• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Qytetarët rrëzuan gardhin në zonën e mbrojtur Pish Poro-Nartë

Nenen me femijen autik, pardon
E kishin derguar tek shtepia sociale
Kuptova.

Sepse shtepia e saj eshte e pajetueshme.

Eshte debat pak kontrovers ky mbi ndihmen qe po i jepet disa njerezve ne nevoje sepse dinjiteti i tyre shkelet kur ekspozohen neper media dhe rrjete sociale. Por nga ana tjeter, nese nuk do ishte ky ekspozim, edhe ato qindra mijera euro qe shqiptaret dhuruan nuk do ishin mbledhur.
 

Nga Lutfi Dervishi

Doli shkresa, iku besa.

Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish.

Ironia është se Besa lindi si institucion në një kohë kur mungonte shteti. Kanuni e ndërtoi atë si mekanizëm për të garantuar rendin, sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve aty ku nuk kishte Kushtetutë, gjykata apo institucione shtetërore.

Me ‘Besën’, tashmë duket sikur historia bën një rreth të plotë. Hyn në fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kushtetuta kalon në pension, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) del jashtë loje, ndërsa Komisioni i Venedikut mbetet pa punë.

Por në Kanunin e Lekë Dukagjinit, besa nuk është një slogan. Ajo ka të paktën tre kuptime juridike dhe shoqërore: është armëpushim ose garanci sigurie midis familjeve në hasmëri; është fjala e dhënë, me fuqi detyruese morale dhe juridike, pra premtimi që duhet mbajtur; dhe është një institucion pajtimi, që krijon një periudhë paqeje për t’i hapur rrugë ndërmjetësimit.

Madje Kanuni bën edhe dallimin mes Besës së Vogël dhe Besës së Madhe. Besa e Vogël jepet për një kohë të kufizuar, zakonisht për t’i hapur rrugë bisedimeve ose për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Besa e Madhe është një garanci më e gjerë, e dhënë nga katundi ose nga pleqësia, që vendos paqe të përkohshme mes palëve. Edhe ajo, megjithatë, nuk është e pafundme. Kur Besa jepet nga katundi, Kanuni parashikon një afat prej 30 ditësh.

Mbetet vetëm të sqarohet një dilemë: kjo ‘Besa’ e re është Besë e Vogël, Besë e Madhe, apo një kategori e re që do t’i shtohet botimit të ardhshëm të Kanunit?
 
Back
Top