• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Agu i Mengjezit

Njerezor teper njerezor

Filozofia me çekiç

Keshtu foli zarathustra

E fshehta e paqetes porti

Kompania bretkosave

Kronike ne Gur

Kriminalistika

Eca-vrt
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

E ema e Zeqos ne maje te thanes.
Arush Dudushi
Etj etj
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Po lexoj kryevepren e panjohur te Balzak.
....eshte shume i keq si liber nuk dua ta mbaroj.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

....Por, pas ri-leximit, Novela e Shahut me dha nje tronditje te re. Duke e lexuar, me beri pershtypje dhe veçova:

"Nje dhome me vete ne hotel - kjo duket diçka fort e njerezishme, he si thoni? Por besomeni se nuk paten qellim te na krijonin kushte njerezore. Ne vend qe te na mbyllnin njezet veta ne nje barake te ftohte, na dhane ne hotel nga nje dhome te ngrohte e me vete. Ata nisen te perdornin metoda te sterholluara; qe te mund te merrnin prej nesh njoftimet e nevojshme; nuk donin te na vinin krusmen dhe te na shfarosnin, por te na veçonin krejtesisht. Nuk na bene asgje. Na shperngulen ne boten e hiçit, ne zbrazetire, se e dinin fort mire qe vetmia - me shume se çdo gje tjeter - e ndrydh shpirtin e njeriut. Duke na veçuar krejtesisht nga bota e jashtme, shpresonin se ndrydhja shpirterore do te na detyronte te flisnim me shpejt sesa do ta benin kete te ftohtet dhe torturat.
Ne veshtrimin e pare dhoma qe me caktuan m'u duk e kendshme: kish dere, krevat, kolltuk, lavaman dhe nje dritrare me grile hekuri. Mirepo dera ishte e mbyllur me çeles dite e nate, mbi tryeze nuk kishte as libra, as gazeta, as laps, as letra dhe nga dritarja dukej vetem nje mur qerpiçi. Trupi dhe shpirti im u krodhen ne zbrazetire. M'i moren te gjitha: sahatin, qe te mos e dija sa ishte ora; lapsin, qe te mos shkruaja dot asgje; thiken, qe te mos prisja damaret. Edhe cigaret me te cilat do ta kaloja kohen dhe do te ngushellohesha disi, edhe ato m'i ndaluan. I vetmi njeri qe mund te shihja, ishte kujdestari i burgut, mirepo atij i kishin dhene urdher te mos me fliste dhe te mos u pergjigjej pyetjeve te mia. Perveç tij, nuk pashe fytyre njeriu, nuk degjova ze njeriu. Qe ne mengjes e gjer ne mbremje s'kishin ku te me kullosnin syte, veshet dhe shqisat e tjera. Isha fill vetem dhe nuk kisha rreth vetes veçse kater ose pese sende pa shpirt: tryezen, krevatin, dritaren, lavamanin. Isha si nje polumbar ne mes te oqeanit te erret, qe e kupton se i eshte keputur litari i shpetimit dhe nuk do te dale kurre nga thellesite e ujerave te qeta."


Ne pamje te pare kjo duket thjesht nje pershkrim i torturave naziste dhe kaq. Por, mua me vjen ndermend tjeter gje ne kete pike. Me duket se nje "torture" e tille ndiqet edhe ne Reality Show-t e sotem te tipit Big Brother apo formate te ngjashme. Edhe aty ndiqet e pak a shume e njejta "proçedure"

Kjo eshte nje nga meritat e Zvjag per mendimin tim qe, e ben aq te pelqyeshem. Ai, pavaresisht se ne tregimet dhe novelat e tij, njihet me shume per zberthyerjen psikologjike te monomaniakeve, ka larmi ne tregimet e tij... nje vetie njerezore, i kushton nje tregim apo novelë me vete. Nje stil i tille i veçante, e ben ate te pelqyeshem ne çdo kohe, aspak te merzitshem dhe, kur i rikthehesh rileximit, apo qofte edhe e rikujton ndonje tregim apo novelë te tijen, te ben ta shohesh edhe nga kendveshtrime te ndryshme nga pershtypja e parë. Sigurisht, ne te njejten linje, mendoj se nga kahu tjeter qendron edhe merita e lexuesit, i cili nje veper te vetme eshte ne gjendje ta shohë në prizme te ndryshme, duke qene koherent me përditshmërinë. Prandaj, jo më kot, thuhet se per libra të mirë, ndevojiten lexues të mirë :)

Shembulli i BB që solle dhe formateve të tilla, ku fallsiteti i personazheve që vihen në garë, krahas vërejtjes tënde rreth kësaj dukurie duke i bëre një bashkëlidhje këtij mendimi me novelën, më kujtoi edhe një fragment nga "Martesa Kimike" e të madhit Rosenkreuz: "...edhe ne mizerjen e tyre, ata ishin ziliqarë ndaj njëri tjetrit"

Po lexoj kryevepren e panjohur te Balzak.
....eshte shume i keq si liber nuk dua ta mbaroj.
Mbaj mend që, kur e përfundova së lexuari, ngela me librin në dorë si e shtangur... me atë ndjesinë e "goditjes" që të jep një vepër, ku je si pezull mes të kuptuarit të saj apo jo... diçka si: "a e lexova vërtetë...apo kam nevojë ta lexoj sërish?!" :)
Vetëm krijuesi i veprës së tij, është në gjendje ta kuptojë, çmojë e adhurojë veprën e tij/krijesën e tij. Ndodh që krijesën/veprën e tij më e çmuar ta mbajë vetëm për veten e tij, me bindjen se vetëm ai e ndjen, e sheh, e dashuron krijimin e tij më të ndjerë... por, çuditërisht kjo vepër aq e përzgjedhur dhe ruajtur ndaj syrit kureshtar të të tjerëve, të cilët vazhdimisht të kanë mbajtur për krijues të madh dhe adhuruar çdo vepër tënden, aq sa e kanë pasur ëndërr në jetë ta takojnë qoftë një herë të vetme krijuesin/artistin - të 'vlerësohet' në syrin e tyre jo si të tjerat... fakt që të bën të kuptosh, se vepra jote më e përzgjedhur dhe e dashur për ty, është gjithë shpirti yt i hedhur në 'të, është e tëra bote jote e një artisti që vetëm ai mund ta kuptojë atë.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Une kam shume pak kohe se po lexoj libra te tjere per temen e diplomes.
Kam arritur diku aty tek gjysma e librit, po eshte shuuume shume dramatik per mua, shume trondites deri tani..dhe nuk dua te vazhdoj me tej se sa me shume shkoj perpara, me shume gjej veten..dhe nuk dua ta pranoj veten time keshtu.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Po ç'është një vepër, po nuk qe dramatike? :) A nuk na duket shpeshherë sikur jemi duke parë veten tonë në pasqyrë, kur futemi në brendësinë e saj dhe zbulojmë dramat e shpirtit tonë që, s'do donim t'ia rrëfenim askujt, madje as vetes tonë?! :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

:)...i uroj vetes lexim te mbare :).
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Sa libra te bukur lexon ti tank :).
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Do te te keshilloj nje liber?
Meqe ra fjala per keshilla, e lexove ate librin e Dostojevskit qe te keshillova kohe me pare?
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

...Alla fine i soldati trovarono in uno sperduto villaggio due gemelli, ancora poppanti, e li rapirono, forte del potere di visir; ma quando li trascinarono via la loro mamma non volle separarsi da loro, e, tra lamenti e pianti, insensibile agli improperi e alle percosse, se ne venne dietro a loro fino a Visegrad. Qui riuscì a farsi largo tra la gente e si presentò all'Architetto.
I bambini vennero murati per non era possibile fare altrimenti, ma l'Architetto, stando a quel che si racconta si impietosì e lasciò nei pilastri delle aperture attraverso le quali l'infelice madre potè allattare le sue creature sacrificate. Sono proprio quelle finestre cieche finemente disegnate, strette come feritoie, nelle quali adesso nidificano i colombi selvatici. In ricordo di questo episodio, già da centinai di anni, cola dal muro il latte materno, cioè quei rivoletti bianchi e sottili che, in un determinato periodo dell'anno, sgorgano dalle giunture compatte lasciando indelebili tracce sulla pietra.

Versioni sllav i legjendes se Rozafes.

Il ponte sulla Drina, Ivo Andric
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Permendet Berati ne dy doreshkrime te vitit 1413.
Dokumenti nr. 213 dhe Dokumenti nr. 214 nga gazeta: " The Slavonic and East European Review, Vol_ 86, No_ 4 (Oct_, 2008) ". Paragrafet ngjitur jane nga fletet 701-703.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Roma Antike: Nga Romulus deri tek Justiniani.

Ancient Rome: From Romulus to Justinian
Thomas R. Martin (Author), 2012.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top