• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Tkurrja e popullsise ne Shqiperi.

Të gjithë duan çun! Shqipëria, anomali në lindje/ INSTAT: Djemtë mbi normën natyrale​

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.
Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej.
Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.
Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.
Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.
Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë.
Monitor.al
Ne do shkojmë 1 mln banorë si para Zogut po shyqyr që na solli Rama indianë e bangladeshas.
 
  • Sad
Reactions: par

Por edhe në emigrimin ikin më shumë meshkuj. Por problemi është gjetiu
 
  • Like
Reactions: par

Alarmi i ri i arsimit në Shqipëri: Rënia e nxënësve në shkolla! INSTAT: Universitetet mbahen nga vajzat

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2025-2026 numri total i regjistrimeve në arsimin parauniversitar ra me 1.7%, duke konfirmuar trendin e tkurrjes demografike dhe emigracionit që po godet sistemin arsimor.
TIRANË- Shqipëria po humbet nxënës nga viti në vit teksa nuk po arrin të mbushë më edhe auditorët e universiteteve. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në vitin shkollor 2025-2026 numri total i regjistrimeve në arsimin parauniversitar ra me 1.7%, duke konfirmuar trendin e tkurrjes demografike dhe emigracionit që po godet sistemin arsimor.
Në total, në shkolla dhe kopshte janë regjistruar 399 mijë nxënës, ndërsa rënia më e fortë shfaqet në arsimin 9-vjeçar, ku rezultojnë 2.7% më pak nxënës krahasuar me një vit më parë. Shifrat tregojnë se boshatisja nuk po prek më vetëm zonat rurale, por po bëhet fenomen kombëtar.
Kontrasti më i fortë duket në universitet. Ndërsa cikli parauniversitar tkurret, arsimi i lartë vijon të mbahet nga regjistrimet e vajzave. Sipas INSTAT, 67.6% e studentëve në programet Master janë femra, ndërsa në Bachelor ato përbëjnë 56.8% të totalit.
Të dhënat reflektojnë edhe një tjetër zhvillim, atë që arsimi profesional vazhdon të mbetet periferik. Vetëm 19.4% e nxënësve të shkollave të mesme kanë zgjedhur arsimin profesional, ndërsa vajzat përbëjnë vetëm 17.2% të regjistrimeve në këtë profil. Kjo tregon se tregu i formimit teknik ende nuk po arrin të tërheqë të rinjtë, pavarësisht kërkesës në rritje për profesione praktike dhe teknike në vend dhe që lakohet gjithmonë e më shumë.
Në universitete, preferencat mbeten të përqendruara te degët tradicionale. “Biznes, administrim dhe ligj” kryeson me 25.2% të studentëve, ndërsa “Shëndet dhe mirëqenie” renditet e dyta me 22.2%. Në vend të tretë vjen “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 16.9%.
Nga të dhënat duket se ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë më shumë juristë dhe ekonomistë sesa profile teknologjike apo industriale, në një kohë kur bizneset ankohen për mungesë të fuqisë së specializuar punëtore.
Sa i takon raportit të arsimit publik dhe privat rezulton se mbi 85% e nxënësve në çdo nivel vazhdojnë të regjistrohen në institucionet shtetërore duke e lënë të kufizuar peshën që ka në sistemin arsimor shqiptar pjesa private.
Monitor.al
P.s
Intuita ime nuk gabon.

Nëpër tematika kam cilësuar se 60-70 % e studentëve janë vajza, e djemtë janë stimuluar nga shtet - kanabisi për tu profesionalizuar parcelave dhe serave - shtëpiza të kanabis sativës.
Shqipëria e braktisur nga djemtë!
Këtu kam shkruar se të gjithë djemtë e klasës së 12 të shkollës "A. ÇAJUPI" Tiranë (njërës prej tyre, se të tjerat varion nga 40-60 % e djemëve) ikën për Britani me skafet që kishin kosto të ulët më 2022.
Klasa politike, mediatike, juridike, arsimore, prindërimit, kanë dështuar POST 2014.
Kanë ndryshuar me vetëdije apo planifikim të urdhëruar strukturën njerëzore të Shqipërisë.
 
Ne do shkojmë 1 mln banorë si para Zogut po shyqyr që na solli Rama indianë e bangladeshas.
Ja...
Shyqyr thot...
Po pse thua shyqyr...
Nuk ishim mire vetem ne, ata per cfare ti duam?!

Se donit komunizmin ju... Tani mire tju behet.
Ne Kine Ramen do ta kishin pushkatuar 10 here. Kurse ne Shtetet e Bashkuara te Demokracise ai eshte bere mbret.

E more vesh, Ne Kine ministrin e mbrojtjes e denuan me vdekje, se kishte vjedhur.
Kurse ne jo qe nuk i denojme, por i bejme hajdutet kruyeministra dhe ministra.
Vrit njerin te shikosh do vjedhin me ministrat dhe kryeministrat...
 
Last edited:
Ja...
Shyqyr thot...
Po pse thua shyqyr...
Nuk ishim mire vetem ne, ata per cfare ti duam?!

Se donit komunizmin ju... Tani mire tju behet.
Ne Kine Ramen do ta kishin pushkatuar 10 here. Kurse ne Shtetet e Bashkuara te Demokracise ai eshte bere mbret.

E more vesh, Ne Kine ministrin e mbrojtjes e denuan me vdekje, se kishte vjedhur.
Kuse ne jo qe nuk i denojme, por i bejme hajdutet kruyeministra dhe ministra.
Vrit njerin te shikosh do vjedhin me ministrat dhe kryeministrat...
Po kush ta vrasi,të vrasin veten thua ti!
 
Drejt kujt skenari po na con Xoni Bades,

Tmerr në Itali/ Emigrantët nga Afganistani dhe Pakistani u dogjën të gjallë në një furgon sepse nuk paguan biletën

Shkruar nga Pamfleti
Tmerr në Itali/ Emigrantët nga Afganistani dhe Pakistani u dogjën
Ngjarje e rëndë në Itali
Një ngjarje tronditëse ka shkaktuar reagime të forta në Itali, pasi katër emigrantë nga Pakistani dhe Afganistani u dogjën të gjallë brenda një furgoni në një pikë karburanti në rajonin e Kalabrisë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara sot nga autoritetet, tregojnë momentet e sulmit. Sipas hetimeve paraprake, dy burra, që besohet se janë me origjinë pakistaneze, hodhën benzinë brenda automjetit dhe mbajtën të mbyllura dyert, duke penguar viktimat të largoheshin.

Pak çaste më vonë, furgoni shpërtheu në flakë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin brenda.

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë, karabinierët italianë identifikuan dhe arrestuan dy të dyshuarit për krimin.

Orrore in Calabria: 4 braccianti pakistani bruciati vivi in un minivan ad Amendolara (Cosenza). Le portiere bloccate dall’esterno, benzina versata e fuoco appiccato. Due fermati per omicidio. L’ennesima tragedia nel mondo dello sfruttamento del caporalato tra lavoratori migranti. pic.twitter.com/bZQQuvTBq6
— precipitevolissimevolmente (@saures788) June 2, 2026
Sipas mediave italiane, motivi i sulmit lidhet me refuzimin e viktimave për të paguar para për transportin me furgon.

Një mik i viktimave deklaroi për mediat se ata punonin në toka bujqësore në kushte të rënda shfrytëzimi. Sipas tij, emigrantët shpesh nuk merrnin as pagesën minimale të premtuar për punën e tyre të përditshme.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila ka rikthyer në vëmendje kushtet e vështira me të cilat përballen shumë punëtorë emigrantë në sektorin bujqësor të vendit.
 
Emigracion i fortë pas pandemisë, kanë ikur të paktën 164 mijë shqiptarë më shumë sesa janë kthyer

Largimi jo i zakontë nga vendi tregon se politikat ekonomike dhe ato për kapitalin, në vend që të nxisin kthimet, por stimulojnë më tej largimet edhe tani pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit.
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026, duke dëshmuar thellim të mëtejshëm të krizës demografike dhe emigracionit në Shqipëri në popullsi tashme më të pakët dhe më të plakur.

Largimi jo i zakontë nga vendi tregon se politikat ekonomike dhe ato për kapitalin, në vend që të nxisin kthimet, por stimulojnë më tej largimet edhe tani pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT mbi migracionin neto për periudhën 2011–2026, tregojnë se, kur kufizimet globale të lëvizjes u lehtësuan në vitin 2021 ndodhi një rritje e fortë e migracionit neto në minus 32,853 persona, tendencë e cila mbeti pothuajse e pandryshuar edhe gjatë vitit 2022 me minus 32,497 persona të larguar.
Ky fluks i pandalshëm kulmoi në 2024, periudhë në të cilën u regjistrua edhe humbja më e madhe historike e kësaj dekade me një bilanc negativ prej minus 43,761 personash edhe për shkak të rishikimeve nga Cens i popullsisë ku treguesi i dy viteve u përmblodh në vit.
Në dy vitet pasuese, 2025-2026 janë larguar mbi 57,3 mijë persona, ose mbi 28 mijë persona në vit. Në krahasim me popullsinë banuese shifrat mbeten jashtëzakonisht të larta dhe dëshmojnë se hemorragjia demografike nuk po njeh ndalesë.
Largimi është bërë agresiv në mënyrë konstante pas pandemisë ndryshe luhatjet në vitet paraardhëse. Të dhënat dëshmojnë se pasi preku pikun e parë negativ në vitin 2014 me minus 21,785 persona, emigracioni neto kishte filluar të ngadalësohej, duke arritur nivelin më të ulët të humbjeve në vitin 2016 me vetëm minus 9,473 persona.
Edhe pse në vitet 2017 dhe 2018 humbjet u stabilizuan rreth kuotës së minus 15 mijë personave, viti 2019 paralajmëroi një valë të re ikjesh me mbi 23 mijë të larguar, e cila u ndërpre përkohësisht vetëm nga izolimi total i vitit të pandemisë 2020, ku bilanci u mbyll në minus 16,684 persona.
Megjithatë, ajo që pasoi vitin e izolimit rezultoi të ishte një eksod i mirëfilltë, ku dëshira e shtresave të ndryshme të popullsisë për të ndërtuar një jetë të re jashtë kufijve u reflektua në shifrat rekord të pesë viteve të fundit, duke e kthyer emigracionin në sfidën më kryesore socio-ekonomike për të ardhmen e vendit.
Raportet më të fundit të institucioneve ndërkombëtare, si Banka Botërore, konfirmojnë se Ballkani Perëndimor po përballet me ketë fenomen, por Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon nga ky fenomen, duke u renditur e para për sa i përket intensitetit të largimeve pa asnjë shenjë përmirësimi.
Menjëherë pas saj vjen Kosova, e cila regjistroi një valë të lartë ikjesh pas liberalizimit të vizave, por që përgjatë vitit të fundit ka shfaqur një tendencë drejt stabilizimit dhe rënies së lehtë të shifrave negative.
Diferenca e madhe mes pagave në Shqipëri dhe vendeve të BE-së mbetet motivi kryesor i largimeve. Shqipëria kishte një pagë mesatare mujore bruto prej 10.3 mijë euro në vit, nga 66.7 mijë euro në Gjermani, ku po ikin shumë profesionistë, apo 36.6 mijë euro në Itali.
Edhe pse pagat nominale në vend janë rritur, rritja e kostos së jetesës dhe inflacioni i viteve të fundit kanë gërryer fuqinë blerëse, duke i bërë familjet të ndihen ekonomikisht të pasigurta.
Gjithashtu shumë të rinj të kualifikuar dhe profesionistë (si mjekë, infermierë, inxhinierë dhe specialistë të iT-së) largohen sepse tregu vendas ofron mundësi të kufizuara për zhvillim profesional dhe paga që nuk korrespondojnë me investimin e tyre në arsim.
Cilësia e perceptuar e shërbimeve publike po luan një rol kyç. Familjet e reja shpesh zgjedhin të emigrojnë për t’u siguruar fëmijëve të tyre një sistem arsimor më cilësor dhe akses në një sistem shëndetësor më të sigurt e të besueshëm.
Ekziston një ndjesi e përgjithshme pesimizmi lidhur përmirësimin e demokracisë dhe kushteve sociale në vend, duke e kthyer kështu emigrimin në një projekt afatgjatë për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme.
Monitor.al
 
Mos u merzitni se do e mbushim prape Shqiperin me kulak cifut, e vellezer nga pakistani, india, bangladeshi e me rradhe.

As komunizmi qe ishte internacional nuk e beri Shqiperin kshu. 🦊🐱🐺
Kishte shkuar Dalina Ibrahimaj në Indonezi për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi për punonjës.
Edhe nga Indonezia do vijnë, pas filipinezëve, bagladeshësve
Përzumë autoktonët, për të mbledhur mbetjet e botës
Edhe bar do hamë, e vijën e pardhisë nuk e shkelim!
 
E po do e bejme Shqiperin si Eurogropa e Hamerriqistani? 🦊🦊
 
  • Like
Reactions: par
Back
Top