Martin Camaj=PALIMPSEST I RRËFYEM=

=JO GJITHË JETA QENKA BURIM POEZIE=
Ka rrethana në jetën e njeriut që ky don me i harrue. Posa qet kryet një këso ngjarjesh në kujtesën e tij, ai e ndrydh, për shpirt kishte me e nxjerrë me giithë rranjë prej fundit të zemrës, por s'ban!
Papritmas kujtimet e pakënaqshme mbijnë dikund ku as ndërmend nuk të shkon, shpesh si shfaqje negative, për shembull, në marrëdhanje me të tjerët.
Nëse kjo vetje që don me harrue diçka ashtë krijues, këto ngjarje të pakandshme i shfaqen pavetëdishëm në krijimet e tij në letërsi, për shembull, ose në pikturë apo në tinguj.
Ky lloj arti del tepër i kapërthyem, por nëse ashtë vërtet art, del në trajtën e vet i harmonishëm.
Me zbërthimin e kětyne krijimeve artistike merren gjurmuesit, kritikët e bile tash së fundit dhe psikologët dhe aty këtu ndoj gjuhëtar.
Unë nuk i përkas kësaj rigate njerëzish, as si krijues, as si gjurmues. Poezia ime rrjedh nga ato rrethana jete që unë due t'i kujtoj!
Qe, për shembull një:
Kam lindë në një vis të egër ,„ku s'ka shkelë kurrë kamba e kalit“, kaq i thyeshëm ashtë ky vend.
Prej përjetimeve atje, mbas të shtatit vjetë deri në të dhjetin më kujtohet prekja e gjarpnit të fshehun në fier, saktas ndija e të ftoftit të një lëkure të lëmuet të lëmuet.
Mandej më çuen në shkollë mbasi më kish hy për palcë kjo ndije.
Në qytet ua kam tregue me qinda herësh moshatarëve të mij këtë rrethanë në varianta të ndryshme.
Ma vonë mora vesh se paska tekste të shkrueme edhe mbi lëkurën e gjarpnit.
Unë s' do ta kisha prekë kurrë me dorë një pergamenë të tillë.
Mbas 13 vjetësh ktheva në vendlindje.
Të dytën ditë mbas kthimit, njerëzit e mij më thanë me shkue ndër rëmaj, ndër vorre, të vizitoj ata që kishin vdekë gjat kohës kur unë isha larg.
Më përcolli një plak që nuk më kujtohej se e kisha njoftë ma parë. Mbasi në asnjë gúr vorri tek na ndër male nuk gjen emën të shkruem, më duhej një përcjellës.
Ky, kur mbërritëm atje, në vend me më më thanë: ky ashtë vorri i t'yt ēt ose ky apo kjo, thirrte para çdo gúr vorri:
ooo! (Filan Filani) me emën e mbiemën.
Tue dalë prej Rëmajvet, iu fala nderës malësorit plak që m'i tregoi vorret e njerëzve t'mij.
Tejet i ngacmuem iu çue delli në ballë:
《-Si, -tha, po më falesh nderës për kaqë gja...? 》
Vetëm një za e lëshova:
《 -...Bré burrë...》 -e kurrgja tjetër !
《dashtë Zoti e m' ka ndie...》
Prej kësaj rrethane më ka mbetë në kujtesë fjala zani që përshkon prej një jete në tjetrën.
Për botën nga vi unë zani ishte gjithçka, sinonim me përjetësinë, kujtesën, me kangën... Thuhet : 《me mbetë në za》 《mos me u harrue, dal në za 》《bahem i përmendun, me famë》 e së fundi urimi: -《ta ndiefsha zanin e mirë》 e 《....ndëgjofsha mirë për ty...》
Përçuesi i zanit të mirë, i kangës epike, ishte rapsodi, një njeri pa emën, një za i pashoq e i papërsëritshëm. Nëse ky shuhej, delnin 100 tjerë por asnjë za si ai sepse në botën e mitit askush nuk ashtë i pavdekshëm, vetëm i trashëgueshëm në një trajtë të re.
Bota e mitit ngjan të jetë një model se si duhet të jetë jeta e vërtetë ku flitet haptas për të drejtën e padrejtësinë. Atje del fituese në shumën e rasteve e vërteta, ndonëse edhe në zemrën e botës së mitit gjindet fundi i ferrit.
Edhe unë, për shembull, e kam fitue tepër vonë vetëdijen e një fshehtësie të tillë, pa pajtimin e zanit me shenjat apo çka janë shkrojat e një libri të lashtë që në të vertetë e përjetësojnë zanin e shuem para sa e sa shekujsh.
Me këtë vetëdije lidhen edhe shtjellimet në vargjet e lira të këtij libri.
Ai qe një moment si gjetja e një filli peni nga zhdërvillohet tanë lamshi dhe lamshi ashtë ngjarja që u ngul në kujtesë si nyell i fortë në kohë. Kjo mund të jetë edhe një andërr, më sa çka po tregoj ashtë gja e vërtetë.
Ishte mes vjeteve 1956 e 1961.
Në Romë pata mundësinë me pasë përduersh librin ma të vjetër të njoftun deri sot në gjuhën shqipe.
Ky dihet se ku ashtë, unikat, e vetmja kopje në botë. Mbasi ende nuk kish ribotime të këtij libri, m'u donte me shkue përditë në Bibliotekë për të lexue në të. Rregulla e lypte me nënshkrue çdo ditë se e mora tekstin në lexim e se në fund e dorëzova shëndosh, të pacenuem.
E njëjta rregull vlente për të gjithë ata që studionin tekste të lashta në këtë bibliotekë. Kjo sjellje me kohë shndërrohej në ritual, disesi bahej pjesë e pandame e rrjedhës gjurmuese.
Rituali përkonte edhe me përmbajtjen e këtyne teksteve që shpesh ishin Shkrime të Shejtë.
Sikur gjat studimit në kësi librash do të ishte pezullue kjo sjellje, libri i lashtë do të kish humbë diçka nga nimbi mistik: nga kjo magjí tret diçka edhe kur restaurohen tekstet e lashta dhe letrës ose pergamenës s'i vjen ma erë shekujsh.
Shumica e gjurmuesve në sallën e posaçme të librave të lashtë e të inkunabullave ishin murgj të vjetër, pos disave, fytyrë-imët, hije bujare hebrejsh të stërholluem shpirtnisht prej dijes.
Ata vishin nga Lindja e Perëndimi dhe ishin ndeshë rastësisht në këtë Bibliotekë ku vetvetiu kishin trajtue taraf më vete dhe s'përziheshin me askend.
Mes tyne flitnin gjuhë të ndryshme nga ato të mëdhatë botnore tue përzie në kuvend fjalë e thanie hebraishte.
Mbas gjase, pa ato pak fjalë të kulturës së tyne të lashtë nuk do t'ishin marrë vesh, harmonia e kuptimit do t'ishte;
《-Diçka ke për të gjetë me siguri!
《Mos harro, kjo llojë pergamene e shkrueme dhe e shlyeme disa herë në kataloge bibliotekash të lashta shënohet, ngjit mbas signaturës ndër kllapa, me emërtimin <<codex subscriptus>>, -a more vesh..
...》?
Fqinji im, aty pranë meje me një inkunabull të shekullit tetë hapë mbi tryezë, ishte një benediktin plak, liturgjist në za. Edhe teskti im shqip kishte përmbajtje të tillë e shestoja ndërmend si t'ia gjej shtegun ta pyes për ndoj këshillë. la zuna shtegun gjat pauzës në terracën mbi pullazin e Bibliotekës kah shihej mbarë Roma.
la solla fjalën e ai u rrudh tue fshehë të dy duert në mangët e zhgunit deri në brryla. Qartë! s' kish kohë me humbë me mue! Mbas tri ditësh erdh vetë tek unë e më pyeti për vështirësitë që kisha.
Kështu e kështu, i thashě, gjithçka do të zgjidhej sikur të kisha tekstet në gjuhën time mbi të cilat u mbështet autori i librit në fjalë.
《-Ti mbron tezën se ka pasë një traditë shkrimi në shqipe para tekstit që hulumton ?....》
《-Jam i bindun...!...》 -iu përgjigja.
《 -Po të ekzistonin tekste të tilla, do t’ishin zbulue dikund deri më sot. Ty të mbetet vetëm një rrugëdalje: nisu në kërkim të <palimpsesteve>!
- U kujtue se kjo fjalë më hutoi.
- Çka don me thanë <palimpsest>?
Kompozita vjen nga greqishtja: <palim>=për së ri dhe <psestos > = i <shlyem ose i gërvishtun> , kështu quhen ato pergamena me shtresa dorëshkrimi <njeni mbi tjetrin.>
Ma vonë mora vesh se pergamena, lëkura, në lashtësi ishte landë e kushtueshme e murgjit e kuvendeve të vorfna shlyenin me langje të tharta bimësh shkrimet e vjetra që nuk u hynin në punë (për shembull shqipja një murgu grek) dhe shkruenin mbi to traktatet e tyne ose diçka tjetër pa vlerë.
Për fat në shekullin e tetë pse ma vonë s'ka pasë langje të forta dhe shkrimet kinse të shlyeme munden me u përtri lehtë e të lexohen në rreze ultraviolete.
Herën e fundit që e takova, murgu për të më dhanë zemër, më tha që mos të lodhem tue kërkue.
**
Kur dola prej Bibliotekës ishte mbramje.
Më doli përpara një botë e re dhe Roma arkeologjike fare e zbulueme në ngjyrën e saj tipike, ngjyra e tuilës së pjekun, e kuqlemët e korpit njerëzor të rrezitun nën diell.
Një ditë që ndoqën në Bibliotekë nuk m'u dha me lypë ma librin ma të vjetër të shqipes: më doli qefit me mend në <palimpseste> të lashta.
Tue rrëmue e tue rrëmue nëpër këtë tempull të librit të lashtë, hasa dhe në botime të rralla të lirikës greke, asosh autentike të kohës së Hesiodit.
Këto tekste i njihte mirë dhe murgu i zi se kish lexue tanë jetën pa u ngi kurrë me to. Ky, mes kuvendit përmbi mitin e lashtë, më pyeste me një za cinizmi të lehtë, e po <<palimpsesti yt?>>
...ndoshta për të më qitë ndërmend se kisha edhe një profesion tjetër.
Dhe këndej zu fill ravgimi mbas <palimpsestesh> nëpër qytete të mëdha kudo mbërrita, në një anë, e në tjetrën, kërkimi mbas mitit poetik Ose qetësisë së humbun.
=EMNIMI I SENDEVE=
Etnit tanë në vetmi i thirrën shpirtën shkëndijat e zjarmit dhe gjurmën e vet të gdhendun në gúr Drangue ose Shệjt.
Ata ishin njerëz të dhanun mbas tingujsh dhe me mija e mija zane në krye: ato ishin bletë që bijve tyne sot u bien ndër karta të gjitha pa krena që i kërkojnë me i gjetë kudò në tekste të hueja të lashta e thellë në pergamena gjithkund në Biblioteka.
Etnit, me fjalën e saktë 'shêje' emnuen vetëm hyjzit në qiell pse ishin larg.
=SHKROJA NISTORE NË PALIMPSEST=
«Shkroja nistore në të parën fjalë, -tha Murgu tue lëshue rrezen ultraviolèt në tekstin fillestár ngjitë për lëkurë, na dèl qindisje e <S>, gjarpën i stilizuem.
Në lëvizje të rrezës duket e zhduket hije e nxjerrun prej brijës së gjalmit, shlirë në kujtesë e i thyem në trí pjesë:
《SER-PEN-S》!
«Kështu si po thue, këtij i bie me qenë krijesë absurde kinsè pa prind...?
.》 -ia prita.
«-ldeja,- tha Murgu i Zí, -lindi prej rrashtës njerzore, <vé rrumbullàk>, kur nuk kish pasqyrë mbi dhé me u kqyrë.
Por tash t'flasim për tý e <palimpsestin> tand!»
«Ai nis me poezinë kushtue një ekspozite pikturash të shekullit 19-të.»
=ATMOSFERË=
Mirësia e Murgut të Zí më ndjell në mbarë qenien time qetësinë e shekujve kur ai hap me çelës të ndryshkun hap raftin e nxjerr librin pergamene dhe e vë mbi tryezë e pëshprit (jemi në Bibliotekë!)
《Po deshte me hy në misterin e tij si çdo enigme në fillim: lëshoji vetëm një sý e mandej të dý.
Ky libër lëkure i përngjet një populli i cili nuk qet asgjâ në harresë, andaj me vend e thirrën 《palimpsest》 me shtresa i shkruem dý ose trí herë.
Fjalët që ia vren në siprinë amor pħo TEYVEO i kanë rranjët në urtinë e kthiellët si loti e me ua gjetë fllin nuk âshtë e lehtë!》
«-Për t'ua gjetë fillin,- thashë unë, ulesh një shkall e ngjitesh një tjetres, a po kuptohemi mirë?»
Buzqeshi Murgu: «-Dhe fare-fare, 'tha, në skaj do të digjet gjithçkà, fjala, pergamena dhe nà.!...»
=EKSPOZITË PIKTURASH TË SHEKULLIT=
<<Esta es una elegia>>
de quando los portones de Palermno hacian sombra y el sur era de carros y el norte era de quintas.
J.L.Borges
《Gjithçkà në pikturë》
Një elegjí e ré, ndër sý një mjegull e mija e mija thneglash ndër dyer në Palermo e deri në Mynih.
Piktura e grues përballë ka dý shtresa ajo shijon andrrën e dyfishtë mbi një shtrat të gjelbër në pëlhurë përbi një skenë lufte të shekullit t'shkuem.
Fytyrat tona mes kuadrave janë pa kohë pos njenës që nuk e sheh askush. Ajo, ky shpirt, i përkèt hapësisë mes mureve e vetjeve mbrenda ekspozitës copë harmonie mes vdekjes e jetës.»
«Secili prej nesh, tha Murgu i Zí, mundet me qenë ai shpirt.»
=PALIMPSEST I RRËFYEM=
Kam lindun lis prej derës përmbys mbi hanë rrodha me plot yje tjerë e rash në pyll.
Pse ishte natë kur nisa me folë në vetmí më rá dimni në fjalë.
Dhe kështu u rrit në mue enigma, dhimta e kresë me ditë si pylli lidh rrezet e hanës nyje deri n'agim për gishta.
N'agim u hap një sý në Lindje e midis synit, dritëza, sa grima, hisja e pyllit në Diell, një labirint sa shpirti i thellë në truell hisja e pyllit në Dhé, një lis me kambë në gúr, tjetri në lëmashk, mish rreth ashtit t'ujkut: ishim në luftë!
Atyne me kambë në ujë u rá rrezja në gjumë përmès qelqit të andrrës e folën në vargje rapsodísh të lashta.
Por ditëm mâ shumë se kanga disa prej nesh që ramë nga hana: gjuha jonë qe flaka që e vollën brigjet e lidhuna thue:
-me-dét !
Koha jonë, nata, o Diell, kur na u thyem!
Mbas humbjes, ndër né si zâ s'mjaftoi një fyell për tanë. Kur u mbushëm me fryte, u çamë degësh.
O sý tanë, në váj fshikëza uji mbi qumësht të njelmtë e të idhët!
Veshun në lëvore, kemi një ngjyrë, por si të kishim lëkurë ndryshimet do t'ishin zbulue ndër qyme ose n'aromën e rrëshinës në orën kur çdo trung kujton se preket korp për korp me Diell.
Pati edhè asish ndër né që nuk u zu vendi vend e u banë drû lundre e sollën mortjen lumit përpjetë në plang.
Si erdhi mot i mirë, çdo lis përzieu degët me rreze e plasi një gaz gjingalle: zemrat tona lanë çerdhet e ikën në qiell e i thithëm gjijtë Diellit, amës dyfaqesh, zjarm në Jug e qumësht në Verí.
Në mbramje unë njeri pa rranjë, shpalova faqen e fundme të <palimpsestit> tim dhe doli <pergamena e bardhë> pa shkrue i bam prej barkut të kingjit të zi që s'kish ngranë kurr bár !
Si doli ne dritë Meshari ?!
Martin Camaj: KUSH NA ZEN SOT BESË?
Folëm me yje e me titanë që bishin krypën n'triumf kodrave përpjetë e asnjë kopil pesë vjeç s'besonte
kur shkrihej ai kristal në qumësht se kish qenë në dét.
Mandej erdhën rrugës ushtarë me thepa hekuri n'thembër e plagë, kandila të ndezun.
Sëmundjes që prunë i thoshin lëngim e kishte mikrobë abstraktë në bark, gjithë të vdekun.
Kreksi: SI DOLI NË DRITË <<MESHARI>> NGA SHTYPSHKRONJA, SHQIP APO LATINISHTË ?
Nga <Missale Latine> botim i vitit 1543 në Lion, Lugdunensis, fjala ;
<Laudicione> =[ndegjoni] me nderhyrje tue grryer si djathin zviceran <grryer>/ [gryjer] pas gerrvishjes bëhët:
<Laudicione>;[ ndegjimi] bëhët shqip:
<Laudi ciofte>
=Lavdi kjoftë=
*Lauditionne /Missale 1543/Lungdunensis
=Lavdiciofte/*Buzuku
=Lavdi kjoftë= /=Gloria lat./Gluarë fr.
Meshari zbulohet në vitin 1740 )
----------------------------------------
Eus=ÒEUS (Missale 1543)
O Eot=Buzuku;
O Zot=shqip;
Kjo <E> latine bëhet <3/ Z ...per Zot...
→lDeshmi nga Missale Lugdunum botimi vitit 1543
<Eus > [ ...nga shtypshkronja botohet vetem se keshtu;
<Eus>: dhe per ti shtuar pastaj në atelier shkronjen spéciale nganjehere me stilin e vinjetes si pulla postale e dekoruar bukur me vinjet ose vetem si shkronje e dekoruar;
<Òeus>/ lat./shqip=<Zot>;
Para se te shtypej në latine bëhej radhitja pa Shkronjen e parë me ngjyren e kuqe e cila vehej mbi letër pasi të shtypej letra me ngjyrë të zezë dhe para se te lidhej libri, plotesoheshin me dorë shkronjat e kuge si; Ò/D prandaj, për këtë arsye te Meshari nuk ka shkronja të kuqe, vetëm se të zeza.
Kjo shkronja;
< Ò gotike por që lexohet D në latine. nuk shtypej sepse kishte rrezikë se do të njolloste të gjithë letrën me te kuqe, ishte rrezik se duhej gedhur tere letra prandaj teksti shtypej pa këto shkronjat e kuqe, si në rastin te MISSALE LUNGDUNENSIS botuar në Lion në vitin 1543 ku shkronja Ò/D ngjyrosej me brosh mbi një shabllon të veçantë, duke u plotësuar teksti me boj gjakē/ ngjyr të kuqe në ato shpraztira lër me qellim nga radhitësit e shtypshkronjes.
-------------------------------------------------------------
Shembuj të tjerë; si erdhi deri te pershtatja për babain/ atin ?
Së pari është botuar teksti në latine me shkronja të zeza dhe pastaj është plotësuar me dorë mbi një ga bari/shabllon si model, fjala <P ater> nuk shtypej e tëra, vëndi për shkronjen <P> mbetej për tu plotesuar me te kuqe pasi që te shtypej mbi leter i trte teksti në latine.
Mbetej në fund për tu plotësuar kjo <P > me te kuqe, me një lloj ngjyre speciale të kuqe si gjaku që në popullore i thonë ngjyr gjaki :
Shtypej vetëm keshtu:
[.....atér]:= (P ater) per tu bërë shqip pas operacionit te Meshari, nga <P ater >
<O atë > P bëhëj si pasthirrma <O > kurse rrokja tjetër mbetej me kuptimin per atin/ babain...O atë !
Kush do te besonte këtë pastre shekujve se ljo do te zbulohej nje dite ?
Keshtu e thoshte edhe Martin Camaj, kush do n'a zen sot Bes ?
Askushi, as miku as anmiku !
E dinin perpiluesit e ketij plani ?
Sot, teknologjia është e zhvilluar, ka aparate që zbulojnë valutat e bankave, po mos te kishte sistem mbrojtes me rreze ultra violet në markete e banka, do bëhej bami, shtetet do bénin bankroot !
[....hriste]:=(C hriste)
[.....piritus:=(S piritus) mirëpo kur keto letra shpeshëherë dilnin nga shtypshkronja me disa gabime ose me njolla që nuk ia vlente fare qe të mirrej një ekip tjetër per ti pastruar me tehun e mbrehtë të briskut, kushtonte shtrenjte keshtu pra keto faE te shtypura veheshin në rezerva e nganjehere magazina mbushej me letra per ti riperdor, mirepo ishte edhe komidioni ose kontrolli i kishes katolike i cili kujdesej mbi tekstet e botuara në tërë Europen, ligji ishte i rreptë, prandaj ato letra që dilnin prej shtypit me gabime lexoheshin e kontrolloheshin para se të lyhëj edhe mbi kete shkronjen me broshë nga artizan te kujdesëshëm i plotësonin ato zbraztira me shkronja të kuqe, keshtu që Meshari nuk ka kushtua as një pare, falas janë mbledhur këto fletet e letres te formatit A3 të palosur në tabak pastaj në formatin e vogël A5, kështu që i gjithë meshari është permbledhje e lloj lloj tipit të letres Europiane nga te gjitha shtypshkronjet e kohës që ka mundësi ka filluar me nderhyrjen e Kazazit, papa Klementit XI - të si dhe n'en drejtimin e Vinçence Zmajeviç, prifti katolik Dalmatin të cilit iu besua hartimi i një kuvendit në Arbëri në vitin <1703> vit ku numeristika e kabalistika magjike e bëjnë te veten, besimin në emrin ZOTI / formim prej ketyre numrave te ketij vitit te shenjtë ; 3071 që në reflektimin mbrapshtë në pasqyre lexohet; ZOTI mbrapa fletes së vitit 1703 !
Ky treshi simbol i trinites u shëndrrua në <3> mbrapsht tingllon si < Z>.
Tani te shohim se si erdhi deri te nxjerrja në dritë për ëmrin:
<Ati yni> që së pari e percakton Lejbnici në
< letrat shqiptare> si fjalë e gjuhës Skithe, <Atiyonë>/ Atijonë, kurse Louis Bonwœl e konsideron si fine- hungare tuj e shtjelluar në tana vetat në gjuhen hungareze.
=O atë := nga P até[r] grryhet.
=O bir := nga S p/bir/ [ritu]s]
=O criste:=nga:
<C hriste>
Këto hapsira ku duhej shtypur kjo <Ò> shkonin për tu plotesuar në atelier si punë dore artizanale( viti 1543 në Lion/ Lugdunensis )vendi zbrazët plotesohej tani me shkronjen <Ò - e stilit gitik> që lexohej si <D > te stilit gotik, me ngjyren e kuqe ose boj gjake.
Buzuku zbulohet në vitin 1740 nga Gjon Kazazi, prandaj ka mundesi se kjo nderhyrje u bë nga vetë Kazazi, ishte principi tek Kazazet, <prishin kishë e mbarojnë xhami>, por ketu ndryshe: Kazazi prishi tekstin e gjuhës latine per ta pershtatur në gjuhën shqipe.
=PERKUJTIM=
I fundit që e pati në dorë këtë Palimseste ishte Martin Camaj që i oerkushtojmi këtë shkres bashkangjitun me shkrimet e tija rreth prekjes me dorë të lëkures së gjarpnit ketij Palimsesti në Vatikan që është vetë Meshari...?!
================================