Përgjigje e: Real Madrid C.F.
Si nuk tha njeri o Semik qe forma e Ronaldos ,Ramosit ,Bale dhe Benzema ka qene e dobet kte vit? Po direkt t'ja veme fajin Benitezit.
Paj forma e dobet e lojtareve kyc valle bie mbi trajnerin,nje nder detyrat e tij eshte te bej cmos qe ti sjell ne forme.Pse Messi shpertheu me Lusi Enriquen e ishte i dobet me Martinin ?
Si nuk tha njeri qe Benitezi qe kur erdhi nuk e ka pas mbeshtetjen e lojtarve 100%?
Lojtaret publikisht kane qene kunder Benitezit edhe para arrdhjes.Ata donin te qendronte Ancelotti.Faji i tij qe vie ne nje klub ku nuk je i mireseardhur.
Po shihja ndeshjen me Valencian dhe Ronaldon e pashe ne minuten e 85 e dicka nje rast i humbur me porte bosh qe i ra topi ne trup dhe u spastrua nga zona a thu se ishte mrojtes.
Permende edhe kercimin e Ronaldos ne ajer para portierit kur e fauluan qe ishte penalti klasike dhe nuk u dha.
Une do isha dakort me ty vetem ne nje pike qe sistemi qe aplikon benitezi ndoshta nuk eshte per ekipe si Reali sepse ky lloj ekipi nuk pranon sistem difensiv apo t'jete partizan i taktikave strikte ne fushe ,por kurrsesi nuk mund t'themi qe Benitez eshte trajner i keq.
Nuk them qe eshte trajner i keq,kush jam une ta vleresoj nje trajner qe ka udheheque ekipe te medha.Por qe nuk ishte zgjidhje per Realin kjo dihej qysh ne fillim...ne aspektin taktik notonte,rezultate te dobeta ndaj te gjithe ekipeve te medha te Primeras,konflikte me futbollistet,asnje autoritet nuk kishte te lojtaret,vraponin si ekip ne cdo ndeshje 5km. me pak se ekipi kundershtar (dhe ne futbollin modern kjo eshte baraz me ate qe te luash me nje futbollist me pak).
Tek Liverpooli e ke gabim sepse Benitez jo vetem qe la gjurme por 2 vjet pas finales se cmendur ne stamboll e coi ekipin serish ne finalen e athines ndaj Milanit apo harrove (Apo edhe ksaj rradhe fatit do ja leme? Fitoi dhe kupen anglise dhe kishte nje sistem loje qe ishte shume efikas me Torres - Dirk Kuyt ne sulm i mbeshtetur nga Gerardi ,Alonso ,Mascherano ,Ryan Babel ,Arbeloa ,Benayoun ..etj. Ishte sistem loje qe rrifte Manchesterin e fergusonit 1-4 ne Old traford dhe Realin 4-0.
Suksesi i tij do ishte nese nderpriste dominimin e Man.utd per te pakten ne nje vit,e jo shkelqime tek tuk.Finalen e Athines nuk llogaritet si sukses,njejte si ajo kupa ne Angli.Kush i mban mend finalistet.
Tek Napoli sezonin e pare e coi ne champions league ekipin ku u eleminua nga grupi me pike te barabarta me arsenalin qe eshte ujk i vjeter ne champions league dhe nga nje borusia dortmund ndoshta me e mira e historise saj. Nderkohe fitoi dhe nje kupe italie. Ndersa Scudetto nuk fitohet me nje Higuain.
Nejse ,nje vit suksesi me Napolin dhe vitin tjeter deshtim me te njejtin ekip i percjellur me investime jo te vogla nga ana e Napolit ne futbollist.
Trajner per ekipe mestare si Napoli,Liverpool dhe realisht ne renie prej kohes ne Valencia.
Nejse thelbi eshte qe puna e nje trajneri nuk mund te gjykohet per 6 muaj pamvarsisht se ekipet e medha e duan suksesin sa hap e mbyll syte.
Natyrisht qe nuk gjykohet,dhe kjo qendron.Por Reali eshte i njohur qe nuk i jep rehati trajnereve qe vete te bejne projektin e tyre.Projektin sportiv tjeter kush e manaxhon ndersa ti vie te kercesh sipas muzikes se Presidentit.Ke nenshkruar vete me kushte te tilla dhe nese e kalon sezonin pa asnje trofe - fluturon nga Reali.
Fati i Benitez ishte i vendosur ne 0:4 ndaj Barcelones (pa marre parasysh edhe nese do e mirrte championsin apo la ligen ne fund ),do te fluturonte.
Kane marr shqelm ne prapanice trajner edhe me te medhenj se Benitezi ne Real ( Capelo,Del Boske,Anceloti...),su be pune e madhe per nje far Benitezi.
Nejse,tung !