Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Per Cvajg. Keto novelat qe kam rilexuar i kam blere ne librari ne nje liberth me vete. Po ashtu edhe ato tre te tjerat qe do lexoj.

E vertete, Bukinisti Mendel eshte mjaft e veçante dhe te mban te ngulur e te ben qe t'ja gjesh perfundimin sa me shpejt. Ne fakt, te gjitha novelat e Cvajg-ut ta japin kete efekt.

Ndersa keto te treja qe do te lexoj, jane mjaft tronditese...

E vërtetë, çdo novelë e Cvajg është deri diku tronditëse sepse, mbart një dramë më vete të një karakteri njerëzor që ai zgjedh ta trajtojë imtësisht; ai merret me monomaniakët dhe, për këtë të mban si në ankth pandërprerë sepse të ka futur në botën e personazhit të tij. Mjeshtër i vërtetë!

Mendelin e shkëputa veçanërisht, për faktin që çdo lexues i apasionuar gjen diçka të përbashkët me botën e tij... një botë e një njeriu që, zhytet e tëra në botën e librit... nga ku të bën të harrosh sesa e egër është "bota jashtë"
Mendel as e kishte kuptuar se kishte filluar lufta kur e morën në kampin e përqëndrimit, dhe aty u ndesh për herë të parë si duhej me botën njerëzore; aty ai u trondit...! ...dhe nuk e mori më kurrë veten dhe as preku më libër me dorë. Në libra ku ai humbiste - kishte gjetur mendjet e larta njerëzore, ndërsa, në jetë njohu të kundërtën...

“Si një astronom i cili natë për natë, rri përpara observatorit të tij dhe vështron nëpër vrimën e vogël të rrubullakët të teleskopit një mori yjesh, lëvizjet e tyre misterioze, rrugët e tyre të kryqëzuara, shuarjen dhe rindezjen e tyre, edhe Jakob Mendeli, ulur në tryezën katërkëndeshe në kafenenë Gluk, vështronte nëpërmjet syzeve në një botë tjetër – në botën e librave, që gjithnjë është në lëvizje dhe merr trajta të ndryshme, në këtë botë që qëndron mbi botën tonë....
....Vetëm tani që jam më i pjekur, e kuptoj sesa humbasim me zhdukjen e një njeriu të tillë, sepse ai dita ditës, është më i vlefshëm në botën tonë që po bëhet për fat të keq e njëtrajtshme. Duke e studiuar këtë njeri, mësova një të fshehtë të madhe: çdo gjë e jashtëzakonshme dhe e fuqishme në qënien tonë, krijohet me përqëndrimin e plotë të mendjes e të shpirtit, vetëm me monomani fisnike, me tërbimin e shenjtë të të çmendurit...”

Amokun nuk e kam lexuar, kurse "letër nga një e panjohur" dhe "24 orë nga jeta e një gruaje" - po. "Letër nga një e panjohur" është shumë e dhimbshme :(
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Ju pergezoj juve lart qe aq bukur arrini ta transmetoni ate qe lexoni. Lexoj postimet e me duket se e kam lexuar edhe librin -bravo-
Pershkrime fantastike, te shtyjne per te lexuar librat qe diskutoni. Ju faleminderit dhe do vazhdoj tju lexoj vazhdimisht. :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Falemnderit Puhiza :)
Të biseduarit për librat, është nga bisedat e parapëlqyera të miat... sepse tek mundohemi të ndajmë përshtypjet mbi "mendjet krijuese" - siç janë autorët që na falin kënaqësinë e të lexuarit, marrim e japim nga njëri tjetri.
Mbi të gjitha, tema të tilla, duke qenë se nuk komentojnë të gjithë por një grup anëtarësh, më japin mundësinë të mos më kapin kacabujtë nganjëherë si në temat e tjera :D
 
Ahahahahahahaha kacabujte. Edhe une me mire po lexoj ketu dhe kacabujte te rrine atje ku ju kan vendin.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

E vërtetë, çdo novelë e Cvajg është deri diku tronditëse sepse, mbart një dramë më vete të një karakteri njerëzor që ai zgjedh ta trajtojë imtësisht; ai merret me monomaniakët dhe, për këtë të mban si në ankth pandërprerë sepse të ka futur në botën e personazhit të tij. Mjeshtër i vërtetë!

Mendelin e shkëputa veçanërisht, për faktin që çdo lexues i apasionuar gjen diçka të përbashkët me botën e tij... një botë e një njeriu që, zhytet e tëra në botën e librit... nga ku të bën të harrosh sesa e egër është "bota jashtë"
Mendel as e kishte kuptuar se kishte filluar lufta kur e morën në kampin e përqëndrimit, dhe aty u ndesh për herë të parë si duhej me botën njerëzore; aty ai u trondit...! ...dhe nuk e mori më kurrë veten dhe as preku më libër me dorë. Në libra ku ai humbiste - kishte gjetur mendjet e larta njerëzore, ndërsa, në jetë njohu të kundërtën...

“Si një astronom i cili natë për natë, rri përpara observatorit të tij dhe vështron nëpër vrimën e vogël të rrubullakët të teleskopit një mori yjesh, lëvizjet e tyre misterioze, rrugët e tyre të kryqëzuara, shuarjen dhe rindezjen e tyre, edhe Jakob Mendeli, ulur në tryezën katërkëndeshe në kafenenë Gluk, vështronte nëpërmjet syzeve në një botë tjetër – në botën e librave, që gjithnjë është në lëvizje dhe merr trajta të ndryshme, në këtë botë që qëndron mbi botën tonë....
....Vetëm tani që jam më i pjekur, e kuptoj sesa humbasim me zhdukjen e një njeriu të tillë, sepse ai dita ditës, është më i vlefshëm në botën tonë që po bëhet për fat të keq e njëtrajtshme. Duke e studiuar këtë njeri, mësova një të fshehtë të madhe: çdo gjë e jashtëzakonshme dhe e fuqishme në qënien tonë, krijohet me përqëndrimin e plotë të mendjes e të shpirtit, vetëm me monomani fisnike, me tërbimin e shenjtë të të çmendurit...”

Amokun nuk e kam lexuar, kurse "letër nga një e panjohur" dhe "24 orë nga jeta e një gruaje" - po. "Letër nga një e panjohur" është shumë e dhimbshme :(

Bashkohem plotesisht per sa i perket Mendelit.

Por, pas ri-leximit, Novela e Shahut me dha nje tronditje te re. Duke e lexuar, me beri pershtypje dhe veçova:

"Nje dhome me vete ne hotel - kjo duket diçka fort e njerezishme, he si thoni? Por besomeni se nuk paten qellim te na krijonin kushte njerezore. Ne vend qe te na mbyllnin njezet veta ne nje barake te ftohte, na dhane ne hotel nga nje dhome te ngrohte e me vete. Ata nisen te perdornin metoda te sterholluara; qe te mund te merrnin prej nesh njoftimet e nevojshme; nuk donin te na vinin krusmen dhe te na shfarosnin, por te na veçonin krejtesisht. Nuk na bene asgje. Na shperngulen ne boten e hiçit, ne zbrazetire, se e dinin fort mire qe vetmia - me shume se çdo gje tjeter - e ndrydh shpirtin e njeriut. Duke na veçuar krejtesisht nga bota e jashtme, shpresonin se ndrydhja shpirterore do te na detyronte te flisnim me shpejt sesa do ta benin kete te ftohtet dhe torturat.
Ne veshtrimin e pare dhoma qe me caktuan m'u duk e kendshme: kish dere, krevat, kolltuk, lavaman dhe nje dritrare me grile hekuri. Mirepo dera ishte e mbyllur me çeles dite e nate, mbi tryeze nuk kishte as libra, as gazeta, as laps, as letra dhe nga dritarja dukej vetem nje mur qerpiçi. Trupi dhe shpirti im u krodhen ne zbrazetire. M'i moren te gjitha: sahatin, qe te mos e dija sa ishte ora; lapsin, qe te mos shkruaja dot asgje; thiken, qe te mos prisja damaret. Edhe cigaret me te cilat do ta kaloja kohen dhe do te ngushellohesha disi, edhe ato m'i ndaluan. I vetmi njeri qe mund te shihja, ishte kujdestari i burgut, mirepo atij i kishin dhene urdher te mos me fliste dhe te mos u pergjigjej pyetjeve te mia. Perveç tij, nuk pashe fytyre njeriu, nuk degjova ze njeriu. Qe ne mengjes e gjer ne mbremje s'kishin ku te me kullosnin syte, veshet dhe shqisat e tjera. Isha fill vetem dhe nuk kisha rreth vetes veçse kater ose pese sende pa shpirt: tryezen, krevatin, dritaren, lavamanin. Isha si nje polumbar ne mes te oqeanit te erret, qe e kupton se i eshte keputur litari i shpetimit dhe nuk do te dale kurre nga thellesite e ujerave te qeta."

Ne pamje te pare kjo duket thjesht nje pershkrim i torturave naziste dhe kaq. Por, mua me vjen ndermend tjeter gje ne kete pike. Me duket se nje "torture" e tille ndiqet edhe ne Reality Show-t e sotem te tipit Big Brother apo formate te ngjashme. Edhe aty ndiqet e pak a shume e njejta "proçedure".

Edhe Amoku, ashtu si Letra e se panjohures, eshte shume shume histori e dhimbshme dhe e trishte.

PS: Per Kafken, se i perfshiva te gjithe. Doja te thoja ajo pjese e kritikes qe e quan veten "ELITE", e kane cilesuar si absurd.

PPS: Duhet te falenderojme deri ne perulje mikun e Kafkes qe nuk ndoqi amanetin e Kafkes per djegien e veprave te tij pas vdekjes, por i botoi dhe i nxori ne drite. Meriton perulje edhe per shkakun qe nuk e tjetersoi autoresine.

Fleur Blanche said:
Falemnderit Puhiza
Të biseduarit për librat, është nga bisedat e parapëlqyera të miat... sepse tek mundohemi të ndajmë përshtypjet mbi "mendjet krijuese" - siç janë autorët që na falin kënaqësinë e të lexuarit, marrim e japim nga njëri tjetri.
Mbi të gjitha, tema të tilla, duke qenë se nuk komentojnë të gjithë por një grup anëtarësh, më japin mundësinë të mos më kapin kacabujtë nganjëherë si në temat e tjera :D

Ndersa une kam deshire te te lexoj ne ato tema ku te ngrihen kacabujte :D Dhe ta dish qe njehere mi ke ngrit kacabujte keq, te nje teme sporti, me nje fitore "qe nuk shijon po nuk pati pak hile brenda". Hahahahahahaha.

Puhize, te faleminderit :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Une sot iu riktheva Dostojevskit: Te fyer e te poshteruar. Kisha mall ta lexoja dhe njehere.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

nje liber biografie "OZZY F***ing Mad Osbourne" nga Carpl Clerk

ozzy_osbourne__fucking_mad__das_mtv_buch-9783927638143_xxl.jpg
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

zagor pershendetje,helingeni po ben plane djallzore,se bashku me vampirin Rakon,te kujtohen tre vashdimet nga viti me duket 83
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Nje broshure per spartaket e..............vjeter dhe ata qe do vine!
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Benefit of the Doubt - Robert B. parker
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Princi: Politika dhe kodi moral.

Nikolo Makiaveli (per kenaqesine e mistreces)

Kohe te veshtira.

Carls Dikens
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Princi: Politika dhe kodi moral.

Nikolo Makiaveli (per kenaqesine e mistreces)

Dal momento che l'amore e la paura possono difficilmente coesistere, se dobbiamo scegliere fra uno dei due, è molto più sicuro essere temuti che amati.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top