Lucida Sidera
V.I.P
- Anëtar
- Nov 18, 2025
- Postime
- 4,672
- Pikët
- 113
Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant, por dua t'ju bëj një pyetje pa ju futur filozofisë. Shpesh ndjej paqe kur shikoj vende të huaja në video në krahasim me videot që flasin për Shqipërinë. Nuk e di kujt i ndodh kjo gjë, por ndjej një lloj sigurie që nuk e ndjej këtu në Shqipëri ku jetoj. Më japin një ndjesi tjetër vendet e huaja. Kam qenë në një shtet jashtë Shqipërisë dhe kam ndjerë sikur i kam përkitur atij vendi. Kur jam kthyer në Shqipëri, kam ndjerë njëlloj dëshpërimi, shikoja njerëz me fytyrë të vrarë dhe të lodhur nga jeta. I ndodh emigrantëve kjo gjë ? Domethënë; ndjeni paqe në vendin ku jetoni ?