daniel00
(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
VALONA (Vlorë, Vlonë, אבילונה), qytet-port në jugperëndim të Shqipërisë.
Komuniteti hebre i Vlorës konsiderohet si një nga më të lashtët në Evropë. Fillimet e tij mbulohen nga legjenda, sipas së cilës një anije romake me një ngarkesë skllevërish hebrenj nga Palestina u devijua nga stuhia dhe zbarkoi në bregdetin shqiptar.
Rrëfimet e udhëtarëve përmendin praninë e hebrenjve në Vlorë, të cilët shisnin kripë dhe zift, si edhe zhvillonin tregti me Venedikun. Pas akuzës për vrasje rituale në Pulia të Italisë, më 1290, hebrenj nga Apulia u vendosën në Vlorë. Gjendja e tyre u përmirësua pasi osmanët e pushtuan qytetin, duke e marrë nga bizantinët. Në fund të shekullit XV mbërritën edhe hebrenj nga Spanja (Kastilja dhe Katalonja) dhe Portugalia.
Dokumentet osmane tregojnë se në vitin 1520 Vlora kishte gjithsej 945 familje, prej të cilave 528 ishin hebraike [këta depërtuan në Ballkan më pas – shënim i përkthyesit]. Hebrenjtë e shndërruan Vlorën në një qendër të rëndësishme tregtare, me lidhje tregtare me Italinë, Stambollin, Vjenën dhe Poloninë. Pothuajse e gjithë tregtia e portit ishte në duart e hebrenjve dhe, nga viti 1541 deri më 1637, të gjithë konsujt e Republikës së Raguzës (Dubrovnikut) në Vlorë ishin hebrenj.
Në vitin 1512, me synimin për të bashkuar të gjitha bashkësitë hebraike (bizantine, italiane, spanjolle dhe portugeze), në qytet u ftua rabini i njohur Messer David Leon, me origjinë nga Italia. Megjithatë, mënyra e tij e rreptë e drejtimit i largoi hebrenjtë spanjollë dhe portugezë, ndaj ai u detyrua të largohej. Komuniteti u bashkua përfundimisht në mesin e shekullit XVII nën udhëheqjen e hakhamit Moses Albelda.
Gjatë rrethimit venedikas të Vlorës në luftën kundër osmanëve (1688), shumica e hebrenjve u larguan nga qyteti dhe u strehuan në Berat. Më pas ata u shpërndanë në Janinë (Greqi), Manastir (Bitola) dhe Kostur (Maqedoni). Rrotulla e lashtë e Torës "Sefer Avilona", për të cilën thuhej se ishte 1500 vjeçare, u depozitua në Selanik, ku më vonë u dogj nga nazistët. Sinagoga e vjetër e Vlorës u shkatërrua nga zjarri i madh i vitit 1915.
Në vitin 1938 në Vlorë jetonin 15 familje hebraike. Gjatë periudhës naziste, shqiptarët fshehën dhe shpëtuan jo vetëm të gjithë hebrenjtë e Vlorës, por edhe refugjatët hebrenj që mbërritën në qytet. Në vitin 1991 pothuajse të gjithë hebrenjtë e mbetur të Vlorës u vendosën në Izrael.
FB: Thënie për shqiptarët
___________
Bibliografi:
B. Hrabak, Jevrei in Albaniji od Kraja XVII do Kraja XVIII veka (1971).
N. Tudorov, Demografichekoto sustoianie na balkanskia Polnostrov XV–XVI vek (1960).
Historia e Shqipërisë (1959).
I. Burdelez, "Jewish Consuls in Service of the Dubrovnik Republic", në Diplomacy of the Republic of Dubrovnik (1998).
Burimi: Encyclopaedia Judaica. © 2007 The Gale Group.