Mia@
V.I.P
- Anëtar
- Apr 17, 2010
- Postime
- 28,362
- Pikët
- 113
“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit
Jo në pak raste kemi dëgjuar krime që pasojnë një ndarje apo refuzim.
Në të shumtën e tyre, burrat janë ata që nuk e pranojnë dot fundin e një marrëdhënie dhe kësisoj arrijnë të shkrepin armën apo të kryejnë akte të tjera makabre.
E tillë, fatkeqësisht, është edhe historia e një vajze dhe 35-vjeçarit Ferit Buzi (i njohur ndryshe si Nertili), të dy nga fshati Vidhisht i Roskovecit. Me diferencë të konsiderueshme në moshë, ata u fejuan kohë më parë. Siç kanë rrëfyer të afërmit e vajzës, bashkëjetuan
në Tiranë për një periudhë, pasi 23-vjeçarja po studionte për Infermieri.
Mirëpo, për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet me armë të ish-partnerit, aq sa u detyrua të lërë universitetin dhe të rikthehet në fshatin e lindjes.
Po as atje nuk do të kishte qetësi për të…
Nertili, siç tregojnë të afërmit e vajzës, është arrestuar e liruar disa herë. Madje, së fundmi, ishte nën masën e arrestit në shtëpi.
“Ti pa mua nuk bën”, mësohet se i thoshte ai shpesh 23-vjeçares. Kështu, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 24 korrik 2026, ai shkon në shtëpinë e saj dhe i vret me armë zjarri të atin, 58-vjeçarin Kosta Plaka dhe i plagos nënën, e cila aktualisht ndodhet në spital.
Ulërimat u dëgjuan nga të afërmit e familjes, që jetonin aty pranë, por askush nuk guxoi të futej brenda sepse 35-vjeçari kërcënonte se “do i vriste të gjithë”.
Mori ish të fejuarën dhe me automjetin e parkuar mbrapa shtëpisë u largua, pa harruar armën e gjahut.
Pas disa orësh kërkime, Policia e lokalizoi atë dhe e reja i shpëtoi rrëmbimit, megjithatë po negociohet për dorëzimin e autorit të vrasjes.
Ngjarja në Roskovec na dëshmon edhe një herë se tragjikja paraprihet nga presioni psikologjik, kontrolli dhe frika, që mbeten të paadresuara në kohë.
Burimi -kohanews.al
Mora shkas nga kjo tragjedi qe ka ndodhur sot por qe vazhdon te ndodhi si fenomen prej vitesh per te hapur kete teme. Pse meshkujt nuk e pranojne kollaj ndarjen por shkojne dhe deri ne ekstreme?
Dobet...shume dobet