28 Nentor
I dashur ditar,
Sonte jam e merzitur.
Jo se ka ndodhur dicka e madhe ne fakt, por ndonjehere rendohem vertet shume kur e kuptoj qe sado te lendohem nga nje fjale, nje veprim, sado te ma bejne per borxh, perseri perpiqem te zgjedh fjalet qe them pa lenduar dike.
Dhe nese e di qe dikush lendohet nga nje fjale e imja, edhe sikur te me kete bere te ndihem keq, ndalem.
Sepse nuk dua te demtoj askend, nuk dua te bej askend te ndihet keq.
Nuk e kam ate mllef qe disa njerez e kane, ate inat qe shperthen pa menduar dy here.
Une e di shume mire se si ndihesh kur dikush te prek, kur te lendon, kur te ul.
Prandaj nuk do doja ta beja asnjehere ate gje, dhe gjithmone do te zgjidhja fjalet me te buta per te thene dicka.
Sado e merzitur, apo sado keq te jem ndjere, une nuk do te godas.
Nuk jam ajo lloj natyre.
Dhe ndonjehere me merzit qe te tjeret funksionojne ne kete menyre.
Nuk e di realisht pse disa njerez mbajne kaq shume inat brenda vetes.
Pse nxjerrin mllef, pse hedhin helmin sapo ju vjen rasti.
Dhe realisht habitem.
Sidomos me femrat qe jane te parat qe helmojne njera-tjetrin.
Habitem me zili qe shpesh vjen nga dikush qe as se njeh mire.
Me vrer qe nuk e di nga e mbledhin.
Me ate sjellje qe mezi presin te te gjejne keq e te ngulin thumbin.
Pastaj ankohen per meshkujt, nderkohe qe armiku me i shpeshte, me i afert, eshte vete femra.
Dhe kjo me merzit.
Sepse realisht nuk do ti beja keq asnje femre, sado debate, merzi mund te kem me to.
Sepse e di cfare mbart nje femer mbi shpine.
Por njerezit jo te gjithe jane si une, dhe merzitem kur e kuptoj kte.
Merzitem sepse dua te besoj se miresia kthehet, se zemrat e buta nuk perdoren, se sinqeriteti nuk merret per dobesi.
Por realiteti eshte krejt ndryshe dhe fatkeqesisht jo te gjithe njerezit mendojne si une, jo te gjithe ndalen perpara se te lendojne dike.
Me prek.
E pranoj qe lodhem here pas here.
Por une nuk dua te behem si ata.
Nuk dua ta ndryshoj natyren time.
E vetmja gje qe dua eshte te mos lejoj me veten te preket nga njerez apo situata qe nuk kane vlere ne zemren time.
E keshtu ditar, nje dite tjeter e mbushur me mendime.
Te perqafoj
