Llapi
V.I.P
- Anëtar
- Dec 22, 2011
- Postime
- 27,803
- Pikët
- 113
Lulzim Pollomi
Dëmtimi i Kompleksit Memorial "Zahir Pajaziti" në Orllan është një akt i papranueshëm dhe një ndër veprimet më të ulëta që kanë ndodhur ndaj vlerave të luftës sonë çlirimtare që nga përfundimi i luftës.
Ky kompleks përfaqëson kujtimin e Heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij dhe është simbol i sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe i rrugës sonë drejt lirisë. Çdo cenim i këtyre vendeve të shenjta është një fyerje për gjakun e derdhur të dëshmorëve, për familjet e tyre dhe për të gjithë qytetarët që e çmojnë lirinë e Kosovës.
Pres që organet e drejtësisë ta zbardhin këtë rast sa më shpejt, t'i identifikojnë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar. Sulmet ndaj monumenteve të luftës së UÇK-së nuk duhet të tolerohen dhe as të relativizohen, sepse ato cenojnë kujtesën historike dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.
Si anëtar i Kuvendit Komunal të Podujevës, e dënoj me vendosmëri këtë akt vandal dhe bëj thirrje që të gjithë, pa dallim, të kontribuojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve që dëshmojnë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Heroit Zahir Pajaziti, dëshmorëve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës!
Lulzim Isuf Pollomi