Kostumet e grave, më autentike se të burrave
Dasmë arbëreshe, ritet e së enjtes
Shekulli
Gjirokastër-Arbëreshët sollën në skenën e kalasë së Gjirokastrës ritualet e martesës. Nën tingujt e këngës dhe valles karakteristike, vëmendja u përqendrua në ritet e ditës së enjte. Në ceremonial futen të gjitha përgatitjet që nga veshja e nuses, përgatitja e shtratit bashkëshortor e deri tek hyrja e dhëndrit në dhomë. “Shumë nga këto rite i gjen edhe sot në dasmat arbëreshe, edhe pse dasmat janë modernizuar shumë”,- thotë Sara Bafa, koordinatore e grupit arbëresh. “Eshtë hera e parë që grupi arbëresh vjen me një ritual dasme”,- thonë organizatorët e tij. Tepër interesant momenti kur dhëndrit i vihet mbi shpinë një samar gomari që nënkupton se tani ai krijon familje dhe bëhet i pari i saj, ndaj i vihet samari, për përgjegjësitë familjare që e presin. Dhëndri e puth nusen në prani të dasmorëve, i çon pajën, siç është zakoni ditën e enjte dhe e gjitha kjo ka ritet dhe këngët e veta. “Shumë prej këtyre zakoneve që i pamë të improvizuara në skenë ngjasojnë si dy pika uji me ritet e dasmës në zonat e Jugut të vendit. Në Gjirokastër, në zonat e Lunxherisë, Zagorisë”,- thonë specialistët.
Ata kanë shpalosur në skenë disa lloje kostumesh, kryesisht veshje të grave: fustanet me pala, të gjera, me shirita poshtë të gjatë deri te kërciri i këmbës, jelekë të qëndisur, me fije ari, me shirita me ngjyra etj. “Na kujtuan veshjet karakteristike të disa zonave të Jugut”, thotë drejtori i Qendrës Studimore Stalo Elmo. “Veshja e gruas është origjinale, e përcjellë në breza, ndërsa veshja e burrave është e adaptuar me veshjen e burrave të Shqipërisë së Jugut. Prej andej kanë marrë fustanellën, poturet, jelekun etj. dhe i kanë adoptuar. Ndërsa veshjet e grave dhe vajzave janë autentike. Këto lloj kostumesh kanë ngjashmëri me kostumet e grave të Sarandës dhe të Çamërisë. Edhe sot në Kalabri bëhet kujdes për ruajtjen e kostumeve. Ato ripërtërihen, pasi shpesh në fshatra ka gëzime e festa ku përdoren veshjet karakteristike. Eshtë për t’u vlerësuar fakti që të 30 përfaqësuesit e grupit arbëresh janë të rinj e te reja. Janë nga krahinat më në zë të Kalabrisë, nga San Demetrio Korona, San Sofia de Pietro dhe San Benedeto Ulano. Arbëreshët kanë qenë gjithnjë prezent në festivalet folklorike, por në grupe të vogla, për shkak të vështirësive financiare. Gati çdo fshat ka grupin e tij. “Në Kalabri zhvillohet edhe një festival folklorik mesdhetar. Ka tre vjet që organizohet”,- thotë Andrea Kokeri, drejtori artistik i Festivalit Mesdhetar. “Eshtë në miniaturë si ky i Gjirokastrës, me pjesëmarrje të grupeve nga të gjitha fshatrat që ruajnë me xhelozi traditën. Jepen edhe çmime”, shton Kokeri
04/10/2004
Marte, 05 Tetor 2004
KOMUNITETI I ARBERESHEVE NE RREZIK ASIMILIMI
Magdalena Alla
Intervista/ Flet kryetari i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe, Italo Elmo
Ne Hotelin e Palmave ne Lazarat, ku jane vendosur mjaft artiste festivaliste dhe perfaqesues te mediave qe ndjekin Festivalin Folklorik te Gjirokastres, para dy ditesh, personeli i hotelit ishte mjaft i angazhuar, sepse pritej te vinte grupi i arberesheve te Italise. Dheata erdhen, por larg perfytyrimit se "arbereshet e urte" do te ishin dhe disa zhurmaxhinj te papare, qe thyenin rregullat e nje hoteli, apo mjedisi te perbashket. Nejse, kjo thuhet edhe pak me shaka edhe pse mbart brenda dhe te meten. Ata ishin disa te rinj te hareshem, qe rendnin neper korridore, edhe me vrap, duke bere shaka, duke bertitur, kenduar, perplasur dyert, hedhur syte ndaj ndonje vajze te bukurEdhe pse me i vjetri mes tyre, Italo Elmo perpiqej t'u terhiqte verejtje, asgje nuk ndryshonte. Por kjo me teper se bezdisje te jepte ate kenaqesine qe njerez te kombesise sone, qe jetojne perhere larg nesh, kete here i kemi prane, e fundja le te jene si te jene mjaft qe jane. "Keshtu jane kalabrezet", thote dikush qe i njeh mire, edhe pse ata jane arbereshe, por ama qe, sigurisht kane marre e dhene me treven ku jetojne.
Ne mengjesin e te nesermes ata jane te paret qe jane ngritur me heret dhe kane mbushur barin ku hahet mengjesi, sepse jane shume. Perseri te zhurmshem, por te kendshem ama ne energjine, gjallerine qe mbartin. Flasin arberisht dhe italisht. Pak prej tyre jane arbereshe te paperziere. Shumica jane sidomos me nene italiane, ndersa babain shqiptar. Nje nga ata eshte dhe Michele, student per filozofi ne vitin e fundit. Po ashtu dhe studiuesja Sara, e cila mallengjehet per perkatesine e saj kombetare dhe nga fakti qe gjendet ne Shqiperi. Ndersa zoti Italo Elmo, i cili eshte kryetar i Qendres se Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe flet nje shqipe te paster. Ai eshte dhe arberesh i paster.
Ja si i pergjigjet pyetjeve, te bera nga gazeta "Koha jone", nderkohe qe te rinjte e tjere kane dale ne oborr dhe perpara se te hypin ne autobus per provat kendojne me shpirt kenge te pazakonta, perla te muzikes arbereshe.
Cila eshte veprimtaria e Qendres Studimore te Traditave Arbereshe?
Qendra e Studimeve dhe Kerkimeve te Tradites Popullore Arbereshe eshte krijuar ne vitin 1980 si rezultat i nje nisme te perbashket mes studiuesve shqiptare dhe arbereshe te folklorit dhe trashegimise etnografike. Qendra numeron 34 aktivitete ne vit, te cilat kane ne qender folklorin arberesh. Aktiviteti kryesor i saj eshte organizimi i Festivalit te Folklorit Arberesh. Gjate ketyre 5 viteve te fundit qe une drejtoj Qendren kemi realizuar 3 aktivitete. Cdo vit si vend i zhvillimit te festivalit perzgjidhen dy fshatra arberesh. Ne kete eveniment te folkut marin pjese 32 fshatra nderkohe qe ne ditet e festivalit prezantohen 450 numra folklorike.
Element tjeter i veprimtarise se qendres sone eshte edhe evidentimi i pasurise folklorike materiale dhe orale ne krahinat arbereshe. Kerkimet tona jane perqendruar mbi kulturen popullore, kostumet, ritet arbereshe ne dasma dhe vdekje, kenget e djepit etj. Keto kerkime realizohen nga 5 specialiste te folklorit arberesh. Tani se fundi rezultatet e punes kerkimore ne lidhje me traditat arbereshe ne i kemi permbledhur ne 3 vellime nderkohe qe kemi pergatitur edhe nje cd kompjuterike. Gjate veprimtarise sone ne kemi pasur bashkepunim edhe me Insitutin Shqiptar te Folklorit dhe me studiuesit A.Onuzi, A. Bido, R. Bogdani etj.
Ne Festivalin e Gjirokastres cfare perzgjedhjeje eshte bere per pjesemarrjen?
Grupi arberesh i Kalabrise eshte formuar nga kompani te disa grupeve qe kane emrin "Avuli", "Shkendija" dhe te tjera grupe. Ne kete festival jane perzgjedhur elementet me te mire te grupeve arbereshe nga zona te ndryshme.
E sata here eshte qe vini ne Shqiperi me grupe folklorike?
Eshte e katerta here qe vij personalisht dhe me grupe te tjera dhe e para me ritualin e marteses.
Si eshte rituali i marteses te arbereshet?
Martesa fillon me javen e nuses, e pikerisht me te enjten e dhuratave dhe pergatitjen e shtratit te nuses dhe dhendrit. Pastaj vjen e premtja e samarit. Dhendrit i vihet samari ne menyre simbolike per te thene sa pergjegjesi ai do te kete ketej e tutje.
Ne te dielen e dasmes veshin nusen me cohen arbereshe, stolite dhe i kendojne kengen duke vallezuar, "Jurendina po martohet". Kostumet nga Shen Miter Korona. E marta pas martese eshte ritali i kulacit. Ai qe merr pjesen me te madhe do te dominoje ne familje, do te jete komandanti.
Me ke treve shqptare ngjajne keto rite?
Ka ide studiuesish qe martesa e arberesheve te Jugut per shembull ngjan dhe do te bashkohet me ate te shqiptareve te Jugut. Sepse eshte ideja se arbereshet vijne nga zona e Himares.
Po martesat e arberesheve sot, besoj se jane me shume te perziera dhe jo aq mes njeri-tjetrit?
Parapelqimi eshte arberesh me arberesh, por ky nuk eshte rregull. Martesat tani behen me shume te perziera, me italiane, dhe kjo per komunitetin tone nuk eshte mire. Kur martohet nje arberesh me arberesh bekojme perendine se themi: "Sa mire! Do ruhet gjuha". Ndersa kur behen martesa te perziera, edhe pse kjo eshte normale, rralle ndodh qe te ruhet gjuha.
Por ne 1999 ne Itali shteti aprovoi te drejten e arberesheve te mesojne gjuhen e tyre ne shkolla, dhe kjo ndodhi pas 500 vjetesh pritje, fale politikanit arberesh Mario Brunetti, i cili e ndoqi kete problem per 30 vjet rresht. Krahina e Kalabrise lejen e minoritetit per ruajtjen e traditave arbereshe e miratoi ne 2003.
Me se fundi ka nje pike referimi te sakte per ruajtjen e kultures sone, sepse me pare ishte vetem pasioni, ndersa tani jepen edhe para per folklorin tone e gjuha mesohet ne shkolla. Dhe ne do te mbetemi si kulture pikerisht dhe nga keto.
Andrea Kokjeri "nderhyn): Mos shih keta qe jane njerez te apasionuar pas kombesise se tyre, por une kam jetuar 13 vjet ne Kalabri, jam dhe muzikolog dhe kam vene re qe arbereshet kane turp te thone kombesine e tyre, e mohojne ate. Flas me teper per brezat e rinj, ndersa te vjetrit jo. Une kam gjetur pleq te mocem qe flasin nje shqipe te mrekullueshme. Nuk jane te organizuar mire. Edhe Katedra e gjuhes shqipe nuk ka bere ndonje pune te madhe.
A keni ju nje force politike tuajen?
Jo, dhe kjo eshte e demshme. Ne na premtojne shume neper fushata elektorale, parti te se majtes, apo te djathtes, per te mbrotjur te drejtat tona, por kur vjen fundi asgje nuk bejne. Ende nuk jemi te bashkuar per te mbrojtur vetveten tone.
Po me komunitetin italian ne pergjithesi c'marredhenie keni?
Italianet thone: "Kur sheh nje ujk dhe arberesh me mire vrit arbereshin". Por ne kemi nje tjeter shprehje, "Italianin dhe cdokend tjeter joarberesh mos e fut ne shtepi, se te hane e pine e pastaj te tradhetojne". "Qesh). Megjithate ne shkojme mire.
Sara Baffa, studiuese
Kam bere nje kerkim, historik-gjuhesor me foto te vjetra dhe jam duke vazhduar ne kete drejtim, sidomos ne zonen e Shen Sofias se Epirit. Dhe kam vene re qe festimet e Pashkeve, Krishtlindjet jane originale.
Jane 500 vjet dhe distanca sa vjen dhe shtohet. Si e shihni te ardhmen?
Ne disa fshatra eshte problem. Ne shume ruhet dhe gjalleron folklori i vjeter. Legjenda ruhet ne kenge, rituali i martesave me kenge. Ka probleme sepse bota perendimore leviz drejt globalizmit, televizionet jane italisht jo arberisht. Dhe kjo kohe eshte si nje lume i madh qe merr gjithcka.
Cfare projektesh keni per te ardhmen?
Puna ime eshte e lidhur me perspektiven e Qendres qe drejtoj. Fale nje projekti te mbeshtetur nga Bashkimi Europian brenda ketij viti Qendra Studimore e Tradites Arbereshe do te shnderrohet ne Insitutin Nderkombetar Etnografik "Beniamin Kruta".
Per here te pare ajo do te organizoje dhe Festivalin Folklorik Arberesh, pasi folklori yne vazhdon te mbetet shume i gjalle. E me pare nuk ka pasur nje aktivitet ku te mblidheshin te gjitha grupet. Kjo eshte hera e pare. Mendojme qe ne kete festival te ngjallim folklorin e vjeter, por dhe krijimet e reja. Sa te mesojne te rinjte gjuhen arbereshe, folklori mund te jete aktiviteti me i mire per kete.
E Marte, 05 Tetor 2004
LABERI, MAJAT ME CIKA
Me te ecuren karakteristike, veshtrimin krenar e pamjen e ashper "rebelet" e festivalit, pushtojne skenen. Te shumte ne numer, gati sa trefishi i grupeve te tjera, artistet e Qarkut te Vlores kane mbushur gjithe hapesiren dhe sfondin e platese se fetivalit. Ne naten e peste te konkurrimit, grupet e rretheve te Vlores, Sarandes e Delvines kane percjelle 20 numra artistike duke bere qe kalaja te ushtoje per 120 minuta nga zerat e burrave te Laberise.
Nje melodi e embel me fyell krijon atmosfere idilike per publikun dhe pas saj marresi i njohur Syrjan Hodo i grupit te Terbacit, ekzekuton kengen "Memedheu", duke celur mozaikun e polifonise. "Megjithese polifonia duket si e njejte, seicili grup ka te vecanten e tij, ngjyrimet, notat dhe ritmi jane te ndryshme. Kjo shpjegon edhe numrin e madh te pjesmarresve, pasi nje grup nuk interpreton dot ison e tjetrit", shpjegon udheheqesi artistik i grupit te Qakut te Vlores, Vait Kuci. Grupet dhe kengetaret e njohur i lene vendin njeri tjetrit. Kenge epike dhe
lirike, zera te ngrohte e te plote, nje grup me iso te shtruar e te qete, nje tjeter me iso te ashper, larima e polifonise se ketyre trevave ka rrjedhe fuqishem ne skene.
Najram Hunda, Hysni Kapo e Taire Bozhani, treshja e grupit te Dukatit e shoqeruar nga isoja e grupit ka interpretuar kengen "Telat vene e vine", ndersa notat lirike kane ardhe se pari nga grupi i Velces ne kengen "Kumbulla, moj kumbulla". Grupet e Mavroves, Tragjasit
e grupi "Bilbili" i Vlores ndiqen nga interpretimi i grupit "Dea" te Sarandes qe ka sjelle kengen "O moj dardha dimerore". Folklori i treves se Camerise ka ardhur ne skene
permes valles se vajzave te grupit cam te Vlores. Kostumet e tyre te vecana dhe interpretimi elegant, plot hijeshi e finese ka zbritur ne Gjirokaster magjine folklorike te kesaj treve. Por ajo qe ka dominuar ne programin artistik te ketij grupi kane qene kenget dhe elementet epike.
Ketu ne vendet e mia
Ku dhe Zoti vjen i ftuar
Mbreteron vetem liria.
Kjo eshte Himara qe thone / diell dhe dete shqiponje.
Nje flamur kombetar shpaloset ne skene, grupi i Himares percjell vargjet e kenges: "Une jam Damjan i Himares", qe ka ardhur nga zerat e plote te dy marrese Kristo Cipa e Leni Cali.
"C'ka ky djale qe ma ben me dore" prezantoi kengen qytetare vlonjate, ndersa rrethi i Delvines eshte paraqitur me "Djemte e Delvines" dhe grupin "Kaonia" qe interpretuan kenget "Engjell i miresise" dhe "C'u prish Lekuresi i shkrete". Hyne me gjemim e dalin me gjemim nga skena, per kete eshte preferuar qe mbyllja e programit te behet me vallen e kenduar "Laberi, majat me cika" ekzekutuar nga grupi i burrave te Zvernecit.