Hello Kitty
❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
- Anëtar
- Feb 8, 2011
- Postime
- 27,940
- Pikët
- 113
O Totti, nje pyetje këtejza nga salla: Po DIELLI kur perëndon, ku shkon?“Toka është e sheshtë. NASA po fsheh Zotin”
Në mes të nëntorit të vitit të kaluar, ashtu siç e do tradita u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare njerëz të një komuniteti “shkencor” që besojnë se Toka nuk është e rrumbullaktë, por e sheshtë.
Sipas tyre, Toka e rrumbullaktë është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj.
Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të mbyllura në internet.
Pyetja që ngrenë “idhtarët” e Tokës së sheshtë është se përse NASA dhe të tjerët e fshehin faktin që planeti ynë është një disk? Përgjigjet hipotetike janë të shumta, ndërsa së fundmi atyre u shtohet edhe një tjetër.
“NASA kërkon të fshehë Zotin duke folur për një sistem heliocentrik, pra me Diellin në qendër dhe planetet që rrotullohen rreth tij, kur në fakt është e kundërta”, thuhet në deklaratën e këtij komuniteti dhënë për This Week.
A mos vallë fshihet poshte platformes se sheshte te Tokës nga West …. dhe fap në mengjez, në vend te dali nga West, e nxjerr kokën nga East

