• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të urta - thënie të miat

Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Flm per mireseardhjen jam dakord me ty , Une kam dhe kete per jeten.

Jeta eshte si nje monedhe! Ne njeren ane ndodhet dhimbja dhe ne anen tjeter lumturia. Ti mund te shohesh vetem njeren ane, por mos harro, edhe ana tjeter e ka
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Jeta te jep nje mundesi te dyt , ajo mundesi quhet e‘nesermja’.
 
E HUAZUAR - E RITREGUAR

Kur një dijetar e pyetën se kur duhet ngrënë, gjakftohtë ai u përgjigj:
i pasuri kur të dojë, i varfri kur të ketë!
 
Last edited:
Përgjigje e: Re: Fjalë të urta - thënie të miat

Jeta

iVDbzE.gif


* Jeta i shëmbëllen një shiriti të filmit, ku çdo gjë matet dhe shënohet.

* Ndryshimi qëndron në atë, se në shiritin e filmit mund të bëhen korrigjime më vonë - rikthime nga e para, ndërkaq në shiritin e jetës s'ka korrigjim, po u regjistrua një herë mbetet për gjithë jetën.


Ndaj duhet pasur kujdes në jetë për veprat tona.

Nuk ka njeri që nuk gabon, por gabimi nga gabimi dallon!

Gabime të rënda e të pafalshme janë:

1. Tradhtia ndaj atdheut,
2. Prerja në besë e tjetrit
3. Spiunllëku
4. Morali i ulët


Rastësi

Tek po lexoja sot "thëniet e mia", kur erdha te kjo thënie, mendja me shkoi te komplloti i 27 qershorit të këtij viti ...

Prandaj duhet pasur kujdes për shiritin e jetës, se të mbetet njollë e keqe e pariparueshme në jetë, që nëse jo sot, nesër do të ta vrasë ndërgjegjen ( kur të të shëndoshet ndërgjegja ).

E pabesueshme ledio, do thoshte drague - dragoi ynë i forumit!

Fjala dhe vepra e keqe nuk u harruakan!

E paskan thënë edhe të tjerët ...
Kujdes me jetën... të mjafton një damkë dhe të përcjellë përjetë!
 

Attachments

  • hamdi hysuka - një njollë turpi të rrëzon përdhe.jpg
    hamdi hysuka - një njollë turpi të rrëzon përdhe.jpg
    23.8 KB · Views: 156
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

E madhja Nënë Terezë e ka thënë:

"Nëse gjykoni njerëzit, nuk do të keni kohë t'i doni ata"
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

E HUAZUAR...

Njerëzit flasin për ty, kur:

- Nuk mund të të arrijnë
- Nuk mund të jenë si ti dhe
- Nuk kanë atë që ke ti…

Andaj, mos u mërzit fare!
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Nene Tereza
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

E HUAZUAR

Kurrë mos debato me budallenjtë,
ata të tëreheqin në nivelin e tyre,
pastaj të mundin me përvojën e tyre.


Mark Twain
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

Nuk do të thotë se e kam qëlluar...
KËSHTU MA KA MARRË MENDJA

i5epnG.gif
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

E HUAZUAR
nga ish nxënësja ime Valbona

26229604_10156278930545676_5802512866836576196_n.jpg
 

Attachments

  • Valbona - lesson of time - KARMA.jpg
    Valbona - lesson of time - KARMA.jpg
    24.2 KB · Views: 63
THËNIE E HUAZUAR
- nga Sami Frashëri

Gjithësecili është i detyruar t’i shërbejë atdheut të tij pa shpërblim, nuk është për t’u qortuar edhe ai që i shërben atdheut të tij dhe shpërblehet; por s’ka poshtërsi më të madhe se të vesh atdheun në rrezik për interesa personale.

zY0K1d.gif
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE IMJA

Buzëqeshja që del nga shpirti të bën të bukur.
Njeriu i buzëqeshur është i bukur.


por

Buzëqeshja e shpifur/shtirur është zgërdheshje.
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE ...

Pak e huazuar, pak e stisur!

Nuk duhet besuar njerëzve të panjohur dhe atyre që hiqen si shenjtorë!


( origjinali nga FB në PV: "Ruju pej gjinve t panjofshum edhe pej atyne qi shtihohen si melaqe")
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

THËNIE ...
- populli

Kur dëbuhet ( ndërzehet ) bushtra, i shkojnë prapa shumë qen ( 20-30-50). Vrit bushtrën, të gjithë qentë ikin në shtëpitë e tyre.

Sqarim: Te ne është e njohur kjo dukuri ( ndërzimi i bushtrës ) si "qetë me kudër( bushtër, buçe). Kur bëhen kështu shumë, paraqesin edhe rrezik të shtuar. Mbaj mend në odë një plak, pasi e pyetëm se a ka shpëtim nga kjo e keqe, tha: "Po more. Me ba me të qillu naj "halet" me veti, vraje kudrën krejt qetë qkepen e shkojnë nëpër shpija të veta"

Unë u përpoqa ta rregolloja pak. M'u duk goxha si kuptimplote.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

-Bushtra me shume qen nuk eshte bushter, por buce katuni!
-E verteta eshte si drita e djellt dhe njerezit jane jevgjit e saj ende,
ate mund ta pretendosh duke u ngrof ne te por jo ta arsytosh,pervetsosh apo mbrosh!
 
Në fërkime me të ligun gjithmonë del humbës!

Në fërkime me të ligun gjithmonë del humbës!


Ilustrim me shembull:

Magjithatë, ti dole fitues

U shanë mes veti dy njerëz, njëri i mirë dhe tjetri i lig. Konflikti erdhi pas një provokimi të lig që i bëri ky i ligu dhe në zemërim e sipër shau edhe e miri. Në fund, i ligu po thotë:

I ligu: tash jemi të barabartë, të shava më shave.
I miri: jo, nuk jemi të barabartë, miku im, - i tha qetas. Megjithatë ti dole fitimtar!
I ligu: Pse unë?! Jemi fifty-fifty!
I miri: Jo, ti mbete aty ku ishe, ndëkaq unë rashë shumë poshtë, në nivelin tënd!
 
Last edited:
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

1. Për shtetin

Rinia është ardhmëria e një vendi. Një shtet që investon për ta përparuar rininë e që përkujdeset për të, do të thotë se ka investuar në ardhmërinë e vet. Lum si ai që e di këtë thesar.

2. Për prindërit e rinj

Kur të të shkojë ndërmend se sa ti askush nuk i do fëmijët e vet, kujtohu njëherë se, në mos më shumë po kaq të kanë dashur edhe ty prindërit e tu.

3. Për krijuesit
Krijimi është pjesë e shpirtit të njeriut. Nëse dikush të dhuron diçka nga krijimtaria e tij, falënderoje në mënyrë të veçantë, sepse të ka falur një pjesë të shpirtit të vet.
 
Përgjigje e: Fjalë të urta - thënie të miat

FJALË E URTË
- e huazuar

Për mandjemëdhenjtë

Kalliri me bukë e mban kokën poshtë, ai bosh, përpjetë!

- populli
 
Back
Top