• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë
Demokracia
20:02 | 13 Qershor 2026
Kuvendi_kosoves_FD-1.jpg

Share:
Share
Tweet
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duket se nuk është e gatshme të futet në koalicion me Vetëvendosjen për qeverinë e re.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një prononcim ka thënë se asnjë deklaratë e liderit të LVV-së, Albin Kurtit, përfshirë atë të djeshmen për çështjen e presidentit, nuk duhet të merret seriozisht.
Kjo pasi sipas Lushtakut, më e rëndësishme për Kurtin është Vetëvendosja sesa vet shteti i Kosovës, teksa tha se Kurti ishte në gjendje që ta çoj vendin në zgjedhje tri herë radhazi e të mos ketë kompromis në të mirë të vendit.

“Besoj se nuk i merren për seriozisht Albin Kurtit asnjë deklaratë sepse për të më e rëndësishme është partia politike, Vetëvendosja, sesa vet shteti i Kosovës. Ju kujtoj se ky ishte në gjendje që tri herë radhazi ta dërgoj vendin në zgjedhje sesa të ketë një kompromis për të mirën e vendit, prandaj nuk pres ndonjë ndryshim nga ky. Problemi kryesor është Albin Kurti dhe për të më e rëndësishme është pozita, karrigia e pushtetit sesa vet Kosova. Prandaj ka mbjell urrejtje dhe ushqim të përçarjes së popullit, sesa ka mbjell një lloj uniteti në popull. E kemi parë edhe në fushatën e tij që më shumë ka fol për emër të përveçëm e përçarje sesa për rezultate të qeverisjes së tij. Prandaj, në këtë fazë unë besoj që duhet të shikojmë certifikimin dhe të fol vet kryetari dhe partitë politike”, tha Lushtaku.
Më tej, Lushtaku u shpreh se PDK-ja s’duhet të shkojë në koalicion me Vetëvendosjen dhe nuk duhet të diskutoj me ta për asnjë pozitë në këto rrethana, pasi tha se është parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë, sipas tij, përçarës.
Lushtaku po ashtu u shpreh se beson që do të ketë përsëri zgjedhje të reja, pasi sipas tij, qytetarët e kanë parë Vetëvendosjen se ka rënë nga 51% dhe se e ka ndihmuar buxheti i Kosovës duke e keqpërdorur nga siç tha, vet Kurti.
Lushtaku: PDK-ja s’duhet të jetë e gatshme të shkoj në koalicion dhe të diskutojë me VV-në për asnjë pozitë
“Personalisht besoj që PDK-ja nuk duhet të jetë e gatshme dhe besoj që duhet të qëndrojë me elektoratin besnik të PDK-së që të mos shkojë në koalicion me Vetëvendosjen dhe të mos diskutojë për asnjë pozitë në këto rrethana sepse e kemi parë çfarë i ka sjell Kosovës një pushtet i tillë përçarës, një pushtet i tillë që për të më e rëndësishme është një çlirimtar i vdekur sesa një çlirimtar në Kosovë e në pushtet”, tha Lushtaku për KosovaPress.
Ai tregoi se deri më tani nuk kanë pasur asnjë kontakt me dy partitë e tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në, pasi tha se po e presin certifikimin e rezultateve.
Nga LDK-ja nuk kanë dashur të prononcohen për këtë temë, pasi që sipas tyre, qëndrimi zyrtar i këtij subjekti do të jetë pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 7 qershorit
 
Mbi 100 ushtare te UCK-se jane vrare mbas luftes. I njejti skenar ka ndodhur edhe ne MV, pas luftes atje. Dy koka te pandashme ishin keto dy parti!
si jane vrare mas luftes, per çfar motivi jane vrare dhe kush i ka vrare,
 

1781478669324.png

Ymeri: 7 qershori i dha një porosi të qartë Albin Kurtit​


14/06/2026

Analisti politik, Visar Ymeri vlerëson se pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duhet të interpretohet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj Albin Kurti.
Sipas Ymerit, ulja e numrit të votuesve reflekton lodhjen e qytetarëve nga proceset e shpeshta zgjedhore, por edhe një formë proteste ndaj sjelljes së udhëheqësve politikë.
lg.php

“Ka qenë revoltë e qytetarëve, lodhje me zgjedhjet por edhe me këtë sjellje të udhëheqësve politik, sipas votave më së shumti me sjelljen e Kurtit. Duhet me kuptu edhe si protestë e qytetarëve. Më e rëndësishme është reduktimi i numrit të njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ia thotë një porosi të qartë Ablin Kurtit që nuk mundesh me bo çdogjë dhe me i marr votat tona. Pra që votat tona qofshin edhe ato 50 %, 40 %, 30 %, 60 % , janë të kushtëzuara sepse nuk ka votë të pakushtëzuar dhe vota jipet për veprimet, sjelljet, projektet, zhvillimin që ti i garanton dhe nëse nuk i garanton këto natyrisht që ska votë”, tha Ymeri në “VV Show”.
Ymeri rikujtoi edhe debatet e fundit për heqjen e TVSH-së gjatë rritjes së çmimeve të naftës, kur Kurti kishte argumentuar se qytetarët vazhdonin ta mbështesnin pavarësisht vendimeve të marra.
lg.php

“Na kujtohet kur e kanë pas diskutimin për heqjen e TVSH kur filloj me u rrit çmimi naftës për shkak të luftës në Iran, Kurti i thoshte opozitës që keni kërku me ulë TVSH unë nuk e kam ulëdhe qytetarët prapë më kanë votu, që i bie se prakikisht çka bëj unë qytetarët më votojnë. 7 qershori i ka tregu Kurtit që jo nuk është qashtu. Kjo është porosi e rënëdisshme. Liderët që kanë sukses të madh elekoral sikur kurti, po e krijojnë përshtpyjen që kjo nuk ka rëndësi, se qytetarët më dojnë, dhe unë muj me bo diçka, diçka tjetër muj mos me bo kurgjo, dhe votat i kam. 7 qershori i ka tregu që nuk është qashtu”, deklaroi Ymeri.
 

1781520769284.png

Paragrafi 162 i Aktgjykimit e jep zgjedhjen e presidentit para qeverisë, Kurti jep indikacione që do t’i bjerë kontra​

17 minuta më parë
nga NACIONALE

lg.php

Me numërimin e votave me postë të diasporës që pritet t’i sigurojnë Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e 52-të, Albin Kurti duket se po i afrohet shumicës minimale për qeveri të re.
Me 52 deputetë dhe nëntë deputetë të komuniteteve joserbe që konsiderohen të mirëqena, Vetëvendosje arrin në 61 vota, minimumi i nevojshëm për zgjedhjen e ekzekutivit.
Por rruga drejt qeverisë nuk është edhe rruga që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit për çështjen e Presidentit.
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar fare thjeshtë renditjen e detyrimeve kushtetuese kur vendi hyn në një legjislaturë të re pa president të zgjedhur.
Në paragrafin 162, Gjykata ka konstatuar se, “procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë nga dita e konstituimit të Kuvendit dhe të përfundojë më së largu brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve”.
720919225_1008253021563725_3253269130338809983_n.jpg

Interpretimi i Gjykatës nënkupton se konstituimi i Kuvendit aktivizon menjëherë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve, shpërndarjhet Kuvendit dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Megjithatë, deklaratat e Albin Kurtit nuk kanë dhënë të kuptojë se do të shkojë simbas këtij rendi kushtetues të gjërave.
I pyetur për hapat pas certifikimit të rezultatit, Kurti u shpreh optimist për krijimin e institucioneve.
“Unë jam optimist që gjërat do të shkojnë mbarë e mirë edhe sa i përket konstituimit të Kuvendit edhe sa i përket formimit të qeverisë”, tha ai.
Ai shtoi se Vetëvendosje “do të jetë bartëse e themelimit të institucioneve të legjislaturës së 11-të”.
Kurti po ashtu la të kuptohet se nuk sheh nevojë për ndryshim të kursit politik dhe as për ndërtim të domosdoshëm të një koalicioni paszgjedhor.
“Vendi ka qeveri, vendi ka president, por çka nuk ka, nuk ka Kuvend”, kishte deklaruar ai më herët.
Kjo qasje po përplaset me interpretimin e disa juristëve kushtetues.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i është referuar drejtpërdrejt paragrafit 162 të aktgjykimit, duke argumentuar se rendi kushtetues i veprimeve është i qartë: “Konstituimi i Kuvendit dhe më pas procedura për zgjedhjen e presidentit.”
“Aty bëhet e qartë si loti, se çdo herë që nuk ka president, që është vakant, ai zgjedhet i pari, siç është rasti konkret...ky nuk është mendimi im, është normë e vendosur nga Gjykata Kushtetuese,” tha Hasani në Kosovapress.
Në anën tjetër, Vigan Qorolli, zyrtar dhe jurist i Vetëvendosjes, pretendon tjetër gjë, duke kundërshtuar leximin se zgjedhja e presidentit duhet të paraprijë formimin e qeverisë.
Në një reagim që aludon në deklarimet e Enver Hasanit, Qorolli pretendon se ai foli “sipas dëshirës për t’u shtuar atyre fjali që Gjykata nuk i ka shkruar.”
“Albulena Haxhiu mund ta caktojë Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë. Ky është zbatim tekstual i normës kushtetuese,” shkroi ai.
Nëse Kurti formon qeverinë me 61 vota, por dështon të sigurojë kuorumin prej 80 deputetësh për procedurën e zgjedhjes së presidentit, vendi mund të përballet me një cikël të ri zgjedhjesh brenda pak më shumë se dy muajsh.
Nacionale FacebookNacionale Twitter
 
61 deputete, bravo Albin Kurti. Qeveris vete tani zgjidh ene keyetarin e parlamentit.:)
kur i paska ba 61 deputet qe askush perpos teje se din ket pun as nuk i ka 61 as nuk do ti bej kurr pa koalicion te madhe 81 per president e ju bani qefin veti por mbi 150.000 votues te vv-se i than jooooo mjaft na rrejte e mashtrove o tradhtar ski ma vot edhe minoritete jo serbe nuk po ja dhan ma shume se 6 deputet as shka-qetniku rashiq nuk po i ban pun edhe pse albin- serbia i ndihmoi meu ba deputet me votat e shqiptarve mbi 4.000 hahaha
 
61 deputete dhe shkon 62 presidentin do e japin me urdher nderkombetaret . Edhe ju beni mire te uleni se vetem po humbni.😁
 
61 deputete dhe shkon 62 presidentin do e japin me urdher nderkombetaret . Edhe ju beni mire te uleni se vetem po humbni.😁
mani ymyd ne koqet e dashit ju hahaha po zgjedhjet jan mbajt ne kosove e jo ne serbi e ku po thirrni ju ne ndihmen nderkombetare qe alpin-serbia veq me serbin rusin greqin e kinen i ka mardhenjet e mira o nieri na presin zgjedhje tiera gjithsesi edhe ne keto zgjedhje alpin serbia do te bjen ne 15%
 
62 vende, te tjerat jane llafe. Populli e do dhe voton Albinin . Ju vazhdoni provokoni zgjedhje e humbni.🤩😁
 
une i shiqoi nga KQZ e jo si ti nga zyret e serbo-albinit
Ja e nxorri ene gazeta 😂
 
Ja e nxorri ene gazeta 😂
ani de 51 deputet po ku do ti merr edhe 30 deputet o nieri 81 i duhen per president
 
Back
Top