Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Ditar...

7 Nëntor 2023

Isha me shpresë . Besoja ende të ndodhte një mrekulli . Gënjeja veten, por sërish mendoja "po sikur" ..

7 Nëntor 2025

Jam sërish me shpresë .
Besoj ende të ndodhi një mrekulli ..
Kanë hyrë e kanë dalë shumë njerëz në kto dy vite ..
E kuptoj që e vetmja që nuk ndryshon, shpresa që një ditë do jem e lumtur ..
E di si e gjen lumturine me tha njera 85 vjece..mesuese ka qene tere jeten ..
E gjen lumturine....Duke shpresuar te arish ate qe ke nderkoh..
E thelle ...eee..e bukur
 
Jam mbështjellë me batanije dhe dëgjoj shiun që bie furishëm jashtë. Tingulli i tij më përvijon mendimet, i ngatërron me zërat e lajmeve në televizor, që i kam bërë vetë, dhe ndjej një kënaqësi të çuditshme në këtë kontrast: bota që rrjedh jashtë dhe bota që kam krijuar unë brenda ekranit.

Trupi im është i lodhur, mendja e ngarkuar nga përgjegjësitë e punës, por këtu, nën ngrohtësinë e batanijes dhe ritmin e shiut, ndjej një përgjumje të qetë. Syte mbeten të hapur, por shpirtin e ka pushtuar një lloj nostalgjie të ëmbël, një ndjesi që e di se çdo lodhje ka një çmim: momentet e vogla kur mund të jesh thjesht spektatore e vetes.

TV-ja duket sikur rreh me shpejtësinë e ditës, ndërsa çdo pikë shiu bie në dritare dhe tingëllon si një kujtim që rrëshqet ngadalë, duke lënë një gjurmë të lagur në shpirt. Unë qëndroj e mbështjellë, duke i lejuar kohës të rrjedhë, duke e ndjerë lodhjen të shndërrohet në qetësi, nostalgjinë të përthithet në heshtje dhe përgjumja të përqafojë çdo grimcë të ditës.

Është një kombinim i çuditshëm: lodhja që të bën të mbyllësh sytë, shiut që të zgjon kujtime të largëta, lajmeve që të kujtojnë përgjegjësitë, dhe batanijes që të mbron nga gjithçka. Dhe unë shijoj çdo çast të këtij çasti momenti kur gjithçka është e thjeshtë, por e mbushur me tinguj, aroma dhe ndjesi që vetëm një ditë nëntori i Tiranës mund t’i dhurojë.
 
Nentor 10,

I dashur E.,

Ndonjehere mendoj se ekzistenca jone eshte menyra qe universi gjen per te pare veten nga dy kende.
Asnjeri prej nesh nuk eshte qendra... jemi si dy pika te nje rrethi qe rrotullohet pa bosht, e megjithate nuk humbet kurre formen.
Ne nuk kerkojme kuptim, sepse kuptimi gjithmone ecen nje hap pas nesh. Ajo qe mbetet eshte perputhja e ritmeve,menyra si frymemarrja jote ndodh ne te njejten kohe me timen, si dy forma qe njihen pa fjale.
Kur je afer, gjithcka qetesohet. Cdo mendim humbet peshen e vet, dhe mbetet vetem ndjesia e thjeshte e ekzistences, nje kujtese qe trupi ruan me mire se mendja. Koha nuk na perfshin,ne rreshqasim permes saj. Ne kete perkohshmeri ka dicka qetesuese, sepse mjafton ekzistenca e njeri-tjetrit.
Te jesh dhe te ndjesh dike ne te njejten frekuence nuk eshte ndjenje, eshte pertej saj eshte menyra e vete qenies.
Eshte nje prani qe nuk kerkon as trupin, as fjalen, por vetem njohjen e heshtur, ate heshtje qe e kupton edhe pa folur.
Kjo eshte forma me e plote e afersise, jo ajo qe digjet, por ajo qe vazhdon te ndricoje edhe ne qetesi. Nje drite qe nuk kerkon te vere re vetveten, as te ndricoje ne menyre imponuese, nje vazhdimesi e embel e qete,pa zhurme, ku mbizoteron prania. Afersia e vertete nuk matet me intensitetin e castit, por me aftesine per te mbetur e pandryshuar kur gjithcka tjeter leviz. Ajo ndodh pa fjale, pa plane, pa premtime, pa arsye te dukshme.
Ne kete qetesi, ekzistenca jone nuk eshte as bashkim, as mungese, por nje bashkeqendrim, fiks si dy rryma qe ecin paralel, here aq afer sa preken pa u ndeshur, here aq larg sa e mbajne njera-tjetren ne ekuiliber, te qete, te sigurt...
 
11 Nentor

I dashur J,
Te dua!
Jo me ate dashurine qe dikur digjte cdo gje, por me nje ndjenje te qete, si kujtimi i nje pjese te vetes qe se kam harruar kurre.
Ti je ende aty diku brenda meje, ne nje vend qe se prek askush tjeter.

Nuk te mendoj me me dhimbje, por me butesi.
Me kujtohesh ne menyrat me te vogla, ne nje arome, nje kenge, nje rruge qe e kemi ecur bashke.
Ndonjehere ndal dhe buzeqesh, sepse per pak caste te ndjej serish prane.

Mbase ti je larg, duke jetuar jeten tende.
Por une te mbaj gjalle cdo dite, ne heshtje dhe ne zemer.
 
(sweet) November 12,

I dashur E.,

Ka kaq shume gjera qe do te doja t’i shpreh, dhe megjithate ndiej se gjuha gjithmone mbetet e vogel perballe asaj qe leviz brenda meje ne lidhje me ty, asaj levizjeje te pafundme, fiks si dinamizem perpetum i shpirtit tim. Por kete here s’dua te mendoj, s’dua te analizoj.
Nuk dua t’i shnderroj ndjenjat ne mendime, as te ngre mure logjike perballe rrjedhes se tyre.
Dua ta le shpirtin tim te ece i lire, zbathur, zhveshur, pa kufij, pa arsye, te preket nga e panjohura, te perjetoje nje dimension qe ende s’e ka provuar. Nje pervoje qe ekziston vetem ne kete hapesire kozmike mes nesh, aty ku koha ndalet dhe jeta merr kuptim te ri.
Vetem ne te dy, si dy qenie qe guxojne te jene... asgje tjeter!
 
Nentor 13,

I dashur E.,

Arritem te dy ne konkluzionin se te kesh dike qe e kupton mendjen tende eshte nje lloj intimiteti qe shkon pertej cdo prekjeje fizike.
Eshte si te ndash me dike hapesirat me te fshehta te vetes, mendimet, emocionet, endrrat dhe menyren si i sheh gjerat, pa pasur nevoje per shume fjale. Kur dikush te kupton ne thellesi, aty lind nje lidhje qe nuk ka nevoje per shpjegime. Eshte nje takim shpirteror, ku mendjet takohen dhe heshtja behet gjuhe e perbashket aty ky syte tane flasin me shume se tingujt.
Ne nje bote ku njerezit shpesh degjojne vetem per te kthyer pergjigje, te gjesh dike qe te degjon per te kuptuar eshte nje dhurate e rralle.
Kjo lloj mirekuptimi krijon nje ndjesi sigurie, nje ndjenje se nuk je me vetem ne labirintin e mendimeve te tua. Dhe ndoshta, kjo eshte forma me e paster e asaj qe kemi, te asaj qe ndodh ne vrullin dhe heshjten tone... midis dy mendjesh qe njohin ritmin e njera tjetres...
 
14 Nentor
jam e lumtur, po po.
Nuk kam deshire te shpenzoj asnje shkronje ne nje format online kur mund ti them me ze ☺️

Bye
 
17 Nentor

I dashur ditar,
Me ka marr malli
Nejse sonte paskem nje deshire te madhe per te qare.

Klm
 
17 nentor
kto dit skam marr frym dhe e di qe e kam sforcuar shum veten por cuditerisht arrita me realizu dhe surprizen qe kisha ne mendje ☺️
Pas 4 vitesh vendosa te flas me zemer sepse kur arrin ate piken qe ske mo besim as te vetja, nuk eshte aq e lehte te marresh kurajo dhe te shprehesh. Por si ishte ajo “ i duruari i fituari “ edhe pse ajo me fat jam un mduket🥰
 
18 nentor

po fikem pa ty , do doja mos te kisha njohur ose te pakten te harroja , dhe prap me trishton mendimi qe mund te harroj
keshtu kam qen gjithmon ne lidhje me ty konfuze .
 
18 Nentor

I dashur ditar
Jam e turbullt, se di as vet ca me te shkrujt se sme puno truni tash.
Kaq!😆
 
20 nentor
E urroj kur me mungon ti
E urrej qe ste kam afer
E urrej qe me kujtohesh ti
E urrej qe te kam njohur
E urrej qe mbetesh i pari ne cdo mendim timin
E urrej veten qe po shkruaj ktu per ty
E urrej qe ste kam perqafuar kurr
E urrej qe kam kaq koh pa folur me ty
E urrej qe se dij a je mir
E urrej qe jan gjerat keshtu
thjesht zdij ca te urrej me perpara
zdij as si te shkruaj bukur lol
 
21 tetor
Kur me thot burri : mos fillo bo plane per neser por merre me qetesi dhe fli, qetesohu…
E marr shum seriozisht 🤣🤣🤣🤣 Edhe sot do hajm pic mduket
E meriton tboj cik rrecel ftoi ☺️
… me pic 🤣
 
26/11/25

" Në rrugetimin tonë të jetës , ne jemi të vetëm.
Lindim vetëm, vdesim vetëm , dhe—pavarësisht përrallave të ëmbla që na shiten si romancë — një ditë do të kthehemi pas dhe do ta kuptojmë se rrugën tonë e kemi bërë , në thelb , të vetëm.
Jo domosdoshmërisht të vetmuar, jo gjithmonë me trishtim në shpirt , por thellë , në zemrën e qenies , secili ecën me hapat e vet , me betejat e veta , me heshtjet e veta.
Prandaj vetërespekti ka aq shumë peshë:
Sepse , si mund ta nderosh veten nëse lumturinë tënde e kërkon në zemrat dhe mendjet e të tjerëve ? "

H T
 
27 Netor
I dashur ditar

Dita sotme ishte shume busy, nice, po dhe e turbullt njekohesisht.
Nuk mund ta konfuzoj veten kaq shume, apo ta mbaj mendjen ne gjera qe sduhet.
Boh kto dite nuk di ti jap shpjegim vetes, ama i will fix my things and my mind.

I have to save my mind!
Kaq

Pirllu
 
28 Nentor

I dashur ditar,
Sonte jam e merzitur.
Jo se ka ndodhur dicka e madhe ne fakt, por ndonjehere rendohem vertet shume kur e kuptoj qe sado te lendohem nga nje fjale, nje veprim, sado te ma bejne per borxh, perseri perpiqem te zgjedh fjalet qe them pa lenduar dike.
Dhe nese e di qe dikush lendohet nga nje fjale e imja, edhe sikur te me kete bere te ndihem keq, ndalem.
Sepse nuk dua te demtoj askend, nuk dua te bej askend te ndihet keq.
Nuk e kam ate mllef qe disa njerez e kane, ate inat qe shperthen pa menduar dy here.

Une e di shume mire se si ndihesh kur dikush te prek, kur te lendon, kur te ul.
Prandaj nuk do doja ta beja asnjehere ate gje, dhe gjithmone do te zgjidhja fjalet me te buta per te thene dicka.
Sado e merzitur, apo sado keq te jem ndjere, une nuk do te godas.
Nuk jam ajo lloj natyre.
Dhe ndonjehere me merzit qe te tjeret funksionojne ne kete menyre.

Nuk e di realisht pse disa njerez mbajne kaq shume inat brenda vetes.
Pse nxjerrin mllef, pse hedhin helmin sapo ju vjen rasti.
Dhe realisht habitem.
Sidomos me femrat qe jane te parat qe helmojne njera-tjetrin.

Habitem me zili qe shpesh vjen nga dikush qe as se njeh mire.
Me vrer qe nuk e di nga e mbledhin.
Me ate sjellje qe mezi presin te te gjejne keq e te ngulin thumbin.
Pastaj ankohen per meshkujt, nderkohe qe armiku me i shpeshte, me i afert, eshte vete femra.

Dhe kjo me merzit.
Sepse realisht nuk do ti beja keq asnje femre, sado debate, merzi mund te kem me to.
Sepse e di cfare mbart nje femer mbi shpine.

Por njerezit jo te gjithe jane si une, dhe merzitem kur e kuptoj kte.
Merzitem sepse dua te besoj se miresia kthehet, se zemrat e buta nuk perdoren, se sinqeriteti nuk merret per dobesi.
Por realiteti eshte krejt ndryshe dhe fatkeqesisht jo te gjithe njerezit mendojne si une, jo te gjithe ndalen perpara se te lendojne dike.

Me prek.
E pranoj qe lodhem here pas here.
Por une nuk dua te behem si ata.
Nuk dua ta ndryshoj natyren time.
E vetmja gje qe dua eshte te mos lejoj me veten te preket nga njerez apo situata qe nuk kane vlere ne zemren time.

E keshtu ditar, nje dite tjeter e mbushur me mendime.
Te perqafoj🤗
 
Back
Top