Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Zgjedhje parlamentare 2025!

Kush i fiton zgjedhjet 2025?


  • Numri i votuesve
    38

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025 në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Andi Bushati

Rezultati marramendës i Edi Ramës, më i madh se i të gjitha herëve kur ai ka kandiduar si lider i PS-së, ngre një pikpyetje themelore: si ka mundësi që sa më shumë vërtetohen vjedhjet e paimagjinueshme të bandës në pushtet, aq më tepër asaj i rriten votat? Mos vallë ne jemi një popull i prekur nga sindroma e Stokholmit, që i adhurojmë torturuesit tanë? Mos shqiptarëve i pëlqen të jetojnë pa minimum jetik, pa ujë 24 orë, pa pensione dinjitoze? Mos vallë ata ndihen rehat me pushtetarët që i gënenjnë për premtimet që u japin? Apo ndoshta Koka, Beqaj, Tahiri, Ahmetaj, Bllako, Veliaj nuk janë personazhet e urryer që i kanë futur dorën në xhep, por heronjtë e pamundur, si të cillët ata ëndërrojnë të bëhen?


Të gjithë këto pyetje burojnë natyrshëm kur dikush përpiqet ti largohet zhurmënajës së denoncimit të incidenteve të vogla elektorale dhe sherrit për ndonjë kuti të kontestuar votash.

Përmbi këto cic mice të momentit ka një dilemë të thellë që kërkon spjegim. Si mund të arsyetohet se në vitin 2013, kur ishte i virgjër e pa mëkate pushteti, Rama mori shumë më pak? Pse mandatin e parë (2017) që e mbylli pa ndonjë skandal të madh dhe të dytin (2021) që gjithësesi nuk qe aq i njollosur sa sot, doli më keq se këtë 11 maj? Pra, si ka mundësi, që sa më i madh mëkati aq më i fryrë rezultati?

Të gjithë mbështetësit e pushtetit që kërkojnë të përligjin këtë paradoks, i shmangen fajësimit të një populli që ka humbur reflekset e reagimit demokratik. Duke dashur të jenë politikisht korrektë ata kanë gjetur një tjetër alibi për të arsyetuar këtë anomali.

Ata thonë se vërtet gjërat kanë degraduar, por për këtë faji është i një opozite që nuk përbën dot alternativë. I një Berishe që e ka kapur partinë dhe e përdor për interesat e veta personale. I ca zyrtarëve të rëndomtë që nuk arrijnë të frymëzojnë. I ish pushtetarëve të cilëve elektorati nuk u a jep dot më një shanc të dytë për të nusëruar sërish. Pra jo se Rama është më i mirë, por se fatkeqësisht nuk ka më të mirë sesa ai.

Por, nëse kjo alibi e sforcuar ka mundur të mbijetojë, si ushqim për budallenjtë për gati 12 vite, këtë radhë, pas këtyre zgjedhjeve, ajo nuk pi më ujë.

Pse? Le ta mendojmë me qetësi. Le ti pranojmë argumentat e të gjithë atyre që flasin për Berishën e plakur dhe të pabesueshëm. Le ti marrim të mirëqena edhe akuzat për një opozitë pa moral, që mbron gjithashtu interesat e oligarkise dhe prandaj e ka humbur mbështetjen e publikut. Le të bindemi për një PD që nuk rinovohet dot dhe që e ka të vështirë të prodhojë ide të reja.

Por, sërish kjo fabul nuk funksionon. Sepse në këto zgjedhje, ndryshe nga të gjitha të tjerat para tyre oferta opozitare ishte e plotë. Dikujt që si pëlqente PD-ja, por ishte i djathtë, mund të votonte Mundësinë e Agron Shehajt, që përveçse superliberale ishte dhe e pakorruptuar, me një fushatë moderne dhe me djem e vajza të që s’kishin të sharë.

Ata që për bindje nuk e çonin dot votën djathtas, kishin një alternativë të mrekullueshme social demokrate, si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, me aktivistë të spikatur në mbrojtje të kauzave qytetare dhe me një klithmë të vazhdueshme për barazi shoqërore.

Kush i trembej traumave që riskojnë të shkaktojnë ideologjitë mund ta çonte votën e protestës tek çifti Lapaj-Shabani, thjesht sa për të konfirmuar se nuk bie dakord me mënyrën se si po shkojnë gjërat në Shqipëri.

Por jo, pavarësisht se oferta opozitare ishte këtë radhë më e larmishme sesa kurrë, Rama u rrit edhe më shumë. Bashkë me të u konfirmua edhe PSD e Tom Doshit, që përdor në niniaturë të njëjtën teknologji për mbledhjen e votës. Pra mjafton kaq për të vërtetuar se fabula sipas të cilës “rilindja fiton pasi nuk ka alternativë”, është një ushqim bajat për budallej. Megjithëse mundësia për të shprehur votën kundër këtij pushteti kësaj here ishte e pamatë, ai doli, përsëri, më i fortë se më parë.

Natyrisht që kjo anomali e ka një arsye. Ajo nuk ka të bëjë aspak me dobësinë e opozitës berishiste, por me të vërtetën e madhe se në 2025-ën pre e vjedhjes nuk ra vetëm PD-ja, por barabar me të edhe Arlind Qori, Agron Shehaj e Adriatik Lapaj. Kur thuhet kjo nuk duhet imagjinuar rrëmbimi i thjeshtë i votave duke thyer kutitë.

Jo, jo, manipulimi është më i madh. Ai ka të bëjë me prishjen e rregullave të lojës dhe shkallmimin e çdo premise demokratike që mundëson një garë të barabartë e të ndershme.

Në këto zgjedhje dështuan të gjitha ato kundërpushtete që duhet të ruajnë ekuilibrin midis palëve. Në mënyrë qesharake u baltos SPAK- që me teatrin e Task Forcës së vet, sapo i “konfirmoi” shqiptarëve se në Shëpipëri nuk ka vjedhje, blerje apo trafikim të votës. Po të shohësh si u shfry tollumbacja e Dumanit, i cili u bë konfirmuesi i parë i këtij rezultati marramendës, madje para OSBE-ODHIR-it, e kupton më mirë këtë.

Një tjetër pushtet, që në një demokraci reale duhet të luajë rolin e watchdog u zvenit edhe më shumë këtë fushatë. Kësaj here ndodhi e paimagjinueshmja. U mbyll një garë elektorale ku nuk u organizua asnjë debat televiziv, apo ku nuk u bë një emision i plotë investigativ me temën më bazike: “Si është qeverisur vendi këto katër vite”. Cila qeveri e një vendi demokratik do ta kishte ëndërruar një luks të tillë? Cili autokrat nuk do ishte trajtuar po kështu?

Le të marrim një shembull. Agron Shehaj falë financave të veta të bollshme pati privilegjin e një trajtimi miqësor mediatik. Atij vetë dhe njërëzve të tij të afërt iu bënë intervista të buta dhe portrete dashëmirëse. Por kurrë, asnjëherë, kjo zëmërgjerësi nuk u shtri deri tek denoncimet që ai ka bërë kundër skandaleve të qeverisë, për ata që vdesin për mungesë ilaçesh, për investitorët strategjikë, për koncesionet e rugëve. Pra ata që kujtojnë se ai qe i privilegjuar gabohen. Ai ka qenë njësoj i censuruar, sepse ai u lejua nga mediat të ishte trendy por nuk u pranua si opozitar. Pasi në këtë vend të merresh me qeverinë është tabu.

Kjo mund të shërbejë si një nga qindra mijëra fabulat se përse megjithëse ka shumë ofertë opozitare një pushtet që keqeveris, duke qenë njëkohësisht grabitës dhe arrogant, vijon të rritet.

Fabula është e thjeshtë: sepse gara e ndershme dhe e barabartë ka vdekur. Po ti shtosh dështimit të pushteteve të tjera, si drejtësisë dhe mediave edhe fuqinë e bandave kriminale për të imiduar zgjedhësit, financimin e blerjes së votës me para të zeza, kthimin e administratës në ushtri partiake, ashtu sukurse pamë në video në zyrën e deputetit Braçe e gjitha bëhet më e plotë. Pikërisht aty merr përgjigje dhe dilema se si ka mundësi që Rama, sa më shumë diskreditohet si kleptokrat, aq më shumë rritet me vota: arsyeja nuk është se s’kemi opozit(ë)a, por se s’kemi demokraci.

/Lapsi.al
Yhyyyy sa gjatë I ka rënë ky nipi I tërbaçë


E thjeshtë mo doga... ta them u me dy llafe

Kur të vjen vakti.. duhet të teprojë zullumi
 

Skandal/ Të burgosurve iu morën ID-të para zgjedhjeve të 11 majit me kërcënime! A u votua për PS me to?

21:57, 13/05/2025

Në muret e paraburgimit të Lushnjës është afishuar një njoftim që paralajmëron të dënuarit se nëse nuk dorëzojnë kartat e identitetit apo pasaportat e skaduara për rinovim, do të penalizohen me ndalim takimesh me familjarët. Sipas këtij njoftimi, të vetmet sende që do të lejohen janë ushqimet.

Njoftimi ishte afishuar vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, duke ngjallur reagime të forta, duke ngritur dyshime për presion institucional dhe shkelje të të drejtave themelore të të dënuarve.

Gjithashtu, duke parë edhe rezultatet e votimit në burgjet e Shqipëisë, ku të burgosurit kanë ‘votuar’ me mbi 99% Partinë Socialiste, lind dyshimi i arsyeshëm se këto karta dhe pasaporta biometrike, mund të jenë përdorur nga drejtuesit e burgjeve për të mbushur kutitë e votimeve për mazhorancën.

Në lidhje me këtë skandal, ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili e ka cilësuar këtë akt si “çnjerëzor dhe të papranueshëm”, duke thënë se ky është një rast i qartë presioni dhe shkeljeje të të drejtave të njeriut. “Të kërcënosh një të burgosur me ndalim takimesh me familjarët e tij për një çështje administrative siç është rinovimi i dokumenteve, është mizore dhe në kundërshtim me çdo normë ligjore dhe etike,” deklaroi Goxhaj.

Ku qëndrojnë shkeljet?

Sipas ekspertëve ligjorë dhe organizatave për të drejtat e njeriut, ky veprim bie ndesh me:

Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila garanton të drejtën për komunikim dhe vizita familjare.

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që mbron dinjitetin e çdo shtetasi, edhe gjatë vuajtjes së dënimit.

Ligjin për Ekzekutimin e Vendimeve Penale, i cili nuk lejon masa ndëshkuese të tilla administrative pa vendim gjyqësor apo pa parashikim të qartë ligjor.

Në kontekstin e zgjedhjeve, lind dyshimi se kjo fushatë për rinovim dokumentesh mund të ketë lidhje me procesin e votimit në burgje. Shteti ka të drejtë të përditësojë të dhënat e qytetarëve, por kjo duhet bërë me mjete ligjore dhe jo përmes presionit psikologjik.

Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë hetim të menjëhershëm të rastit dhe ndërhyrje nga Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë.
 

‘Shqipëria drejt autokracisë, jo demokracisë’/ Grillo: Këto zgjedhje janë skaner i kapjes së shtetit, jo fotografi e një fitoreje

22:23, 13/05/2025

E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘A Show’, aktivistja Iva Grillo u shpreh me shqetësim lidhur me rezultatet e fundit zgjedhore, të cilat sipas saj nuk janë pasqyrë e vullnetit të lirë të qytetarëve, por produkt i një sistemi të thelluar kontrolli dhe manipulimi nga qeveria aktuale.

Ajo theksoi se në vend të reflektimit mbi dhjetë vjet keqqeverisje, me skandale të përsëritura dhe abuzim të pushtetit, po shohim një përforcim të mekanizmave të patronazhit dhe kapjes së shtetit.

Për Grillon, kjo nuk është më demokraci funksionale, por një skemë që ngjan gjithnjë e më shumë me regjimet autokratike.

Deklarata:

Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të shihet si një fotografi e momentit, por është më e përshtatshme ta shohim si një skaner të asaj çka ka ndodhur gjatë këtyre viteve. Duket si një manipulim i ndërtuar me kujdes, pothuajse në nivel qelizor, nga sistemi patronazhist i votës, me qëllim që të tjetërsojë ose të paraqesë vullnetin e qytetarëve në një formë të caktuar.

Kur them që është e rëndësishme ta shohim si një skaner të viteve të fundit, e kam fjalën për faktin se rezultate të tilla, në mandatin e katërt, janë karakteristike për vende me regjime autokratike. Duke analizuar performancën e qeverisë Rama gjatë një dekade – veçanërisht në vitet e fundit – dhe duke pasur parasysh edhe skandalet e shumta që publiku i njeh mirë, ajo që pritej zakonisht do të ishte një rënie e ndjeshme, si pasojë e konsumimit nga pushteti. Por ne nuk po shohim një rënie – përkundrazi, po shohim një rritje.

Ky është sinjali i parë që ndez dritat e alarmit, veçanërisht kur shoqërohet me rubrika lajmesh ku kapen patronazhistët "live" në media – dhe jo në zona të thella të vendit, por në mes të Tiranës. Janë pamje tronditëse që tregojnë se çfarë mund ta detyrojë një zonjë në moshë të pjekur, që mban një pozicion në qeverinë Rama, të vendosë një kapuç në kokë dhe të vrapojë si adoleshente për t’i shpëtuar kamerës.

E kombinuar me këto raporte, krijohet përshtypja se këtu ka ndodhur diçka e madhe. Ajo që dua të shtoj është edhe fakti se rezultatet tregojnë një mospërputhje të madhe me atë që dihet nga kontakti i drejtpërdrejtë në terren.
 
Ti e di me mire se une se si u shiten....
Ca je duke then or mik? Pa na i shpjego si u shit sala me kodin zgjedhor per vulen, dhe la zgjedhjet. Teoria me idjote dhe propgandiste qe kam degju deri tani po le ta nigjojme.
 
Last edited:
E thjeshtë mo doga... ta them u me dy llafe

Kur të vjen vakti.. duhet të teprojë zullumi
Dihet muhabeti i ordinerve pse fitojn, leku i droges gjate votimeve derdhet, i ofrohen toka dhe leje per kulkat me vone per ta lare lekun e droges, dhe i ofrojne ppp nga taksat e njerzve per ti vjedhur e rrjepur, e per te rritur pasurine bosave te droges se bashku me qeveritareve. Si eshte ajo fjala drogmeni vetem droge di kshu eshte dhe sulltan kokaina ednveri di dy gjera vetem vjedhi dhe droge.
Blejn votuesit, bejn pislliqe vjedhin votat, kane dhe shtetin si punonjsi me i madh te tej mbushur me puntore qe i dertyrojne te votojne familjarisht, bandat dhe patronazhistet kane qe bejn presjon dhe blejn votat. Blejn dhe kta paryite e vogla dhe ne rregull e kan.
 
Last edited:
Paska zdhedhke ne shqiperi? Ishalla fiton ai/ajo qe e meriton.
 
Back
Top