Mando. Sorry bro, por ky Gent Bejko është injorant. Merr përsipër të shpjegojë fenomene historike si rotacioni përshëmbull dhe ja fut si kau peles. I pari Avokat i rotacionit ishte Thomas Jefferson, dhe më pas Roosevelt i cili hoqi dorë vullnetarisht nga pushteti, duke kufizuar mandatet e presidenteve amerikane në 2. Edvin Rama po bën ekzakt të kundërtën e rotacionit, ka 4 mandate dhe nuk ikën.
Thelbi i rotacionit është kufizimi në kohë ose mandate i një x zyrtari të zgjedhur, çfarëdo qoftë ky, zyrtar i thjeshtë, kryeministër apo president. Sepse qëndrimi i gjatë në pushtet të kalb. Rasti shqiptar është akoma me keq sepse morën fuqinë që në start persona të kalbur si Berisha dhe Rama. Ky i dyti është i çmendur dhe me kartelë psikiatri( Mero Baze ja ka botuar kartelën).
Rotacioni është pikërisht pra çfarë kërkojnë dy nga pikat e protestës. Rama jep dorëheqjen, si dhe pika tjetër, asnjë person nuk mund të ketë më shumë se dy mandate kryeministri.
Tani, ca mutin është duke thënë ky Genti? Edhe pro protestës, edhe kundër rotacionit!
Ky pra është rotacioni, Berisha dhe Rama kanë plotësuar 2 mandate, të ikin të pirdhen. Te vijë dikush tjetër i ri kryeministër, i cili të jetë shërbëtor i shqiptarëve, jo pronar i Shqipërisë.
Permbysja e sistemit për të cilin flet ky Gent Bejko pra, është ekzakt rivendosja e rotacionit. Dy njerëzit që kanë dominuar për 35 vjet duhet të ikin, duhet të vijnë të tjerë.
Last edited:


