L0verman
V.I.P

Ishin tri femra: E buta, e ngurta dhe e lengta.
E buta kishte kuptuar nje nga sekretet me te vjetra te natyres njerezore: njeriu nuk pushtohet gjithmone me force; shpesh mjafton ta bindesh se eshte i lire.
Ajo fliste me nje ze qe ta ulte mbrojtjen, ta qetesonte shpirtin dhe ta bente vuajtjen te dukej si dashuri. Nuk kerkonte shume. Te pakten jo ne fillim. Vetem pak vemendje, pak kohe, pak durim… derisa nje dite kuptoje se ai “pak” kishte ngrene gjithcka qe kishe.
E buta nuk te urdheronte kurre.
Ajo vetem trishtohej aq bukur, sa ti perfundoje duke bere vullnetarisht ate qe ajo deshironte.
Dhe burri, krijesa qe e quan veten sundues te botes, gjente nje lloj krenarie edhe ne nenshtrimin e vet. Sepse asgje nuk e mashtron me shume njeriun sesa ideja se sakrifica qe po ben ka qene zgjedhja e tij.
Pastaj ishte e ngurta.
Ajo nuk e fshihte luften pas buzeqeshjes. Nuk premtonte parajse, sepse e dinte se parajsa eshte reklama me e vjeter qe njerezimi perdor per t’ia shitur tjetrit ferrin.
Ajo te shihte drejt ne sy, te maste dobesite dhe ta tregonte vendin pa humbur kohe me poezi. Prane saj nuk kishe iluzione. Kishe rregulla.
Dashuria e saj i ngjante nje institucioni shteteror: hyje me shprese, prisje me vite dhe ne fund merrje nje vendim kunder te cilit nuk kishe ku te ankoheshe.
E ngurta nuk kerkonte te kuptohej. Ajo kerkonte te zbatohej.
Burri mund te ngrinte zerin, mund te fliste per lirine, karakterin dhe dinjitetin… por ne fund pyeste me ze te ulet:
“Ne cfare ore duhet te jem ne shtepi?”
Dhe se fundi ishte e lengta.
Ajo ishte me e rrezikshmja, sepse nuk kishte forme te qendrueshme. Merrte formen e çdo ene ku hynte dhe karakterin e çdo interesi qe i leverdiste.
Me te ndjeshmin behej e brishte.
Me te fortin behej sfiduese.
Me te pasurin behej romantike.
Me te varfrin behej filozofe.
Ne mengjes mund te ishte engjell, ne dreke viktime, ne darke gjykatese dhe pas mesnate nje mister qe kerkonte te mos pyetej per asgje.
Sa here burri mendonte se e kishte kuptuar, ajo ndryshonte forme. Sepse njeriu mund te luftoje ate qe ka perballe, por nuk mund te luftoje dot ate qe sot eshte uje, neser mjegull dhe pasneser lot.
E lengta nuk genjente gjithmone.
Ndonjehere thjesht ndryshonte te verteten sipas temperatures se situates.
Dhe keshtu burri u gjend perballe zgjedhjes se madhe, asaj tragjedie qe njerezimi e quan “te gjesh gruan e duhur”.
E buta i premtonte qetesi
E ngurta i premtonte rregull
E lengta i premtonte emocion
Ai mendoi gjate, siç bejne te gjithe burrat perpara se te marrin vendimin qe do t’ua kujtojne gjithe jeten.
Ne fund zgjodhi te buten.
Pas marteses kuptoi se kishte marre te tria ne nje trup te vetem.
./L0verman hidraulik karakteresh