Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Real Madrid C.F. ⚪️⚪️

Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Si Bora mi amore :) Zidane do futet ne histori si nje trener qe
do bej united te papare mes
lojtareve dhe do bene nje futboll te bukur ashtu siq ka bere vet ne kohen e tij ku mesfushor me kreativ nuk ka pare syri i njeriut.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Benitez hahhahahahah cfare treneri i deshtun qe eshte, imagjino ket trener ep pat kerku West Hami i Anglise dhe per cudi ky Perezi e murr, e kam dit qe ka me deshtu klubin, me yllat si ronaldo, bale edhe Benzema eshte turp me humb loje me taktika patetike.

AAO - Nuk besoj qe e ke seriozisht per Benitezin, sepse te njoh me mire qe di me shume per futboll :)
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

une them per tranjer. koha do e tregoj. jemi ne pritje clive.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Si Bora - do jemi united do e sheh edhe ti, ska kush qe e ndal me Real Madridin, 6000 shikus ishin te pranishem qysh ne stervitjen e pare te tij sot.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Si Bora - do jemi united do e sheh edhe ti, ska kush qe e ndal me Real Madridin, 6000 shikus ishin te pranishem qysh ne stervitjen e pare te tij sot.

Po prit mer Clive Owen se eshte shpejt....``fumato``
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Benitez hahhahahahah cfare treneri i deshtun qe eshte, imagjino ket trener ep pat kerku West Hami i Anglise dhe per cudi ky Perezi e murr, e kam dit qe ka me deshtu klubin, me yllat si ronaldo, bale edhe Benzema eshte turp me humb loje me taktika patetike.

AAO - Nuk besoj qe e ke seriozisht per Benitezin, sepse te njoh me mire qe di me shume per futboll :)

Lumo une Benitezin e kam ndjek qe kur kishte Valencian dhe fitoi 2 tituj kampion ne Spanje (sa ekipe mund t'fitojne 2 tituj brenda tre sezonesh ne spanje kur ne gare jane dhe reali me barcen?). Mos harro qe me Valencian ka humb dhe nje finale ne 2001 championsi me penallti ndaj Bayernit dhe ka fituar ne 2004 uefa cup te asaj kohe 2-0 ndaj Marsejes ,ku nje vit me vone pastaj mbas kalimit tek liverpooli fitoi dhe Champions league ,FA cup etj etj. Nuk eshte trajner patatinash Lumo ,mos shif qe si eci ke Interi dhe Napoli apo ke Reali sepse trajneri do kohen e vet. Pervec Napolit qe i dha 2 sezone te plota Interi dhe Reali nga 6 muaj e kane majt. Cfare mund t'beje trajneri per 6 muaj? Asgje.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Mendoj qe Zidane eshte futur ne zjarr para kohe,gjasat qe te konsumohet si trejner jane te medha.Emerimi i tij me duket si zgjedhje politike e Florentinos,e din qe Zidane eshte idhull per fansat e Realit dhe do tja falin deshtimet eventuale,shto ketu qe mbas dhierrjes qe e beri me vendosjen e Benitezit deshiron te flirtoj me fansat - tja plotesoj deshiren atyre dhe te blej kohe per vete.

Zidane e merr Realin ne momentin kur ekipi eshte ne renie (futbollistet kryesor Ronaldo,Bale,Benzema nuk jane bindes),ndersa kundershtar e ka Barcelonen (e cila eshte edhe me e forte tani se ne kohen e Guardioles),ndersa as At.Madrid nuk eshte kundershtar naiv.

Reali eshte ekip i dashur per mua,gjithcka eshte e mundur por...
Pres ne fund te sezonit,vendin e 3 ne Primera,eliminimin ne Champions ne 1/4 !
Uroj te mos jete ashtu.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Lumo une Benitezin e kam ndjek qe kur kishte Valencian dhe fitoi 2 tituj kampion ne Spanje (sa ekipe mund t'fitojne 2 tituj brenda tre sezonesh ne spanje kur ne gare jane dhe reali me barcen?). Mos harro qe me Valencian ka humb dhe nje finale ne 2001 championsi me penallti ndaj Bayernit dhe ka fituar ne 2004 uefa cup te asaj kohe 2-0 ndaj Marsejes ,ku nje vit me vone pastaj mbas kalimit tek liverpooli fitoi dhe Champions league ,FA cup etj etj. Nuk eshte trajner patatinash Lumo ,mos shif qe si eci ke Interi dhe Napoli apo ke Reali sepse trajneri do kohen e vet. Pervec Napolit qe i dha 2 sezone te plota Interi dhe Reali nga 6 muaj e kane majt. Cfare mund t'beje trajneri per 6 muaj? Asgje.
Po,me Valencian ka pasur suksese,por... karriera e tij tutje eshte deshtim,madje edhe me Liverpoolin.U soll qe te rivitalizoj gjigandin anglez dhe pervec finales se cmendur me Milanin (fat,fat,fat nje here ne 100 vite ndodh nje rikthim i tille),nuk ofroi asgje,nuk la trashegimi te Liverpool - as sistem loje,as tituj,as arrdhmeri.
Blic epizodet te Chelsea dhe Interi nuk ja vlen te permenden.Te Napoli e humbi championsin nga nje Lazio.

Ndersa mandati i tij te Reali ishte qesharak,sitem loje i cuditshem,me me rendesi per te ishte se si jane te rradhitur futbollistet ne fushe e jo topi,mentalitet ~ ta mbushim Rayo Valecanon 10:2 dhe te mbrohemi ne Bernabeu kunder Barcelones etj....tipi ne fund te gjysmesezonit munde te ishte -10 pike ndaj Barcelones,por e shpetoi portieri Navas dhe deshtimet aty-ketu te Barcelones.Reali i Benitezit ishte ne nivelin e te themi Bilbaos.

Me merite u shkarkua.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Benitez eshte tranjer i mire, por jo per ekipe te medha.
Me kujton Hektor Kuper
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Pajtohem me Semikun, ku thote qe Perezi po e perdor Zidanen pasi e dojn tifozat madrilen pa mase, Perezi gabimin qe beri me Benitezin nuk i falet aspak duke e quar 1 vit kot, per momentin veshtir eshte me arrit ne La Lige, por shtrohet pytja a mund edhe ky si Guardiola te bene te njejten gje aiq beri me Barcelonen.

Te Castilla ka pas telashe me egon e Odegardit sepse ai e konsideronte veten superstar tek ekipi i dyt gje qe ka pas drejt, por e linte shume rezerv pikerisht nga ego e tij. Te shohim tani me Ronaldon, Bale, James dhe Isco se si do i neutralizon.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Po,me Valencian ka pasur suksese,por... karriera e tij tutje eshte deshtim,madje edhe me Liverpoolin.U soll qe te rivitalizoj gjigandin anglez dhe pervec finales se cmendur me Milanin (fat,fat,fat nje here ne 100 vite ndodh nje rikthim i tille),nuk ofroi asgje,nuk la trashegimi te Liverpool - as sistem loje,as tituj,as arrdhmeri.
Blic epizodet te Chelsea dhe Interi nuk ja vlen te permenden.Te Napoli e humbi championsin nga nje Lazio.

Ndersa mandati i tij te Reali ishte qesharak,sitem loje i cuditshem,me me rendesi per te ishte se si jane te rradhitur futbollistet ne fushe e jo topi,mentalitet ~ ta mbushim Rayo Valecanon 10:2 dhe te mbrohemi ne Bernabeu kunder Barcelones etj....tipi ne fund te gjysmesezonit munde te ishte -10 pike ndaj Barcelones,por e shpetoi portieri Navas dhe deshtimet aty-ketu te Barcelones.Reali i Benitezit ishte ne nivelin e te themi Bilbaos.

Me merite u shkarkua.

Si nuk tha njeri o Semik qe forma e Ronaldos ,Ramosit ,Bale dhe Benzema ka qene e dobet kte vit? Po direkt t'ja veme fajin Benitezit.
Si nuk tha njeri qe Benitezi qe kur erdhi nuk e ka pas mbeshtetjen e lojtarve 100%?
Po shihja ndeshjen me Valencian dhe Ronaldon e pashe ne minuten e 85 e dicka nje rast i humbur me porte bosh qe i ra topi ne trup dhe u spastrua nga zona a thu se ishte mrojtes.
Une do isha dakort me ty vetem ne nje pike qe sistemi qe aplikon benitezi ndoshta nuk eshte per ekipe si Reali sepse ky lloj ekipi nuk pranon sistem difensiv apo t'jete partizan i taktikave strikte ne fushe ,por kurrsesi nuk mund t'themi qe Benitez eshte trajner i keq.

Tek Liverpooli e ke gabim sepse Benitez jo vetem qe la gjurme por 2 vjet pas finales se cmendur ne stamboll e coi ekipin serish ne finalen e athines ndaj Milanit apo harrove (Apo edhe ksaj rradhe fatit do ja leme? Fitoi dhe kupen anglise dhe kishte nje sistem loje qe ishte shume efikas me Torres - Dirk Kuyt ne sulm i mbeshtetur nga Gerardi ,Alonso ,Mascherano ,Ryan Babel ,Arbeloa ,Benayoun ..etj. Ishte sistem loje qe rrifte Manchesterin e fergusonit 1-4 ne Old traford dhe Realin 4-0.
Tek Napoli sezonin e pare e coi ne champions league ekipin ku u eleminua nga grupi me pike te barabarta me arsenalin qe eshte ujk i vjeter ne champions league dhe nga nje borusia dortmund ndoshta me e mira e historise saj. Nderkohe fitoi dhe nje kupe italie. Ndersa Scudetto nuk fitohet me nje Higuain.

Nejse thelbi eshte qe puna e nje trajneri nuk mund te gjykohet per 6 muaj pamvarsisht se ekipet e medha e duan suksesin sa hap e mbyll syte.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Si nuk tha njeri o Semik qe forma e Ronaldos ,Ramosit ,Bale dhe Benzema ka qene e dobet kte vit? Po direkt t'ja veme fajin Benitezit.
Paj forma e dobet e lojtareve kyc valle bie mbi trajnerin,nje nder detyrat e tij eshte te bej cmos qe ti sjell ne forme.Pse Messi shpertheu me Lusi Enriquen e ishte i dobet me Martinin ?
Si nuk tha njeri qe Benitezi qe kur erdhi nuk e ka pas mbeshtetjen e lojtarve 100%?
Lojtaret publikisht kane qene kunder Benitezit edhe para arrdhjes.Ata donin te qendronte Ancelotti.Faji i tij qe vie ne nje klub ku nuk je i mireseardhur.
Po shihja ndeshjen me Valencian dhe Ronaldon e pashe ne minuten e 85 e dicka nje rast i humbur me porte bosh qe i ra topi ne trup dhe u spastrua nga zona a thu se ishte mrojtes.
Permende edhe kercimin e Ronaldos ne ajer para portierit kur e fauluan qe ishte penalti klasike dhe nuk u dha.
Une do isha dakort me ty vetem ne nje pike qe sistemi qe aplikon benitezi ndoshta nuk eshte per ekipe si Reali sepse ky lloj ekipi nuk pranon sistem difensiv apo t'jete partizan i taktikave strikte ne fushe ,por kurrsesi nuk mund t'themi qe Benitez eshte trajner i keq.
Nuk them qe eshte trajner i keq,kush jam une ta vleresoj nje trajner qe ka udheheque ekipe te medha.Por qe nuk ishte zgjidhje per Realin kjo dihej qysh ne fillim...ne aspektin taktik notonte,rezultate te dobeta ndaj te gjithe ekipeve te medha te Primeras,konflikte me futbollistet,asnje autoritet nuk kishte te lojtaret,vraponin si ekip ne cdo ndeshje 5km. me pak se ekipi kundershtar (dhe ne futbollin modern kjo eshte baraz me ate qe te luash me nje futbollist me pak).
Tek Liverpooli e ke gabim sepse Benitez jo vetem qe la gjurme por 2 vjet pas finales se cmendur ne stamboll e coi ekipin serish ne finalen e athines ndaj Milanit apo harrove (Apo edhe ksaj rradhe fatit do ja leme? Fitoi dhe kupen anglise dhe kishte nje sistem loje qe ishte shume efikas me Torres - Dirk Kuyt ne sulm i mbeshtetur nga Gerardi ,Alonso ,Mascherano ,Ryan Babel ,Arbeloa ,Benayoun ..etj. Ishte sistem loje qe rrifte Manchesterin e fergusonit 1-4 ne Old traford dhe Realin 4-0.
Suksesi i tij do ishte nese nderpriste dominimin e Man.utd per te pakten ne nje vit,e jo shkelqime tek tuk.Finalen e Athines nuk llogaritet si sukses,njejte si ajo kupa ne Angli.Kush i mban mend finalistet.
Tek Napoli sezonin e pare e coi ne champions league ekipin ku u eleminua nga grupi me pike te barabarta me arsenalin qe eshte ujk i vjeter ne champions league dhe nga nje borusia dortmund ndoshta me e mira e historise saj. Nderkohe fitoi dhe nje kupe italie. Ndersa Scudetto nuk fitohet me nje Higuain.
Nejse ,nje vit suksesi me Napolin dhe vitin tjeter deshtim me te njejtin ekip i percjellur me investime jo te vogla nga ana e Napolit ne futbollist.
Trajner per ekipe mestare si Napoli,Liverpool dhe realisht ne renie prej kohes ne Valencia.
Nejse thelbi eshte qe puna e nje trajneri nuk mund te gjykohet per 6 muaj pamvarsisht se ekipet e medha e duan suksesin sa hap e mbyll syte.
Natyrisht qe nuk gjykohet,dhe kjo qendron.Por Reali eshte i njohur qe nuk i jep rehati trajnereve qe vete te bejne projektin e tyre.Projektin sportiv tjeter kush e manaxhon ndersa ti vie te kercesh sipas muzikes se Presidentit.Ke nenshkruar vete me kushte te tilla dhe nese e kalon sezonin pa asnje trofe - fluturon nga Reali.
Fati i Benitez ishte i vendosur ne 0:4 ndaj Barcelones (pa marre parasysh edhe nese do e mirrte championsin apo la ligen ne fund ),do te fluturonte.
Kane marr shqelm ne prapanice trajner edhe me te medhenj se Benitezi ne Real ( Capelo,Del Boske,Anceloti...),su be pune e madhe per nje far Benitezi.

Nejse,tung !
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Efekti Zidane, Reali shkatërrues

efekti-zidane-reali-shkat-euml-rrues-video_21452374345_hd.jpg

Real Madridi e ka filluar me këmbë të mbarë mbretërimin e Zinedine Zidane në krye të skuadrës duke e mposhtur Deportivo La Corunan me rezultat 5-0 në Santiago Bernabeu.

Los Blancos ishin dominues në gjysmën e parë gjatë të cilës shënuan dy gola. Pas një angazhimi dhe goditjeje të Ramos, ****m Benzema e futi topin në rrjet (15’), për ta shënuar kështu golin e tij të 100-të me Realin dhe të parin të epokës së legjendës franceze.

Pas një harkimi të Carvajal nga e djathta, Gareth Bale realizoi golin e dytë të skuadrës dhe e nisi serinë personale në këtë sfidë (23’).

Porsa filloi pjesa e dytë (49’), erdhi goli i tretë i vendasve dhe i dyti personal i uellsianit. Ai priti një asistim të Ronaldos dhe në mënyrë mjeshtërore e dërgoi topin në portë.

bale4.jpg

Harkimi i Toni Kroos nga këndi u pasua me kompletimin e het-trikut nga Gareth Bale (63’), i cili shënoi me kokë.

Cristiano Ronaldo nuk kishte fat këtë mbrëmje dhe as në minutat shtesë nuk ia doli të shënonte, porse këtë e shfrytëzoi Benzema për golin e dytë personal (90’+1).

Kjo fitore e mban Real Madridin në vend të tretë në tabelë me 40 pikë, një më pak se Barcelona që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Reali eshte ekipi qe kam urryer qe kur kam par futboll per here te pare, por me ardhjen e Zizuse uroj qe te fitoj ndonje trofe te rendesishem. Dje u duk qarte loja e tij spektakolare. Te shohim mbylljen e sezonit tani.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Zidane ka punuar edhe me Mourinjon edhe me Ancelotin, eshte edhe vete inteligjent si njeri, i pelqen futbolli i hapur dhe spektakolar, perhere sulmues, besoj qe do bej perhere zgjedhjet e duhura, shpresoj qe edhe lojtaret t'i pergjigjen si duhet e mos te krijojne xhelozira qe nuk i sherbejne askujt si ndodhi me futbollistet e Celesit vs Mourinjo qe plasen deri sa e shkarkuan.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Zidane po ben te Reali 13 vjet, dhe njeh cdo detaj ne ekip. Mendoj qe do dali i suksesshem ne fund duke mar parasyshe personalitetin dhe profesionalizmin qe ka si njeri.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Mire se erdhe Angelo

Real Madridi mbrem ka bere nje superndeshje, nje ndeshje e 100% e kontrolluar, mos te harrojm ishte pikerisht Lakorunja nga 2 me 0 ja barazoj Barcelones 2 me 2 pra nuk ishte kundershtari i leht dhe e demoloj me rezultat te thelle 5 me 0. Cristiano Ronaldo ishte i pafat duke goditur shtyllen si dhe kishte shume shuta ne drejtim te golit por ishte i pa fat.
 
Shume drejt si dhe ajo qe ka shkruajtur Mr.E....e njef ambientin.
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Ky aksion nga pozicioni jashte loje e demoralizoi Atleticon mbreme. Gabim fatal i gjyqtareve.

ronaldo-1.jpg
 
Përgjigje e: Real Madrid C.F.

Nejse... u mesua mesa duket per favoret e jashtme...
 
Back
Top