Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Real Madrid C.F. ⚪️⚪️

Ska pas var atehere
Nuk kisht var,por Donadoni ishte nja....5 METRA mbrapa kur u nis.
Pa e kalu mrojtesin,ai PUTANA madrilen,ngriti veshin lart.

PS....
LEPURUSHIT....NUK kishin cfar ti boshin.

FAZITI...neshjen QETER,Milani ktyre PROSTITUTAVE te futbollit, ju RRASI=5.

ENDE per DANAS.
 
Nuk kisht var,por Donadoni ishte nja....5 METRA mbrapa kur u nis.
Pa e kalu mrojtesin,ai PUTANA madrilen,ngriti veshin lart.

PS....
LEPURUSHIT....NUK kishin cfar ti boshin.

FAZITI...neshjen QETER,Milani ktyre PROSTITUTAVE te futbollit, ju RRASI=5.

ENDE per DANAS.
Ne ca viti eshte kjo neshje?
 
A ende i lodhni trut per kto qe fitojn miliona
 

Real Madrid nuk është PSG”/ Parashikimi i Ronaldos për Mbappen po bëhet realitet! (Video)
19:31 : 05/12/2024 në SPORT
“Real Madrid nuk është PSG”/ Parashikimi i Ronaldos për Mbappen po bëhet realitet! (Video)
Koha e Kylian Mbappe te Real Madrid nuk ka qenë aspak ajo që shumë prisnin. Ylli francez, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar si pjesa e fundit për të kompletuar një skuadër fituese titujsh, po përballet me kritika në rritje për paraqitjet e tij.

Sfidat e fundit të tij kanë ngritur pikëpyetje të mëdha, sidomos pas humbjes së dy penalltive vendimtare në ndeshje radhazi, që kontribuan në disfatat e fundit të Real Madridit.

Ka spekulime të shumta se francezi mund të jetë duke vuajtur për të përballuar presionin që vjen me të luajturit për një nga klubet më të mëdha në botë.

Është interesant fakti që ky shqetësim nuk është i ri. Në shtator, një figurë e njohur kishte paralajmëruar për këto sfida. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.

Gjatë një interviste me Rio Ferdinand, portugezi shprehu dyshime mbi aftësinë e francezit për t’u përshtatur me presionin e lojës te Real Madridi.

Ai theksoi se Real Madridi është një nivel krejtësisht ndryshe krahasuar me PSG-në dhe se nuk ishte i sigurt se si Mbappe do t’i përballonte kërkesat mendore të lojës në “Santiago Bernabeu”.

“Do të shohim nëse do ta ketë kokën e qartë dhe nëse do të përballojë mirë presionin, sepse Real Madridi nuk është PSG”, kishte thënë Ronaldo.

Ronaldo e pranoi se Mbappe është padyshim një lojtar i madh, por ngriti pikëpyetje nëse ai do ta përmirësonte ekipin apo do të përshtatej me kulturën e klubit.

“Mbappe shkon atje (te Real Madridi) dhe ju do të thoni, a do të jetë Real Madridi më i mirë me të? Nuk e dimë, duhet ta shohim”, shtoi ai.

Ronaldo theksoi se vetëm koha do të tregojë nëse Real Madridi do të bëhet më i fortë me Mbappen dhe sugjeroi që, edhe pse klubi ka shumë lojtarë të mëdhenj, është e pamundur të parashikosh rezultatin.

“Mendoj se Real Madridi do të mbetet i fortë, por nuk e di nëse do të jenë më të mirë se vitin e kaluar. Le të shohim. Vetëm Zoti e di. Por ata kanë një ekip të shkëlqyer, lojtarë të mëdhenj”, përfundoi Ronaldo.

Tani që vështirësitë e Mbappes janë bërë të dukshme, duket se komentet e Cristiano Ronaldos po dalin të sakta.



Presioni i të luajturit për një klub si Real Madridi, me historinë e tij të pasur dhe pritshmëritë e larta, duket se po ndikon në performancën e yllit francez.
 

real-madrid.jpg


Real Madrid hyri në histori pasi rezultoi klubi i parë në futboll që arrin të gjenerojë një miliardë euro të ardhura për sezonin 2023-24, sipas raportit të Deloitte Football Money League. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku klubi spanjoll fitoi tri trofe, përfshirë LaLigën dhe Ligën e Kampionëve, ai ka arritur të mbajë vendin e parë si klubi që gjeneron më shumë të ardhura në botë, duke lënë pas Manchester City-n dhe klube të tjera të njohura.

Në vitin 2022-23, Real Madrid regjistroi një total prej 831 milionë eurosh të ardhura, por një kombinim i fitoreve, rinovimit të stadiumit Santiago Bernabeu dhe rritjes së shitjeve gjatë ndeshjeve ka kontribuar ndjeshëm në këtë arritje. Të ardhurat nga ndeshjet e futbollit u dyfishuan, duke arritur në 248 milionë euro, ndërkohë që marrëveshjet komerciale dhe sponsorizimet e reja sollën 482 milionë euro, një rritje prej 19%.

Përfitimet nga marketingu
Rritja e të ardhurave komerciale ka qenë një faktor kyç për suksesin e Real Madrid. Kjo dëshmon se, edhe për një klub kaq të madh, mundësitë për të rritur të ardhurat nuk mbarojnë vetëm me performancën sportive, por janë gjithashtu të lidhura ngushtë me marketingun dhe menaxhimin e markës.
lg.php

Në të njëjtën kohë, raporti ka zbuluar se klubi i Real Madridit ka kontribuar në një rekord global, duke u bërë pjesë e Top 20 klubeve më të mëdha të futbollit që kanë gjeneruar një total prej 11.2 miliardë eurosh gjatë sezonit 2023-24, një rritje që pasqyron një përmirësim të konsiderueshëm në të ardhurat nga ndeshjet, transmetimet televizive dhe sponsorët.

Konkurrenca mbetet e fortë, por megjithatë Real Madrid mban kurorën
Pavarësisht se Manchester City arriti të thyejë rekordet e veta të të ardhurave, duke qëndruar në vendin e dytë me 838 milionë euro, diferenca prej 208 milionë eurosh me Real Madrid është më e madhe se kurrë më parë. Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Bayern Munich përbëjnë pesëshen e parë të listës.

Ndikimi i ligës evropiane dhe rritja e klubeve të tjerë
Klubet që garojnë në kompeticionet e ndryshme evropiane, si Arsenal, Borussia Dortmund dhe Neëcastle United, kanë arritur të rrisin të ardhurat e tyre, ndihmuar nga performancat në Ligën e Kampionëve dhe turne të tjerë të rëndësishëm. Ndërkohë, Juventus ka pësuar një rënie të ndjeshme në të ardhura, pasi është përjashtuar nga konkurrencat evropiane për shkelje të rregullave të financave dhe licencimit të klubeve nga UEFA.

Sipas Tim Bridge, partner kryesor në Deloitte Sports Business Group, “Pavarësisht se të ardhurat komerciale dominojnë për klubet e top 10 të listës, të ardhurat nga transmetimet mbeten kritike për ekipet që janë në gjysmën e dytë të renditjes.”
Ky raport është një tjetër dëshmi e fuqizimit të industrisë së futbollit dhe ndikimit të saj të vazhdueshëm në ekonomitë globale, duke e bërë futbollin një nga sektorët më të rëndësishëm dhe më fitimprurës të sporteve profesionale.
Reuters
 
vitet e shkuara reali i madritit, ka qene me dobet, dhe ky rezultat me habiti,
 
Kur paska qene dobet reali shoku Pjer se reali gjithmone ka qene on top me financat

1 miliard per nje sezion !!!? kur e ka patur noi her kete rezultat, se 200 milion, 350 milion, gjysem milioni kisha ndigjuar, por jo 1 miliard,
 
1 miliard per nje sezion !!!? kur e ka patur noi her kete rezultat, se 200 milion, 350 milion, gjysem milioni kisha ndigjuar, por jo 1 miliard,
Me fal por ca thote titulli i temes? 🤔🤔

P.s normal qe ske degju se reali u be klubi i pare ne histori qe gjeneron 1miliard euro 😝
 
Me fal por ca thote titulli i temes? 🤔🤔

P.s normal qe ske degju se reali u be klubi i pare ne histori qe gjeneron 1miliard euro 😝
une dyshoj per noi spekullim ne burse, (e justifikueshme kjo) nepermjet donacioneve nga tifozet dhe arabet, bursa e dubellson donacionit,
 
Back
Top