef-7375-8612-e60e8a59cc1c__m.webp
 

1782995525883.png

Opozita e ndarë për bashkëpunimin e mundshëm me VV-në: LDK pro, PDK me rezerva, AAK kundër​

1 orë më parë
nga NACIONALE

lg.php

Partitë politike ende nuk i kanë dhënë qëndrimet përfundimtare në lidhje me bashkëpunimet e mundshme për themelimin e institucioneve të reja.
Derisa po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja, subjektet opozitare kanë shprehur qëndrimet e tyre për këtë çështje.
Ato nuk kanë një qëndrim unik në raport me këtë temë.
LDK-ja është shprehur e hapur për një bashkëpunim me VV-në, duke ia zgjatur dorën partisë së Albin Kurtit edhe për koalicion qeverisës.
Vija të kuqe ndaj VV-së nuk ka vendosur as PDK-ja. Megjithëse zyrtarët kanë bërë me dije se nuk parapëlqejnë një bashkëpunim me VV-në.
Kurse, AAK-së është deklaruar kundër përfshirjes në ekzekutiv me subjektin e Albin Kurtit.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur kundër një bashkëpunimi të mundshme me VV-në.
Duke treguar rezervat e tij në lidhje më këtë bashkëpunim, ai ka bërë me dije se PDK-ja dhe VV-ja kanë dallime të mëdha.
Gjatë një interviste në Pressing, ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë qëllime të përbashkëta.
Ajo çka e dallon PDK-në prej VV-së, përtej asaj që unë vij prej përvojës politike që i besoj dialogut dhe kam pasur dëshirë të bashkëpunojë secili me secilin në Kosovës, problemin kryesor që e kam me z. Kurti është se unë nuk shoh qëllim të përbashkët. Opozita dhe PDK duhet të kuptojnë se z. Kurti dhe në të tjerët nuk kemi qëllim të përbashkët”, ka thënë Hoxhaj.
Edhe më fuqishëm një bashkëpunim të mundshëm me VV-në e ka kundërshtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini.
Në një intervistë në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se VV-ja nuk ka nevojë ta ftojë AAK-në në bisedime për formimin e qeverisë, duke theksuar se partia e tij nuk synon të bëhet pjesë e ekzekutivit.
Ai ka thënë se e vetmja gjë që pret nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është një zotim publik se disa çështje do të përfshihen në programin qeverisës.
Neve s’ka nevojë as me na thirr. Krejt çka duhet me bo për me u sqaru është me thonë se këto bëhen pjesë e programit, se ne nuk po dojmë me shku në qeveri. Nuk po i lypim asgjë. Kurti nuk ka asgjë me na dhënë neve”, ka deklaruar Gjini.
Tërësisht e hapur për një bashkëpunim të mundshme me VV-në ëshët shprehur LDK-ja.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka vlerësuar se LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me VV-në.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me çfarë kushtesh LDK-ja mund të bashkëpunojë me VV-në.
Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri, duke dhënë detaje tjera.
Ndërsa, kryeministri në detyrë Albin Kurti ende nuk ka treguar preferencat e tij politike për bashkëpunim.
Dje, ai ka bërë me dije se është në pritje të certifikimit të rezultateve të 7 qershorit.
Duke injoruar pyetjet për koalicionet e mundshme, ai ka thënë se pas certifikimi do të fillojë bisedimet për çështjen e zgjidhjes se presidentit.
Se pari duhet t presim certifikimin e rezultateve, e certifikimi i rezultateve duhet të pres trajtimin e ankesave. Dhe me pastaj pa humbu kohë do ti kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, ka thënë Kurti.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Duhet me shku ne shpi pak deri tum del qpia se byth jam ba
Rakia i bene keq kryeministrit!




1783161307714.png

si ka lan cent ne gjep alkoholi edhe qika e qetnikut sokolloviq te shkretit
edhe po ankohet se shtrejt qiraja kinse e paguen ky hahaha 250 euro qe 7 vjet kryeminister e sa e sa mandate deputet e nuk paska mujt me e ble ni banes te vogel ne prishtin ece besoi keti kryetradhtaroi e kryemashtruesi se per hajni ma as qe flitet ma u ba bajat 25.miliard bugjet pa asnji projekt dihet kush i ka viedh po kah i ka que se hahaha
 
Last edited:
KUNATI I ALBULENA HAGJIUT ISH ANTAR DEPUTET E AKTIVIST SHUME VJEQAR I ALBIN-SERBIS

1783161985126.png

Kunati i UD Presidentes Haxhiu zbulon se si Albin Kurti kishte nxitur dajën të vriste nipin e tij

Demokracia
08:14 | 04 Korrik 2026
ak.png

Share:
Share
Tweet
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi ka zbuluar një bisedë me një të afërm të tij, i cili i kishe përmendur një tjetër bisedë që ai kishte bërë me Albin Kurtin, kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Krasniqi ka thënë se i njohuri i tij, deputet i VV-së në një takim i kishte thënë Kurti se “nipi yt që po del si kandidat i PDK-së duhet me vra, veç s’ka kush me vra”.
“Ka qenë një deputet i lëvizjes Vetëvendosje që e kam shumë mik që unë e kam mbajt në familjen teme sa ishte deputet i VV-së dhe në një takim që kishte pasur me Kurtin kishte thënë se nipi yt që po del si kandidat i PDK-së duhet me vra veç s’ka kush me vra. Edhe ai e kishte marrë këtë si sfidë të veten. Tërë ditën e kam mbajt pesë ditë jam marr me të mos me lan nipin me vra veç pse kishte dal në listën e PDK-së. Ai sot bredh rrugëve të Gjermanisë që ka sakrifiku ma së shumti për Vetëvendosjen, nipi i tij është deputet e ministër edhe tanat. Unë e mbajta në shtëpi nipin e tij, ai kishte revole, unë mbaj përgjegjësi për fjalën, jam unë janë argumente. Një ditë ia dërgova një komunikim me zë”, ka thënë Krasniqi për TV Arbëria.
 
Last edited:

Pas Trepçës, motra e ministrit Armend Muja synon pozitën e inspektores në ATK​


1783164197384.png

04/07/2026

Motra e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, Adelina Muja Brahimi po synon pozitën e inspektores së nivelit fillestar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Në listën e publikuar nga ATK-ja figuron edhe emri i ish-kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për asambleiste në Mitrovicë, Adelina Muja Brahimi, e cila është e radhitur me numër rendor 381.
lg.php

IMG_7291.jpeg
Sipas listës së publikuar më 26 qershor, kandidatët e përfshirë në të kanë kaluar fazën e aprovimit për pozitën e inspektorit të nivelit fillestar dhe pritet t’i nënshtrohen testit me shkrim.
“Lidhur me datën, orën dhe vendin e mbajtjes së testit me shkrim, kandidatët do të njoftohen përmes ueb-faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
lg.php

Kujtojmë se, në prag të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, Muja Brahimi kishte aplikuar edhe për një vend pune në Minierën e Trepçës. Ajo ishte renditur e para në listë për pozitën “Zyrtar i Shpenzimeve” në Trepça Sh.A., konkurs i shpallur më 11 nëntor 2025.
IMG_7292.jpeg

Ndërkohë, emri i saj tashmë figuron edhe në listën e kandidatëve të aprovuar për inspektorë të nivelit fillestar në ATK.
lg.php

Ndryshe, Vetëvendosje vazhdimisht ka akuzuar qeveritë e kaluara për punësime familjare në institucione publike, ndërsa edhe vetë është përballur me akuza të ngjashme për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiakë.
IMG_7293.jpeg
 
Fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin ku vajza e saj u kap me drogë: Unë nuk e helmoj popullin tim
Demokracia
12:20 | 07 Korrik 2026
019f3c12-e834-7eb1-a1d2-3dd5e0e0fcc3__l.webp

Share:
Share
Tweet
Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit.

“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen”, tha ajo.


Kësaj deklarate, Çeku i ka reaguar duke ia pubikuar dokemntin e Kaona Sylejmanit, vajzës së Matoshit, e cila ishte kapur me supstanca narkotike nga Policia e Kosovës.
“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha ai.
1783422128847.png

019f3c11-f047-7295-9075-6aa0e5e2bd6e__m.webp
 
Arben-Mustafa-PDK-Konference-foto-Ridvan-Slivova-2-e1684065789789-780x439-1.jpg


Mustafa i reagon Muratit: Sot ky mburret me 3.95 për qind rritje ekonomike, është më e ulëta që kur LV-ja erdhi në pushtet​

07 korrik 2026| 12:04
Arben Mustafa nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka reaguar Hekuran Muratit të Vetëvendosjes i cili iu referua shifrave të “Euronews”-it për rritjen “më të shpejtë” ekonomike në kontinent prej 3.95 për qind.



Mustafa ka thënë se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike që kur Vetëvendosja ka marrë pushtetit “dhe as nuk është arsye për t’u mburrur”.

lg.php

“Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik. Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5 për qind këtë vit në vetëm 3.95 për qind deri në vitin 2031. Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim. Kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve. Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe. Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
 

Kajtazi: Mbase Dejona e di ku blihet narkotiku – baroni më i madh i drogës është anëtar i VV-së​


21/06/2026

Analisti e gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar akuzat e Dejona Mihalit në drejtim të Përparim Ramës, duke potencuar edhe njëherë lidhjet e Lëvizjes Vetëvendosjes me anëtarë të botës së krimit.
Në emisionin VV Show, Kajtazi ka thënë se njëri prej bosëve më të mëdhenj të drogës (Shemsi Bahtiri) është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
lg.php

“Njëri prej bosëve më të mëdhenj të drogës, baroni i drogës që quhet tashmë, është në paraburgim dhe është anëtarë i Vetëvendosjes. I biri i tij ende është në arrati. Ai (Shemsiu) është zbuluar në aplikacionin në komunikemet përmes Sky ECC”, ka thënë Kajtazi.
Sipas Kajtazit, hetimet në këto komunikime kanë zbuluar lidhjet e trafikantëve me biznesmenë të ndryshëm në Shqipëri.
lg.php

“Këto hetime ku ka dalë ky janë në kuadër të krejt hetimeve ku në Shqipëri po arrestohen për çdo ditë biznesmenë të lidhur me trafik të drogës. Ky është pjesë e atyre dhe pjesë e Vetëvendosjes dhe jo vetëm ky por edhe shumë të tjerë”, ka shtuar më tej Kajtazi.
Sipas tij, vlerësimet e kryera në Shqipëria kanë rezultuar se drogat sintetike prejardhjen e kanë nga Kosova.
lg.php

Lidhur me këtë rast, Kajtazi ka marrë shembull arrestimin e ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili ishte arrestuar duke transportuar një sasi të konsiderueshme të drogave sintetike.
“Në Shqipëri ka nartkotikë të llojllojshëm, por vlerësimet janë se drogat sintetike shkojnë nga Kosova dhe njëri prej atyre që është vërtetu se ka dërguar sasi të mëdha të narkotikëve sintetikë është anëtar i Vetëvendosjes, ka qenë asamblist i Vetëvendosjes. Këta njerëz janë të lidhur ngushtë me narkotikë, mbase zonja Mihali e din kush ja shet se mbase këta e kontrollojnë shitjen nëse është ashtu”, ka deklaruar Kajtazi në VV Show.
 

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh​

1783443509213.png


07/07/2026

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me Çamërinë e Shqipërinë prej ardhjes së tij në pushtet.
Në profilin e tij, Kajtazi ka shpërndarë një fotografi të Kurtit nga Greqia.
lg.php

“Veç kur u çu dhe tha: “Shteti grek ka kryer gjenocid në Çamëri.” Pastaj rroku armet dhe filloi “çlirimin” e kësaj krahine shqiptare. Po çfarë Çamërie bre? Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet i kalon në Greqi me një grup komunistësh. Kurrë më nuk e ka përmendur gjenocidin grek ndaj çamëve. Kurrë më nuk i ka kaluar pushimet në Shqipëri”, ka thënë Kajtazi në postimin e tij.
 
ai shkon atje me shume here se qe e dini ju
veq nja nuk shkon per shqiperin etnike mos harroni
qe vuqiqi po ashtu shkon sa her qe alpini shkon
por keshtu eshte marrveshja qe foto mos te ket
 

Statistikat e zeza në ‘fermën’ e Albin qumështorit​

1 ditë më parë
nga Col Mehmeti
1783469105937.png
lg.php

Edhe kur kishte operuar me OJQ, e pastaj edhe me një lëvizje urbane, Kurti kishte pasur ide ‘kreative’ për nxënësit e studentët, një përzierje kjo mes programeve lleftiste dhe përvojave të disa universiteteve. Një shujtë (kifle) dhe një gotë qumësht ishte vizioni i tij sesi nxënësit barkngopur do të jepnin rezultate më të mira në mësimnxënie. Por, si kryeministër, lëmi i prodhimit vendor të qumështit ka njohur një teposhtëz të frikshme. Larg prej ndonjë politike të favorshme fiskale a protektive për prodhimin vendor, të dhënat statistikore flasin sesi Kosova nga viti-në-vit po përjeton rënie të prodhimit të qumështit, pakësim të fondit të bagëtive, si dhe rritje importesh.

6 korrik 2026 – Pasditën e së hënës ende ndjehej era e athët e qumështit në rrugën ‘Ukshin Hoti’ pranë Kompleksit ‘Ramiz Sadiku’.

Një kamion me cisternë uji dhe disa punëtorë po merreshin me pastrimin e asfaltit dhe trotuareve.

Disa orë më herët, dhjetëra fermerë nga mbarë vendi protestuan përballë Ministrisë së Bujqësisë duke derdhur revoltativisht qindra litra qumësht.
rugauks.jpg

“Pa fermerë nuk ka të ardhme”​

Sipas organizatorëve nga Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit, shteti thuajse i ka vënë në zgrip të falimentimit prodhuesit vendorë të qumështit.

Me thirrjet kundër dobësimit të industrisë vendore, ata kërkuan që të rifillojë grumbullimi i qumështit katër ditë pas mbylljes së përkohshme të qumështores ‘Vita’ nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
qums1.jpg

Edhe para se Qeveria në detyrë e Albin Kurtit të hapte një front të ri lufte me ‘oligarkët’, prodhuesit e qumështit veçse ishin vënë me shpatulla për muri përballë uljes së çmimit të qumështit.

fundmajin e këtij viti, në shumë nga pikat e grumbullimit çmimi i qumështit pësoi ulje nga 48 centë në 27-30 cent për litër.
qums2.jpg

“Shitja e litrës së qumështit nën 30 cent është padrejtësi dhe shfrytëzim”​

Tri javë përpara se Vetëvendosja në shkurt të 2021-s të fitonte 50.28 për qind të votave, Kurti në fushatë e kishte zënë në gojë për herë të fundit çështjen e çmimit të ulët të shitjes së litrit të qumështit.

Shitja e litrës së qumështit nën 30 cent është padrejtësi dhe shfrytëzim”, pati thënë Kurti me rastin e një vizite të bërë në një fermë në fshatin Tërdec të Drenasit.

Asohere, Vetëvendosja i kishte bërë një mbulim të pazakontë kësaj vizite duke e trumpetuar edhe vizionin partiak për prodhuesit e qumështit.

Sipas afishimit të asaj kohe, Ministria e Bujqësisë do të ishte “në shërbim të atyre që njëmend punojnë e me djersë prodhojnë e hapin vende të reja pune, dhe jo më për mbështetësit e një partie apo tjetër siç jemi mësuar të shohim. Tregu do të sigurohet, kurse shitja e prodhimeve bujqësore nën çmimin e tregut do t’i takojë të kaluarës”.

Kifle dhe një gotë qumësht​

Me kundërthënie e nota komike kishte kaluar edhe njëri nga ‘vizionet’ e Kurtit për ushqyerjen e nxënësve nëpër shkolla fillore.

Duke qenë se Vetëvendosja më 2013 për herë të parë e fitoi një komunë si Prishtina, kryeqytetit i ra për hise të provonte për së afërmi idenë që Kurti e kishte skicuar qysh në vitin 2006.
Shujta ditore dhe një gotë qumësht ishte programi që nisi ta vinte në zbatim ish-kryetari, Shpend Ahmeti, për shkollat fillore të Prishtinës.

Pas përfundimit të mandatit të tij, edhe programi i kifleve dhe qumështit u braktis dhe mbeti kujtim i largët.

‘Qeverisja’ e importeve gjatë viteve 2020-26​

Tani kur pritet konsolidimi i institucioneve të reja dhe mandati i tretë për Albin Kurtin, të dhënat më të përditësuara japin një pamje të tjetërsojtë për bereqetin blegtoral të vendit.

Me një prodhim vendor të qumështit që vlerësohet prej 270 milionë litrash në vit, vendi prapëseprapë importon rreth 30-40 për qind për t’i plotësuar nevojat e përgjithshme për qumësht.

Nga 2020-a e vitet e mëpasme, importet kanë qenë papërjashtimisht të larta.

Sidoqoftë, ato kanë përjetuar një rrokaqiellëzim në sasi e vlera importi sidomos në dy vitet e fundit.

Të dhënat më të reja, me të cilat shërbehen edhe vetë institucionet shtetërore, nxjerrin në pah prirje interesante për sa i përket prodhimit të qumështit.

Sipas Raportit të Gjelbër 2025 – që është dokument themelor mbi sektorin e bujqësisë që nxirret nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – fondi i përgjithshëm i gjedheve ka pësuar rënie të ndjeshme nga viti i pandemisë e këndej.
statis2.jpg

Pakësimi i fondit të lopëve qumështore​

Më 2024, fondi i përgjithshëm i gjedheve ishte 240,848 krerë duke shënuar një rënie prej 2.7 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Kështu, më 2023, vendi kishte pasur 247,493 gjedhe, kurse më 2022 250,899; më 2021 260,528 dhe më 2020 261,391.

Nga ky fond, lopët qumështore në vitin 2024, njësoj si edhe më 2023, përbënin 52.5 për qind të numrit të përgjithshëm të gjedheve.

Sipas këtyre të dhënave, më 2024 vendi kishte 126,549 lopë qumështore; më 2023 kishte 129,897; më 2022 130,493; më 2021 132,076, dhe më 2020 133,916.
statis1.jpg

Të varur, gjithnjë më të varur nga jashtë​

Dorëpërdore me zvogëlimin e fondit të gjedheve dhe lopëve qumështore, edhe dy procese komplementare janë përbiruar gjatë këtyre viteve.

Më 2024, Kosova prodhoi 268,980 milionë litra qumësht, shifër kjo që ishte me rënie të shënueshme nga 2023-a kur ishin prodhuar 275,447 milionë litra qumësht.

Pak më shumë qe prodhuar më 2022 me 276,058 milionë litra; më 2021 u shënuan 278,746 milionë litra, kurse më 2020 ishin prodhuar 281,960 milionë litra.
statis.jpg

Në anën tjetër, importi i qumështit ka kërcyer nga viti në vit, gjithnjë me prirje rritëse.

Më 2020, vendi importoi 109,976 milionë litra qumësht; më 2021 121,863 milionë litra; më 2022 128,714 milionë litra; më 2023 133,579 milionë litra, dhe më 2024 139,864 milionë litra.
Me një kërkesë të brendshme prej 406,690 milionë litra qumësht në vit, Kosova çaloi me prodhim vendor ngase shkalla e vetëmjaftueshmërisë qe vetëm 66,1 për qind.

Dikur dhe tash​

Shifrat e viteve të fundit kontrastojnë thekshëm me ato të para më shumë se një dekade.
Fjala vjen, nga 2010 deri më 2013 prodhimi i qumështit ishte larg më i madh sesa që është gjatë këtyre viteve.
Në këtë hark kohor, Kosova prodhoi qumësht 340 deri në 370 milionë litra qumësht në vit.
Ky trend pozitiv vazhdoi edhe më 2014 më 279 milionë litra në vit; 2015 me 283 milionë litra në vit.

Më së keqi në kojshillëk​

Se Kosova i ka keq punët për nga prodhimi vendor i qumështit, mjafton edhe një përqasje me rrethepërqarkun.
Shteti amë, Shqipëria, paraqitet mjaft mirë në rajon kur vjen puna për prodhim të qumështit.
Nëse do të veçohej 2024-a si vit krahasues, Shqipëria me një fond prej 260 mijë krerë lopë qumështore prodhoi 877 milionë litra qumësht me një shkallë vetëmjaftueshmërie prej 80-85 për qind të plotësimit të kërkesave vendore.
Më mirë se Kosova del edhe Maqedonia e Veriut e cila, me një fond prej 90 mijë lopësh qumështore, prodhoi më 2024 323 milionë litra qumësht me një shkallë vetëmjaftueshmërie prej 70-80 për qind të plotësimit të kërkesave vendore.
Në një pamje më të zgjeruar, kampione në prodhim të qumështit mbetet Serbia e deri-diku edhe Bosnja.
Më 2024, fqinji verior prodhoi 1.6 deri në 1.7 miliardë litra me një fond lopësh qumështore të vlerësuar mes 250-300 mijë krerë.
Shifra të tilla përkthehen me një përmbushje thuajse të plotë të kërkesave të brendshme dhe eksporte të larta.
Në anën tjetër, Bosnja, po për vitin e njejtë, me një fond prej 160 mijë lopësh qumështore prodhoi 400-450 milionë litra qumësht me një shkallë vetëmjafueshmërie të nevojave të brendshme për 70-80 për qind.

Lufta na shkatërroi​

Për shkak të sfondit historik me luftën e vitit 1998-99, më shumë se gjysma e bagëtive në Kosovë u asgjësuan ose u vodhën nga ushtria, milicia dhe forcat e parregullta serbe teksa rreth 40 për qind e infrastrukturës blegtorale u shkatërrua
Sidoqoftë, fill pas luftës, fusha e blegtorisë, më saktë prodhimi qumështor, arriti të ngjallej e të përjetonte edhe rritje.
Së paku deri më 2014, ai kontribuonte rreth 10 për qind në GDP. /Nacionale/
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
Sepse militantet e aktivistet e ti perpos qe i shajn ish luftaret e liris dhe luten per kreun e tyre qe mbahen padrejtsisht ne burgun e Hages qe te denohen me burg te perjetshem edhe i urrejn me shpiert e kesi tipash ka edhe ne ket forum po po ka e ndegjone kit bir shqiptari se si u plagos si e ka humb doren si i ka marr 30 plumba dhe i ka mbijetue e ju o pisa vazhdoni me sha e tuj ju than ini shpiuna te serbis e ju qe me te vertet kini qen dhe ini bashkpuntor te shkaut po shitni patriota

 
behxhet-shala.jpeg


Urrejtja ndaj UÇK-së nga pjella jugosllave dhe serbe!​

10 korrik 2026| 17:09
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Rikthimi i historisë:
Pjella jugosllave dhe serbe në me krye projugosllavin patologjik, Veton Surroin ka kaluar në një sulm brutal kundër çdo vlere kombëtare dhe proceseve që kanë përfunduar me pavarësi të Kosovës. Kjo mbetje jugosllave ka jetuar mirë në kohën e kriminelëve Tito dhe Millosheviq, madje ka qenë i propozuar dhe i preferuari i Millosheviqit për KM të Kosovës dhe Metohisë. Konsiderohet si përfituesi më i madh i luftës ndonëse nuk ka lënë të zezë pa shkruar kundër komandantëve të luftës në përgjithësi ndërsa kundër Hashim Thaçit në veçanti. Në pordhët nga Qerreti që i nxirrte në letër kinse si romane, sulmi ndaj Hashim Thaçit u konkretizua si “Këmbët e Gjarprit” të cilin në kohë rekorde u përkthye në gjuhën serbe, gjuha e tij amtare politike, si ambalazhim i jashtëm që ia mbështjellte mendësinë jugosllave dhe serbe. Veton Surroi ishte ai që në mediumin privat botërisht e pushkatoi Bacën Adem Demaçin shkaku se Baca nuk e pranoi ofertën e Robin Kuk për Rambuje që parashihte vetëm autonomi dhe në asnjë rast pavarësi. Titulli kriminal i kriminelit parapolitik Surroi ishte: “Adem Demaçi kundër tërë botës…”. Për Drenicën dhe drenicakët kishte qëndrim shpotitës dhe nënçmues nga pozita e një racisti bastard. Hashim Thaçi asnjëherë nuk ia lë mundësinë të bëjë karrierë politike e që nuk i pengoi të bëjë pasuri të madhe duke e shndërruar në një oligark brutal dhe provincial. Pa asnjë skrupull moral dhe mungesë respekti minimal për sakrifikuesit dhe vlerat kombëtare nuk lë rast pa i sulmuar, nga pozita e një demokracie dhe qytetarie jugosllave dhe antikombëtare. Fillimisht si një kundërshtar i Kurthit , për interesa materiale, në radhë të parë u shndërrua në kerber të Kurthit si këshilltar i tij duke ia futur, si ve të qyqes llaskucin Bajrami për ambasador në Bruksel dhe vajzën, si alfa dhe omega në kabinetin Kurthi . Llaskucin Agron Bajrami e ka dërguar ambasador në Bruksel për t’i siguruar informatat e para për vete para se të shkojnë në tavolinën e Kurthit. Së voni , po këtë llaskuc e ka emëruar “besnikbislim” për “bisedime” me Serbinë. Nëse i analizoni “mysafirët” që i thërret Surroi në podkestin “Pordhë dhe Pikë” atëherë e kuptoni qartë misionin që e ka, të luftojë kundër çdo gjëje kombëtare dhe personaliteteve historike dhe politike . Po i jepë veti të drejtë ta “rregullojë” edhe Dhqipërinë shkaku i inferioritetit ndaj Edi Ramës. Të njëjtat simptome i ka edhe Albin Kurthi, i varur nga Surroi që e ka mbërthyer me tentakulat e tij, brenda dhe jashtë. Veton Surroi, nga pozita e një rishkruesi të historisë sulmoi edhe demonstratat e vitit 1981 si të dëmshme dhe të panevojshme.

lg.php
Vetëm sa nuk tha se janë organizuar nga Jugosllavia dhe Serbia. Tash mundohet që Konferencën e Bujanit ta bëjë pikënisje dhe pikësynim të pavarësisë së Kosovës duke bërë përpjekje ta margjinalizojë luftën çlirimtare të UÇK-së pa të cilën, pa asnjë dyshim nuk do të kishte liri , çlirim dhe pavarësi të Kosovës! Konferencën e Bujanit e rikthen shkaku i Fadil Hoxhës që është familjar i Surroit ndonëse pa u bërë një javë pikërisht Fadil Hoxha ishte distancuar për faktin se: “kemi marrë kritika nga shokët jugosllavë për këtë vendim të ngutshëm…”. Veton Surroi, bashkë me Albin Kurthin po përpiqen ta shkruajnë një histori…me shumë Jugosllavi e aspak UÇK dhe luftë çlirimtare! Kanë mungesë protagonizmi historik, kombëtar dhe moral prandaj e duan një Kosovë ku Veton Surroi do të zgjidhej KM i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë duke e çuar në vend amanetin e Sllobodan Millosheviqit kurse Kurthi të shpallet Neroni i të gjithë shqiptarëve. Po të bëhej një përditësim i veprimeve antikombëtare të Surroit, romani “Lufta dhe Paqja” do të mbetej thjeshtë një doracak. Forcat patriotike që kanë lënë asht dhe rrasht për këtë vend duhet të organizohen gjithmonë në mbrojtje të asaj për të cilën kanë bërë sakrificë sublime kundër horrave dhe mendësisë jugosllave dhe sajbërzagarëve të Albin Kurthit. Nuk ka tjetër mundësi për ta ruajtur higjienën kombëtare!

Shkatërrimi i institucioneve: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve me vota të blera, Kurthi, urdhërues dhe zbatues i blerjes së votave me taksa tona i thirri PDK-në, LDK-në dhe kësaj radhe edhe AAK-në kinse për ndërtim të institucioneve që nënkupton ta zgjedhin një president/e sipas rregullave antikombëtare të Kurthit. AAK-në në zgjedhjet paraprake e pati injoruar fare kurse, në të njëjtën kohë pati organizuar një fushtë linçuese kundër familjeve Jashari dhe Haradinaj, kundër udhëheqësve të luftës dhe të paqes që po mbahen si pengje në Hagë, kundër partive opozitare dhe shoqërisë civile, kundër Edi Ramës dhe Shqipërisë, kundër Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë së Shtetit dhe gjyqësorit, derisa i kapi brutalisht. Sulmi që e bëri kundër kryeprokurorit të shtetit, B. Isufaj është kulmi i një arrogance të mohinit të rendit dhe sigurisë juridike. Arbitrariteti i tij brutal në ndërhyrjen në konkursin për kryeprokurorin e shtetit e identifikon si dhunues të pashembullt të institucionit të konkursit dhe barazisë para ligjit

AAK-ja veproi shumë parimisht që nuk pranoi shantazhet antikombëtare të Kurthit kurse PDK-ja u tregua shumë korrekte kur pas deklarimit tha se: “ne do të jemi në opozitë, por i dëshirojmë sukses Kurthit me partitë tjera…”. LDK-ja është më e cenueshmja përkatësisht i delegjetimuari Lumir Abdixhiku, prandaj për ta rehatuar veten dhe shkatërruesen e LDK-së, Vojsa Osmani hyjnë në çdo kombinim me Kurthin! Këtu është shansi i Kurthit! Një parti që ka vetëm pak parime dhe kombëtare, në asnjë rrethanë nuk hynë në koalicion me Kurthin dhe LV-në që gjatë kohës sa ishin në opozitë nuk kanë lënë të zezë pa i bërë këtij vendi. Tash, në pozitë po ia bëjnë edhe më keq. Kurthi nuk donë bashkëpunim, donë sundim, rënie në gjunjë para personalitetit prej autokrati dhe diktatori. Prandaj e pëlqen dhe e mbron Abdixhikun! Politika antikombëtare e Kurthit dhe projugosllave e Surroit, me shpurën përcjellëse të zagarëve ka krijuar një klimë të urrejtjes kundër UÇK-së dhe luftës çlirimtare prandaj nuk shkon një ditë e lume pa fyer luftëtarë të UÇK-së dhe pa dëmtuar shtatore, pllaka përkujtimore, përmendore, gurë mbi varre dhe memoriale që kanë të bëjnë me luftën e UÇK-së dhe heronjtë e kombit. Pisa jugosllavë, bastardë shqipfolës!
 

Raporti i GAP: Pse ka komuna me më shumë mësues se nxënës? (VIDEO)​

13.07.2026 20:27
Raporti i GAP: Pse ka komuna me më shumë mësues se nxënës? (VIDEO)

Rënia e numrit të nxënësve, sidomos në zonat rurale, ka shkaktuar debat për numrin e stafit arsimor në disa komuna të Kosovës.
Në Gjilan, raporti i Institutit GAP ka evidentuar mbi 300 punëtorë më shumë në arsim, ndërsa nga Drejtoria Komunale e Arsimit thonë se kjo lidhet kryesisht me migrimin dhe zvogëlimin e numrit të nxënësve.
Nga DKA-ja sqarojnë se një pjesë e stafit janë mësimdhënës, ndërsa pjesa tjetër përfshin punëtorë teknikë, psikologë, asistentë dhe staf tjetër mbështetës.
Opozita ka ngritur akuza për punësime partiake, por këto janë mohuar nga DKA-ja, duke thënë se punësimet janë bërë në bazë të nevojave të shkollave.
Komuna ka bërë të ditur se po analizon mundësinë e riorganizimit të stafit, ndërsa situatë e ngjashme është raportuar edhe në Kamenicë. Pas largimit të rreth 3 mijë mësimdhënësve nga granti për arsim në disa komuna, institucionet lokale pritet të përballen me kosto mbi 23 milionë euro për mbulimin e pagave.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:


 
duhet me u kalue faza e lindjeve dhe vrasjeve. nuk pse lind nje femije kur po don me vra. kshu mund te hyjm ne nje hemoglob normal por te progresit per me vjel vjedh pasurite natyrore vertet se kshu po shkaperderdhen
 

VOX Kosova

Miku i Slobodan Millosheviçit dikur, tash i pandashëm me Albin Kurtin…
George Papandreu e përkrahte Millosheviçin gjatë luftës në Kosovë e takohej me të, tash takohet vit për vit me Albin Kurtin.

 
Back
Top