• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Rreth folklorit shqiptar

Te luash me ujkun​


Interpretohet me virtuozitet nje rit pagan, i hulumtuar ne fshatin Vukaj te Kelmendit, nje valle e quajtur "Loja me ujkun"

Nje nga interpretimet me virtuoze te grupit perfaqesues te qarkut te Shkodres, e cila u pelqye nga ekspertet dhe u duartrokit nga publiku, ne amfiteatrin e kalase se Gjirokastres ishte vallja pagane "Loja me ujkun". Personazhet, qe e percollen kete rit pagan, ishin "tufa" e deleve dhe kecave, bariu "trim" dhe "ujku" i keq.

Fillimisht ne skene zbret atmosfera baritore me te gjithe ngjyrat dhe tingujt. "Delet" dhe "shqerat", artiste te mbuluar krejt ne lekure delesh dhe kecash "kullosin dhe lodrojne gezueshem ne livadh. Befas shfaqet "ujku" i keq, qe i vjen rrotull kopese. Delet tremben, por bariu trim arrin t'a largoje "ujkun". Serisht ne livadh kthehet armosfera e gezuar dhe artistet rrembejne duartrokitje te zgjatura te publikut.

Kjo valle eshte hulumtuar ne krahinen e Alpeve ne Kelmend nga folkloristi Gezim Uruci, i cili ne bashkepunim te ngushte me koreografin e njohur shkodran te Festivaleve Kombetare te Femijeve,Vladimir Seiti, e pergatiten ate per ne skenen e Gjirokastres duke ruajtur elementet me te sakte te autencitetit te saj. B.Kore

Legjenda, e cila ndan realen dhe irealen​


Shqiptaret e Maqedonise spikasin per prurjet e pasurive burimore origjinale dhe risite e tyre. Perms riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera

Nje larmi tingujsh, ngjyrash e melodish, por mbi te gjitha ritet e sjella me mjeshteri, te shoqerojne edhe pas perfundimit te koncertit te shqiptareve te Maqedonise. Prurjet burimore origjinale jane padyshim e vecanta e shfaqjes te ketij grupi. Permes riteve te gjetura dhe mjaft interesante, shqiptaret e Tetoves, Gostivarit, Struges e Shkupit kane arritur te bejne dallimin me grupet e tjera. Zhurma e thirrjes se bletes; levizjet e gjalla te vajzave; rradha e veprimeve, qe percjellin nje domethenie te caktuar; mjeshteria e interpretimit realizuan mjaft bukur "Ritin e Bletes". Vajzat shperndahen gjithandej dhe nisin te therrasin bleten ne pune me levizje, fjale e zhurme. Solistja Teuta Ismani, Saimire Fejzullahu, e vajzat e tjera te grupit "Burimet e Sharrit" qe e shoqerojne, mbushin skenen me hare. Ky padyshim ka qene nje nga momentet me te bukura, jo vetem brenda shfaqjes se ketij grupi, por ka spikatur ne diten e trete te konkurimit edhe mes interpretimeve te grupeve te tjere. Udheheqesi artistik Ramiz Aliu pohon se: "Te gjitha numrat e sjelle ne kete festival jane te painterpretuar me pare. Eshte hulumtuar ne Malesite e Sharrit e zonat e tjera e kane ardhur ketu pjese me interesante ne skene".

Keshtu me nje menyre krejt te vecante, permes riteve te vjetra, melodive, kengeve e valleve, shqiptaret e Maqedonise, kane terhequr vemendjen e te pranishmeve me 10 numrat artistike, te programuar nga grupi i trete konkurues i nates se trete te festivalit.

"Vallja e Lodrave" ka hapur shfaqjen e ketij grupi, duke e mbushur kalane me jehonen e melodive te veglave muzikore dhe levizjet plot jete. Pas atmosferes te hareshme, nje ninulle e embel: "Luli, luli nena djalin", ka zbritur qete tek spektatori permes interpretmit mjeshteror te Iajete Mustafes. Nga pergjumja tek tingulli i fyellit duke krijuar nje ambjent te vertete baritor. Atmosfera nderron serish pa lene emocionet te clirohen:

"Ky viran kurbeti djalo na qofte i helmue / s'na le ne te dy / zemrat me bashku... Kenga e kurbetit dritheron serish ne skene duke percjelle nota nostalgjie".

Ngjyrat e kostumeve shumengjyresh te vajzave ia lene vendin kostumit karakteristik te burrave, ku dominon e bardha kombinuar me te zezen. Tahir Ismani, Riza Bishani, Cul Culifejzuli e Ahmet Tahiri, bien nje tjeter rit te interpretuar ne menyre origjinale, ritin e Shengjergjit, i ardhur nga Malesite e Sharrit. Per drejtuesin artistik te grupit "Lidhja Shqiptare- Maqedoni", perzgjedhja eshte bere e tille qe te pasqyroheshin te gjitha gjinite e artit popullor, kenga, vallja, melodite orkestrale, instrumentat popullore. Kenga e Dervenit: "Time mori Time", eshte ndjekur nga melodia baritore "Te stanet e Strajanit", melodie e interpretuar Kavalle prej Rrizvan dhe Sahall Strajani, etj. Fundin e programit do ta shenonte "Vallja dyshe e vdekjes", nje valle e vjeter, e cila ruhet vetem ne zonen e Frengoves dhe ka ardhur nen interpretimin e Zyber Musai e Mehi Iliazi, nje loje mes jetes e vdekjes, ku njeriu kerkon te zgjase sa me shume momentet e fundit te jetes se tij.

G.Brahimi
 
Dita e dytë e festivalit

Rituali i dasmës ulqinase në kala​


V. Duri

Gjirokastër - Me vështrimin mbi çatitë e hirta, Elvira Vuciu duket tejet e përqendruar. Ulur mbi një nga bedenat e kalasë, vajza 18- vjeçare sodit qytetin, në pritje të fillimit të provave. Vjen për herë të parë në Festivalin e Gjirokastrës. Eshtë nusja e dasmës ulqinase. Nxënësja e degës së Turizmit në Ulqin e kërkoi vetë këtë rol. I duket sikur do të martohet në skenë. Ka emocione, por edhe frikë. Forcë i jep “dhëndri”, një djalë i gjallë.
Udhëheqësi artistik i trupës së shqiptarëve të Malit të Zi, më saktë të Ulqinit, Beqir Truma, shpjegon se rituali i dasmës ulqinase do të zgjasë 20 minuta. Dje ata kanë demonstruar ritet e zakonet e kësaj treve të banuar në masën 80% nga shqiptarë. Në skenë ngjitet një copëz jetë që në shumë aspekte na kujton dasmat tona, me krushqi, me ritualin e lyerjes se duarve me mjaltë, të ëmbëlsirës që dhëndri i jep nuses, të djalit të vogël që e shoqëron më pas etj. Drejtori artistik Truma, thotë se në vallen e dasmës janë futur edhe elementë të rinj, që kanë të bëjnë me më shumë liri në njohjen dhe dashurinë e çiftit.
Pas këtij ceremoniali në skenë janë derdhur tingujt e çiftelisë, dajres si dhe vallet e malësorëve interpretuar me mjeshtëri nga artistët popullorë të Malit të Zi. Një program që u ndoq me interes nga shikuesit e shumtë që mbushën bedenat dhe sheshin e kalasë së Gjirokastrës, natën e dytë të festivalit. Trupa e Ulqinit, e përbërë nga 30 artistë, në edicionin e kaluar të Festivalit ka fituar çmim për “Vallen e peshkatarit”.
Eshtë pritur mirë hyrja në skenë e grupeve të qarkut të Dibrës. Ymer Neli 46 vjet të jetes i ka kalur duke interpretuar melodi e këngë me çiflteli, fyell e lahutë. “Artisti i Merituar” shpreson se grupi i qarkut të Dibrës mund të marrë ndonjë çmim, pasi kjo trupë prezanton një llojshmëri repertori e kostumesh. Ndërsa Shefqet Doda thotë se grupet e dibrës kanë sjellë në festival edhe vegla të traditës së hershme, me të cilat interpretojnë artistë të njohur të kësaj treve, të cilët e kanë prekur skenën e kalasë në disa festivale.
Të tillë gjen edhe në grupet e qarkut të Tiranës. Kujtim Shefini nga Kavaja thotë se kënga qytetare kavajase e tiranase i ka të gjitha elementët për t’u përcjellë me emocion e kolorit në skenë. Vallja dyshe kavajase e interpretuar nga Ibrahim Roci e Aranit Boraku pëlqehen dhe duartrokiten nga publiku.

01/10/2004
 
Në ditën e katërt të Festivalit, juria para gazetarëve​


V. Duri

Gjirokastër - Anëtarë të Jurisë së FFK Ermir Dizdari, Afërdita Onuzi, Bahtir Sheholli, Ramadan Bogdani, etj kanë dalë në një konferencë shtypi përballë gazetarëve. Së pari, ata janë shprehur të kënaqur nga ecuria e deritanishme e Festivalit të Gjirokastrës dhe në veçanti për prurjet cilësore burimore që sipas tyre janë tregues në rritje. Ata kanë vlerësuar cilësinë e riprodhimit të kostumeve popullore, llojshmërinë e tyre dhe pjesëmarrjen e 350 festivalistëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve, duke zgjeruar si asnjëherë përmasën mbarëkombëtare të Festivalit. Një nga këto “arritje” siç i quan anëtarja e jurisë, prof.dr Afërdita Onuzi, drejtoreshë e Institutit të Kulturës Popullore, është edhe ndërtimi i programeve. “Personalisht do të veçoja grupin e shqiptarëve të Malit të Zi, që vinin nga Ulqini, për të gjitha këngët e vallet që ishin ngritur mbi ceremonialin e dasmës. Ishte një mënyrë origjinale, larg renditjes këngë, valle, rapsodi. Veçoj disa ceremoniale, apo ritet, e Shën Gjergjit, ritin e bletës etj.”
Specialistja Onuzi brenda slloganit “prurje” merr në konsideratë veshjet popullore që sipas saj “në festivalet e viteve 1995 e 2000 linin për të dëshiruar. Kësaj radhe kishte edhe kostume origjinale, kur shumica e veshjeve popullore janë riprodhime të kostumeve origjinale të traditës.”


Të lindur dhe rritur në Zvicër, shqiptarët nga Kosova, në Festivalin e Gjirokastrës

“Ilirët” e Zvicrës shuajnë mallin me këngë
Ata janë pak, vetëm 18 vetë. Kryesisht të rinj. Por edhe mesoburra. I ka bashkuar dëshira për të kënduar shqip. Janë lindur e rritur në Zvicër. Por gjuhën e njohin mirë, zakonet e vendit të origjinës gjithashtu. “Dashuria për vendlindjen, mungesa e atdheut mëmë na nxiti të vijmë në Gjirokastër”,- thotë Ilir Bytyçi, drejtuesi i Shoqërisë Kulturore Artistike “Ilirët”. Ai thotë se shoqëria që drejton ka 10 vjet aktivitet, numëron 40 anëtarë të përhershëm, me tendencë rritjeje, sepse ka shumë që e duam këngën e vallen shqiptare. “Çdo 2-3 ditë mblidhemi, këndojmë, shuajmë mallin dhe mungesat e njerëzve të dashur”. Tingujt e çiftelisë e të sharkisë së Shpend Dervishit e Avdulla Bajramit, i përkasin këngës “Kaçanik deri në Bolenë”. Jo pak u duartrokit kënga tjetër e shqiptarëve të Zvicrës “Në majë të Bjeshkës më rriti nana”, e interpretuar nga Shqipe Fazlliu, kënga “Prizeren e Kosovë”, “Në krah të shqipes nga Tropoja”, kënduar nga Idajete Myftari si dhe disa këngë të tjera me motive patriotike. “Ruajtja e vlerave kulturore dhe shkëmbimi i përvojave,- thotë Ilir Bytyçi,- janë synimet e Shoqërisë “Ilirët”. Mbi të gjitha, ruajtja e traditës sonë, njohja dhe kultivimi i saj. Vetëm kështu mund të njohësh e të duash kulturat e tjera. Edhe kjo është një arsye pse jemi në festival. E kishim ëndërr ardhjen. E realizuam.”


Legjenda e festivalit, 94 vjeçari Gjokë Nonaj
“Do vdes me lahutë”
Gjokë Nonaj është ulur në një cep të kalasë. I bie çiftelisë... E mbesa i rri pranë, por duke e lënë në merakun e vet. “Legjenda e festivaleve”, siç e quajnë lahutarin Nonaj është 94 vjeç. Këtë sekret të vogël na e tregon e mbesa. Fiziku i tij i fsheh gjurmët e moshës. I gjatë e i drejtë, si gjithë malësorët, i hequr, por energjik. Ecën vetë, pa u mbajtur nga kush. Shkallët e passkenës i ngjit vetë pa ndonjë vështirësi. Gjokë Nonaj u lind më 1910 në Malësinë e Madhe të Mbishkodrës, por jeton në Bjeshkë, mes nipërve. Nga familja e tyre janë 6 vetë që interpretojnë mrekullueshëm meloditë e zonës me lahutë e çifteli. “Edhe nipërit që sot ndodhen në Itali, Amerikë e Zvicër - thotë lahutari - flenë me çiftelinë. Këtu janë tre pjesëtarë të familjes që bëjnë pjesë në grupin e Lezhës.”
Legjenda Nonaj i këndon legjendës në shekuj, trim mbi trima Gjer Elez Alia. E menjëherë pas tij një baladë kushtuar tre malësorëve që luftuan kundër një taborri turk. Vargjet i thotë shkoqur, ndërsa gishtat lëvizin mbi tela. “Ta duam këngën, - thotë. Ta duam, se një komb nuk kuptohet pa këngën e tij.” Baladat janë për të pjesë e shpirtit, janë jeta e gjitha, ndryshe si mund ta shpjegosh që 94-vjeçari nuk ka hequr dorë, nga baladat, kreshnikët, lahuta. “Me to do vdes”,- thotë baca, festivalisti më i moshuar i Festivalit të Gjirokastrës 2004.


Elbasani
Ngjyrat e Ditës së Verës
Grupet e Qarkut të Elbasanit që vijnë nga qyteti i Elbasanit, Peqinit, Librazhdit dhe Gramshit në thelb të programit që titullohej “Mirësevjen o Dita e Verës”, kishin ritualin e festës popullore të kësaj dite. Sipas specialistëve të kulturës popullore, Qarku i Elbasanit është i vetmi që ka më shumë kostume dhe ekspozoi në skenë 37 lloje kostumesh. Rituali i Ditës së Verës” që nisi me Babamadhin, më të vjetrin e shtëpisë që hap festën e pret miqtë, u mbyll me vallen e qytetit të Elbasanit, ku vajzat shpërndanë edhe 40 ballakume karakteristike. Ato kanë ftuar në skenë edhe mysafirë nga plateja.


Kosova
Nga ritet pagane tek Lufta e Kosovës
Kosova është përfaqësuar me grupe të tri shoqërive, “Hasan Prishtina” e Vushtrisë, “Dita Shtime” dhe “Isa Boletini” Rugovë e Hasit. Në përbërje të grupit përfaqësues kosovar ishte edhe grupi “Zëri i Shalës” i Mitrovicës. Ato sollën folklorin e të gjitha trevave, me elemente magjike, pagane e deri nga lufta e Kosovës. Për tu përmendur është “Dasma e synetisë” nga Rugova e Hasit, me një mori ritesh ose vallja e burrave, meloditë instrumentale etj. Kosova pëfaqësohet edhe natën e fundit të festivalit me ansamblin “Shote Galica”, Bllogovcin, vend ku 40 vjet mbahet një festival burimor me shumë vlera. Edhe ansambli nga Opoja ka sjellë ritet pagane, më karakteristike të zonës. Atje festohen ditët e Shën Gjergjit, Shën Kollit, Jeremisë etj. që janë festat kalendarike më të lashta. Kosova ka marrë pjesë në festivalin e Beratit me 50 festivalistë, dhe në dy edicionet e fundit të Gjirokastrës me 150 përfaqësues.


Këngëtarja popullore Refian Maksuti
Motra, elegji për komisar Malushin
Korçë-Dje grupi folklorik i qarkut të Korçës ka bërë provat e fundit për konkurrimin që e pret nesër në Festivalin e Gjirokastrës. Mes tyre është edhe këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore Refian Maksuti. Ajo vjen në këtë grup nga fshati Radovickë i rrethit Kolonjë dhe sjell me vete edhe një histori të dhimbshme. Specialistët e muzikës në qarkun e Korçës ia njohin aftësitë e rralla që ka për të interpretuar këngën folklorike. Gjithë jetën ia ka kushtuar këngës dhe mësimdhënies së saj. Eshtë motra e komisar Gani Malushit i vrarë më 6 gusht të vitit të kaluar. Kërkesën për të marrë pjesë në Festivalin e Gjirokastrës ajo e pranoi, por vetëm nëse do të këndonte elegjinë për të vëllanë, i vrarë në krye të detyrës. Kënga u dëgjua. Një elegji që shpreh dhimbjen e motrës për vëllanë, një bashkëbisedim me nënën që ka humbur birin. “Ende e ndiej se nuk i jap elegjisë atë që kam deshirë dhe mundësi, por jam e bindur se aty në Kalanë e Gjirokastrës do të jem çliruar plotësisht nga emocionet dhe dhimbja do të më japë forcë.” Refianit i pëlqen të flasë për të vëllanë që nuk jeton më, për nënën që jeton me kujtimet, për motrat e vëllëzërit, për nusen që “është një burrëreshë dhe që sapo ka filluar punë në radhët e policisë me gradën agjente e parë”. Ajo kujton se vrasësi është dënuar me burgim të përjetshëm. “Kam dhimbje por ndihem dhe krenare, - përfundon bisedën Refiani. Njeriu një herë vdes dhe për të ka rëndësi si vdes. Ai vdiq në krye të detyrës. Për një oficer policie kjo vdekje është një kujtim i përjetshëm.”
 
STUDIUESIT: FESTIVALI I GJIROKASTRES PO SJELL MJAFT RISI

Komisioni organizativ i Festivalit Folklorik ka zhvilluar dje konferencen e pare per shtyp ne lidhje me ecurine e deritanishme te ketij evenimenti te folkut kombetar. Drejtori Artistik i Festivalit Ermir Dizdari, studiuesit e folklorit Ramazan Bogdani dhe Aferdita Onuzi, regjisori i festivalit Milto Kutali etj i jane pergjigjur interesimit te perfaqsuesve te medias se shkruar dhe elektronike per risite e ketij edicioni krahasuar me festivalet e kaluara, autenticitetin e vlerave folklorike, profilet kryesore folklorike pjesemarrese ne festival etj. "Ky festival ka pasur mjaft prurje te reja kryesisht ne ceremonialet dhe ritualet popullore", ka pohuar studiuesja Aferdita Onuzi. "I konsideroj prurje te reja ritualet e paraqitura ne skenen e fetsfolkut qe kane te bejne me punen, festat e motmotit etj. Ne festivalet e meparshme prezantime te tilla folklorike i kemi pare aty-ketu ndersa ne kete edicion i shikojme te plota dhe shume interesante", eshte shprehur ne takimin me gazetaret studiuesja Onuzi. Ne kete drejtim ajo ka vecuar grupin e Dibres me "Ritualin e berjes se qerekeve" i cili u ngjit per here te pare ne skenen interpretative te folkut shqiptar, ritualet e interpretuara nga grupet e femijeve etj. Gjate ketij festivali studiuesit kane vecuar si risi edhe intepretimin e disa varianteve te reja te kengeve popullore dhe melodive orkestrale. Ne kuadrin e prurjeve te reja A. Onuzi ka perfshire edhe riprodhimet e nje numri veshjesh popullore te vjetra qe studiuesit i cilesonin si motive te humbura. Te tilla kane qene dy veshjet te plota popullore qe u ngjiten ne skenen e Kalase nga artistet e grupit popullor te Tuzit gjate perfaqesimit te shqiptareve te Malit te Zi.

Mungesa e debatit

Gjate pyetjeve drejtuar grupit te organizatoreve te festfolkut gazetaret e pranishem kane kerkuar edhe arsyet e mungese se debateve dhe tryezave te rrumbullakta te cilat gjate edicionit te festolkut "Gjirokastra 2000" kane qene te shumta ne numer. Folkloristja A. Onuzi eshte shprehur se tryezat e rrumbullakta dhe aktivitetet debat mes studiuesve nga grupi organizativ jane percaktuar te zhvillohen pas perfundimit te diteve te Festivalit Folklorik. "Gjate ketyre diskutimeve,- vijoi Onuzi,- do te nxirren defektet dhe mangesite per t'i pasur parasysh ne te ardhmen, gjate organizimit te festivaleve folklorike te ketij lloji apo qofte edhe te permasave te tjera." Nderkohe per studiuesin e folklorit Ramazan Bogdani "ky festival ka mbledhur festivaliste nga te gjitha trojet shqipfolese brenda kufijve ne Shqiperi, ne Kosove, te shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi dhe te mbare diaspores shqipatre. Duhet theksuar se grupet e ardhura nga trojet shqiptare jashte kufijve shteterore nuk vijne si grupe pershendetes apo te ftuar por si te barabarte me grupet e 12 qarqeve te Shqiperise", pohoi studiuesi Bogdani perpara gazetareve.

Po shqiptaret e Ukraines dhe emigrantet e Greqise?​

"Problemi i plotesimit te dokumentacionit ne koh`n e duhur ka bere qe grupet e ftuara diten e dyte dhe te trete te mos paraqiten", u shpreh drejtori artistik Dizdari ne pergjigje te pyetjeve te drejtuara nga ana e gazetareve per mungesen e grupeve pershendetese te shqiptareve te Ukraines dhe emigranteve ne Greqi. Sipas Dizdarit ne lidhje me grupin e Ukraines ishte dhene konfirmimi se do te merrte pjese ne festival . Por ditet e fundit ambasada shqiptare ne Poloni njoftoi se ky grup nuk do te paraqitej per shkak te vonesave ne plotesimin e dokumentacionit. Lidhja me dy grupet e emigranteve tane ne Greqi, vijoi Dizdari nuk ka qene institucionale por shoqerore. Ata kane pasur deshire te marrin pjese ne kete festival por mosplotesimi ne kohe i dokumentacionit beri qe grupi pershendetes t'i mungoje programit te dites se trete te festivalit.

Sipas specialistes se folklorit Aferdita Onuzi Insituti i Kultures Popullore ne botimet e tij, secili ne fushen e vet, krahas studimit te kultures kombetare, e ka pare kulturen shqiptare edhe ne kuadrin ballkanik. Per fatin se te ndodhur ne nje hapesire gjeografike te perbashket, ne kushte historiko-shoqerore, kulturore te perbashketa, me mjaft paralelizma midis popujve fqinje ne kemi menduar qe ne te ardhmen ne bashkepunim me Qendren Kombetare te Veprimtarive Folklorike te zhvillojme edhe aktivitete te tjera te para ne plan ballkanik. Ne kete menyre kultura shqiptare do te shihet e integruar ne kuadrin ballkanik.


PREJ TRI BREZASH KENGA E OSO BAROTIT JEHON MES BJESHKEVE

Oso Kuka n'kull t'barotit

Prej me shume se nje shekulli kenga kushtuar Oso Kukes vazhdon te jehoje dhe kendohet fale rapsodeve popullore te treves se Dukagjinit. Ne festivalin e Gjirokastres kenga u interpretua nga katershja e rapsodeve gjate konkurimit te Qarkut Shkoder. Kateershja e burrave qe interpretojne motivet e kesaj konge percjell mes jehones se bjeshkeve dhe motiveve epike madheshtine Oso Kukes ne kullen e barotit. "Po bjen ora gjam e motit / Oso Kuka ne kull t'barotit" jane vargjet e fillimit te saj te cilat e zhysin spektatprin ne periudhen e shekullit te kalur. Oso Kuka eshte kthyer ne simbol te qendres se malesoreve, pohon rapsodi popullor nga Dukagjini Istref Zara. Kjo kenge kushtuar atij interpretohet pergjate tri brezave. Kullen e e barotit te ketij trimi, vijon raposdi Zara pjesmarres ne shtate festivale femijte tane e njohin qysh te vegjel nepermjet kesaj kenge. "Si vetim veton ne shekuj / gjysma flak dhe gjysma hekur" e tipizon rapsodi anonim i Dukagjinit heroin nders ai i ka vendosur zjarrin kulles se barotit per te mos rene ne duart e atyre qe masakruan dhe dogjen malesin. Varianti i interpretimit te kesaj kenge eshte akapelo, nepermjet dores se vendosur prane veshit dhe jehones se zerit. Me interpretimin ne festivalin e Gjirokastres kjo kenge hyri ne dekadat e shekullit te ri, pohojne rapsodet dukagjinas pa e fshehur entuziazmin, cka nenkupton shprehjen popullore se trimat nuk vdesin por perjetesohen ne kenge
 
Kostumet e grave, më autentike se të burrave

Dasmë arbëreshe, ritet e së enjtes​


Shekulli

Gjirokastër-Arbëreshët sollën në skenën e kalasë së Gjirokastrës ritualet e martesës. Nën tingujt e këngës dhe valles karakteristike, vëmendja u përqendrua në ritet e ditës së enjte. Në ceremonial futen të gjitha përgatitjet që nga veshja e nuses, përgatitja e shtratit bashkëshortor e deri tek hyrja e dhëndrit në dhomë. “Shumë nga këto rite i gjen edhe sot në dasmat arbëreshe, edhe pse dasmat janë modernizuar shumë”,- thotë Sara Bafa, koordinatore e grupit arbëresh. “Eshtë hera e parë që grupi arbëresh vjen me një ritual dasme”,- thonë organizatorët e tij. Tepër interesant momenti kur dhëndrit i vihet mbi shpinë një samar gomari që nënkupton se tani ai krijon familje dhe bëhet i pari i saj, ndaj i vihet samari, për përgjegjësitë familjare që e presin. Dhëndri e puth nusen në prani të dasmorëve, i çon pajën, siç është zakoni ditën e enjte dhe e gjitha kjo ka ritet dhe këngët e veta. “Shumë prej këtyre zakoneve që i pamë të improvizuara në skenë ngjasojnë si dy pika uji me ritet e dasmës në zonat e Jugut të vendit. Në Gjirokastër, në zonat e Lunxherisë, Zagorisë”,- thonë specialistët.
Ata kanë shpalosur në skenë disa lloje kostumesh, kryesisht veshje të grave: fustanet me pala, të gjera, me shirita poshtë të gjatë deri te kërciri i këmbës, jelekë të qëndisur, me fije ari, me shirita me ngjyra etj. “Na kujtuan veshjet karakteristike të disa zonave të Jugut”, thotë drejtori i Qendrës Studimore Stalo Elmo. “Veshja e gruas është origjinale, e përcjellë në breza, ndërsa veshja e burrave është e adaptuar me veshjen e burrave të Shqipërisë së Jugut. Prej andej kanë marrë fustanellën, poturet, jelekun etj. dhe i kanë adoptuar. Ndërsa veshjet e grave dhe vajzave janë autentike. Këto lloj kostumesh kanë ngjashmëri me kostumet e grave të Sarandës dhe të Çamërisë. Edhe sot në Kalabri bëhet kujdes për ruajtjen e kostumeve. Ato ripërtërihen, pasi shpesh në fshatra ka gëzime e festa ku përdoren veshjet karakteristike. Eshtë për t’u vlerësuar fakti që të 30 përfaqësuesit e grupit arbëresh janë të rinj e te reja. Janë nga krahinat më në zë të Kalabrisë, nga San Demetrio Korona, San Sofia de Pietro dhe San Benedeto Ulano. Arbëreshët kanë qenë gjithnjë prezent në festivalet folklorike, por në grupe të vogla, për shkak të vështirësive financiare. Gati çdo fshat ka grupin e tij. “Në Kalabri zhvillohet edhe një festival folklorik mesdhetar. Ka tre vjet që organizohet”,- thotë Andrea Kokeri, drejtori artistik i Festivalit Mesdhetar. “Eshtë në miniaturë si ky i Gjirokastrës, me pjesëmarrje të grupeve nga të gjitha fshatrat që ruajnë me xhelozi traditën. Jepen edhe çmime”, shton Kokeri



04/10/2004
Marte, 05 Tetor 2004


KOMUNITETI I ARBERESHEVE NE RREZIK ASIMILIMI

Magdalena Alla

Intervista/ Flet kryetari i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe, Italo Elmo

Ne Hotelin e Palmave ne Lazarat, ku jane vendosur mjaft artiste festivaliste dhe perfaqesues te mediave qe ndjekin Festivalin Folklorik te Gjirokastres, para dy ditesh, personeli i hotelit ishte mjaft i angazhuar, sepse pritej te vinte grupi i arberesheve te Italise. Dheata erdhen, por larg perfytyrimit se "arbereshet e urte" do te ishin dhe disa zhurmaxhinj te papare, qe thyenin rregullat e nje hoteli, apo mjedisi te perbashket. Nejse, kjo thuhet edhe pak me shaka edhe pse mbart brenda dhe te meten. Ata ishin disa te rinj te hareshem, qe rendnin neper korridore, edhe me vrap, duke bere shaka, duke bertitur, kenduar, perplasur dyert, hedhur syte ndaj ndonje vajze te bukurEdhe pse me i vjetri mes tyre, Italo Elmo perpiqej t'u terhiqte verejtje, asgje nuk ndryshonte. Por kjo me teper se bezdisje te jepte ate kenaqesine qe njerez te kombesise sone, qe jetojne perhere larg nesh, kete here i kemi prane, e fundja le te jene si te jene mjaft qe jane. "Keshtu jane kalabrezet", thote dikush qe i njeh mire, edhe pse ata jane arbereshe, por ama qe, sigurisht kane marre e dhene me treven ku jetojne.

Ne mengjesin e te nesermes ata jane te paret qe jane ngritur me heret dhe kane mbushur barin ku hahet mengjesi, sepse jane shume. Perseri te zhurmshem, por te kendshem ama ne energjine, gjallerine qe mbartin. Flasin arberisht dhe italisht. Pak prej tyre jane arbereshe te paperziere. Shumica jane sidomos me nene italiane, ndersa babain shqiptar. Nje nga ata eshte dhe Michele, student per filozofi ne vitin e fundit. Po ashtu dhe studiuesja Sara, e cila mallengjehet per perkatesine e saj kombetare dhe nga fakti qe gjendet ne Shqiperi. Ndersa zoti Italo Elmo, i cili eshte kryetar i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe flet nje shqipe te paster. Ai eshte dhe arberesh i paster.

Ja si i pergjigjet pyetjeve, te bera nga gazeta "Koha jone", nderkohe qe te rinjte e tjere kane dale ne oborr dhe perpara se te hypin ne autobus per provat kendojne me shpirt kenge te pazakonta, perla te muzikes arbereshe.



Cila eshte veprimtaria e Qendres Studimore te Traditave Arbereshe?

Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe eshte krijuar ne vitin 1980 si rezultat i nje nisme te perbashket mes studiuesve shqiptare dhe arbereshe te folklorit dhe trashegimise etnografike. Qendra numeron 34 aktivitete ne vit, te cilat kane ne qender folklorin arberesh. Aktiviteti kryesor i saj eshte organizimi i Festivalit te Folklorit Arberesh. Gjate ketyre 5 viteve te fundit qe une drejtoj Qendren kemi realizuar 3 aktivitete. Cdo vit si vend i zhvillimit te festivalit perzgjidhen dy fshatra arberesh. Ne kete eveniment te folkut marin pjese 32 fshatra nderkohe qe ne ditet e festivalit prezantohen 450 numra folklorike.

Element tjeter i veprimtarise se qendres sone eshte edhe evidentimi i pasurise folklorike materiale dhe orale ne krahinat arbereshe. Kerkimet tona jane perqendruar mbi kulturen popullore, kostumet, ritet arbereshe ne dasma dhe vdekje, kenget e djepit etj. Keto kerkime realizohen nga 5 specialiste te folklorit arberesh. Tani se fundi rezultatet e punes kerkimore ne lidhje me traditat arbereshe ne i kemi permbledhur ne 3 vellime nderkohe qe kemi pergatitur edhe nje cd kompjuterike. Gjate veprimtarise sone ne kemi pasur bashkepunim edhe me Insitutin Shqiptar te Folklorit dhe me studiuesit A.Onuzi, A. Bido, R. Bogdani etj.

Ne Festivalin e Gjirokastres cfare perzgjedhjeje eshte bere per pjesemarrjen?

Grupi arberesh i Kalabrise eshte formuar nga kompani te disa grupeve qe kane emrin "Avuli", "Shkendija" dhe te tjera grupe. Ne kete festival jane perzgjedhur elementet me te mire te grupeve arbereshe nga zona te ndryshme.

E sata here eshte qe vini ne Shqiperi me grupe folklorike?

Eshte e katerta here qe vij personalisht dhe me grupe te tjera dhe e para me ritualin e marteses.

Si eshte rituali i marteses te arbereshet?

Martesa fillon me javen e nuses, e pikerisht me te enjten e dhuratave dhe pergatitjen e shtratit te nuses dhe dhendrit. Pastaj vjen e premtja e samarit. Dhendrit i vihet samari ne menyre simbolike per te thene sa pergjegjesi ai do te kete ketej e tutje.

Ne te dielen e dasmes veshin nusen me cohen arbereshe, stolite dhe i kendojne kengen duke vallezuar, "Jurendina po martohet". Kostumet nga Shen Miter Korona. E marta pas martese eshte ritali i kulacit. Ai qe merr pjesen me te madhe do te dominoje ne familje, do te jete komandanti.

Me ke treve shqptare ngjajne keto rite?

Ka ide studiuesish qe martesa e arberesheve te Jugut per shembull ngjan dhe do te bashkohet me ate te shqiptareve te Jugut. Sepse eshte ideja se arbereshet vijne nga zona e Himares.

Po martesat e arberesheve sot, besoj se jane me shume te perziera dhe jo aq mes njeri-tjetrit?

Parapelqimi eshte arberesh me arberesh, por ky nuk eshte rregull. Martesat tani behen me shume te perziera, me italiane, dhe kjo per komunitetin tone nuk eshte mire. Kur martohet nje arberesh me arberesh bekojme perendine se themi: "Sa mire! Do ruhet gjuha". Ndersa kur behen martesa te perziera, edhe pse kjo eshte normale, rralle ndodh qe te ruhet gjuha.

Por ne 1999 ne Itali shteti aprovoi te drejten e arberesheve te mesojne gjuhen e tyre ne shkolla, dhe kjo ndodhi pas 500 vjetesh pritje, fale politikanit arberesh Mario Brunetti, i cili e ndoqi kete problem per 30 vjet rresht. Krahina e Kalabrise lejen e minoritetit per ruajtjen e traditave arbereshe e miratoi ne 2003.

Me se fundi ka nje pike referimi te sakte per ruajtjen e kultures sone, sepse me pare ishte vetem pasioni, ndersa tani jepen edhe para per folklorin tone e gjuha mesohet ne shkolla. Dhe ne do te mbetemi si kulture pikerisht dhe nga keto.

Andrea Kokjeri "nderhyn): Mos shih keta qe jane njerez te apasionuar pas kombesise se tyre, por une kam jetuar 13 vjet ne Kalabri, jam dhe muzikolog dhe kam vene re qe arbereshet kane turp te thone kombesine e tyre, e mohojne ate. Flas me teper per brezat e rinj, ndersa te vjetrit jo. Une kam gjetur pleq te mocem qe flasin nje shqipe te mrekullueshme. Nuk jane te organizuar mire. Edhe Katedra e gjuhes shqipe nuk ka bere ndonje pune te madhe.

A keni ju nje force politike tuajen?

Jo, dhe kjo eshte e demshme. Ne na premtojne shume neper fushata elektorale, parti te se majtes, apo te djathtes, per te mbrotjur te drejtat tona, por kur vjen fundi asgje nuk bejne. Ende nuk jemi te bashkuar per te mbrojtur vetveten tone.

Po me komunitetin italian ne pergjithesi c'marredhenie keni?

Italianet thone: "Kur sheh nje ujk dhe arberesh me mire vrit arbereshin". Por ne kemi nje tjeter shprehje, "Italianin dhe cdokend tjeter joarberesh mos e fut ne shtepi, se te hane e pine e pastaj te tradhetojne". "Qesh). Megjithate ne shkojme mire.

Sara Baffa, studiuese

Kam bere nje kerkim, historik-gjuhesor me foto te vjetra dhe jam duke vazhduar ne kete drejtim, sidomos ne zonen e Shen Sofias se Epirit. Dhe kam vene re qe festimet e Pashkeve, Krishtlindjet jane originale.

Jane 500 vjet dhe distanca sa vjen dhe shtohet. Si e shihni te ardhmen?

Ne disa fshatra eshte problem. Ne shume ruhet dhe gjalleron folklori i vjeter. Legjenda ruhet ne kenge, rituali i martesave me kenge. Ka probleme sepse bota perendimore leviz drejt globalizmit, televizionet jane italisht jo arberisht. Dhe kjo kohe eshte si nje lume i madh qe merr gjithcka.

Cfare projektesh keni per te ardhmen?

Puna ime eshte e lidhur me perspektiven e Qendres qe drejtoj. Fale nje projekti te mbeshtetur nga Bashkimi Europian brenda ketij viti Qendra Studimore e Tradites Arbereshe do te shnderrohet ne Insitutin Nderkombetar Etnografik "Beniamin Kruta".

Per here te pare ajo do te organizoje dhe Festivalin Folklorik Arberesh, pasi folklori yne vazhdon te mbetet shume i gjalle. E me pare nuk ka pasur nje aktivitet ku te mblidheshin te gjitha grupet. Kjo eshte hera e pare. Mendojme qe ne kete festival te ngjallim folklorin e vjeter, por dhe krijimet e reja. Sa te mesojne te rinjte gjuhen arbereshe, folklori mund te jete aktiviteti me i mire per kete.

E Marte, 05 Tetor 2004


LABERI, MAJAT ME CIKA

Me te ecuren karakteristike, veshtrimin krenar e pamjen e ashper "rebelet" e festivalit, pushtojne skenen. Te shumte ne numer, gati sa trefishi i grupeve te tjera, artistet e Qarkut te Vlores kane mbushur gjithe hapesiren dhe sfondin e platese se fetivalit. Ne naten e peste te konkurrimit, grupet e rretheve te Vlores, Sarandes e Delvines kane percjelle 20 numra artistike duke bere qe kalaja te ushtoje per 120 minuta nga zerat e burrave te Laberise.

Nje melodi e embel me fyell krijon atmosfere idilike per publikun dhe pas saj marresi i njohur Syrjan Hodo i grupit te Terbacit, ekzekuton kengen "Memedheu", duke celur mozaikun e polifonise. "Megjithese polifonia duket si e njejte, seicili grup ka te vecanten e tij, ngjyrimet, notat dhe ritmi jane te ndryshme. Kjo shpjegon edhe numrin e madh te pjesmarresve, pasi nje grup nuk interpreton dot ison e tjetrit", shpjegon udheheqesi artistik i grupit te Qakut te Vlores, Vait Kuci. Grupet dhe kengetaret e njohur i lene vendin njeri tjetrit. Kenge epike dhe

lirike, zera te ngrohte e te plote, nje grup me iso te shtruar e te qete, nje tjeter me iso te ashper, larima e polifonise se ketyre trevave ka rrjedhe fuqishem ne skene.

Najram Hunda, Hysni Kapo e Taire Bozhani, treshja e grupit te Dukatit e shoqeruar nga isoja e grupit ka interpretuar kengen "Telat vene e vine", ndersa notat lirike kane ardhe se pari nga grupi i Velces ne kengen "Kumbulla, moj kumbulla". Grupet e Mavroves, Tragjasit

e grupi "Bilbili" i Vlores ndiqen nga interpretimi i grupit "Dea" te Sarandes qe ka sjelle kengen "O moj dardha dimerore". Folklori i treves se Camerise ka ardhur ne skene

permes valles se vajzave te grupit cam te Vlores. Kostumet e tyre te vecana dhe interpretimi elegant, plot hijeshi e finese ka zbritur ne Gjirokaster magjine folklorike te kesaj treve. Por ajo qe ka dominuar ne programin artistik te ketij grupi kane qene kenget dhe elementet epike.

Ketu ne vendet e mia

Ku dhe Zoti vjen i ftuar

Mbreteron vetem liria.

Kjo eshte Himara qe thone / diell dhe dete shqiponje.

Nje flamur kombetar shpaloset ne skene, grupi i Himares percjell vargjet e kenges: "Une jam Damjan i Himares", qe ka ardhur nga zerat e plote te dy marrese Kristo Cipa e Leni Cali.

"C'ka ky djale qe ma ben me dore" prezantoi kengen qytetare vlonjate, ndersa rrethi i Delvines eshte paraqitur me "Djemte e Delvines" dhe grupin "Kaonia" qe interpretuan kenget "Engjell i miresise" dhe "C'u prish Lekuresi i shkrete". Hyne me gjemim e dalin me gjemim nga skena, per kete eshte preferuar qe mbyllja e programit te behet me vallen e kenduar "Laberi, majat me cika" ekzekutuar nga grupi i burrave te Zvernecit.
 
Gjashtë netët e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. Juria ka shpallur fituesit e edicionit të shtatë

Kupa e folkut mbetet në Gjirokastër​


Alma Mile

Gjirokastër - Kupa e Festivalit mbetet në Gjirokastër. Pas gjashtë netësh të ngjeshura konkurrimi është mbyllur mbrëmë në kala, Festivali Kombëtar Folklorik i Gjirokastrës. Duke marrë parasysh paraqitjen e të gjitha grupeve konkurruese, si nga ana muzikore, koreografike, kostumografike, si dhe pastërtia e folklorit, juria e festivalit, e përbërë nga emra të njohur të muzikologjisë shqiptare, si Ramazan Bogdani, Afërdita Onuzi, Bahtir Shaholli, Haxhi Dalipi, Agron Xhagolli, Thoma Gaqi e Ndoc Papleka, kanë dhënë trofetë: Kupa e Festivalit për qarkun e Gjirokastrës; Çmimi i parë për grupin e Tiranës; Çmimi i dytë për grupet e Vlorës dhe Korçës; Çmimi i tretë për grupet e Fierit, Elbasanit dhe Kosovës.
Të gjitha sëbashku këto çmime kanë një vlerë 1.3 milionë lekë. Në edicionin e shtatë të këtij aktiviteti kanë konkuruar 12 qarqe nga Shqipëria, si ai i Kukësit, Fierit, Dibrës, Tiranës, Shkodrës, Beratit, Vlorës, Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit, Lezhës, por edhe përfaqësues nga Kosova, konkurimi i të cilëve është shpërndarë në netë të ndryshme të festivalit. Të pranishëm kanë qenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, e diasporës në Zvicër e Amerikë. Pas një nate të zjarrtë që dhuruan artistët e qarkut të Vlorës, me polifoninë burrërore e këngët e trimërisë, këngët e vallet e gëzueshme të dasmave krutane e durrsake, riteve dhe kostumeve të arbëreshëve të Kalabrisë, nata e përmbyllëse ishte “rezervuar” për qarkun e Korçës, grupeve folklorike të Prishtinës e Gjilanit, e padyshim vendasve. Pas valleve të ëmbla gorarçe e devollite, të kërcyera me mjeshtëri nga grupi i burrave dhe më pas ai i të rinjve të Devollit, këngëve grarishte të Kolonjës, çiftelisë kosovare, rradha iu la vendasve, grupeve folklorike të qarkut të Gjirokastrës. Këngëtarët e grupit “Ergjëria”, grupi i mirënjohur i Bënçës e Kolonjës, sollën sërish në skenën e festivalit polifoninë e mrekullueshme të jugut e ison e gjatë labe, e cila do të pasohej nga valet lozonjare të vajzave dropullite. Por surpriza e mbrëmjes do të ishte përshëndetja e grupit folklorik të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë përcjellë tek publiku, emocionin e mërgimtarit, këngë e valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, që nga Çamëria, Shqipëria e Mesme e deri në këngët e veriut.
 
Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore



Sulejman Sula​



Ndue Shyti, Artist i Popullit, personaliteti më popullor, bir dhe nder i rrethit të Pukës, instrumentist dhe krijues i përkryer në muzikën popullore, ku çiftelia është bërë magjike me lojën e saj, ku në orkestër veglat e muzikës popullore harmonizohen aq mirë saqë së bashku prodhojnë “simfoni” në realitetin e kohës.
Shtysën për t’i rënë çiftelisë ai e mori nga fshati Gojan i Madh i bregut të lumit Fan i madh, ku lindi e kaloi rininë. Këtu në çdo shtëpi ndodhet një çifteli me motivin e moçëm “bashkë me njeriun – kënga e vallja dhe melodia e gurës popullore”. Çiftelinë e mësoi duke imituar fillimisht instrumentistët më të dalluar të fshatit. Si idhull kishte instrumentin më të shquar Gjin Shkoza. Kjo ishte “shkolla e parë e muzikës”. Duke kaluar ditët dhe muajt, duart ju stërvitën, ato binin lirshëm, jepnin tinguj e melodi me diçka të veçantë nga vetja. Nga interpretimi i shkëlqyer dhe mbi të tjerët kaloi tek krijimtaria e vet, veçmas nga të tjerët. Talenti, pasioni, vullneti që i kishte me bollëk, si trinom të suksesit, e futën në rrugën e ngjitjes. Atë e frymëzoi natyra e mrekullueshme e trevës, popullsia e saj, vetë jeta me plot kuptim e motivacione. Kudo që interpretonte sillte tinguj e melodi të padëgjuara, larg arkaizmit dhe monotonisë. Personalitete të muzikës vërenin një “meteor” në interpretim dhe krijimtari. Në vitin 1966, bëri turneun e parë jashtë vendit në Kinë, ku u admirua për interpretim të jashtëzakonshëm. Në vitin 1968 punon në Pallatin e Kulturës Pukë. Nga ky mjedis pune e krijimtarie shanset u hapën. Bashkëpunonte me instrumentistë, këngëtarë e valltarë të rrethit e vendit, debatonte me specialistë të muzikës për novacione të reja etj. Tashmë, talenti ishte një realitet, një protagonist klasi me krijimtari të bollshme. Me vullnet të jashtëzakonshëm punonte si rrallë kush. Reputacioni i tij po ngjitej në maja të larta. Punonte e drejtonte në disa plane, perfeksiononte lojën me veglat e tjera si sharki, dy lloje bilbili, zumare dhe fyelli me forma të ndryshme, vazhdonte punën krijuese mbështetur në folkun pukjan e më gjerë, vrojtonte, përzgjedhte, inkurajonte talentet e reja, strukturonte me instrument grupin orkestral dhe, njëherësh luante vetë me disa instrumente e dirigjonte grupin orkestral. Gjithçka ia dedikonte qëllimit: “të arrijë përsosmërinë”. Për këto arritje në vitin 1969 u vlerësua “Artist i Merituar”. Në ansamblin popullor “Puka” u arrit që grupi të ketë tetë instrumenta me prirje shtimin e tyre. Përveç çiftelisë hyri sharkia, lahuta, fyelli, bilbili, zumarja me dy pipza, gajdja me rrashiq dhe gjethja. Kjo arritje u vlerësua si punë krijuese në muzikën popullore.
Mirëpritja mbarëpopullore e inkurajoi për më tej. Provoi me sukses pasurimin e orkestrës, duke futur për ritëm daullen, fizarmonikën e në sinkron bëri të përfshihej edhe kitara. Koncertet e dhëna treguan se struktura e regjistruar dhe interpretimi janë prefekte. Artisti “i pangopur dhe ambicioz”, me metodikë të mirëfilltë shkencore e kaloi orkestrën me vegla të temperuara, duke shoqëruar me shumë sukses brenda e jashtë vendit këngëtarë shumë të njohur të muzikës popullore. Kulminacionin orkestral e ka arritur në koncertin ndërkombëtar jubilar në vitin 1979, ku numri i interpretuesve rekor ishte 104 vetë. Në sinkron ishin mbi 30 çifteli, ku 6 prej tyre i interpretonin femra. Koncerti kishte përmbajtje muzikore e dinamizëm të paparë. Madje u vlerësua si asnjëherë përsosmëria e grupit dhe gjenialiteti krijues i Ndue Shytit, i cili duke shkëlqyer si magji e vërtetë bëri epokë. Ky novacion i dha vlerën më të lartë “Artist i Popullit” në vitin 1979. Ai krijoi profilin e tij muzikor. Novacioni qëndron në përkryerjen e mjeshtrisë në çifteli e shumë vegla të tjera, duke u akorduar me instrumente të tjera jashtë traditës e duke arritur në “simfoni” me orkestracionin e kompletuar. Si artist ishte shumëdimensional, interpretues në pesë vegla, krijues dhe dirigjues në orkestrën më të madhe të muzikës popullore. Puna me orkestrën për të ishte gjithçka. Në mënyrën më skrupuloze jepej i tëri. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike, ku është nderuar me çmimet më të larta. Me ansamblin “Puka”, ka marrë çmim në festivalin kombëtar, po kështu dhe dekoratën “Urdhri N.Frashëri Klasi I”. Ai ka shkëlqyer kudo jashtë atdheut, duke rritur vlerat e kombit me muzikën që ka përcjellë. Ku është ftuar ansambli i këngëve e valleve popullore, etj. ka qenë edhe mjeshtri ynë. Në turne e festivale në disa vende si Francë, Norvegji, Turqi, Kinë, Vjenë, Lana, Kamboxhia, Amerikë, etj. Turne ka bërë me ansamblin “Puka” “Dajti”, grupin e valleve tropojane, etj.
Me shumë mbresa artistike i ka lënë Dizhoni, ku juria i dha çmimin gjigant “Gjerdani i Artë”, në mes shumë e shumë grupeve me famë. Në Itali, trioja me ajkën e artistëve të kombit, Gaqo Çako (muzikë klasike), Vaçe Zela (muzikë e lehtë) dhe Ndue Shyti (muzikë popullore) u vlerësuan maksimalisht si interpretues të kulminacioneve shqiptare. Tashmë artisti Ndue Shyti është në moshën 70-vjeçare dhe në një gjendje të rënduar shëndetësore.Tashmë artisti ka merak se e gjithë kjo trashëgimi muzikore mund të humbasë, si pasojë e një komercializmi të tepruar të muzikës popullore shqiptare. Do të ishte mirë që t’i kushtohej sadopak vëmendje këtij artisti të madh dhe trashëgimisë që ai ka lënë në muzikën shqiptare tradicionale.
 
Folklori muzikor-Strukture dhe analize​



Parathënie



"Harta etnomuzikore" - makrostrukturë e folklorit muzikor shqiptar



Në analizat që do të bëjmë më poshtë mbi lëndën muzikore folklorike shqiptare do të vërejmë se brenda për brenda këtij folklori ekzistojnë parapëlqime të ndryshme si për mënyrat e të kënduarit, shkallët muzikore, veglat apo muzikën vokale etj. Këto parapëlqime padyshim janë të lidhura me një makrsotrukturë, që mund ta quajmë “harta etnomuzikore” shqiptare, brenda së cilës do të gjejmë tiparet dhe vetitë e përbashkëta, por dhe diferencat që ekzistojnë brenda folklorit muzilor shqiptar.

Si hap të parë, do të vërejmë se lumi Shkumbin, përveçse është një kufi midis dialekteve geg dhe atij tosk, në vështrimin tonë shërben edhe si një orientues natyral për ndarjen e hartës sonë etnomuzikore në dy pjesë. Nga lumi Shkumbin dhe më në jug do të kemi zonën iso-polifonike të të shprehurit muzikor (dy, tre dhe katër zërëshe) apo atë shumëzërëshe, siç jemi mësuar rëndom ta quajmë, dhe nga lumi Shkumbin e më në veri do të kemi zonën monodike të të shprehurit muzikor (monodi, monodi me shoqërim apo edhe homofoni). Sipas Sokolit “…atje ku flitet gegënishtja kemi muzikë homofonike, kurse përposhtë këtij lumi, atje ku ndihet rotacizmi i bashkëtingëllores n në r ose diftongu ua e tjera veçori fonetike të toskënishtes, atje ndihet dhe isoja së bashku me veçoritë e tjera polifonike”.[1] Në zonën e jugut të Shkumbinit do të përfshihen Toskëria, Labëria, Çamëria, Myzeqeja, ndërsa në atë të veriut të Shkumbinit gjithë veriu i Shqipërisë me ndarjet përkatëse të zonave etnografike. [2]

(Hartat)

Po kështu, si në një ekuacion, zona iso-polifonike jugore ndërlidhet ngushtë vetëm me shkallët muzikore pentatonike, ndërkohë që zona monodike ndërlidhet ngushtë vetëm me shkallët modale, diatonike por dhe ato kromatike. Për rrjedhojë, këto veçori pasqyrohen edhe në preferencat për veglat muzikore popullore, për veshjet, arkitekturën popullore etj. Siç do të shohim, në folklorin muzikor shqiptar do të kemi vegla mbarëshqiptare, por dhe vegla muzikore popullore, të cilat janë të lidhura ngushtë me këtë skemë të ndarjes së folk-muzikës sonë. Ndër to, do të përmendja si mbarëshqiptar fyellin, dhe si të veçantë për zonën monodike lahutën dhe çiftelinë dhe për zonën iso-polifonike biculën, gajden apo llautën.

Është e kuptueshme se lumi Shkumbin nuk mund t’i ndajë si me thikë këto zona, pasi në të dy brigjet e tij, si në atë verior ashtu edhe në atë jugor, shtrihen disa mikrozona, të cilat le t’i quajmë kufitare, në foklorin e të cilave shkrihen tiparet që reflektohen nga të dy anët. Si rezultat, do të gjejmë polifoni dhe pentatonikë edhe në disa fshatra të rrethit të Tiranës, disa ngjyrime modale në Librazhd, si dhe bashkëjetesë të polifonisë dhe monodisë në muzikën popullore brenda një fshati, siç është rasti i fshatit Ladorisht që gjendet në “Maqedoninë toske” etj. Por, gjithësesi ky është një fenomen që nuk e prish këtë klasifikim të hartës sonë etnomuzikore.

Sesi është mbërritur në këtë klasifikim, është një çështje që hap shumë diskutime, por kjo makrastrukturë e folklorit tonë muzikor, me gjithë ndarjet që ekzistojnë, është një shprehje e drejtpërdrejtë e faktit, se folklori ynë muzikor është origjinal, se është i ndryshëm në variante dhe, si i tillë, nuk krijon ndarje artificiale. Këto ndarje artificiale nuk ekzistojnë, sepse mbi të gjithë këtë makrsotrukturë vepron një metodë e përgjithshme kompozicionale popullore, e cila siguron unitetin e këtyre dy njësive, por dhe diversitetin e shprehjes së tyre. Se ç’është dhe nga buron kjo, mund të themi se ajo është vetëm nje element i etnosit tonë, i cili ende ka ngelur i pazbërthyer deri në fund.
 
Muzika Popullore



Një studim sistematik i muzikës tradicionale shqiptare u bë i mundur vetëm në fillimet e viteve '30 falë muzikologut Y. Arabatski i cili mblodhi këngë dhe melodi popullore shqiptare. Për shkak të formimit të veçantë malor të vendit dhe për shkak të vështirësive të lidhjeve e cila kushtëzohej nga mungesa e rrugëve të komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur të paprekura karakteristikat dhe format e saj deri në vund të viteve 1800. Mungesa e ndikimeve është më e qartë nëse shihet në lidhje me arbëreshët e Italisë.
Bashkësitë e formuara nga pasardhësit e shqiptarëve të cilët u larguan nga Shqipëria në mesin e dytë të viteve 1.400 për të mos rënën nën zgjedhën turke dhe që kanë ruajtur gjuhën e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet e Arbatski-t u zhvilluan nëpërmjet përmbledhjeve të regjistrimeve fonografike të shtrira në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit dhe të etnomuzikologjisë rreth viteve '50.

Polifonia Vokale
Shqipëria dallohet nga ana muzikore për një traditë të pasur në polifoninë vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht këndohet nga dy, tre apo katër zëra, të ndjekura nga një kor burrash apo nga një kor grash, pa shoqërim istrumental. Por kemi edhe melodi të kënduara nga zëra të ndërthurrur, të cilat edhe pse kanë ekzistuar edhe me parë kanë marrë më tepër zhvillim pas çlirimit të Shqipërisë. Polifonia vokale shtrihet në pjesën mesdhetare të Shqipërisë nga lumi Shkumbin deri në Çamëri.
Kjo zonë ndahet më pas në dy sisteme polifonikë. Sistemi Lab që përfshin rrethin e Tepelenës, Vlorës, Gjirokastrës dhe një pjesë të Sarandës, dhe sitemi Toskë që nis nga lumi Vjosë dhe deri në lumin Shkumbin duke prekur rrethinat e Strugës, Ohrit, dhe deri në Prespë në Maqedoni. Nëse sitemi Lab dallohet për ndryshimin e thellë mes zërave, sitemi Toskë përkundërazi përmban një ritëm të lirë dhe një ecuri të zërave me intervale muzikore më dalluese dhe me shoqërime që pasurojnë meloditë. Repertori i tyre është i ndërtuar më së shumti nga këngë historike me karakter të theksuar nacionalist dhe nga këngë me origjinë fshatare për dashurinë, shpotitëse apo ninulla.

Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqëron këngët e vallet dhe përbën atë orkestër që quhet "Saze". Në përgjithësi në veri të vendit zë vend të dukshëm një formë radikale muzikore e këngëve epike, më të vjetrat e të cilave janë Rapsoditë për Kreshnikët. Këngëtari (rapsodi) shoqërohet nga vegla muzikore me tela, ndërsa në Jug pikërisht për gjurmën polifonike të këngëve, funksioni i instrumenteve është i drejtuar drejt një virtuizmi. Instrumentet e frymës përdoren në të gjithë vendin. Instrumentet shqiptare kanë një shpërndarje heterogjene dhe shpesh nga struktura dhe teknika e përdorimit nuk përputhen më traditën e folklorit të popujve fqinjëve.
Si shembull mund të përmendim "Lahutën" (instrument një tel që realizohet me hark), "Bakllamaja" (instrument me tre tela i përdorur në zonën e Korçës dhe Pogradecit), "Çiftelia" (instrument me dy tela shumë i përdorur në gjithë vendin, sidomos në Veri), "Sharkia" (instrument me pesë tela që përdoret për të shoqëruar vallet në Kosovë), "Buzuku" (instrument me gjashtë tela), Fyelli (culedjaria, instrumenti me antik i Shqipërisë i përmendur që në shekullin e V apo të VI para erës së re), Bilbili (që imiton timbrin dhe cicërimën e zogjve), Kavalli (instrument me origjinë baritore), Surla (përdoret në muzikën e karakterit epik) dhe në fund tamburet e përmasave të ndryshme Daullja dhe Lodra që shoqërojnë këngët dhe vallet pothuajse në të gjithë vendin.

Muzikantët
Qëndrat më të rëndësishme të shpërndarjes për formimin e muzikantëve që aktualisht janë prezentë në skenën artistike shqiptare janë, qyteti i Korçës ku mund të përmendim Eli Farën, këngëtarja më e dashur dhe më e famshme e Jugut të vendit, e njohur edhe jashtë Shqipërisë për turnetë e shumta; qyteti i vogël malor Permeti ku kanë lindur dy muzikantë të njohur popullorë, klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton në qytetin e Përmetit dhe Remzi Lela i cili tani jeton në Tiranë dhe është lideri i grupit që shënon numrin më të madh të regjistrimeve muzikore të viteve të fundit, Familja Lela nga Përmeti. Përsa i përket traditës së këngës epike në Veri të vendit mund të përmendim këngëtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyçi.

Organizimi
Vlerësimi dhe përhapja e trashëgimnisë muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave të diktaturës komuniste. Orkestrat tradicionale janë zgjeruar edhe me instrumente të tjera si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente elktronike si organo. Një takim me rëndësi ka qenë për shumë kohë Festivali i Gjirokastrës i cili pas disa vjet ndërprerjeje ka filluar të zhvillohet përsëri. Ky festival zhvillohej çdo 5 vjet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe ishte një aktivitet që afronte brezat e vjetër dhe të rinj të këngëtarëve popullorë nga krahina të ndryshme.
 
Website i ri kulturor​



Grupi i valleve te Bostonit sapo ka krijuar website-in e tyre. Mund ta shihni ne www.bashkimidance.com. Gjithe informacionin per grupin dhe fotografi) apo per aktivitete kulturore ne bregun lindor te USA mund t'i gjeni aty.
 
RREFIMI I JORGO BAKUT MESUESIT NGA DEVOLLI
Mbledhësi i Folklorit: Në '96 regjistrova 38 krijime
"Si i mblidhja këngët për Suden"



Ilir Bushi

Në vitin 1996 unë lashë përgjysëm mbledhjen e krijimtarisë popullore për Mic Sokolin dhe heronjtë e Shqipërisë e fillova të mbledh këngët që u krijuan për Suden, Alimuçajn, Xhaferrin, Gërxhalliun etj". Kështu e nis rrëfimin e tij, mbledhësi i njohur i folklorit shqiptar, Jorgo Baku, i cili gjatë jetës së tij ka botuar dy libra për krijimtarinë popullore të paraluftës, ndërkohë që libri i tij i tretë për drejtuesit e firmave piramidale i mbeti përgjysëm. "Megjithëse krijimtaria popullore e viteve 95-97 u bazua mbi figura të tilla si Alimuçaj, Gërxhaliu, Xhaferi e Maksude Kadëna, përsëri kjo periudhë ia vlen të studiohet nga ana profesionale", nënvizon profesori i letërsisë shqipe.

Cila është më pak fjalë biografia juaj letrare?
Kam studiuar gjithë jetën folklorin popullor dhe kam arritur të botoj gjatë jetës time dy libra të rëndësishëm. Një libër përmbledh krijimtarinë popullore gjatë Reformës së Tanzimatit ndërsa libri i dytë bën fjalë për krijimtarinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas këtyre librave për arsye ekonomike u largova me familjen në vitin 1992 për të punuar në Greqi. Por kur u ktheva që andej në vitin 1996 pashë se në Shqipëri kish nisur një epokë e re, ku njerëzit pasuroheshin pa prekur punë me dorë. Kjo ndodhte nëpërmjet firmave piramidale.

Ju vetë si u përshtatët me realitetin e ri?
Në fillim nuk u besova syve. Por një ditë pashë se si dy vëllezërit e mi morëm tek firma e Sudes 16 mijë dollarë, ndërsa motra merrte rregullisht nga VEFA 500 dollarë në muaj fitim. Troç muhabeti, këtu të gjithë ishin mbërthyer nga epidemia e fajdeve, ndërkohë që një pjesë e njerëzve e përçmonin punën. Atëherë, me nxitjen e të afërmve të mi futa edhe vetë për provë 400 mijë lekë te firma Xhaferri dhe pas tre muajve mora trefishin e tyre. Menjëherë pas kësaj fillova të fus lekë te VEFA, Sudja dhe Gjallica. Ndërkohë, vazhdova në Shqipëri profesionin e mbledhësit të folklorit. Prej kohësh, kisha vendosur të bëja librin e tretë që përmblidhte krijimtarinë popullore të pasluftës. Por në vitin 1995-96 ndesha në Shqipëri një realitet tjetër përsa i përket frymëzimeve poetike dhe folklorike.

Ç'ishte ky realitet?
Atëherë në Shqipëri folklori tradicional kishte braktisur heronjtë dhe po i kushtohej drejtuesve të firmave piramidale. Kështu në vend të këngëve për Mic Sokolin unë ndesha këngë për Gjeneral Xhaferrin, në vend të këngëve për Zonja Çurren ndesha ato të Maksude Kadëmit dhe në vend të krijimtarisë për kapter Mujo Ulqinakun unë gjeta këngët për Vehbi Alimuçajn.

Në cilat zona gjete më shumë frymëzim për këtë krijimtari?

Thuajse në të gjitha zonat regjistrova 38 këngë. Kështu në kryeqytet, tiransit këndonin për Maksude Kadëmën me fjalët: "Sude s'bo më nona/ marrsh nga ditët tona". Ndërsa në Lushnjë grupi popullor këndonte: Doli dielli u ul mali/ na nderoi sot gjenerali". Ndërsa, për Alimuçajn këndonin: Që nga Jugu dhe Veriu/ tokën puth ku shkel Vehbiu". Natyrisht në gjithë këtë prurje folkloristike të re kishte mjaft figuracione me vlera studimore, por kishte edhe gjëra pa vlerë. Për shembull kishte edhe krijime të tilla që unë nuk i futa në projektin e librit tim, si psh: Nëpër trup kemi mornica/ sa herë dalim nga Gjallica". Ose: "Poshtë partia, rroftë Shemsia/ larg nga gjiza/ rroftë Driza.

Përse e latë përgjysëm librin tuaj?
Sepse ngjarjet e 97-ës sollën tragjedi. Unë vetë humba 13 mijë dollarë në përfundimin e kësaj aventure. Por folklori nuk prodhoi më këngë për drejtuesit e firmave rentiere. Mbaj mend se kur ndodhi gjullurdia, kënga e fundit që kam rregjistruar nga kjo krijimtari ishte kështu: O Enver të ishe gjallë/ për ca gjëra që kanë ngjarë/ Pamë në ëndërr ca miliona/ por na lanë pa pantallona".


Pse heronjtë u zëvendësuan nga pronarët rentierë

"Arsyeja që pas vitit 1990 këngët e heronjve u zëvendësuan me vargje për drejtuesit e firmave rentiere ndodhi për shkakun se në Shqipëri mbaroi përgjithmonë epoka e luftrave heroike ndaj pushtuesve dhe nisi epoka e mbijetesës ekonomike për çdo familje". Sipas profesorit të Letërsisë, Jorgo Baku, në zonën e Devollit, ai kish ndeshur me një varg popullor për heroizmin që thoshte: "S'ka më heronj atdheu që kur djemtë, filluan 'heroinë' t'i thonë drogës". Por sipas tij këngët e ngritura nga populli për Suden, Alimuçajn, Xhaferrin, Shemsien, Drizën, Gërxhalliun, etj, shprehin psikologjinë dhe servilizmin e koniukturave të përkohshme ku kaloi Shqipëria e drobitur. Në bazë të statistikave të Jorgos gjatë gjithë kohës që sunduan firmat piramidale, folklori nuk prodhoi asnjë këngë për heronjtë e vjetër dhe as për politikanët e rinj.


Kush është Jorgo Baku

Jorgo Baku ka lindur në Devoll më 12 tetor të vitit 1956. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Korçë ai vazhdoi studimet e larta në degën Gjuhë Letërsi Shqipe. Menjëherë pas mbrojtes së diplomës, Jorgua u caktua si mësues letërsie në zonën e Mirditës ku edhe shkroi librin e tij të parë me përmbledhje folklorike të titulluar "Këngët e Reformës së Tanzimatit". Më vonë ai u transferua si mësues i gjuhës në Pogradec dhe në vitin 1986 shkroi librin "Heronjtë e luftës në folklor". Pas viteve 90 Jorgua ka punuar disa kohë në emigracion dhe më pas është kthyer sërish në vendlindje. Ndërsa pas vitit 1997 ai ka emigruar në Greqi ku punon edhe sot, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tij, Astritin 20 vjeçar dhe Besimin 17 vjeçar
 
Histori Burrash ne Malet e Lures​



Kanë qenë nëntë malet e Dibrës dhe Lura ka qenë bajrak mbi to. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është Lura e dikurshme". Kështu e nis rrëfimin e tij, një ndër burrat më të vjetër të Lurës, 75-vjeçari, Mëhill Doçi, për të cilin në fshat thonë, "se i ka rrahur gjithë burrat e kësaj zone me një shkop hekuri që e mban gjithmonë me vete". 75-vjeçari, i cili është nga fisi bajrak i Doçëve, rrëfen për Reportazh, historinë e Lurës e të tijën personale, që nga koha kur ka qenë partizan, refuzimin për të hyrë në kooperativë, "masakrat" që ka bërë mbi njerëzit dhe ditët e pleqërisë që i kalon në vetmi. Në dorë mban një bastun hekuri, të cilin e ka prej 40 vjetësh. Qëndron i veçuar nga të tjerët, megjithëse të gjithë e resektojnë. Pjesën më të madhe të ditës ai e kalon pranë bustit të dëshmorit, Gjokë Doçi, të cilin e ka pasur djalë xhaxhai. Madje, siç tregon Mëhilli, e ka restauruar me lekët e pensionit të tij, ndërsa tani kujdeset për të.


Mëhill Doçi




Historia e Lurës



Në kohën kur Serbia ishte në luftë me Shqipërinë, njëri nga drejtuesit e vendit ballkanik, Krajl Gega, ka tentuar të marrë 300 vajza në Lurë e t'i martojë me djemtë e ushtrisë së tij. Por, këtë nuk mundi ta arrijë, pasi tre mijë burra të Lurës u ndeshën në Fushë-Gjakovë, deri sa gjaku "shkoi në gju të demit". Sipas dëshmisë së 75- vjeçarit Doçi, kur në Serbi sundonte Krajl Gega, ky i fundit u kërkoi kërkoi burrave të Dibrës 300 vajza, në të kundërt, do ta digjte të gjithë krahinën. "Të zënë ngushtë, burrat e Dibrës thirrën për një takim burrat e bajrakut të Lurës, fisin Doçi. Këta të fundit iu premtuan dibranëve, se këtë punë e zgjidhnin vetë, nëse Dibra i ndihmonte me meshkuj. Pasi ranë dakord për këtë, doçët i dërguan fjalë Krajl Gegës, se Dibra do t'ja jepte vajzat, por me disa kushte: Që vendtakimi të bëhej në Fushë- Gjakovë, vajzat të ishin të mbuluara sipas zakonit (në të vërtetë nuk ishin mbuluar më parë) dhe secila prej tyre të kishte nga 9 shoqërues. Pas këtyre, Krajli serb ka pranuar dhe nga Lura është nisur karvani. Në vendin e takimit, kur dy palët janë përballur, nuset kanë ngritur mbulesat e fytyrës (në zonën e Dibrës quhet duvak) dhe 300 meshkujt e veshur si nuse dhe 2700 shoqëruesit e tyre kanë filluar betejën me serbët e Krajlit, deri sa gjaku ka shkuar deri në gju të demit". Kjo është historia e shkurtër që tregon Doçi, i cili sqaron, se nga ajo ditë, ka lindur edhe tradita e nisjes së vajzës për te dhëndërri me duvak në fytyrë. Për këtë ngjarje, sipas dëshmisë së 75- vjeçarit, u informua edhe Sulltan Mehmeti, i cili thirri për një takim në Stamboll doçët. Pasi u mori armët që kishin në brez sulltani iu tha: Iu çarmatosa trimat e Dibrës. Por, këta të fundit nxjerrin edhe nga një pistoletë që e kishin fshehur në çorape. Pas kësaj bajraktarët e doçajve i quajitën, Doç-Sulltani. "Dikur Lura ka pasur burra me zë, por nuk janë më. Këtu kanë mbetur vetëm morrat e horrat", thotë 75-vjeçari.

Mëhilli i tmerrshëm
"Me këtë bastun hekuri që ka në dorë, e ka rrahur gjithë Lurën". Kështu na tha njëri prej burrave në lokalin e fshatit. E tha me të qeshur, por ishte e vërtetë. Madje, Mëhill Doçi, jovetëm kishte rrahur me atë shkop hekuri që e mban prej 40 vjetësh, por edhe ka vrarë me të. "Kam qenë diktator (qesh). Nuk i kam rënë njeriu në qafë, por kush ma ka bërë borxh ia ka marrë hakun. Kam qenë partizan dhe pas çlirimit të vendit, unë nuk pravona të hyja në kooperativë. Më vonë më çuan të punoja në minierë, në Durrës. Punova disa kohë dhe një ditë, njëri nga kolegët e punës më vodhi një material që unë e kisha në ngarkim. Pasi shkëmbyem disa fjalë, ai më shau nga nëna. Nuk e durova dhe e godita me këtë shkop deri sa vdiq. Më dënuan tri vjet por bëra vetëm dy e gjysëm në Sarandë. Pasi u lirova u ktheva në Lurë, ku nuk ua hoqa dajakun. Jo se kisha ndonjë gjë me njerëzit, por sepse më kritikonin nëpër mbledhje". Kështu thotë Mëhilli, i cili tregon, se "nuk ka lënë mashkull që e ka sulmuar, pa ia lakuar shkopin e hekurit për kurriz". Ndërsa tani në moshë 75-vjeçare, Doçi jeton i vetmuar. E vetmuar është gati edhe Lura, pasi shumica e banorëve ka ikur. E respektojnë të gjithë, por ai preferon të qëndrojë vetëm, si në rrugë, ashtu edhe në lokalin e fshatit. Ndërsa e vetmja detyrë që ia ka ngarkuar vetës, është të kujdeset për bustin e Gjokë Doçit, ish-partizan i vrarë në luftë. E ka rikonstruktuar me lekët e pensionit të tij, e ka lyer e rrethuar me gardh. Ndërsa tani i qëndron pranë, ashtu siç kanë ndenjur me njëri-tjetrin nëpër çetat partizane.

I verbër, po gati për të
marrë nusen e tretë



Ismail Cuku

Në fshatin Lurë, aty ku ashtu si bukuria, as historinë nuk kanë fund, takuam një burrë që mezor shikonte. Eshtë 65-vjeç dhe quhet Ismail Cuku. “Që të kesh sukses me gratë, duhet t’ua mësosh sekretin. Unë i kam dy në shtëpi dhe jam gati të marr edhe të tretën”, kështu thotë ai dhe në të vërtetë ka dy gra e 4 fëmijë. Historia zë fill para 40 vjetëve, kur Cuku është martuar për herë të parë. Por, pas disa kohësh, ka mësuar se nusja e tij nuk lindte fëmijë. Dhe, nuk e ka ndarë, por ka marë një marrëveshje me të; që të merrte edhe një të dytë. Kjo ka ndodhur pas disa vitesh. Dhe, ka qenë vetë nusja e parë, e cila e ka ndihmuar bashkëshortin për të gjetur të dytën, 22 vjet më të re. “Me këtë kam 4 fëmijë. Por, të gjithë i thërrasin nënë nuses së parë. Ia kaloj shumë mirë me të dyja. Por, për këtë kla një sekret, t’ua bësh qejfin por pa e ditur për njëra- tjetrën. Sa herë e takoj njërën, i them në vesh se është më e bukura e të gjitha femrave të Lurës. Të njëjtën gjë ia them edhe tjetrës, por i porosis që të mos flasin me njëra-tjetrën”, tregon duke qeshur Cuku. “ Por, nuk do të vdes pa u martuar edhe një herë.
 
Back
Top