Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FOTO)

Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

supozojme....dikush mund te kete instaluar nje kamera te fshehte ne nje banjo restoranti, tju filmoje duke bere kaken dhe me pas tju shantazhioje se do ta publikoje online. cfar do mendonit? qe jeni njeri i fajshem????
ju kujtoj qe te gjithe e bejne kaken, perfshire presidente, politikane, yje, vipa, profeter etj
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Rasti “Balla” dhe skota e frikshme e namusqarëve

Nga Mustafa Nano

attachment.php

Kam ca kohë që nuk shkruaj në gazetë, ngaqë kam diçka tjetër në duar. Por nuk mund të rri pa thënë diçka lidhur me ngjarjen e ditës. Ka një përpjekje për t’i bërë një linçim moral Sokol Ballës për faktin që dikush ka publikuar online do video intime të tij. Përsëris: janë video intime. Nuk po vijoj me përshkrimin e mëtejshëm, pasi nuk do të kish kuptim. Intimiteti i gjithsecilit, nëse do të nxirrej në publik, do të rezultonte “i turpshëm”. Vetëm ndonjë cliché e mërzitshme humane mund të pretendojë, apo mund të mburret për të kundërtën.

Me fjalë të tjera, cilido, të cilit do t’i nxirreshin në shesh gjeste të bëra në marrëdhënie intime me të tjerë, do të rezultonte “qesharak” e do të bëhej “gazi i botës”. Prandaj, mua m’i sjellin zorrët te goja ata që këto ditë dëgjohen të thonë se skena e filmuar me personazh Kolin ishte”e turpshme, e pështirë, apo ku di unë”. Gjestet që vihen re në atë skenë nuk kanë nevojë për asnjë lloj kualifikimi. Janë gjeste të një situate intime. Kaq. Të turpshëm e të pështirë janë ata që nxitojnë ta kryqëzojnë Sokol Ballën për “bëma” që askujt nuk i hyjnë në qese. E nuk kanë pse t’i hyjnë. Mjaft më me këtë gatishmëri namusqare për t’i dënuar personazhet publikë për gjëra që ata i bëjnë në jetën private! Sokol Balla nuk ka abuzuar me interesin publik, me paratë publike, me postin zyrtar. Nuk ka abuzuar as me përgjegjësinë si drejtues i një programi të rëndësishëm TV, e as me normat deontologjike të profesionit të tij. Kjo që ka ndodhur nuk është një pisllik i Sokol Ballës. Kjo është pisllik, madje poshtërsi e ndyrësi e tjetërkujt, është ndyrësi e atyre që këtë video e kanë filmuar, për ta bërë publike.

Kol Balla nuk bën pjesë te miqtë e mij. Është thjesht një koleg i imi, me të cilin punët më kanë lidhur më shumë se njëherë. E kërkova Kolin dje në telefon, megjithatë. E kërkova për t’iu ndodhur pranë. Por nuk ma hapi telefonin. Me siguri, është duke jetuar orë të vështira nën këtë agresion të gardianëve shqiptarë të moralit publik. Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij.

E të mos ngutet ndokush të thotë se “unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme”. Bullshit! Këtu thelbi i ngjarjes nuk është natyra “tepër lapërdhare” e gjestit të Ballës para kamerave të fshehta të dikujt (një nga ndërhyrjet më fantastike të Jezu Krishtit në Ungjijtë e Dhjatës së Re është momenti kur u drejtohet pjesëtarëve të një turme të gatshme për të linçuar e lapiduar një grua që kish menduar për kënaqësinë e mishit të saj: Ta ngrejë gurin kundër saj kushdo që është i pamëkat!). Këtu thelbi i ngjarjes është që një person po kryqëzohet për jetën e tij intime, që atij i është filmuar me dëshirën e tij, por që i është publikuar pa dijeninë e tij. Dhe kjo, përsëris, është e vetmja poshtërsi në këtë mes.

Sikur Koli të më ishte përgjigjur në telefon, do t’i thoja: “Dil në publik! Mos rri në shtëpi! Dil e thuaj: ‘Hej miq, të gjitha mund t’i bëjë kabull. Mund të bëj kabull edhe që ju të më cilësoni si t’ju vijë për mbarë bazuar në atë që keni parë e bazuar në moralin tuaj, por problemi nuk është ky. Problemi është publikimi online i momenteve nga jeta ime intime. Doni ta cilësoni të shthurur, perverse, lapërdhare, etj, etj, këtë jetë timen? Ok, bëjeni. Po dijeni se jeta juaj “namuzqare dhe e moralshme” është njësoj e kërcënuar, nëse intimiteti juaj del në treg. Dhe është e sigurtë se, qysh nga momenti që intimiteti juaj del në treg, edhe pse ju mund të mendoni se keni një intimitet normal (intimitet normal! Çfarë fraze oksimoronike!), ju do të bëheni objekt përbuzjeje e gallate nga ana e atyre që po më linçojnë mua tani. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për të ngritur zërin në mbrojtje të privatësisë. Nëse jeni duke fërkuar duart, nëse jeni duke thënë se “mirë e gjeti atë kodosh”, dijeni se e njëjat gjë do t’ju gjejë juve nesër.”

.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

degjenerate e degjeneruar paskaj. Tamam rast per psikiatrine!

nuk eshte kjo me çeshtje intimitetit, privatesise dhe bla,bla,bla, por thjeshte perversiteti te semure te nje personi te ç`ekulibruar. Nuk eshte çeshtje ke kryer o nuk ke kryer seks, por nga ato pamjet e ketij sorollopi, nuk behet fjale per nje akt seksual qe ndodhe ne raportet intime. Cili "idiot" e merr kameren dhe filmon aktin e tij seksual dhe ta quaj si normale ??? ndersa ne rastin e tij eshte perversitet degjenerate komplet! jo kamera spiun, jo montazhe...per personat me zhvillim normal psiqik dhe pa devijime seksuale, nuk do kishte kurfare efekti, vendosja e tera ketyre kamerave te fshehta, ngaqe nuk do ju shkonte ne mendje nje sjellje degjenerate dhe perverse, se lere edhe ti benin plus edhe vidjojen :D siç ishte e ketij Cakolit.
 
ore nuk e ke kuptuar ti qe s'ka filmuar veten sokoli, e ka filmuar kjo femra dhe i ka bere foto me printscreen nga kompjuteri i saj, dhe tani e ka shantazhuar.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

ore nuk e ke kuptuar ti qe s'ka filmuar veten sokoli, e ka filmuar kjo putana dhe i ka bere foto me printscreen nga kompjuteri i saj, dhe tani e ka shantazhuar.

pamvaresisht asaj se kush ka filmuar invictus, mua nuk do me kishte ndodhur te me filmonte kjo "putana" me "miser" ne dore e duke i shkokluar kokerrat :D

goce, do i kisha thene kemi ç`kemi, eja ketu e nisim e sosim dhe e tundim kosin ``fumato`` pa kamera, pa Iphone e pa celulare.

Eshte faji i tij, qe ka lejuar, pikerisht me veprimet e tija te behet objekt ta zeme edhe i "shantazhit" tani.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Do e lejojë apo jo Top Channel, Sokol Ballën, të shfaqet të enjten përballë Ramës?

Nga Carlo Bolino*

attachment.php

Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin Top Story në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një web chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes webit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.

Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në Top Story, në të cilin për koinçidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama.

Disa media online këmbëngulin duke shkruar se Sokol Balla është pushuar nga puna, por e vërteta – sipas burimeve të Shqiptarja.com – është pak ndryshe: Në fakt, ajo që po ndodh në këto orë është një proces dramatik mes drejtuesve të televizionit privat që shqetësohen për të mbrojtur principet morale dhe ndjeshmërinë e opinionit publik dhe gazetarit që insiston të mbrojë të drejtën e tij ndaj privatësisë.

Top Channel duket se është i orientuar të pezullojë për ca kohë praninë në ekran të Sokol Ballës sa të qetësohen ujërat , por pa ndërprerë kontratën e punës me një nga gazetarët më të rëndësishëm që ka. Nga ana tjetër Sokol Balla nuk duket i gatshëm të pranojë kompromise: Të ndërpresë qoftë dhe vetëm një emision të Top Story (pa llogaritur faktin që është pikërisht dita që ka të ftuar Edi Ramën), do të thotë për të të pësonte një dënim publik nga televizioni i vet dhe një prishje përfundimtare të marrëdhënies së tij të punës.

Ndërsa procesi mes këtyre dy pozicioneve zhvillohet në zyrat e mbyllura të Top Channel, nëpër kafene dhe në social media zhvillohet në mënyrë paralele një “gjyq” i ngjashëm: Sokol Balla është fajtor apo jo për këtë që ka ndodhur? Opinionet në këtë pikë duken se konkordojnë duke e konsideruar atë video të sikletshme për protagonistin, por padyshim pa përmbajtje kriminale apo të paligjshme.

Sokol Balla është tashmë një burrë i pamartuar, që ndodhej në një dhomë hoteli, ku po bënte lojra erotike private para një kompjuteri: Cili është faji i kryer, veç mënyrës pak të vetmuar dhe të çuditshme për t’u kënaqur? Nëse ka një shkelje ligjore, është nga ana e kujt ka regjistruar ato pamje dhe mbi të gjitha, nga ana e kujt i ka shpërndarë në web duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet për privatësinë dhe për botim video private, që të prezantuara në publik shndërrohen në pornografike.

Sokol Balla është vetëm një gazetar dhe jo një politikan i zgjedhur që duhet t’i japë llogari opinionit publik edhe për jetën e tij private; pra, parë nga ky këndvështrim ai është viktimë e një kurthi (apo komploti?) që nuk ja njohim origjinën.

Nëse ajo vajzë që e ka regjistruar Ballën pa dijeninë e tij e ka bërë për hakmarrje, ose vetëm për xhelozi, është një çështje që nuk i përket opinionit publik, por ndoshta prokurorisë. Ky mund të jetë një rast i mirë për qeverinë dhe parlamentin të merret më në fund me rregullat për shtypin që duke filluar nga origjina e financimeve deri te kriteret për t’u respektuar në materialet që mund të botohen, kërkojnë më shumë përkushtim. Një video të tillë për shembull asnjë media në një vend europian nuk do të mundte ta botonte.

Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!

Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika, përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.

Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar.

*Shqiptarja.com
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

pamvaresisht asaj se kush ka filmuar invictus, mua nuk do me kishte ndodhur te me filmonte kjo "putana" me "miser" ne dore e duke i shkokluar kokerrat :D

goce, do i kisha thene kemi ç`kemi, eja ketu e nisim e sosim dhe e tundim kosin ``fumato`` pa kamera, pa Iphone e pa celulare.

Eshte faji i tij, qe ka lejuar, pikerisht me veprimet e tija te behet objekt ta zeme edhe i "shantazhit" tani.

po c'rendesi ka re shoku, me iphone apo pa iphone, a ke bere sex???
nese dikush do te te filmonte pa dijenine tende dhe te publikonte video si do ndjeheshe???
pse quhet intimitet dhe privacy xhanem?? po pikerisht per kete pra se nuk eshte publike.
kushdo qe kercenon privacy-ne e dikujt meriton burg.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

po c'rendesi ka re shoku, me iphone apo pa iphone, a ke bere sex???
nese dikush do te te filmonte pa dijenine tende dhe te publikonte video si do ndjeheshe???
pse quhet intimitet dhe privacy xhanem?? po pikerisht per kete pra se nuk eshte publike.
kushdo qe kercenon privacy-ne e dikujt meriton burg.

posi, posi jo po ta varin ne litar ate gocen, qe ja nxorri perversitetin ne lendine.

Po çfare privacy ka aty per nje debil qe pranon te xhvishet e te nxjerre kallemin e "misrit" duke e shkokluar para incizimit.

Po pullen e incizimit ne celularin e tij, iku kjo goca e shtypi qe ta filmonte ate, sepse me sa e kam te njohur une, nuk mund te te filmoje njeri nga celulari i tij, po nuk aktivizove butonat e celularit tende. Te pakten keshtu kam pershtypjen qe keta kane komunikuar keshtu via skype model -boh-
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

skandali i vertete ketu eshte shantazhi i bere ndaj sokol balles per te arritur qellime te tjera, nuk eshte skandal sokoli. sokoli eshte viktima.

skandali eshte ajo femra si dhe te tjeret qe qendrojne pas saj qe kane shperndare videon ne internet.

shqiperia duhet te marre masa, te mbroje privacy-ne e personave me ligj, kush kercenon plase brenda.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Paska edhe burra ktu! Shyqyr :)
 
seksi nuk eshte perversitet re shoku, se na e hoqe zarin....kjo vlen dhe per ty, askush nuk duhet te publikoje video me momentet e tua intime ne internet, kushdo qe ta beje meriton denim te rende.

nese s'ke bere asnjehere sex, atehere ke te drejte, sexi te duket gje e turpshme, vetem mos harro se nepermjet momenteve intime te mamase tende dhe te babait tend ke ardhur vete ne jete.

tashi te ta tregoj une nga lindin njerzit, apo te te le te vdesesh injorant:p
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

skandali i vertete ketu eshte shantazhi i bere ndaj sokol balles per te arritur qellime te tjera, nuk eshte skandal sokoli. sokoli eshte viktima.

skandali eshte ajo femra si dhe te tjeret qe qendrojne pas saj qe kane shperndare videon ne internet.

shqiperia duhet te marre masa, te mbroje privacy-ne e personave me ligj, kush kercenon plase brenda.

invictus,tani eshte von per diqka te till,ajo e kreu punen e vet ,kurse ky trimi le te ankohet ku te do...
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

seksi nuk eshte perversitet re shoku, se na e hoqe zarin....kjo vlen dhe per ty, askush nuk duhet te publikoje video me momentet e tua intime ne internet, kushdo qe ta beje meriton denim te rende.

nese s'ke bere asnjehere sex, atehere ke te drejte, sexi te duket gje e turpshme, vetem mos harro se nepermjet momenteve intime te mamase tende dhe te babait tend ke ardhur vete ne jete.

o ç`menyre argumentimi dhe ne formen qe ke bere ama !

sex, quan ti masturbimin sikur ne vidjojen :D ne fjale eh!

Seksi nuk eshte perversitet, perderisa zhvillohet ne kufinjet normal qe e bejne njerezit e formesuar dhe te padevijuar ne jeten e tyre seksuale qe e bejne.

Sexi, si nocion eshte shume i zgjeruar nga ajo qe thua ti, keshtu qe sexi, eshte sa i demshem dhe i turpshem, mvaresisht se me ke e ben ;) ka nga ata qe e bejne me kafshe dhe qe do thonin qe eshte normal, ka nga ata pedofilet, qe perseri do e arsyetonin si akt normal e sa e sa kategori degjeneratash qe ekzistojne.

Pra, sexi edhe eshte i turpshem, siç mund ta marresh me mend, sepse ato momente intime, nuk mund te behen ne rruge e ne vende publike e kudo qe i bie ne mendje, intimisteve ne rolin e tyre kryesore.

Keshtu qe arsyetimi me formen, u shantazhua, u filmua fshehtas, pastaj edhe e fundit te arsyetohet si diçka normale, nuk qendron aspak.
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Kot po lodh frymen o invictus. un habitem se sa mire e paska pare videon e tij se per kete Zot lart as se kam marr mundimin (as nga kurjoziteti) te shtyp butonin e videos, dhe kjo pikerisht sepse eshte intimiteti i dikujt tjeter qe sme perket mua te gjykoj.
problemi ketu eshte se Sokoli s'duhet te bie preh e shantazheve te disa pabuksave shqiptare (sepse dihet qe gjithcka aty behet per leke) por te pranoj hapur dhe publikisht qe po e bera me ate qe me ka filmuar dhe u kenaqa. te gjithe jam e sigurte do ngelen me gisht ne goje. shqiptare hesapi lale, ca nuk pret!
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Ndryshe, pavarësisht se mund të ketë debate të ndryshme për etikën në këso lloj publikimesh – si ky i Sokol Ballës, ne në Gazetën Express besojmë se mediat kanë të drejtë të publikojnë edhe materiale të tilla kur bëhet fjalë për personazhe të njohura publike. Këtë e bëjnë mediat botërore sa herë që iu jepet rasti. Kujtojmë vetëm skandalin e fundit me videot dhe fotot e Snapchat’it të yjeve botërore.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/...t-sokol-balla-ne-dy-video-erotike-foto-95337/

Mua po me intereson kjo qe ka thene Berat Llaposh Buzhala.

Nuk di cili ligj, ne cilin nen, shkruan se njeriu paska te drejte te futet edhe ne dhome te fjetjes se dikujt, vetem e vetem se eshte njeri publik, apo V.I.P., sic po i thone sot.

Ndaj dhe me duket me skandaloze se deri ne cfare derexheje kane ardhur keto paçacurat tona se sa ajo qe paska bere Sokol Balla...

Disa llaposhave iu kane rritur "veshet" se tepermi, keshtuqe nuk eshte larg mandjes qe, nje dite, dikush do t'ua shkurtoje apo le pa to bubzhaleve, te cilet po shtohen gjithnje e me shume sikur kepurdhat pas shiut....

*
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Besoj se e meritojme cmimin per forumin me anetaret me te moralshem dhe kjo fale nje hipokrizie te frikshme mendjesh "te virgjera".
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

o ç`menyre argumentimi dhe ne formen qe ke bere ama !

sex, quan ti masturbimin sikur ne vidjojen :D ne fjale eh!

Seksi nuk eshte perversitet, perderisa zhvillohet ne kufinjet normal qe e bejne njerezit e formesuar dhe te padevijuar ne jeten e tyre seksuale qe e bejne.

Sexi, si nocion eshte shume i zgjeruar nga ajo qe thua ti, keshtu qe sexi, eshte sa i demshem dhe i turpshem, mvaresisht se me ke e ben ;) ka nga ata qe e bejne me kafshe dhe qe do thonin qe eshte normal, ka nga ata pedofilet, qe perseri do e arsyetonin si akt normal e sa e sa kategori degjeneratash qe ekzistojne.

Pra, sexi edhe eshte i turpshem, siç mund ta marresh me mend, sepse ato momente intime, nuk mund te behen ne rruge e ne vende publike e kudo qe i bie ne mendje, intimisteve ne rolin e tyre kryesore.

Keshtu qe arsyetimi me formen, u shantazhua, u filmua fshehtas, pastaj edhe e fundit te arsyetohet si diçka normale, nuk qendron aspak.
ore e kupton ti qe kjo eshte blackmail????
sokoli nuk ka bere asgje te jashteligjshme, masturbimi nuk eshte krim, femra qe e ka shantazhuar eshte e rritur....c'na hidhesh kot me kot dege me dege me pedofila???
krim eshte shantazhi i kesaj femres dhe duhet denuar me ligj.

cybersexi mes personave te rritur nuk eshte krim, krim eshte publikimi i videove pa deshiren e njerit prej personave te perfshire pa lejen e tij, pike
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Besoj se e meritojme cmimin per forumin me anetaret me te moralshem dhe kjo fale nje hipokrizie te frikshme mendjesh "te virgjera".
Hypocrisy is not generally a social sin, but a virtue.
Judith Martin
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

Besoj se e meritojme cmimin per forumin me anetaret me te moralshem dhe kjo fale nje hipokrizie te frikshme mendjesh "te virgjera".
Tek një shkrim i më sipërm i M.Nanos jo më kot kisha bërë të theksuar fjalinë:
"Të ngrejë gurin i pari kushdo që është i pa mëkat".
 
Përgjigje e: Skandaloze: Perversiteti i gazetarit Sokol Balla në dy video erotike (FO

ore e kupton ti qe kjo eshte blackmail????
sokoli nuk ka bere asgje te jashteligjshme, masturbimi nuk eshte krim, femra qe e ka shantazhuar eshte e rritur....c'na hidhesh kot me kot dege me dege me pedofila???
krim eshte shantazhi i kesaj femres dhe duhet denuar me ligj.

cybersexi mes personave te rritur nuk eshte krim, krim eshte publikimi i videove pa deshiren e njerit prej personave te perfshire pa lejen e tij, pike

mire more mire, po e zeme pra, qe ka bere nje gje normale, qe nuk eshte e ndaluar me ligj dhe qe nuk eshte krim qe e ka bere.

Thjeshte nga pozita e tij çfare eshte aty ne ate TV, ai dhe cili tjeter do kishte guximin dhe te shfaqte fytyren e te ule bycen ne ate karrige dhe te drejtoje emisionin, sikur nuk ka ndodhur asgje, pas asaj qe e din, qe surrati i tij eshte rrotulluar me miliona here me ato pamje webit.

Bla,bla bla arsyetime ketej, jo moral e jo gje tjeter... lexoni icik per skandalet qe ndodhin ne bote, ne vende shume me te ngritura dhe zhvilluara e me te emancipuara dhe liberale edhe si shoqeri ne çdo nivel ne krahasim me Shqiperine, ku shume nga ata "autoret" ose "viktimat" marrin kapelen me vete dhe nuk luan me rol ja fshehu kush kameren apo e beri me pike te qejfit... Skandal dhe per ate barte konsekuencat e atij skandalit ! Prej kur u be Shqiperia aq e emancipuar, e te na e shitet, arsyetohet dhe rehabilitohet ky skandal si gje normale ! -pff-
 
Back
Top