Lucida Sidera
V.I.P
- Anëtar
- Nov 18, 2025
- Postime
- 3,949
- Pikët
- 113
Pata një diskutim me Mandin, ishte shumë i shkurtër. Mandi e quajti shtetin mafioz sepse është kundër popullit. Unë do e shtjelloj këtu mendimin tim që t'ju jap hapsirë dhe të tjerëve që të mos bëhen pre e mashtrimit të protestuesëve por të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe nëse nuk dijnë nga politika.
Mendimet e mia:
Nuk jam politolog por dhe as nuk e njoh mirë terrenin e politikës. Megjithatë dua të jap disa mendime dhe do i mbroj ato mendime me aq pak sa di. Së pari shteti shqiptarë funksionon. Por në çfarë kuptimi ? Ne kemi prokurori, kemi gjykata, kemi polici, ne kemi shkolla, kemi spitale, kemi kopshte, kemi burgje. Janë mijëra njerëz të punësuar me parti apo pa parti, janë me qindra njerëz që çdo ditë shteti i shërben, disa me pensione pleqerie dhe disa me ndihmë ekonomike, disa me pension invaliditeti, disa i kthen në rrugën e drejtë duke i rehabilituar në burgje, shteti ka bërë rrugë, autostrada. Po ne kemi një shtet ku dhe pse ka korrupsion jo domsdoshmërisht e bën shtet mafioz siç pretendonte Mandi. Shteti funksionon sepse ekziston si entitet i pavarur ndaj popullit. Çdo ditë ka ankesa për rrogat; rrogat janë të ulëta dhe duhet të ngrihen. Po rrogat nuk varen vetëm nga qeveria, varen nga lloj i profesionit, zanatit ose tregut ekonomik. Po a e dini ju mor zotërinjë e zonja që sot që flasim; SPAK ka konfiskuar me miliona euro, makina, shtëpi, resorte të bëra nga aktivitete kriminale ? Të gjitha këto para shkojnë në buxhetin e shtetit dhe më pas shpërndahen në pensione dhe në rroga. Jo mor jo, shteti apo qeveria nuk është mafioze, është një nevojë e domosdoshme. E le ti lëmë mënjan zemërimet ndaj politikanëve, disa prej këtyre kriminelëve të jakës së bardhë kanë marrë vendime të gabuara në jetën e tyre duke tradhëtuar besimin e popullit, por në fund kanë përfunduar në burg. SPAK u ndërtua ekzaktësisht për këtë gjë. Ju mund të thoni çfarë të doni, por unë besoj se në këtë vend ka shtet; ka policë që çdo ditë vënë jetën e tyre në rrezik me njerëz që i janë vënë kundër. Ka mjek që punojnë me ndershmëri dhe pse bota i ka thënë bëhu i padrejtë. Ka mësues dhe pedagog që çdo ditë lodhen nga nxënës e student, ka zjarrfikës që janë në shërbim të qytetarëve, ka gjykatës dhe prokurorë që ngrenë akuza ndaj shkelësve të ligjit, kriminalist që çdo ditë punojnë për të gjetur vrasësit, psikolog që ndihmojnë njerëzit. Po, unë besoj tek shteti dhe pse ka të korruptuar. Le ti lëmë emocionet e protestave mënjanë dhe ti kthejmë përgjigje pyetjes; a është shteti duke na shërbyer dhe kur jemi të pakënaqur ? Përgjigja ime është po. Përgjigja juaj kush është ?