Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pyetje për emigrantët

Anëtar
Nov 18, 2025
Postime
4,672
Pikët
113
Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant, por dua t'ju bëj një pyetje pa ju futur filozofisë. Shpesh ndjej paqe kur shikoj vende të huaja në video në krahasim me videot që flasin për Shqipërinë. Nuk e di kujt i ndodh kjo gjë, por ndjej një lloj sigurie që nuk e ndjej këtu në Shqipëri ku jetoj. Më japin një ndjesi tjetër vendet e huaja. Kam qenë në një shtet jashtë Shqipërisë dhe kam ndjerë sikur i kam përkitur atij vendi. Kur jam kthyer në Shqipëri, kam ndjerë njëlloj dëshpërimi, shikoja njerëz me fytyrë të vrarë dhe të lodhur nga jeta. I ndodh emigrantëve kjo gjë ? Domethënë; ndjeni paqe në vendin ku jetoni ?
 
Ti ke vajtur si turist besoj jashte per t’ju larguar realitetit tend te perditshem. Per relax. Normal qe do ndihesh ashtu. Te gjithe ndjejne deshperim kur kthehen nga pushimet. Dhe te huajt qe ti i ke zili. Ne themi” Back to reality”. Une, ndryshe nga ti, ndjej trishtim kur iki nga Shqiperia. Pra per mua Shqiperia eshte ai vendi, qe edhe pse eshte kaotik, gjej qetesine shpirterore qe s’ma jep vendi ku jetoj.
Asnje vend nuk eshte perfekt Luci. Dicka do te te mungoje, kudo qe te jesh.
 
Po, kam qenë disa ditë, por ndjeja që i përkisja atij vendi dhe jo vendit ku jetoj. Kisha një lloj tjetër mentaliteti, (këtu do jem vetja). Të ndryshon rrënjësisht perceptimin mbi veten një vend i huaj.
 
Kjo se nuk te njihte asnje, por po te jetosh atje jeta do te behet stresuese per gjera te tjera. Por dicka e them qe lirine, zhveshjen nga paragjykimi qe ke jashte nuk e ke ne Shqiperi.
Kur bisedoj me motren habitem qe ate e shqetesojne ca vogelsira qe une as i mendoj.
 
Back
Top