Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pyetje për emigrantët

Asnje se kupton teressisht filozofine ose ate qe ka dashur te shprehi Luci. Paqja per te cilen ai flet ka te bej me menyren e jeteses qe i huaji ben.. se si i huaji trajtohet ne vendin e tij.. shancet qe i jepen.. etc etc..
Ai thote se une mund te isha ose jetoja me i lumtur jashte Shqiperise sepse Shqiperia s’mi ofron dot ato qe une kam nevoje.. ndaj dhe ndihet i trishtuar…

Persa i perket temes po eshte e vertete qe ndihem ne paqe sa kthehem ne vendin ku jetoj dhe kjo per shume arsye.. e vertete Shqiperia si permbush dot..
Ai ka qene disa dite jashte o Anemone. Me aq dite kudo te duket parajse.
 
Ai ka qene disa dite jashte o Anemone. Me aq dite kudo te duket parajse.

Mire pra e tha per ndjesite qe i shkaktuan ato pak dite.. por ne qe e dime mire si eshte ketej ne raport me institucionet e Shqiperise dime se per ca flasim..
Fakti qe ai djali autik pa dhembe ne goje, pa shtepi dhe pa edukator te specilizuar e bejne Shqiperine nje vend qe le per te deshiruar. Une e kuptoj Lucin.
 
Per mua, asnje vend ne bote nuk matet me atdheun. Nuk eshte ceshtje rroge apo pasurie, por ceshtje shpirti. Ketu gjej nje paqe dhe nje energji qe nuk e zevendeson dot asgje tjeter. Do isha pishman te kaloja nje jete larg.
 
Normal por jeta me stres eshte kudo. Vrasin veten njerezit nga streset, depresioni dhe ne vendet perendimore.
 
Per mua, asnje vend ne bote nuk matet me atdheun. Nuk eshte ceshtje rroge apo pasurie, por ceshtje shpirti. Ketu gjej nje paqe dhe nje energji qe nuk e zevendeson dot asgje tjeter. Do isha pishman te kaloja nje jete larg.

Une ndihem si zonje e rende edhe ne France 🤩 i kam te gjitha pasurite e botes, si doktoret e specializuar, si spitalet, si ilacet, si institucionet ne rast nevoje, si menyren e jeteses.. plus ketyre kam shtepi me bace me lule dhe peme perreth… bej dhe pushime 7 jave ne vit duke u paguar si drejtoreshe 🤩🤣🤣 rri ti uran rri mbaj atdheun fort 🤩🤩
 
Gëzohem per ty. Por une zgjedh vendin tim me 100 te zezat🙄
 
Po, kam qenë disa ditë, por ndjeja që i përkisja atij vendi dhe jo vendit ku jetoj. Kisha një lloj tjetër mentaliteti, (këtu do jem vetja). Të ndryshon rrënjësisht perceptimin mbi veten një vend i huaj.
S’i ke paguar taksat atij vendi, e nuk i ke pare padrejtesite ligjore se s’te ka rene rruga. Cdo vend ka ane te erreta qe ja sheh vetem kur jeton per nje kohe te gjate.
 
Jo plotesisht, ka gjera qe me mungojne.
Le te themi qe i bej gjithmone pyetje vetes "what if?". Domethene si do ishte jeta ime neqoftese s'do levizja ktej dhe do qendroja ne Shqiperi dhe si esht jeta ime ktu and I've come to realise you can't have everything.
 
Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh emigrant, por dua t'ju bëj një pyetje pa ju futur filozofisë. Shpesh ndjej paqe kur shikoj vende të huaja në video në krahasim me videot që flasin për Shqipërinë. Nuk e di kujt i ndodh kjo gjë, por ndjej një lloj sigurie që nuk e ndjej këtu në Shqipëri ku jetoj. Më japin një ndjesi tjetër vendet e huaja. Kam qenë në një shtet jashtë Shqipërisë dhe kam ndjerë sikur i kam përkitur atij vendi. Kur jam kthyer në Shqipëri, kam ndjerë njëlloj dëshpërimi, shikoja njerëz me fytyrë të vrarë dhe të lodhur nga jeta. I ndodh emigrantëve kjo gjë ? Domethënë; ndjeni paqe në vendin ku jetoni ?
Pyet Dragon njëherë të të tregojë ca histori. Ju e keni shumë të lehtë të lëvizni me pasaporta shqiptare sot.
 
Kur u largova nga Shqiperi fillimisht me mungonte jeta sociale andej.
Vendi jo aq,nuk do e thoja.
Pasi Athina gjithnje me ka pelqyer si qytet.
Ka nje lashtesi qe flet,eshte nje qytet ku e kaluara dhe e tashmja vertete vallzojne bukur ne te. Sipas preceptimit tim.
Por sic tha Leaf me siper ndihesh i huaj,se dhe nese ste diferencon fakti qe je nje rac,komb tjeter,te diferencon ligji qe eshte katastrof ne shumicen e rasteve per kontigjentet e te huajve.
A jam ndjere e huaj ne kuptimin e mardhenjeve te thjesht te perditshme ketu?
Ne fillim deri sa u ambjentova po.
Me pas jo,vitet bejne punen e tyre.
Aty ku jeton,aty meson te besh dhe lutjet per te nesermen.
A me mungon Shqiperia?
Sigurisht do me mungoje deri te vdes.
A do kthehesha megjithe mallin per te,per te jetuar atje?
Jo! Absulutisht jo.
 
Ne cfar moshe ke ikur?
 
Ceshtja eshte, a ke aftesi te ndertosh jeten pa marre parasysh shtetin, qe te sfidosh veshtiresite. Nuk ka parajse ne kete bote te te jepet e ta pervetesosh. Parajsa eshte bota qe nderton, me sakrifica per nje fare kohe, por qe i shijon frutin . Sesa shpejt e nderton, varet nga aftesia dhe perkushtimi . Vendosmeria eshte ne piedestal te gjithe kesaj. Pune, shume pune duhet per ta ndertuar parajsen. Por arrihet. Edhe ne Shqiperi arrihet, edhe si emigrant diku neper bote arrihet. Gjithashtu duhet permendur qe ka shume , jo vetem shqiptare, qe nderrojne jete rruges se jetes per te ndertuar parajsen. Ndodh qe koha nuk premton. Me fatin s’haet dot kurrkush.
 
Une nuk jam e mendimit qe sakrifica te lavderohet e idealizohet si dicka e bukur dhe pozitive. Mund te sakrifikosh nga halli, por atehere me vjen te them sa gjynah, me vjen keq qe pate kete fat dhe te eshte dashur te mbilodhesh e te sakrifikosh. Jo e kunderta, te thuash wow te lumte qe ke sakrifikuar, duhet te sakrifikosh ne jete. Kjo me duket pa sens duke pare jeten ne teresine e saj e per ate qe kemi mundesi te perceptojme e kuptojme nga jeta.

Gjithsesi, do ishte me interesante qe ata qe kane punuar ne te 2 vendet, shqiperi dhe jashte, te tregonin te dyja eksperiencat me te mirat dhe te keqijat, duke qene se ne pune kalojme pjesen me te madhe te dites dhe pa pune nuk mund te jetosh (perjashto pasaniket, keta nuk perbejne interes).
 
Njoh shqiptare qe kane nga 30 vjet ne Ameriqi dhe nuk kane sikur nje mik te vetem amerikan. Vetem me shqiptare dhe emigrante te tjere merren. Keshtu duhet te jete pak a shume situata edhe ne Evropen Veriore. Njehere erdhi te puna nje francez ketu tek une dhe u habita sesa shume te perbashketa kishim. Se me ishte krijuar ideje qe edhe francezet duhet te jene koqe kandari si amerikanet dhe kombet veriore.

Shkurt puna, ne emigrim shkohet per te bere para dhe per te pare sesi femija yt do te shkartiset me kulturat e tjera dhe nga nje moshe e tutje do ta konsideroje kulturen tate inferiore nga ajo qe i kane mesuar aty ku u lind. Te vetmet perjashtime nga keto qe thashe jane dy: 1) vende me kulture mesdhetare si puna jone, 2) komunitetet fetare (komunitetet fetare bashkojne afrikanin me gjermanin, pakiztanezin me shqiptarin, etj.).
 
Nuk eshte aq e lehte dhe aq mire sa duket
 
Last edited:
Back
Top