Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Vendi zbrazet nga të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit
Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65 po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.

Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.

Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave. Psh me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6% me rritje vetëm 1.7 pikë %.

Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024. Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.
Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës. Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.
Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik. Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar. Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023. Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës.
Monitor
 
Ee mir mir të falin pensionistët! Vetëm fëmijë sbëjnë dot më se të gjitha i bëjnë.
 
Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit.
Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin.

Rezultatet treguan se Shqipëria, mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon.
Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.
Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%).

Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.
Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim.
Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti.
Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës.
Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme.
Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.
Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara.
Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.
Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria, ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit.
Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.
Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.
Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve.
Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë.
Monitor
P.s
Fal drejtësisë, tatim taksave, ruajtjes së rendit, arsimit & shëndetësisë shqiptarët marrin udhët e botës.
Le ta pranojnë të gjithë ata individ që janë apo kanë qenë pjesë e kësaj administrate.
Të pranuarit e të gabuarit është hapi i parë i reflektimit të një shoqërie.
Sa më shpejt të jetë reflektimi, aq më shpejt ndryshon mënyra e perceptimit.
 
E qarte dhe e llogjikshme, Shqiperia ne rajon per PBB le pas MV dhe BH, MV e ka me te larte deshiren per emigrim, eshte nje normalitet brenda anormalitetit te emigrimit te skajshem edhe ne vende qe jane para nesh, si Serbia, Mali i Zi, etj.
Ne nje mase te caktuar emigrimi eshte normalitet
Nxirja e realitetit i sherben vetem shtimit te emigrimit.
 
Eshte DEBIM i "but".
 
Do mbetet vetëm gjeli I krekosur sipër plehut duke kakaris pë sukseset imagjinare që I sheh sa herë mbush hundët me pudër
 
  • Like
Reactions: par

Gjergji Thanasi

Shkolla dy kateshe e fshatit te famshem Luaras ne zonen e Kolonjes. Shkolla eshte e braktisur, sepse tashme fshati me 7 mehalla ka vetem 8 banore. Fshati ka uje, ka rruge te asfaltuar dhe ka mundesi pa fund per te zhvilluar agroturizmin.
Ne vitin 2013 ne fshat kishte ende nja 200 banore. Mbas 13 vjetesh te sundimit te Koleres se Surrelit ne fshat kane mbetur vetem 8 banore. Cetniket e bandes MUGLA ne Peje ne pranvere 1999 nuk ishin kaq eficente ne debimin e shqiptareve/kosovareve nga shtepite e tyre ne kuadrin e Operacionit Potkovi
 
serbet po ja mbathin vete dhe nga Serbia qe eshte me lart se ne ne zhvillim dhe PBB, pothuajse sa ne, nje cike me pak ndofta, kjo ne raport me numrin e popullsise,...po ja mbytni kot as nuk studjoni gjendjen ne boten e sotme
nuk po hyj me ne kete teme,se s`mund te zbraz timen...per te mbushur tuajen
 
U larguan e u rehatuan, tani e numërojnë si turist banda e kazanit
çdo rezidend, pra shqiptar qe jeton jashte, kur vjen ne shqiperi, regjistrohet si turist, pasi hyn e del me nje dokument te huaj,
 
Pse shkruhet rezistenca në pashaportë?🤣
Mirë thotë @Xha Tani ,zybë
mos i thuj vetes tironc, se na flliqe, ne pashaporten shqiptare nuk shkruhet kurre ; rezident, nuk fola per ata qe udhetojne vetem me pashaporte shqiptare, por fola per ata qe udhetojne me nje dokument te huaj,
 
Back
Top