Përgjigje e: Shkronja "nj".
eh, mua nuk me ndodh dhe aq ralle te jem tap, por tani jam sober-enderron-Mos je gje tape sot? Apo je ne udheheqje te bagetise?
Po flasim per alfabetin apo per fonemen? Une po flisja per alfabetin aty per vete. Dhe arsyeja pse permenda shume qarte qe Kroatet dhe glagolitikun kur thashe se Kroatet kane jetuar ngjate nesh per mijevjecare, nderkohe qe ata kishin dhe ne 'nuk' kishim alfabet donte te thoshte dicka. Per ata qe nuk jane tape domethene.
Sipas IPA edhe ne italisht kemi nje glide [i solle perkufizimet, apo do merremi me bishtin e dhelpres?]. Shiko menyren e te shkruarit te fonemes me alfabetikun (1 tingull 1 germe)
- > agnello (ah-NNYEH-lloh) [aɲ'ɲɛllo], "lamb"
Dhe italianet e shqiptojne 'gn' sikur ne 'nj'. Ne tableat e IPA, 'nj' jone eshte identike me shqiptimin e 'gn' italiane. E kam sjelle po kete shembull per gjuhen shqipe.
Une nuk shikoj pse duhet te zgjatet nje debat ku shumica nga ne nuk ka pergatitje fonetike. Me duket idotesi te fillojme te ngaterrohemi ne ndryshimin e alfabetit e me the te thashe, kur tere debati behet per klasifikimin dhe se cfare quhet apo duhet quajtur nje foneme. E kuptoj edhe anen tjeter, qe ne sezonin e kampinonatit ka shume njerez qe nuk dine ku t'i konsumojne 'urrate' me qe ekipi yne nuk klasifikohet kurre ne te tilla turnamente.

