• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Dialogues avec l'au-delà

autori:James Van Praagh

Përkthim i titullit:Bisedë me të përtejshmën

James Van Praagh asht nji prej mediumëve ma të njoftun në botë.
Në ketë libër ndër të tjera tregon hollësisht sesi janë zhvillue disa konsultime për njerëz që kanë shkue ke ai për të provue a mund të hyjnë në kontakt me t'afërmit e tyne që s'janë ma në ketë botë!
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Darwin's Doubt - Stephen Meyer

Screen-Shot-2014-07-15-at-4.10.07-PM.png
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

BlueRose, e ke përfunduar së lexuari apo je në proçes? Pyes, sepse u bëra kureshtare për atë "intelligent design" që, kur të kesh kohë të më thuash ndonjë llaf se ç'thotë :D

Sa për temën, po lexoj "letrat e federalistit" Hamilton&Madison

p.s. hahahaha pakam pasur të njëtjën kureshtje me gurax në të njëjtën kohë :D
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Intelligent Design? Ik bej ekzorcizem menjehere. :p

Nuk ka burim me konciz dhe te qarte sesa ketu per tere ceshtjen "I.D." Eshte permbledhja (e gjate, shume e gjate, por ka dhe te vogla gjithashtu ne UTube, copa 10 minutshe te shkeputura nga kjo, me pjeset me 1+1=2 te diskutimit. Search "Ken Miller" dhe ndonje kombinim te "Dover" apo "ID" apo dicka ne keto ujra) e nje gjyqi federal per kete gje ne 2006, ne nje shkolle te Dover, per disa pretendime te hatashme nga proponentet e I.D. Ken Miller is The Man. I admirueshem ne njohuri dhe me nje menyre shpjegimi qe te ben te ndihesh si gjeni.

https://www.youtube.com/watch?v=JVRsWAjvQSg

:)

PS: Jam jashte teme. Sorry.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

vade retro satana :D

p.s. flm për videon, do i hedh një sy për kureshtje kur të gjej kohën e duhur për këtë
:)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Une tani e kam filluar ta lexoj, jane 400 e ca faqe, edhe jo aq e thjeshte si permbajtje por sipas autorit Stephen Meyer, tek “The Origin of species” Darwin kishte shprehur dyshime ne lidhje me teorine e tij, edhe qe kishte pjese ‘in the history of life’ te cilat nuk arrinte t’i shpjegonte. Kjo njihet edhe si ‘Cambrian explosion’. Qe kishte te bente pikerisht me ate periudhe kur nga fosilet (e 530 milion viteve me pare) u zbulua shfaqja e grupeve kafshesh ne menyre te papritur dhe pa nje paraardhes ne Pre-cambrian period.
Sipas Stephen Meyer, Darwin ishte i vetedijshem per faktin qe ky zbulim binte ne kundershtim me modelin e pergjithshem te paraqitur tek “The Origin of species”, dhe kete mister Meyer e lidh pikerisht me theory of intelligent Design si shpjegimin më te mirefillte te Cambrian animals. Kam lexuar ne internet qe ky liber eshte cilesuar shume kontroversial sa i perket vleresimit, ka nga ata qe e kane kritikuar ashper (evolucionistet), por nga te tjere eshte cilesuar si nje pershkrim shume i qarte edhe preçiz, ‘game changer’ per studimin e evolucionit duke na orientuar ne nje direksion te ri, qe mund te cilesohej ‘a new theory for the origin of animals’.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Eshte e vertete. Une e kam lexuar dhe disponoj "Origin of Species".
Ne fakt vlen te theksohet se ajo qe sot njihet si Teoria e Evolucionit, *nuk* eshte Teoria e Darvinit per Evolucionin. Darvini sherbeu si zanafile dhe si themel baze per ate qe me vone mori forme te plote dhe sic e njohim sot.
Pyetjet e tij per vete teorine e tij dhe qe ai vete nuk tenton t'i shpjegoje por qe lihen si 'kuti te zeza' dhe qe ai shprehimisht dhe perhere thote qe me siguri do te zbulohen ne te ardhmen, kane te bejne me ate qe quhet shmangie gjenetike. Nderkohe qe Darvini zbuloi dhe katalogoi me nje perpikmeri mahnitese te tere pjesen e seleksionimit natyror, as nuk mund te enderronte per ekzistencen e shmangies gjenetike. Ai kudo ne liber shpreh habine e tij per degradimin e specieve kur barsjet behen brenda te njejteve rrathe familiare apo shume afer ne brezni, ndonese nje fenomen i tille ishte i ditur. Ai fliste shume mire per faktoret e trashegimise, eshte shume i sakte persa i perket ngjashmerise se pasardhesve me prinderit, por nderkohe nuk arrinte dot te shpjegonte fare se pse pasardhesit ndryshonin nga prinderit, apo pse shume karakteristika te trashegueshme rishfaqeshin pas me shume se nje breznie, te matura edhe deri pas 10 breznish me 9 brezni ne gjendje te fjetur, ne pauze. Ajo per te cilen ai nuk dinte asgje dhe qe shpjeguan me vone te tera pyetjet e tij, ishte pikrisht zbulimi i shmangies gjenetike, me fillese ne eksperimentet e Gregor Mendel.

Por dola shume nga tema dhe kerkoj ndjese edhe nje here. Nuk e bej me. BlueRose, duhet te vish me shpesh ne forum. Ne keto tema jam i bindur qe je nje diskutante e shkelqyer. :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Misioni i Zigmund Frojdit.

Erich Fromm
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Strange and ever after
(something strange and deadly #3)

Susan Dennard

Me pelqejn libra horor :)
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Sillogismi dell amarezza..
Emil Cioran
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Il metodo antistronzi (The No Asshole Rule)
Robert Sutton
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Kur dashuronte Suani- Marcel Proust
Rrathet e ferrit- H.H Padron
Ali Pashe Tepelena- Aleksander Duma
Kapedan Mihali- Nikos Kazanzaqis
Poezi te Borgesit
Kaq per kete vere, me duket.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

"Katrina" nga Sali Salminen.

Mbi urën e Lanës pashë një varg të gjatë me libra të vjetër që shiteshin. Kisha vite pa lexuar një libër dhe thashë ta merrja një, më shumë për të shtyrë rrugën, se kisha një udhëtim të gjatë për të bërë. Ajo që më tërhoqi nga jashtë ishte kopertina dhe që ishte botim i vjetër, i vitit 1984, po kur e lexova, më zhgënjeu. Ishte libër i dobët, si nga subjekti ashtu dhe nga gjuha e përdorur. Fjalitë ishin të shkurtra dhe me gjuhë të varfër, aq sa hera-herës më dukej sikur ishte libër për fëmijë.

Ngjarjet ishin të parashikueshme, por ajo që të mërziste më shumë ishin përshkrimet e shkurtra për ngjarjet me rëndësi dhe zgjatja e panevojshme për gjërat e parëndësishme. Fjala vjen, kthimi i Johanit në shtëpi pas disa muajsh largimi, te gruaja e tij shtatzënë, përshkruhej me pak fjali, kurse fëshmërimat e gjetheve, flladet, lagështia e vesës, moçaleve, e të tjera si këto, mbushnin faqe të tëra. Shija që më la libri ishte si era e Lanës, që kutërbonte në të dyja anët e rrugës.

Nuk do ta rekomandoja këtë libër.
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Na sill nje foto te Lanes te marre nga lindja drejt perendimit, aty nga ura ku ke blere librin. :)
 
I ngadalshem sikunder psikologjia nordike. Por nje nga librat me te vertete qe kam lexuar. Si thote Johani: "kurre nuk mund te mbash dikend qe do."
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Charles Bukowski - Aufzeichnungen eines Außenseiters

61dDlKx8LwL._SY445_.jpg
 
Përgjigje e: Cfare libri po lexoni apo keni lexuar?

Na sill nje foto te Lanes te marre nga lindja drejt perendimit, aty nga ura ku ke blere librin. :)
E vetmja pamje që më bëri përshtypje aty rrotull ishte kjo :p
kurse të tjerat do t'i sjell te tema "Foto nga Shqipëria"

DSC_0213a.jpg

ZET said:
I ngadalshem sikunder psikologjia nordike. Por nje nga librat me te vertete qe kam lexuar. Si thote Johani: "kurre nuk mund te mbash dikend qe do."
Unë nuk e njihja autorin e librit, por pasi e lexova, kërkova dhe pashë që është një grua. Në përgjithësi, gjinisë së bukur unë i pëlqej poezinë, por jo prozën, se atje kanë më shumë talent. Ndoshta kjo zonja do të kishte qenë më mirë të merrej me poezi dhe jo me prozë.

Sa për vërtetësinë, ky duket si një libër i porositur, që përshtatej dhe me ideologjinë komuniste, ku të pasurit e asaj kohe duheshin demonizuar, ndersa të varfërit duheshin ngritur sa më lart. Por unë e gjykova librin vetëm nga ana artistike, dhe nga kjo anë për mua nuk ka vlerë. Ky është mendimi im dhe nuk këmbëngul që të tjerët të kenë një mendim me mua.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top