• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Shteti funksionon

Anëtar
Nov 18, 2025
Postime
3,949
Pikët
113
Pata një diskutim me Mandin, ishte shumë i shkurtër. Mandi e quajti shtetin mafioz sepse është kundër popullit. Unë do e shtjelloj këtu mendimin tim që t'ju jap hapsirë dhe të tjerëve që të mos bëhen pre e mashtrimit të protestuesëve por të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe nëse nuk dijnë nga politika.

Mendimet e mia:

Nuk jam politolog por dhe as nuk e njoh mirë terrenin e politikës. Megjithatë dua të jap disa mendime dhe do i mbroj ato mendime me aq pak sa di. Së pari shteti shqiptarë funksionon. Por në çfarë kuptimi ? Ne kemi prokurori, kemi gjykata, kemi polici, ne kemi shkolla, kemi spitale, kemi kopshte, kemi burgje. Janë mijëra njerëz të punësuar me parti apo pa parti, janë me qindra njerëz që çdo ditë shteti i shërben, disa me pensione pleqerie dhe disa me ndihmë ekonomike, disa me pension invaliditeti, disa i kthen në rrugën e drejtë duke i rehabilituar në burgje, shteti ka bërë rrugë, autostrada. Po ne kemi një shtet ku dhe pse ka korrupsion jo domsdoshmërisht e bën shtet mafioz siç pretendonte Mandi. Shteti funksionon sepse ekziston si entitet i pavarur ndaj popullit. Çdo ditë ka ankesa për rrogat; rrogat janë të ulëta dhe duhet të ngrihen. Po rrogat nuk varen vetëm nga qeveria, varen nga lloj i profesionit, zanatit ose tregut ekonomik. Po a e dini ju mor zotërinjë e zonja që sot që flasim; SPAK ka konfiskuar me miliona euro, makina, shtëpi, resorte të bëra nga aktivitete kriminale ? Të gjitha këto para shkojnë në buxhetin e shtetit dhe më pas shpërndahen në pensione dhe në rroga. Jo mor jo, shteti apo qeveria nuk është mafioze, është një nevojë e domosdoshme. E le ti lëmë mënjan zemërimet ndaj politikanëve, disa prej këtyre kriminelëve të jakës së bardhë kanë marrë vendime të gabuara në jetën e tyre duke tradhëtuar besimin e popullit, por në fund kanë përfunduar në burg. SPAK u ndërtua ekzaktësisht për këtë gjë. Ju mund të thoni çfarë të doni, por unë besoj se në këtë vend ka shtet; ka policë që çdo ditë vënë jetën e tyre në rrezik me njerëz që i janë vënë kundër. Ka mjek që punojnë me ndershmëri dhe pse bota i ka thënë bëhu i padrejtë. Ka mësues dhe pedagog që çdo ditë lodhen nga nxënës e student, ka zjarrfikës që janë në shërbim të qytetarëve, ka gjykatës dhe prokurorë që ngrenë akuza ndaj shkelësve të ligjit, kriminalist që çdo ditë punojnë për të gjetur vrasësit, psikolog që ndihmojnë njerëzit. Po, unë besoj tek shteti dhe pse ka të korruptuar. Le ti lëmë emocionet e protestave mënjanë dhe ti kthejmë përgjigje pyetjes; a është shteti duke na shërbyer dhe kur jemi të pakënaqur ? Përgjigja ime është po. Përgjigja juaj kush është ?
 
Luqida, të kan rekrutuar dhe ty si patronazhist?
Jo. Shteti shqiptar nuk funksionon. Është shtet diktatorial. Mungon ballanca e pushteteve. Është parti-shtet. Funksionon vetëm për njerëzit e krimit, oligarkët dhe patronazhulaqet. Keta te fundit hanë vetëm copën e bukes dhe sufllaqe herë herë.
 
Më sill prova që shteti shqiptarë nuk funksionon, prova që është shtet diktatorial.
 
Luçio, ti me kujton Danielin qe thote qe ne Palestine 50mije te vdekur kane vrare veten harakiri se nuk i kane bombarduar.
 
Shtet bananesh qe i shet popullit te vet vepra fantazem miliona euroshe sic jane inceneratoret.

Shtet te cilin ja heqin breket nje grup hackerash duke i marre te dhenat personale 4.5 mln shqiptarve.

Shtet i cili ndihmen ekonomike per njerzit ne nevoje e ka $100 ne muaj, nderkohe rruget e florinjta i shtron me nga 20 mln eur km.

Shtet qe gjate covidit u shiste qytetarve te vet te semure nje bombul oksigjeni 800 eur.

Shtet qe sa her bie zjarr neper pyjet e Shqiperise i shuan me sfurqe e lopata.

Shtet qe sa here ka permbytje therret Dardanet per tu ardh ne ndihme sepse vete skane as çizme.

Shtet qe kadastrat ja kontrollojne nje grup mafiozesh.

Te vazhdoje tani me listen anetari rradhes se eshte shume e gjate.....😁
 
Më sill prova që shteti shqiptarë nuk funksionon, prova që është shtet diktatorial.
Parlamenti, qeveria, dhe partia e rilindjes janë të njësuar. Është parti shtet.
Në një shtet normal demokratik, pushtetet janë të ndara.
Parlamenti i Shqipërisë miraton edhe ligje qe i shërbejnë një qelbësire oligarku të vetëm.
Administrata shtetërore është e mbushur plot me patronazhista. Është tejet e politizuar.
 
Shtet bananesh qe i shet popullit te vet vepra fantazem miliona euroshe sic jane inceneratoret.

Shtet te cilin ja heqin breket nje grup hackerash duke i marre te dhenat personale 4.5 mln shqiptarve.

Shtet i cili ndihmen ekonomike per njerzit ne nevoje e ka $100 ne muaj, nderkohe rruget e florinjta i shtron me nga 20 mln eur km.

Shtet qe gjate covidit u shiste qytetarve te vet te semure nje bombul oksigjeni 800 eur.

Shtet qe sa her bie zjarr neper pyjet e Shqiperise i shuan me sfurqe e lopata.

Shtet qe sa here ka permbytje therret Dardanet per tu ardh ne ndihme sepse vete skane as çizme.

Shtet qe kadastrat ja kontrollojne nje grup mafiozesh.

Te vazhdoje tani me listen anetari rradhes se eshte shume e gjate.....😁

Shtet qe ska spitale ska arsim ska kulture ska rini ska shprese ska ndryshim.
 
Luqida, të kan rekrutuar dhe ty si patronazhist?
Jo. Shteti shqiptar nuk funksionon. Është shtet diktatorial. Mungon ballanca e pushteteve. Është parti-shtet. Funksionon vetëm për njerëzit e krimit, oligarkët dhe patronazhulaqet. Keta te fundit hanë vetëm copën e bukes dhe sufllaqe herë herë.
Mungon opozita mbi te gjitha.
 
Një gabim që të gjithë bëni është se e përdorin termin shtet si sinonim të qeverisë. Një tjetër gabim është ajo që thotë Chivalric që ndihma ekonomike është 100 euro në muaj, por nuk merr në konsideratë sa buxhet ka shqipëria që ta bëj 500,000 euro në muaj ndihmën ekonomike ? Mjafton dy koncepte ekonomike për ta kuptuar këtë; 1. Rrallësia (nuk ka mjaftueshëm për të gjithë). 2. Kosto oportune. Nëse qeveria vendos të bëj ndihmën ekonomike 500 euro në muaj atëhere i duhet të çoj rrogat 200 euro në muaj për mësuesit apo mjekët. Debat koti. Pa pikë lidhje.
 
Mungon opozita mbi te gjitha.
Nuk është faji i opozitës në një sistem diktatorial ose quasi diktatorial.
75% të votave i merr dhe Lukashenko në Bjellorusi.
Shtetet diktatoriale e shtypin opozitën me të gjitha mënyrat. Nuk e ke vene re çfarë po bën me protestuesit ky shtet? I kercenon me pushime nga puna, me vënie gjobash ke të tjerët që s'kanë lidhje me punë shtetërore.
Njësoj si Enver Hoxha i cili gjente armiq po vepron dhe legeni i surrelit, agjentë greke, iraniane, serbe. Në fund ja futi algoritmit.

Edi Rama është tashmë një diktator i zgerlaqur. Kufomë politike.
 
Një gabim që të gjithë bëni është se e përdorin termin shtet si sinonim të qeverisë. Një tjetër gabim është ajo që thotë Chivalric që ndihma ekonomike është 100 euro në muaj, por nuk merr në konsideratë sa buxhet ka shqipëria që ta bëj 500,000 euro në muaj ndihmën ekonomike ? Mjafton dy koncepte ekonomike për ta kuptuar këtë; 1. Rrallësia (nuk ka mjaftueshëm për të gjithë). 2. Kosto oportune. Nëse qeveria vendos të bëj ndihmën ekonomike 500 euro në muaj atëhere i duhet të çoj rrogat 200 euro në muaj për mësuesit apo mjekët. Debat koti. Pa pikë lidhje.
Është parti shtet mor tutkun.
 
Parlamenti, qeveria, dhe partia e rilindjes janë të njësuar. Është parti shtet.
Në një shtet normal demokratik, pushtetet janë të ndara.
Parlamenti i Shqipërisë miraton edhe ligje qe i shërbejnë një qelbësire oligarku të vetëm.
Administrata shtetërore është e mbushur plot me patronazhista. Është tejet e politizuar.
Është parti shtet mor tutkun.
Ky është opinion jo fakt. Fakti është që shteti ka element të autokracisë dhe demokracisë.
 
Një gabim që të gjithë bëni është se e përdorin termin shtet si sinonim të qeverisë. Një tjetër gabim është ajo që thotë Chivalric që ndihma ekonomike është 100 euro në muaj, por nuk merr në konsideratë sa buxhet ka shqipëria që ta bëj 500,000 euro në muaj ndihmën ekonomike ? Mjafton dy koncepte ekonomike për ta kuptuar këtë; 1. Rrallësia (nuk ka mjaftueshëm për të gjithë). 2. Kosto oportune. Nëse qeveria vendos të bëj ndihmën ekonomike 500 euro në muaj atëhere i duhet të çoj rrogat 200 euro në muaj për mësuesit apo mjekët. Debat koti. Pa pikë lidhje.

O zoteri zonje a ca je lol
Nqf se nuk e di eshte ndertuar nje kopsht botanik 4.5 mln eur brenda ne kryeministri, ca lule e ca peme per miqte cifuto europian te rames sa her vijne ne Shqiperi, e perdor si tip guide per ti shit Shqiperine europiane dhe largpamese te piktorit deshtak 🤡. Nderkohe ti i justifikon qe shteti jone hajdut ska buxhet 🤦🏻‍♂️, por cuditerisht ka per investime luksi, ka dhe 100 mln eur per Bechetta..etj, por ska 200-300 eur per njerzit ne nevoje.
 
O zoteri zonje a ca je lol
Nqf se nuk e di eshte ndertuar nje kopsht botanik 4.5 mln eur brenda ne kryeministri, ca lule e ca peme per miqte cifuto europian te rames sa her vijne ne Shqiperi, e perdor si tip guide per ti shit Shqiperine europiane dhe largpamese te piktorit deshtak 🤡. Nderkohe ti i justifikon qe shteti jone hajdut ska buxhet 🤦🏻‍♂️, por ka per investime luksi, ka dhe 100 mln eur per Bechetta..etj, por ska 200-300 eur per njerzit ne nevoje.
Unë nuk merrem me thashetheme kërkoj fakte, dokumentacion të plot; sa para janë shpenzuar për "kopshtin" ? Nga vjen burimi ? Apo je duke cituar burimin e syrit.tv ? Këta të fundit janë të PD.
 
IMG_7634.jpeg
Linku gazets ktu

@Lucida Sidera
Ne minuten 13:00 Edi Rama u thote biznesmeneve italiane te investojne ne Shqiperi sepse ketu nuk ka sindikata.
Sot deklarata eshte fshire nga videoja, por fshirja nuk e zhduk faktin qe eshte thene.
Ke ndonje shpjegim ti?
 
View attachment 358393

Nëse e ka thënë (sepse unë nuk di gjë), nuk e njoh dhe Italishten si gjuhë, mund ta ketë bërë për të tërhequr investitorë. Ai mund të gjykoj se është më mirë që të ketë investitorë që të hapin vende pune sesa sindikata, kjo video ka 11 vite që është bërë.
 
Back
Top