• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fiset e Gegnise.

Ata qe luftuan ne Kosove kunder Osmanet ne anen e Austriakeve shumica kane qene Shqiptar, drejtuar nga Pjeter Bogdani dhe Toma Raspasani, Shqiptar Katolik nga Prizreni dhe Shkupi qe i mbeshteten Austriaket. Gjithashtu fis Malsoret dhe Malsia e Gjakoves edhe ne Has dhe ne Rrafshin e Dukagjinit Gashi, Krasniqi, Morina, Mazreku, Fandi etj Sa per Gash, ka pas ne Kosove para 1690. Edhe ne Gjinovci ne Skenderaj e mbajn veten si Gash edhe jane E-PH2180, ne kete raste jane me afer me Berishe e Kuqen ne Skenderaj, Shipshanin dhe Gashin e Bardhe sesa Gashi i Gurit. Fshati Gjinovci / Gjinoc permendet ne Rrafshin e Dukagjinit ne Suhareke ne vitin 1348. Dalin edhe banor ne shekullin 16 ne Trepc me emra si Gjin Gashi, Mazarek etj. Mazrek permendet si fshat ne Prizren ne 1452 dhe Gregor Mazreku edhe Pjeter Mazreku qe kane jetu ne shekullin 16-17 sigurisht qe jane kane nga ky fshati. Ky Pjeter Bogdani ka qene ndoshta nga fshati Gjonaj ne Has, Prizren ose nga Gur i Hasit. Nje Pjeter Bogdani permendet edhe me heret ne Peje qe ka ba revolt kunder Osmanet ne shekullin 16. Territorit i Gashit konsiderohet zona Tropoje-Gjakove dhe i perfshin Gash i Gurit, Bardhi, Shipshani qe deri tash jane J-PH1751 + E-PH2180. Berisha e Kuqe ne Drenice skane asnje nje lidhje me Berishe-Sopin por jane me afer me Gashin e Bardh, Shipshani etj.

Sa per kete J-PH4679 > J-PH1751, nuk e di ku po e merr qe po thu paska qene pjes e fiseve ne Dalmaci ose ne Kroaci kur asnje anej nuk eshte J-PH4679+ edhe ajo qe eshte gjetur ne Itali nga koha e hekurit e ka IBD sharing me te lart me nje R-Z2103 ne Cinamak, Kukes edhe nje Messapic sample ne Itali jugore. Edhe nga diversiteti dihet qe kjo linje ka qene pjese te Ilireve ne zonen Mat-Diber-Martanesh-Puke nga kjo zone ka leviz kjo linje nga koha e hekurit, antikteti i vone, mesjeta dhe periudha osmane , nje nendeg qe eshte ndare nga nendega veriore qe nga koha e Bronzit i takojn edhe do Vlleh ne Jugun e Shqiperise. Ata malazez nen J-PH1751 jane thjesht me origjine shqiptar, eshte edhe nje Rus nen J-PH1751, nje Turk, Italian (Arbereshe nga Palermo) edhe nje Grek sigurisht me origjine Arvanite.

Sa per kete E-V13, kjo ka ardhur nga Dardania lindore Nish-Shtip pastaj u fut ne Shqiperi. Dihet shume mir nendegat me te vjetra nen E-PH2180 jane nga zona Tropoje-Kukes-Gjakove-Prizren-Decan ne Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosove ne pergjithesi. Nga Dardania kjo u fut ne Veriun e Shqiperise, sidomos ne Kukes pastaj ka levize ne bregdet si ne Shkoder etj. Eshte pjes e E-BY5617 aty e ki nje nga Vlora, kjo thjesht eshte futur ne Jug. Edhe nen E-BY4465 nendega me e vjeter eshte ne Tetove sipas yfull. Kto jane linje qe jane fut ne Shqiperi, do kane mbetur ne Dardanine
perendimore ndoshta ne kufirin me Shqiperine sidomos ne zonat Gjakove, Prizren, Has, Tetove etj sigurisht kjo ka qene proto-Shqiptare.
Edhe kjo R-Z2705 ka ardh nga Dardania , nga veriu ka emigruar ne jug.
Gashi i Rrezalles, bashke me rrethinen dhe vellazerine Dobra te Carrabregut qe vijne prej te njejtit bajrak - jane vendosur aty nga Malesia, e jo anasjelltas. Pra kjo vellazeri rrjedh ose nga Bardhajt, ose nga Shipshani.
 
Edhe ekzistenca e Halil Gashlise apo ekspeditat e tij ne Kosove kunder serbeve nuk e bejne automatikisht fisin Gash aleat te Begollit. Po flasim per figura individuale, per te cilat madje dim shume pak. Nuk mundet nje individ me percaktu marredhanien historike mes nje fisi te tere dhe Mahmut Begollit.
Nga e nxjerre kete Halil Gashin / Gashli Pasha ne kete teme diskutimi, sepse une, ketu, ne kete forum nuk e kom permend asnjehere!! 😅
 
Nga e nxjerre kete Halil Gashin / Gashli Pasha ne kete teme diskutimi, sepse une, ketu, ne kete forum nuk e kom permend asnjehere!! 😅
Ju permndet Gashli Pashen, eshte i njejti person. Halil Pasha Gashlija permendet ne librin e Tatjana Kantic (Tursko Osvajanje Srbije 1690 Godine). Aty e kam lexu per here te pare!
 
Gashi i Rrezalles, bashke me rrethinen dhe vellazerine Dobra te Carrabregut qe vijne prej te njejtit bajrak - jane vendosur aty nga Malesia, e jo anasjelltas. Pra kjo vellazeri rrjedh ose nga Bardhajt, ose nga Shipshani.

E-PH2180 eshte linje Thrakas, nuk eshte linje e Ilireve nga Shqiperia. Sigurisht qe kjo linje ka qene ne Kosove ose ne Dardani para qe u ardh ne Malesi pastaj jane kthy, do ma heret, do ma vone, a jane mbet do ne Dardani apo ne zonen Gjakove-Junik-Prizren etj eshte nje pyetje tjeter. Ne R-Z2705 ka edhe Rumun, Bulgar, Serb etj. Gjithashtu ne E-BY4465. Edhe nga ana linguistike gjuha Shqipe ka pas kontakt me Rumune, Arumun. Gjuha Shqipe eshte edhe ne Balkan-Sprachbund ku perfshihet edhe Bulgarishtja etj https://en.wikipedia.org/wiki/Balkan_sprachbund

E-PH2180 eshte shumice ne Veriun e Shqiperise , Kosove edhe ne Gheg ne pergjithesi, ska gati asnje nga jugu por eshte nje nga Vlora ne E-BY5617 ku eshte pjes edhe E-PH2180. Kjo linje kur ka ardh ne Shqiperi
ka ardh nga Rrafshi i Dukagjinit pastaj ne Kukes etj ... edhe ai nga Vlora ne E-BY5617 eshte fut direkt nga Dardania direkt ne jug. Shipshani si fshat permenden ne 1485, nga emrat ndikim sllav gjithashtu permendet Morina sipas regjistrimit Tropoje-Gjakove-Junik ne 1485. Nese po fol per Gjinovcin, eshte mbiemer qe ndodh me shume ne Kosove se ne Malesi, Gjinovci permendet edhe si fshat ne Suhareke ne 1348. A e kane marr thjesht kete mbiemer apo rrjedhin nga ky fshat nuk e di.
 
Sot, haplogrupi E-V13 ka dendësinë më të lartë në botë në trojet shqiptare. Përqindja më e lartë gjendet në Kosovë, Malësi, Labëri, Tiranë/Durrës. Shumica e degëve kryesore, si psh: E-BY4459, E-Y146085, E-PH2180, etj., kanë nisur të përhapen që në periudhën e etnogjenezës shqiptare, në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme. Me qenë se origjina e E-V13 në përgjithësi nuk është përcaktuar ende me saktësi, edhe vendosja e shumicës së degëve të E-V13 në trojet shqiptare mbetet e diskutueshme. Megjithatë, mes Panonisë dhe Bullgarisë, nga cilido rajon të ketë nisur përhapja e E-V13, lidhja më e afërt me trojet shqiptare është ish-territori i lashtë i Dardanisë. Me shumë gjasë, shumë linja të sotshme E-V13 mes shqiptarëve ose kanë zanafillën e tyre rreth zonës së Dardanisë, ose janë vendosur fillimisht në Dardani (nga veriu ose lindja) dhe më pas janë përhapur më gjerësisht edhe në troje të tjera.

Duhet thënë se koha dhe rruga e përhapjes mund të dallojnë nga një degë në tjetrën, por periudhat kryesore ka mundësi që kanë qene Epoka e Hekurit dhe periudha mes Antikitetit dhe Mesjetës. Siç përmendëm më lart, që në periudhën para-romake, E-V13 duhet të ketë qenë e pranishme në popujt paleo-Ballkanikë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Konkretisht në Dardani, prova më e fortë për prani të lashtë, janë rezultatet e shek.3-5 nga Nishi dhe nga Timacum Minus.
Në nivel degësh, ka dallime mjaft të mëdha në shpërndarjen e sotshme në trojet shqiptare. Një numër i madh degësh të E-V13 mund të gjendet në krahina të ndryshme, gjë që sugjeron prani në popullatën arbërore/shqiptare që në periudhën e etnogjenezës. Mes këtyre janë E-Y173822, E-Y146085, E-BY4459, E-PH2180, E-FT17132, E-Y159601, etj. Larmia e sotshme sugjeron se shumica e këtyre linjave duhet të jenë përhapur nga verilindja para rreth 1400-1800 vjetësh.

Ka shumë mundësi që edhe një numër i madh degësh të tjera të kenë qenë pjesë e etnogjenezës arbërore/shqiptare pavarësisht shpërndarjes më të vonë ose më të kufizuar gjeografikisht. Për secilën prej degëve kryesore të E-V13 mes shqiptarëve kemi publikuar artikuj të veçantë ku secila shqyrtohet me më shumë hollësi: E-BY4459, E-Y173822, E-Y146085, E-Y93102, E-PH2180, E-BY168279. Artikujt do të rifreskohen vazhdimisht me shtimin e të dhënave. Ndërkohë, theksojmë se E-V13 është haplogrui shqiptar me numrin më të lartë të rezultateve me cilësi të pamjaftueshme për përcaktimin e nëndegës, me rreth 80 rezultate të tilla. Ftojmë anëtarët e haplogrupit E-V13 që të përmirësojnë cilësinë e analizës, që larmia dhe shpërndarja e degëve të E-V13 mes shqiptarëve të kuptohet më thellësisht.
 
Nje nga kto Cinamak, ne Kukes nga koha e hekurit ose bronzit, eshte J-FGC64043 https://www.yfull.com/tree/J-FGC64043/
Eshte nje shqiptar aty ose po thote nje nga vlora me flamur shqiptar. pra linja e tij mundet me pas ardh nga Iliret qe kane jetu ne Rrafshin e Dukagjinit ose ne Kukes-Prizren. Ka nje pakice shqiptar qe munden me pas origjinen prej Iliret qe kane jetu ne Kroaci, Bosnje, Mali zi etj por per kete J-PH4679+ me duket qe eshte linje nga Pukë-Mat-Mirditë-Martanesh anej dikun por ka degezime te ndryshme por kjo J-Z28300 me duket nga atje, per degezime tjera ne J-L283 nuk e di, ndoshta do kane qene ne Dardani. Interesant qe ne J-PH4679 ka edhe Vlleh. Edhe kjo J-FT144865 ka Vlleh edhe Shqiptar nga jugu . https://www.yfull.com/tree/J-Y80036/ edhe to tjera , J-L283 ne jug me duket qe ka ardh nga brenda Balkanit ose nga veriu ose nga verilindja , nuk me duket lokal gjithashtu kjo E-v13 edhe R-Z2705 per keto tjera r1b nuk e di. Ato nga Kamenica nuk kane qene J-L283
 
Ju permndet Gashli Pashen, eshte i njejti person. Halil Pasha Gashlija permendet ne librin e Tatjana Kantic (Tursko Osvajanje Srbije 1690 Godine). Aty e kam lexu per here te pare!
A mind te ma gjesh kete pjese, cfare shkruan rreth tij aty?
 
A mind te ma gjesh kete pjese, cfare shkruan rreth tij aty?
Ketu e ke pdf: http://rih.iib.ac.rs/966/1/Tursko osvajanje Srbije 1690. godine.pdf. Pak a shume shkruan se si Halil Pashe Gashi ishte Serasker i Shkupit dhe qe komandonte nje ushtri te perbere nga shqiptare te fiseve malesore, por edhe nga shqiptare te viseve te jugut. Nen udheheqjen e tij, se bashku me Mahmut Pashe Begollin, i luftuan serbet dhe i detyran te terhiqen nga Kosova per ne Prokuplje, Krushevc etj.
 
Ketu e ke pdf: http://rih.iib.ac.rs/966/1/Tursko osvajanje Srbije 1690. godine.pdf. Pak a shume shkruan se si Halil Pashe Gashi ishte Serasker i Shkupit dhe qe komandonte nje ushtri te perbere nga shqiptare te fiseve malesore, por edhe nga shqiptare te viseve te jugut. Nen udheheqjen e tij, se bashku me Mahmut Pashe Begollin, i luftuan serbet dhe i detyran te terhiqen nga Kosova per ne Prokuplje, Krushevc etj.
Ky njeri kishte pase pozite shume te larte ne Perandori ne periudhen me kritike te luftes turko austriake! Pozite shume me te larte se Begolli! Bile Begolli me gjase paska qene nen urdherat e tij!

Fale tij paska depertu thell deri ne Nish linja e Gashit ye Gurit e Krasniqes, te cilet i ke me shumice te terhequr pastaj ne drejtim te Llapit rajonit te Gollakit.
 
Me shume gjase po. Fakti qe ne dokumente thuhet qe kishte ushtri shume te madhe nen komande, e ben ate shume me te pushtetshem se Begolli. Ne nje dokument (se mbaj mend ku), autori bente lidhje mes ketij pashes se Gashit dhe vezirit te madh Haxhi Halil Pasha te P.O qe ishte vezir gjate 1716-17 e qe aludonte qe ishte i njejti person. Ne Wikipedia ne anglisht ai paraqitet si i lindur ne nje familje turke, ndersa sipas burimeve dhe dokumenteve shqiptare e turke, si edhe sipas Wikipedias ne keto gjuhe, ai kishte origjine shqiptare.

Sa per Llap e Gollak, ke te drejt - jane dy rajone qe jane heavy J2b-l283 - Gash & Krasniqe cluster. Sidomos Gollaku, sepse ne Llap ka edhe fise si Kelmend, Berishe, Shale etj.
 
Ndalu mo me kete propagande daj, se je tu u bo seriozisht i padurueshem. Ne cdo forum, qofte nderkombetar apo shqip, i poston te njejtat budallaki. “Gashi i vertete” na qenka “Gashi i Bardhe”, e si reference nxjerr gjithmone te njejtin website qe e ka hape naj random ne naj qoshe te Kosoves me pershkru historine e familjes se vet te ngushte (familja Maloku). Qenka ma “shkencor” e ma i besueshem njani prej Malokve sesa relacionet historike te shekujve 17-18, ku Gashi pershkruhet si qendra e Pultit dhe fisi ma i dokumentum ne historine shqiptare. Qelu toke!

Fute ne koke: familja Maloku ≠ fisi Gash, as historia e Gashjaneve te Kosoves. Njesoj qysh kane histori familjare Maloket ne kete rast, kane edhe 200 fshatra tjere qe popullohen me Gash ne Kosove.

Edhe njehere me ta vizatu: jo, Gashi qe permendet si lokalitet qysh ne kohen e Skenderbeut, edhe si patronim ne regjistrat osmane si ne Shqipni ashtu edhe ne Kosove, nuk ka lidhje me vellazerine e sotme “Bardhaj” te Malesise se Gjakoves, te cilet jane future ne fisin e Gashit pasi Gashi J-L293-Y126399 u zhvendos dhunshem ne Kosove rreth vitit 1690.

Gashi si vendbanim ne kohen osmane shtrihej ne zonat ku sot jane fshatrat e Krasniqes e Nikajve. Toponimia qe ruhet edhe sot prej banoreve qe i ripopulluan ato zona pas largimit te Gashit ne Kosove, e deshmon qarte qe Gashi ishte banor autokton i asaj pjese te Tropojes. Flitet per fshatra si Tpla, Dushaj, Raje, Gri, Curraj etj. Qendra e Gashit ishte fshatrat e sotem Selimaj e Lekurtaj (Gegyseni). Pra toponima qe ende ruhet ne te gjitha keto vendbanime: Muret e Gashit, Qafa e Gashit, prroni i Gashit, pus terri nen Gash, maja e Gashit, Gurra e Gashit, shpellat e Ages (behet fjale per Agen e Gashi etj), e deshmon shtrirjen e ketij fisi ne kete areal gjeografik. Keto fshatra qe ndodhen disa kilometra larg vendbanimeve te Bardhajve te sotem jo vetem qe nuk kishin lidhje gjenetike, por kishin edhe distance gjeografike mes vete.

Gashi permendet ne relacione mjaft detajisht qysh prej vitit 1628, ku pershkruhet si fshat dhe si rrethine katolike (“fshatrat e Gashit”), ndersa Bardhajt dokumentohen per here te pare tek ne vitin 1698, edhe ate si mysliman.

“Fshati Bardhi me 68 shtepi ne kater katunde, ka shume gra te krishtera; burra asnje, por te gjithe turq e renegate.”

Nderkohe, pasi Gashi i vjeter/origjinal zhvendoset me force ne Llap nga Begolli i Pejes si pasoje e pjesemarrjes ne luftat anti-osmane, fshatrat e Gashit mbesin te zbrazta dhe gradualisht fillojne te ripopullohen nga fise tjera. Relacioni i Frat Filipit te Shkodres, 1697-1698, thote:

“Fshati Gashi me 120 shtepi, te cilat u debuan nga Pashai i Pejes, tani jane vendosur ne fushen e Kosoves, ne nje vend te quajtur Llap, dhe kjo tash 8 vjet, te cilat jane pa prifterinj dhe kane filluar te behen turq dhe skizmatike nga mungesa e prifterinjve katolike.”

Prej Llapit, Gashi pastaj shperndahet edhe ne krahina tjera te Kosoves, ku krijoi vendbanime te reja.

Qe Gashi origjinal ishte J2b2-L283 e verteton edhe relacioni tjeter i vitit 1697, ku konfirmohet lidhja e Luzhes (fshat i Gashit) me fisin Gash - dicka qe edhe gjenetika e ka vertetu ne vitet e fundit.

“Po ashtu Luzha, fshat me 12 shtepi katolike, eshte fare e fis me Gashin, edhe pse eshte rreth 4 milje drejt maleve te Bytycit.”

Pastaj e kemi edhe letren e Krenave te Gashit te vitit 1689, te shkruar ne shqip e qe eshte kogja i rendesishem per gjuhen tone! Letra ne fjale ka te beje me kerkesen te dergohen Freter e libra kishtar. https://balkanacademia.com/2026/01/09/a-letter-in-albanian-from-the-leaders-of-gashi-from-1689/ Remember, Bardhi yt ishte mysliman ne kete kohe.

Pra, thene ndryshe, Bardhajt fillojne me hy ne fisin Gash vetem pas marreveshjes me Agen e Botushes (Gash nga Botusha e Gjakoves), i cili i kerkon bajraktarit te Bardhajve, Ali Bardhit, me marre nen mbrojtje Luzhen - fshatin e vetem qe rridhte prej Gashit te vjeter/origjinal ne Tropoje. Ne kete marreveshje perfshihet edhe Shipshani. Pas ketij bashkimi, qe sipas tradites gojore e historike besohet te kete ndodhe mes viteve 1700-1750, Bardhaj e Shipshan fillojne gradualisht me u qujte Gash.

Madje, edhe ne disa libra te historianeve serb per prejardhjen e familjeve ne Kosove, kam has raste ku disa familje ruanin traditen qe rridhnin prej “Bardhajve” dhe kishin ardhur ne Kosove per shkak te hasmerive me Krasniqen, Berishen apo edhe konflikteve te brendshme. Pra, nuk thonin qe jane prej Gashit, por prej Bardhajve.

Per fund, ketu e kam kriju nje harte rreth shtrirjes se Gashit neper vendbanime shqiptare sipas testimeve gjenetike. Verehet qe Gashi J2b2-L283 eshte larg me i shrire e populluar se deget tjera qe kane hy ne fis si Bardhaj, Shipshan etj. https://www.google.com/maps/d/u/1/viewer?mid=1Zei9JcLLghq3LSKlUNS9jUJUAhVHC34&ll=42.61413342520065,20.277984167968746&z=8

Gjithashtu edhe sipas TMRCA dhe regjistrimeve te testeve te thella ne Yfull, i bie te jete fisi i 2-3? me i vjeter nder fiset shqiptare, me vjetersi 750-850 vjecare.

Gashi i Gurit perbehet nga fshatra si: Gosturani, Babina, Kerrnaja etj, etj, etj gjitha vllazni te Bardhit. Vete Bardhi thot se pikerisht kur kane qene katolik jane perzene dhe mandej jan kthi 3 vllazen dhe nje moter te konvertum ne Islam qe e kan martu me Shipshanin. Ky eshte fisi i Gashit. Luzha-Botusha jan pranu nen Gash. Qysh po funksionojka logjika Bardhi edhe Shipshani te futen nen fisin e Gashit kur aga i Botushes e ka lut agen e Bardhit ta fute bajrakun e vet nen bajrakun e Bardhit? 😅


Në shkrimin "Malsorët e Alpeve" shkruar nga austriaku Ernest Von Hesse Wartegg thekson se Fisi i Gashit ,formon dy bajraqe, Shipshan dhe Bardhaj.

Kenga popullore na sjell me vertetësi ashpërsinë e luftës.

"Ku po del kjo flakë e verdhë
Gashit t'gurit si përherë
Gashit t'gurit renda -renda
I ka djemt ( Bajram Rama) me shtatë zemra.
Brahim Bardhi t'madhe briti
Po ku je Halil Brahimi

Lesho Kushtrimin te Shpend Zeqiri.
Gashianët nuk pranuan kompromisin me pashain turk siç na vertetojnë vargjet memoriale.
N'qafë të Morinës pasha ka dalë
U ka çue bajrakëve fjalë
A po vini me u pjek me mue
Me u dhanë vulat me u rehatue
Ka thirrë Gashin nuk i ka shkue.



Gashi i Gurit osht identik me Bardhin e Gashit. Pike. Kete vete e thote Bardhi, gjithe ky konfuzion dhe gjimnastik mentale per asgje. Sot e me dite Bardhet e thirrin venin e vet Gash i Gurit, veten Gash te Gurit, edhe kane rekorde historike pse.

Tash ne Kosove cka jan J2b2-L283 me Botushen-Luzhen, kur edhe si keni fillu me thirr veten Gash te Gurit ate nuk e di, veq se nuk keni rekorde historike edhe sqarime ashtu siq kane Bardhi.
 
Last edited:
@OldSport ti s'koke kurrkah baco!

Gashi i Gurit eshte J2b-L283. Botusha e Luzha. Pjeter Spani, kohaniku i Leke Dukagjinit eshte J2b-L283. Gashi i Gurit; i Botushes ka jetu edhe ne Toplane. Aty ka ardhe nga Vasojevici. Gje qe perputhet gojdhana qe Krasa edhe Vasa kane qene vllazen. Pra Gashin e ki Vasojeviç.

Ndersa Gashi i Bardhe e Shipshani jon kone te ndame gjithmone prej Gashit te Gurit. Keta heret jon kone muslimon, edhe ne fizionomi kane dallu prej Gashit te Gurit.
 
@OldSport ti s'koke kurrkah baco!

Gashi i Gurit eshte J2b-L283. Botusha e Luzha. Pjeter Spani, kohaniku i Leke Dukagjinit eshte J2b-L283. Gashi i Gurit; i Botushes ka jetu edhe ne Toplane. Aty ka ardhe nga Vasojevici. Gje qe perputhet gojdhana qe Krasa edhe Vasa kane qene vllazen. Pra Gashin e ki Vasojeviç.

Ndersa Gashi i Bardhe e Shipshani jon kone te ndame gjithmone prej Gashit te Gurit. Keta heret jon kone muslimon, edhe ne fizionomi kane dallu prej Gashit te Gurit.

Qysh mar baco, njerzit me qindra vjet e thirrin veten Gashi i Gurit Bardh, e kan territorin Gashi i Gurit qe gjenden ne malin e Shkelzenit gjitha fshatrat e Bardhit a.k.a Gashi Gurit jane ne ate territor.


GASHI I GURIT TROPOJE .
Ne foto jam te varri i Ali Bardhit te Gashit Gurit
........................................
HYRJE :
Gashi i Gurit ose
Te Bardhet e Gashit , shtrihen ne kete vend ku jane sot prej kur nuk mbahet mend .

Veni i sotem i tyre ka qene i pushtuar nga Perendoria Serbe - vitet 1300 - dhe serbet i kan vu emrat ne gjuhen e tyre ter treves sone .
Shqipetaret vendas kan qene ne asimilim e siper ,por pushtimi Otoman e ndryshoi kete situate ne favorr te shqipetarve dardan vitet 1400- 1600 .
Me vone dihen per demet qe pushtimi Turk i shkaktoi shqipetarve .
...
Gashi - shtrihet midis dy lumenjeve që ushqejnë Valbonën.
*Lumi i Tropojës në anën verilindore dhe
* lumi i Mollarekës në anën jugperëndimore.
Zona më e ulët është fshati Sopoti në anën jugore rreth 275 m dhe pika më e lartë ne veri është mali i Shkëlzenit ( kunora e Gashit ),2406 m mbi nivel të detit.
Është i vetmi fis që tokat e vrrinit me ato te bjeshkëve janë të pashkëputura me njëra-tjetrën .
Krojet ka në çdo fshat,
ka burime te tjera të bollshme për ujitjen e tokave , si Izvodi Kerrnaj e Kanali i Begaje i hapur ne vitet 1970.
Jo vetem kaq, por të gjitha fshatrat janë të mbuluara nga masivi shekullor i gështenjave, që nga fshati Shkelzen ( Berbat ) e deri në Myhejan matan Kovaçit .
Ka ahishte qe ndajnë fshatrat me bjeshkët e Radesheve e te Shkëlzenit, pyjet e bungut në zonën e ulët e pjerrësira që ndërpriten nga lagjet e fshatrat, përbëjnë vlera të pazëvendësues.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
ADMINISTRIMI I TROPOJES SI RRETH DHE I
GASHIT PO ATY :
Ne kohen e pashalleqeve ,
vitet 1830 , Gashi ka qene me Gjakoven e Pejne dhe ato nen vartesins e Pashallekut te Shkodres .
...
Ne kohen e Vilajeteve , vitet 1860 ,Gashi ka qene me Gjakoven e Pejne ne varsi te Vilajetit te Kosoves .
....
Ne kohen e pavarsise , pas viteve 1913 Gashi ka qene nen varesine e Tropojes dhe Tropoja nenprefekture e Kuksit .
........................ .................
Ne kohen e Austrise pergjegjes administrator per Gashin ka qen
Muhamet Thaçi
vitet 1917-18
Qendra e rrethit ka qend ne Bujan fillimisht .
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
GASHI I GURIT ,
TE BARDHET E GASHIT
..........................
Gashi eshte nje nga fiset e Tropojes .
..
Gashi eshte fisi i pare i besimit musliman ne Tropoje .
Besimi eshte Sunnit me Hoxhe e me Xhami , por ka edhe perzjerje besimi me teqe e tyrbe .
Eshte nje fise qe eshte dalluar per guxim e trimeri .
Token e ka me te begaten ne Malesine e Gjakoves .
....
PLOTESIME : FISIT IM
...
Ky eshte Varri i ALI BARDHIT
ne Hajdaraj - Kerrnaje ne Rrugen e Gashit.
Nga ky ALI - ne kemi mbiemrin ALIAJ
nga Ali Bardhi - eshte varros rreth
viteve 1650 - 1700 ne kete vend ne Hajdaraj (sot).
Nga madheshtia e varrit le te mendohet se Ali Bardhi ka pase nje funksion te rendesishem ne hierarkine e shoqerise se asaj kohe otomane .
..
Kujtojme se :
Fisi i Bardhit -
Gashit te Gurit
...
I Gurit !
Ky cilesor vjen ndoshta nga se krahina eshte ne pllajen rreze
malit SHKELZEN , por ndoshta edhe per qendresen e fisit ndaj konflikteve te koherave
.....
Varri i ALISE ka nje mbidhkrim ne arabisht ,
Ku shenohet emri i te varrosurit dhe viti .
...
Une -Tahir Aiaj ,jam nga te Bardhet e Gashit Gurit
e konkretisht nga :
Aliajt e Ahmataje te Gashit te Gurit

......
Tahir Mal Aliaj i Ahmataje te Gashit jam
pasardhes i Ahmat Alis , se Ali Bardhit te Gashit
Une - Tahiri - mund te jem i larguar rreth -17 - 19 breza njerzore nga Ali Bardhi
......
LEGJENDA OSE GOJDHENAT :
Pak me shume :
i pari i fisit tone pra te Bardhit te Gashit Gurit
ka pase tre djem :
1 ) Ali Bardhin
2) Ibrahim Bardhin
3) Memi Bardhin
....
Pasardhesit e Brahimit dhe Memise
e kan Xhaxha ( mixhe ) Aline .
Pasardhesit e Alise
....
Barku i Alise ( Ali Bardhit ) u rrit pake fare
U rrit vetem me Ahmataj Aline
( nga ketu buroj une Tahiri )
...
Nga Barku I Brahimit ( Brahim Bardhit )
Dualen vllaznite :
**Haklaj
**Shumice
**Mejdan
**Kovace
**Gosturan
....
Nga barku i Memise
( Memi Bardhit )
dualen vllaznite :
**Hajdaraj
**Begaj
**Myhejan
**Kerrnaje
xxxxxxxxxx
Mbiemrat :
......
Katundet dhe Vllaznit e Gashit :
**AHMATAJT
**AHMATAJT E EPER
Vlaznia : Aliaj
**AHMATAJT E POSJTEM
Vllaznit:
Mustafaj,Dautaj,Islamaj ,
Sinanaj ,
**FSHATI SHUMICE BRAHIMAJ
vllaznit :
Nakaj,Jahaj ,
Sylaj
**FSHATI KOVAÇ
Vllaznit :
Hoxhaj ,
Gosturan ,Çelaj ,Sylaj ,
Babine
..
**BABINA
Vllaznit :
Madan ,Rrustaj ,Baliaj,
Rexhaj ,
Hajredinaj ,Haxhiaj ,Lushaj,Çelaj,Qeleposh, Agaj,Iberhasaj
**FSHATI MYHEJAN
Vllaznia:
Memiaj,Kortoç
**FSHATI KERRNAJ
Vllaznia:
Kerrnaj ,Tahiraj ,Hajdaraj,
Hysenukaj ,Brahaj ,(Zhenaj) .
**FSHATI HAKLAJ -Brahimaj
Vllaznia : Haklaj
**FSHATI MEJDAN -
Vllaznit
Sylaj ,Agaj te Sylaje ,Memiaj
**FSHATI BEGAJ
Vllaznit
Rrahmanaj,Matosh,Demiraj,Zall,Imeraj,Sulaj,Zelaj, Kurmekaj
....
Shtese
Ne territorin e Gashit kan jetuar dhe banoret e Fshatit Berbat me vllaznit
Dizdar , Osmaj , e Kovaçica e Osmaje
Keta Jan te ardhur rreth 200 vjet me pare .
xxxxxxxxxx
E tere kjo zone ku jane shtrire te pakten prej 300 -
400 vitesh te bijte e Bardhit ( pa mbiemer te ditur )
eshte thirre Gashe e here here Gashi i Gurit
e here here te Bardhit e Gashit .
.....
Nuk ka vend tjeter ne Tropoje qe thirret Gashe vec tokes ku shtrihen bijt e Bardhit .
..
Disa versions :
1) Emri - Bardh - eshte emer Dardano Ilir
Pra lidhemi me Dardanine - Kosoven
..
Gashe mund te jete quajtur kjo hapesire tokesore ku erdhi Bardhi i Dardanise
....
Gashe mund te jete emer i vendit qe nuk dihet se nga u muar ky emertim .
...
3) Mundet qe nga emri i vendit Gashe - mori emrin popullsia e
Gashe mund te jete edhe titull nderimi.
.......
NE KOHET TONA :
Ne vitin 1990 Gashi pa Shipshanin ka pas rreth 4 mij banor .
....
BJESHKET :
Ne bjeshke verohet deri ne kater muaj.
Myhejani , Ahmatajt,Haklajt kan bjeshe ne Radeshet e Gashit rreth 3 ore me kembe nga fshati .
Babina ,Gosturani e Madant kan bjeshke ne Kerrshin e Kocaje , rreth 6 ore larg nga fshati , por ata dalin edhe ne Lume te Gashit ne Doberdol e ne Kushutivce .
....
PAK PER TROPOJEN :
** Viti 1917
Per here te pare Qendra e Tropojes u vendors ne Bujan nga Pushtuesit Austriaket.
U krijua Nenprefekture e Tropjes ne vartesi te Hasit e mevone te Kuksit
....
**Nga viti 1925- 1945-1952
Qendra e Rrethit te Tropojes ka qene ne Tropojne e Vjeter afer Qafes se Morines Gjakove
**Ne vitin 1952 qendra e rrethit ose Qyteti u zhvendos ne Fshatin Kolgecaj .
Qyteti mori emrin Bajram Curri .
**Filloi jeta ekonomoke e keti rrethi ne Viti 1952 ne menyre te organizuar .
**Ndermarrjet ekonomike ne vitet e para ishin te pakta e te vogla .
Ato e filluan aktivitetin ne forme sektori e ne varesi te Ndermarrjeve Meme te cilat e kishin qendren ne Shkoder e disa ne Kukes apo Durres etjer .
..........
KUJTOJM :
***Gjate viteve 1912 -1920-
1939-1945
Ekonomia e Rethit te Tropojes ishte e bazuar ne Ekonomine Bujqesore e Blegtorale .
Ekonomi ishte teresisht Private e mbi baze familjare .
Nuk eksistonin mardhenje Feudale ne Fshatrat e Tropojes .Çdo fshatar kishte nje toke prone personale sado te paket
Pra mardhenjet ishin mbi baza familjare e fisnore .
Nuk kishte as nje Ndermarrje Private as Shteterore ne kuptimin e kesaj fjale .
::::::::::::::::::::::::.::
Gashi eshte drejtuar nga Bajraktaret qe nga viti 1840.
Bajrku fillimisht ka qene ne Çelaj , pastaj ne Gosturan e me vone ne Babine te familja e Jakup Jakupit .
Bajraktaret i emronte Veziri Turk .
........................
VEPRIMTARIA PATRIOTIKE
....
Vitet 1871
-Patriotet e Gashit nen udheheqen e Bajraktarit te tyre marrin pjese ne luften gjakatare kunder Malazezve ne Moraçe (Plave e Guci )per te mbrojtur tokat shqiptare .
Ketu vriten shume gashnjane e nder ta Haxhi Brahimi Babine -Bajraktari i Gashit .
....
Vitet 1878 -1882
Shume gashnjane u angazhuan ne forcat e mbrojtjes se lidhjes se prizrenit nen komanden e Ali Iber Nezes nga Shipshani .
Poashtu gashnjanet moren pjese ne betejne e shtimjes ne Ferizaj kunder forcave osmane qe donin te shtypnin Lidhjen e Prizrenit .
....
Viti 1878
-Ne Gjakove tek kullat e Adulla Pash Drenit Kryeziu behet nje sulme kunder Maxhar Pashes Gjereral Turk .
Aty vriten disa Gashnjane , nder ta Zmajl Arifi i Ahmataje Aliaj ne dy vllezrit .
...
Viti 1918
-Vendi eshte i pushtuar nga Austria .
Bajraktari i Gashit Halil Brahimi e kundershton sjelljen e qeveritarve Austriak dhe ata e burgosin ne Vjene , atje vdiq ne burg .
...
Viti 1910
-Adulla Hoxha kundershton sundimin turk dhe reformat e Xhonturqve .
Turqit e arrestojne dhe e varin ne Gjakove -Kosove .
...
Vitet 1911
Gashjanet luftojne ne Qafen e Morines kunder forcave turke te Xhavit Pashes Osmanlli .
...
Viti 1910
-Ne Rrugen e Gashit ne kodren e Padeve Haklaj behet lufte kunder forcave turke .
Ne kete lufte u dalluanluftart e komandant Shpend Zeqiri ( i dekoruar 1982)dhe Grosh Zeqiri .....
Vitin 1924
-Ne Okol te Gashit Babine u mblodh Gashi per te perkrahe Ahmet Zogun e per te kundershtuar Bajram Currin .
Nje pjesemarres doli kunder Zogut e pro Bajram Currit .
Ai ishte Zmajl Sadiki i Hysenukaje Gashe .
...
Viti 1942
-Ne Gashe formohet çeta e pare antifashiste ne ter veriun e Shqiperise .
Çeta formohet nga nacionalisti Ram Muj Hoxha
Kjo çete ben disa aksione kunder pushtuesve italian , per tu permendur eshte aksioni ne Shumri Kukes .
...
Mars 1943
-Ne fshatin Berbat Gashe behet mbledhja per organizimin e keshillit antifashit nacional çlirimtare per Tropojne .
Kryetare zgjidhet Tahir Sadik Hoxha .
Tahiri nuk e pranone kete detyre per arsye te ndikimit te komunisteve ne kete levizje .
..
Gusht 1943
-Tek ura e valbones ne Kolgecaj organizohet nje kuvend krahinor per bashkimin e forcave ne lufte kunder italianve e gjermanve .
Nder figurat kryesore te keti kuvendi eshte Ram Muj Hoxha .
:::::::::::::::::::::::::
PERSONA TE
DEGJUAR E FAMILJE ME NDIKIM NE GASHE .
Paria e kohes se Ahmet Zogut ,
vitet 1930 e ne vazhdim ishin :
..
**Rrustem Bajrami i Hoxhaje
**Muj Adulla Hoxha
**Mus Zeneli Haklaj
**Zenel Sejda Gosturan
**Hoxha i vogel Myhejan
( Haxhi Kortoçi )
**Isuf Groshi Haklaj
........................
Persona kontribues ne jeten e kohes :
..
Nga Babina :
...
*Shpia e Halil Brahimit -Bajraktarit
*Januz Zenuni Baliaj , ka qene nepunes i aparati shteteror ne kohen e monizmit dhe partizan i B25 S.
*Zmajl Isufi Madan , ka qene oficer i larte pas çlirimit .
**Kolonel Ajdin Zeneli , eshte i familjes se bajraktarit dhe ka qene oficer i larte ne ushtri ne vitet 1945 e ne vazhdim
*Abaz Salihi Madan ka qene shtepi e kamun dhe puntore .
.......
Nga Myhejani :
*Arif Delia Myhejan - patriot
*Binak Kotroçi , ka qene komandante brigade ushtarake ne Kukse e ne Mat ,
*Brahim Uka Kortoçi , ka qene nepunes ne lokalitetin e Tropojes .
*Haxhi Brahim Muslia
( Selim Efendia ) ka qene kryemifti dhe klerik universitar .
*Zeqir Halil Memia , ka qene kuader i bujqesisene rreth .
...
Ne Shumice Ahmataj :
*Sylejman Ibra Mustafaj , ka qene mesues ne vitet 1910.
*Avokat Zenun Coli Ahmataj
*Selim Rama Ahmataj , ka qene mesues ne vitet 1960-70
....
Ne Aliaj :
*Zenel Ademi e Adulla Ademi
( keta u arratisen familjarisht vitet 1952)
*Tahir Sejdia ( nip i Shaban Binakit )
......
Ne Haklaj :
*Zmajl Plaku - luftetar kunder Turqeve
*Isuf Groshi kryeplak e oficer rezerv ne kohen e mbretnise
*Shpen Zeqiri e
*Grosh Zeqiri Haklaj , kan qene prisa e luftar kunder pushtusit Turk .
*Rrustem Sadria ,ka qene oficer mbreterore dhe ka ra ne krye te detyres ne Gjirokaster viti 1937 .
*Ibish Shpendi - burre i njohur ne fis
Mus Zeneli -pari e oficer rezerv ne kohen e mbreterise
...
Ne Hajdaraj :
Zeq Rexhepi -nepunes ne kohen e monizmit
.....
Ne Kerrnaje :
*Zmajl Zenuni- patriot
*Tahir Currani oficer i kohes se Italise pastaj kontribues per Kosoven nga Amerika , ku ishte arratisur nga komunizmi .
*Binak Rama mesues i pare ne zone .
...
Ne Gosturan :
*Ram Fazia , ka qene nepunes ne lokalitet dhe kryetare koperative ne Babine .
...
Ne Kovaçe Hoxhaj :
Bajram Rama Sylaj - patriot
*Adulla Hoxha e Sadik Hoxha
*Tahir Adullahi
*Muj Adullahi
*Ram Muja
(Keta jane te nje trungu familjare )
*Rruk Avdyli
*Arif Demushi Gashi ( profesor )
*Elez Gashi ( profesor )
*Rexhep Sejdia - nepunes shembullore .
....
Begaj :
*Niman Adulla Zalli - mesues i arsimuar .
*Mulla Brahim Rrahmanaj -klerik
*Selim Matoshi - nepunes i arsimit
*Ram Matoshi -doktor me titull
*Avdyl Elez Sulaj - studjues shkencore i gjuhes shqipe
.....
Ne Berbat :
Rexhep Lushi Dizdari -oficer madhor
Bajram Lushi Dizdari -kuader ne terren
Arif Mani - shpijak
....
Kerrnaje :
Malush Zeqiri Brahaj - kuader ne ekonomin bujqesore Babine .
.......
Disa familje qe kishin gjendje ekonomike te mire dhe mardhenje shoqenore korrekte u shpallen kulak , u privuan nga disa te drejta dhe ju muar nje sasi e pasurise
Kjo rreth viteve 1950- 53 :
...
*Rruk Avdyli Kovace Hoxhaj
*Isuf Zeqiri Memiaj Shumice
*Adullah Imeri Kerrnaje
*Zenel Mehmeti Kerrnaje
*Bajram Mani Sylaj .
Etj
...................
INDIVID TE NJOHUR NE FOLKLOR E ART
*Murat Alia -kengetare folklorik
*Isuf Halili -
kengetar folklorik
*Skender Haklaj - profesor e valltare ekselent
*Age Rrustemi - instrumentiste virtuoz autodidakt
*Azem Januz Balia - aktor humori
......
Ne Shkence :
Gjate viteve 1945-1990
numri i specialisteve te Gashit me arsim te larte i kalonte 100 veta ,
po listoi ata qe muaren titullin Doktor Shkence e Profesor :
*Xheladin Zeneli Gosturan - gjuhtare
*Arif Gashi - filozofi
*Bashkim Lushaj Babine - inxhinjeri pyje
*Ram Matoshi Begaj - mjekesi
*Shaban Memia - biolog
*Jakup Hoxha - gjeologji
::;
KOHA E KOLEKTIVZIMIT1956-1991
KOPERATIVA BUJQESORE .
Ne fillim koperativat bujqesore u bene ne baze te fshatrave dhe me vone erdhen duke u bashkuar ne baze zone .
Nga 8 u bene 2 e nga 2 u bene 1 .
Tere rrethet e Gashit u bashkuan ne nje koperative qe mori emrin
Koperativa e Kerrnajes me kryetare - Sadri Ademin nga Brahajt 5 vjet e - Qazim Zeqen nga Tplani 3 vjet
Kjo ne vitin 1963
..
Tere koperativat e fundnise u bashkuan ne nje te vetme dhe mori emrin Koperativa e Babines .
Ky bashkim ne vitin 1963
dhe arriten ne dy koperativa te medha -ajo e Rretheve te Gashit ( Kerrnaje ) dhe ajo e Babines
dhe u emerua koperativa e bashkuar Babine , ky bashkim u realizua nevitin 1971 .
::::
Ne vitin 1971 bashkohen dy koperativat ,Kerrnaje e Babine dhe tere Gashi behet nje koperative me emer Koperativa e Bashkuar Babine me kryetare :Januz Baline , Hysen Haxhine , Ali Berbatin e
Ali Gosturanin .
.....
Shtese :
Koperativat ne baze fshati u krijuan :
Babine 1957
Shumice - Ahmataj 1957
Begaj 1958
Gosturan - Kovace 1958
Myhejan 1959
Kerrnaje -1957
Shkelzen 1958
Haklaj/Aliaj - Madan 1957
...
Ne zonen e Gashit rreth 50% e fuqise punuese ishin puntore ne koperative dhe 50% ishin larguar punonjes ne ndermarrjet shteterore ne rreth .
......
Fondi i tokes ne vitin 1985 ishte :
Toke are 700 ha
Pemtore 220 ha
Vreshte 20 ha
.....
Totali toke bujqesore
940 ha
...
E theksojm se vlera e dites se punes ka qene e ulte dhe luhatesh nga 5 leke ne 10 leke
.....
Koperativa bujqesore kishte bageti te imta dhene e dhi dhe bageti te trasha lope alpine .
....
Koperativa kishte peme frutore si arra , molle , kumbulla e pak rrushe por rendimenti ishte i ulet dhe siguronte pak te ardhura prej tyre .
..
Zona e Gashit kishte nje masive gjigande geshtenjash por ato kishin kaluar ne ndermarrje shtetenore dhe nuk i perkisnin koperatives
..
Ne vitet 1970 toka e koperatives bujqesore punohej kryesisht me mjete mekanike .
Mekanika ishte prone e SMT e shteti dhe SMT kish derguar ne Koperstiven Babine ne dispozicion te saje :
1 autokombajne
6 traktor te rende me zinxhire Dt54-75,
3 traktor te lehte me goma T28 dhe agregatet perkatse .
Shpenzimet e mekanikes imbulonte 40% koperativa e 60% shteti .
::::::::
Rruga automobilistike per here te pare ne Tropje erdhi ne vitin 1952 dhe kalonte ne Sopot te Babines .
Ne Kerrnaje u hap nje minjere kuarci dhe errdhi rruga automobilistike ne vitin1972
Gashi u elektrifikua ne vitin 1968 dhe fshatrat u lidhen me telefon .
...
Ne vitin 1990 koperativat i prishen dhe pasuria e tyre u shpernda ne menyre kautike .
Toka u shpernda sipas kufive te vjeter te pronesise dhe jo sipas ligjit per fryme .
::::::::::::::::::::::::::
SHKOLLAT NE GASHE :
Ne vitin 1923 ne Tropojn e Vjeter (Aster )u hap nje shkolle fillore per ter Gashin .
Me vone jane hapur shkolla ne Babine Qender dhe ne Rruge te Gashit ( shkolla e Kovaçit ).
Shkolla ne Rruge te Gashit eshte quajt shkolla e Kovaçit dhe ne kohen e komunizmit eshte quajt shkolla
"Hysni Zajmi"
Kerrnaje .
Kjo shkolle eshte hapur ne vitin 1930 me mesues -Hysni Tenollin nga Gjakova e me vone me mesues - Hysni Zajmin po nga Gjakova Kosove .
Pas çlirimit mesues fillorje ka qene Binak Rama i Kerrnajes e Man Kerrnaja e ca kohe Elez Gashi nga Hoxhajt .
Ne vitet e komunizmit mesueste e kesaj shkolle kan qene kryesisht nga qyteti i Shkodres dhe ne vitet 1970 kan qene mesuesit vendas .
Pas viteve 1946 ne çdo fshate jane hapur shkolla fillore e ne vitet e fundit viti 1980 ne Gashe ka pas nje shkolle te mesme ne Babine .
Mesusi me ne ze nga Gashi eshte profesori anglishtfoles Elez Isufi Gashi nga Hoxhajt Kovaçe .
...
Ne Gashe shkolla shtate e me vone tetvjecare ne Babine Qender ka qene shkolla me e madhe ne Gashe .
Mesuse e drejtor aty ka qene Mustaf Botusha prej Gjakove , por banonte ne Tropoje .
.....
PER SHENDETEDINE
Spitali ne Bajram Curre eshte hape ne vitin 1952 .
Ne vitin 1960 eshte hape edhe nje qender mjekesore per ter Gashin e Shipshanin ne Tropojne e Vjeter ( Aster )
Rreth vitit 1975 jane hapur infermjeri ne çdo fshat dhe ne Qender Babine u hap nje ambulance me dy mjek .
..
Ne kohen e kolektivizimit rreth viteve 1975 ne tera fshatrat u hapen kopshte per femite .
:::
Ne vitet 1970 buka ne fshat tregetohesh ne dyqanin e bukes prane furrave te gatimit ashtu si ne qytet .
Po permendim se buka kryesisht ishte misri dhe me cilesi te dobet .
.....
TREGETIA :
Ne kohen e Zogut ka pase vetem tre dyqane te vogla ne Gashe me pronare nga Gjakova .
Ne vitet 1970 ka pase dyqane shiteblerje ne çdo fshat dhe ne qender ne Babine ka pase nje tipe mapoje te madhe .
......................
Nje kujtese :
Ne vitin 1953 ne Va Spac Kukes u mbyt trapi ne Dri dhe vdiqen ne mes te tjerve 3 burra nga Gashi ,
:::::
Disa persona te veçante te Rretheve te Gashit
...
Age Rrustrmi Haklaj - Koha e Socialuzmit Vitet 1960- 1980
Aga banonte ne fsha.
Haklaj te Kerrnajes
Ai ishte prodhuesi artizanal i Violinave ,
Mandolinave ,
Kitarrave,Sharkive e Çiftelive .
Aga i prodhonte me cilesi shume te larte dhe u binte te gjitha ketyre veglave muzikore .
**Alush Alia Brahaj i Zhenaje Kerrnaje
Vitet 1940
Alushi eshte unik per nga qendresa ndaj fatkeqesive,eshte unik per nga forca e optimizmit per vazhdimin e jetes .
Bora e madhe dhe ortegu i bores i viteve 1940 ja mori naten gjysmen e kulles bashk me gruan dhe 6 femite .
Ai shpetoi i gjalle dhe i veten ne nje moshe te thyer .
Baci - Alush i Gashi Gurit u merzit pa mase por nuk u mund nga jeta .
Ai u martua perseri ne moshen 60 vjec dhe i linden po aq femije sa kishte me pare dhe u vuri po ata emra .
Isaja ,Haziri ,Cena ,Badja etjere ....
Femijet ju rriten dhe Baca Alush u mbush me plot nipa e mbesa me vone
Ai u largua nga kjo jete ne moshen mbi 100 vjece.
.......
*TRE VELLEZERIT E TAHIRAJE KERRNAJE
Vitet 1960 e ne vazhdim
Ata ishin Ramadan Shabani ,Brahim Shabani e Idriz Shabani .
Dhe baba I tyre plaku Shaban Hyseni
Vendasit i therrisnin vellezerit e Bogushit
Keta vellezer nuk pranuan te hyni ne Koperativen Bujqesore ne kohen e kolektivizimit te zones ne vitet 1960
Ata ja lane token e shtepine ne fshat Shteti dhe ne shenje paknaqesie u larguan me banim po ne ate Zone por large fshatit ne bjeshke .
Ata u vendosen ne nje lendine rreze malit te Shkelzenit .Ndertuan nje banese ne pyllin ahishte te kesaj Zone qe quhesh Bogush rriten nje tufe bagetishe dhe jetuan te izoluar per rreth 25 vite .
Keta vellezer DESIDENT ndertuan nje banese per vehte nje stane per bagetin,nje kovachane te thjeshte ,blene dy radio me bateri ,blene nje makine qepese e disa paisje te tjera per ta perballuar jeten te vetmuar .Ata ishin pak te arsimuar por blinin e lexonin Libra artistike e politike .
Shteti shpeshhere dergonte ekipe dhe ja merrnin disa bageti .
Ne periudhen e Votimeve paraqiteshin prane qendres se votimit ne mengjes me tu hapur ajo ,rrinin po aty rrethe rrotull ter diten dhe votonin 10 minuta para se te mbyllej afati I votimit ne darker .
Ter Shqiperia votonin brenda nje ose dy oresh ndersa ata per sfide votonin te fundit pas 12 oresh qendrese ne pritje .
:::::
FAMILJA E ADULLA HOXHES TE GASHIT GURIT
Kjo eshte familja me me ndikim historik ne Gashe .
.......
Kjo eshte familje Nacionaliste ne pergjithesi
Grupi familiar i saje ndahet ne dy dege
1) Dega e pare
**Rrustem Bajrami i Ali Zenunit Gashit .
Rrustrmi ishte Nen Prefekt i Tropjes ne kohen e Zogut
ishte i pa shkolluar ose fare pak i shkolluar
Ai vritet me vitin 1930 nga kusheriri i tij
Muj Adulla Sadiki Hoxha
**Ali Rrustem Bajrami
I shkolluar me ndihmen e Muharrem Bajraktarit .
Ali mban anen e Italianve ndanse ka kontradita me te derguarit e Mirakeve ne Tropoje .
Alia i ka miqe( krushq )
shtepine e Hoxhe Zogit te Zogaje . Hoxh Zogi eshte var nga Ahmet Zogu si kundershtar politik .
Alia punoni me qeverine kuislinge Italiane .
Pak kohe ka qene NPrefekt ne Tropoje
Ai mbante detyren Komandant Kufiri ne Mitrovice ne vitin 1942 me Gjermanet ,
Alia vritet ne vitin 1943 ne Mitrovice .
Sqarojme se Ali Rrustrmi pati gisht ne vrasjen e Adem Tomes ne Gash ne vitin 1943 maj .
Ademi ishte dhender i Pashuk Bibes dhe nepunes i qeverise kuislinge nen Itali
Ai kishin ardhe ne Gash per mbledhjen e armve bashk me Ded Cokun Komandant Xhandarresh
Aline e vret pabesisht shoqeruesi i tij
Shoqeruesi ishte i paguar nga njerzit e Pashuk Bibes .
......
2) Dega e dyte
**Adulla Sadiki i Zenun Hoxhes .
Adullahi vritet ne Gjakove nga Xhanturqit
Vritet ne vitin 1910
Ai kishte kundershtuar reformat e Xhanturqve .
....
** Muj Adulla Hoxha
i pa shkolluar .
Ai eshte vella me Tahir Hoxhen dhe ka djale Ram Muje Hoxhen
Muja ka qene oficer xhandarmerie se Zogut dhe ka sherbye ne Tropoje .
Thone se ka qene shume i ashper .
Ai - Muja e ka vra kusheririn e vet NPrefektin Rrustem Bajramin ne vitin 1930.
Flitesh se Zogu e kishte nxite kete vrasje .
Rrustrmi kishte aleance me Kryezite pra me kundershtaret e Zogut ,
Muja per kete vrasje fiton falje nga nje amnisti .
Ate-Mujen e vrasin ne Mejdan Tropoje ne vitin 1933 .
Vrasja u mbajt enigme ,flitet se kishtin gisht Zogu e paria e zones se Gashit
....
**Tahir Adulla Hoxha
Pak i shkolluar .
Tahiri ka punuar officer i Zogut vitet 1930
Ne Berbat e propozojne per Kryetar te KANÇ te Tropojes , por ai e refuzon kete detyre dhe zgjidhet **Veli Niman Doçi ne kete funksion .
Me pushtimin e vendit nga Italia nuk dihet nga une se cfar pune e cfar qendrimi pati .
Tahiri punon komandant xhandermerie me Gjermanet - Komandant Policie ne Tropoje ,vitet 1943-44.
Pasi vritet NPrefekti i Tropojes Selaudin Çabej Gjirokastrit ne Janar 1944 - atehere Tahiri e mere edhe kete detyre .
Pas arrdhjes ne fuqi te komunistve Tahiri qendron ne arrati ne Tropje deri e 1948 , kohe kur arratiset ne Jugosllavi .
Personat qe e kan mbajtur Tahirin gjate arratisjes ne Tropoje ,rregjimi komunist i ka burgose rreth viteve1953 dhe i ka denuar nga 10 vjet burg afersisht
Ai-Tahiri ishte antikomunist por edhe kolaboracionist me Gjermanet .
Brigade e 3 te Sulmuese e ka çliruar Tropojen nga forcat e Tahir Hoxhes .
Ne luftime ne Tropoje vritet komisari I Brigades 3 -Birçe Sinomati nga Skrapari .
Ne Myhejan forcat e B3 S ndeshen me çeten e Ram Mujes aty vritet partizani Kapo Ademi dhe dy te tjer .
Gjermanet tashme kishin ik ne Gjakove etj
...........
**Ram Muj I Muj Adulla Hoxha i Sadik Zenunit
Jeta 1916-1947
Pak i shkolluar .
Rama me pushtimin e vendit nga Italian formon Çeten e tij dhe lufton kunder Italianve ne Prill 1942 .
Çeta e tij ne fillim ishte e vogel rreth 13 veta
Ai ben disa aksione kunder forcave Italians .
Per tu permendur eshte Aksioni i Shumrise Kukes kunder autokollones Italiane qe levizte ne drejtim te Prizrenit si dhe luftimi me Italianet ne Çabrat te Gjakoves Shtator 1943 .
Ne Kelcyre Shoshan ne Maj 1942 ai e bashkon çeten me Shaban Haxhine dhe formohet :
Çeta e Malaise Gjakoves
**Mars 1943 Rama me disa luftar largohet nga Çeta dhe ndahet me levizjen NÇ
Arsya ishte ndikimi i komunisteve ne kete levizje si dhe mosmarrveshjet e Mukjes Kruje .
.....
FAKT INTERESANT PER RAM MUJEN :
Eshte interesant fakti se si mundi nje djale i ri rreth 25 vjec ne nje zone te thelle te ambjentohe e te orientohet drejte me situaten e kohes e te formoj nje Çete luftarake thuaj se njekohe me Ceten e Pezes prane Tiranes
.....
Shenim :
Thuhet se per te organizuar rezistencen erdhen ne Tropoje :
Abaz Kupi,Mustafa Gjinishti,,Pader Lek Luli ,
Koloneli Amglez Hill dhe Gani e Seit Kryeziu
Ka edhe nje version qe te kene ndikuar grupeimet komuniste i Emin Durakut ,Fadil Hoxhes e Beqir Ndout
Por ka te ngjare se kan ndikuar keta dy faktor
..........
Rama ndahet nga bashkpunimi me forcat partizane ne Gusht 1943 pas Konferences se Mukjes ,ai nuk pranon bashkpunim me komunistet .
Rama lidhet me Abaz Kupin e Muharrem Bajraktarin te cilet quheshin nacionalist .
Ai bashkohet ne1944 me forcat e Tahir Hoxhes .Ata luftojn kunder Partizanve ne Tetor 1944 ne Aste e ne Myhejan Tropoje
Me ardhjen e komunisteve Rama qendron ne arrati dhe vritet nga forcat e Sigurimit ne1947 ne Begaj te Gashit .
Nga familja e Hoxhaje te Kovaçit Gashit nuk ka pas element te lidhur me Partine Komuniste te Shqiperise
...........................
Nga Tahir Mal Aliaj Gash
 
Back
Top