Përgjigje e: Dr Ibrahim Rugova 1944-2006
Thaçi injoron vlerat e luftës
Në ditën e nëntë të grevës, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë izoluar dhe po refuzojnë marrjen e ushqimit në shenjë proteste ndaj institucioneve të Kosovës për mosmiratimin e ligjit për vlerat e luftës. Por, më e dhimbshmja e gjithë kësaj është se deri më tani asnjëri nga qeveritarët nuk ka gjetur kohë për t’i vizituar ish-guerilët e UÇK-së.
01 qershor 2011
Deputetët e grupeve parlamentare të taborit opozitar konsiderojnë se kryeministri Hashim Thaçi po tregohet injorues karshi vlerave të luftës, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka vizituar nën tendë veteranët e UÇK-së.
Kryetari i këshillit grevist, Xhevdet Qeriqi, nuk ka koment për mosvizitën e të parit të qeverisë. “Deri më sot askush nga ekzekutivi nuk na ka vizituar, madje as kryeministri. Prandaj, nuk mund ta kuptojmë se pse po ndodh kjo, derisa ne jemi të hapur për të gjithë”, ka thënë Qeriqi.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, mendon se gjëja më e paktë që ka mundur ta bëjë kryeministri Thaçi do të ishte vizita e tij në tendën ku po qëndrojnë tash e sa ditë veteranët e luftës.
“Kjo indiferencë e Thaçit flet më së miri për injorancën e tij karshi vlerave të luftës “, ka thënë Beqiri.
Sipas tij, mosaprovimi i ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre është një tregues për qasjen joserioze të qeverisë ndaj kësaj çështje që është mjaft serioze dhe e ndjeshme. Ai ka rikujtuar se është obligim i Kuvendit që të nxjerrë sa më parë Ligjin për vlerat e luftës.
Ngjashëm është shprehur edhe ish-komandanti i UÇK-së, deputeti i Vetëvendosjes!, Rexhep Selimi, sipas të cilit vlerat e luftës po injorohen nga institucionet shtetërore.
“Kryeministri Thaçi duke mos i vizituar luftëtarët e lirisë që kanë hyrë në grevën e përshkallëzuar duke u futur edhe në grevë urie, po tregon për injorancën e tij ndaj tyre. Prandaj, me këto veprime mendoj se po iu bëhet një anashkalim dhe injorim kërkesave të tyre”, ka thënë Selimi.
Ai ka rikujtuar se kërkesat e veteranëve të luftës janë të drejta që duhet realizuar sa më parë që të jetë e mundur. “Aprovimi i ligjit është një e drejtë elementare dhe domosdoshmëri”, ka thënë Rexhep Selimi.
Edhe Ahmet Isufi i AAK-së, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë komandant i UÇK-së, ka vlerësuar se veteranëve të luftës po iu mohohet një e drejtë elementare. “Realisht të drejtat e tyre janë të mohuara në këtë moment dhe në këtë drejtim po iu bëhet një padrejtësi. Jo vetëm që është dashur të vizitohen nga qeveritarët, por duhet proceduar sa më parë me nxjerrjen e ligjit”, ka thënë Isufi.
Qeveria e Kosovës, ndërkaq, arsyetohet se Ligji për të drejtat dhe benificionet e kategorive të dala nga lufta është dërguar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të vendoset për shqyrtim. (zëri)
Marre nga Ekonomisti.info http://www.ekonomisti.info/artikulli/1/0/12914/thaci-injoron-vlerat-e-luftes/
Nje komentues fill mbas publikimit te keij aritkulli ka shkruajtur keshtu (nuk po e bie emrin e tij ketu)
02 Qer 2011 10:40
"po a tani pe dini se si THAQI u kyq ne UQK a?? po ai me arme ne dore me ndihmen e SHIK te shqipris dhe UDB te serbise hyri ne tv dhe u vetshpall si komandant i UQK pasi qe likvidoi konkurencen..se shpejti do te dalin ne shesh keto gjera dhe me se miri e dijne XHAVIT HALITI,KADRI VESELI e tani e kan kuptuar dallaveren edhe FATMIR LIMAJ E JAKUP KRANSIQI qe kan luftuar me zemer dhe qe kan merita shume me shume se kryeminsitri..i cili injoron luften sepse asnjeher ska qen ne front por nga restauranti drenica ne durres komandonte e ushtaret as qe dinin se kush eshte THAQI e tai e kuptojne te gjithe se kush eshte ai"
P.S
Nje pyetje kam une: Cfar udheheqesi i Vertet nuk do te Vizitonte vetem per pak minuta shoket e tije te Luftes ne rrethana te tilla???