daniel00
(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Po ti kërkon të ndash Perëndinë dhe kjo nuk ndodh sipas Biblës.@daniel00 nuk i pergjigjet dot nje pjyetje shume te thjesh per ate qe ai beson. Por po e ndihmoj un.
Besimi ungjillor i danielit eshte qe Jezusi eshte zoti vet, dhe erdhi ne forem njeru, tju tregoj njerze si te jetojne. Ky eshte besimi i danielit.
Tani nje pjyetje ja bej danielit per here te tret, por nuk po pergjigjet. Kushe krijoj universin, njeriun? kush i dergoj profetet, Jezusi? pergjigju thjesh sipas besimit tend.
Dhe nje here po ta perseris besimin tim bazuar ne Kuran, pa cituar verse nga Kurani. Zoti im Krijuesi im dhe i gjithesis eshte Allahu Ai dergoj gjithe profetet ne kohera te ndryshme .
Fol mo besimtar ungjillor kush e krijoj universin
Gjoni kapitulli 10
24 Atëherë judenjtë e rrethuan e i thanë: «Deri kur do të na e mbash mendjen pezull? Nëse je ti Krishti, na e thuaj hapur».
25 Jezusi u përgjigj: «Unë jua thashë, por ju nuk besoni. Veprat që unë bëj në emër të Atit tim dëshmojnë për mua,
26 por ju nuk besoni, se nuk jeni nga delet e mia.
27 Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh e ato më ndjekin pas.
28 Unë u jap atyre jetën e amshuar. Ato nuk do të humbasin kurrë e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime.
29 Ati im, që m'i ka dhënë, është më i madh se të gjithë dhe askush nuk mund të rrëmbejë gjë nga dora e tij.
30 Unë dhe Ati jemi një».
Shembull tjetër se kush është Jezusi
Gjoni kapitulli 14
6 Jezui i tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje.
7 Nëse më keni njohur mua do të njihni edhe Atin tim. Madje, që tani e njihni dhe e keni parë».
8 Filipi i tha: «Zot, na trego Atin e kjo na mjafton».
9 Jezui i tha: «Ka kaq kohë që jam me ju e nuk më ke njohur, Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin. Si mund të thuash: “Na trego Atin?”.
10 Nuk beson ti se unë jam në Atin dhe Ati është në mua? Fjalët që ju them nuk i them nga vetja, por Ati që banon në mua i bën këto vepra.
11 Më besoni, unë jam në Atin dhe Ati është në mua. Në mos, besoni për shkak të vetë veprave.
12 Me të vërtetë po ju them se kush beson në mua do t'i bëjë edhe ai veprat që bëj unë, madje do të bëjë vepra edhe më të mëdha, sepse unë po shkoj tek Ati.
13 Unë do të bëj çdo gjë që do të kërkoni në emrin tim, që Ati të përlëvdohet në Birin.
14 Çfarëdo që të më kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj».
Në lidhje me atë që pyet se kush e krijoi Universin, Jezusi thotë :
Gjoni kapitulli 5
19 Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë nga vetja, përveç asaj që sheh se bën Ati. Ato gjëra që bën Ati, bën edhe Biri.
Last edited: