• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fragmente te perzgjedhura!

Nëse e do dikë,
mos resht së njohuri botën e tij.
Bëji pyetje që hapin rrugë të reja,
ruaje në kujtesë tingullin e zërit të tij,
lexoje heshtjen që fshihet pas syve.

Vështroje teksa ecën,
teksa humbet në mendime,
teksa mbyll qepallat për pak çaste qetësie.
Dashuro edhe gjërat më të vogla
mënyrën si zgjohet në mëngjes,
si mban një cigare mes gishtërinjve,
si prek buzët me ushqimin,
si çdo lëvizje e tij rrëfen siguri e qetësi.

Pastaj, kur të jeni pranë,
thuaje me zërin më të ulët,
atë që vetëm zemra duhet ta dëgjojë
Të dua aq shumë
sa lumturinë tënde e dua, edhe kur ajo kërkon lirinë tënde.
 
Jeta njerëzore është si deti: kur mbizotëron paqja, është e qetë dhe e këndshme; por kur fryjnë erërat, është e stuhishme. Kështu është edhe jeta e njerëzve: për sa kohë që fati është i favorshëm, rrjedh i qetë; por kur ndryshon dhe bëhet i pafavorshëm, sprovohet nga stuhitë.

Pericles 495 b.c
 
Ka disa ditë kur zgjohem me një shpresë të marrosur, janë çaste kur e ndiej se gjasat për një jetë më njerëzore janë mirëfilli të mundshme. Kjo është pikërisht një ditë e tillë. Atëherë, kam nisur të shkruaj thuajse i mëdyshur qysh në agun e ditës, me njëfarë nxitimi, si dikush që del me vrap në rrugë për të kërkuar ndihmë për shkak të zjarrit, ose porsi në varkë që, para se të mbytet, i bën me shenjë ethshëm portit që duket i afërm, teksa askush nuk dëgjon sidoqoftë, sepse janë të shurdhuar nga zhurmat e qytetit dhe afishet që t'i zënë sytë.
Ju kërkoj që të mendoheni thellësisht lidhur me madhështinë që akoma mund të synojmë të gjithë, nëse guxojmë ta çmojmë jetën tonë pakëz ndryshe.
T'i kërkojmë vetes guximin që na e fal dimensionin tonë të vërtetë njerëzor. Të tërë pa përjashtim epemi dikur në jetë. Gjithsesi diçka kurrë nuk epet, bindja që veç vlerat tonë shpirtërore mund të na shpëtojnë nga tërmetet që cënojnë thelbin e njerëzimit…

Ernesto Sabato
 
Hapi i parë për të shkatërruar një popull është t’ia fshish kujtesën. Shkatërroji librat e tij, kulturën dhe historinë e tij. Pastaj bëj që dikush tjetër të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re dhe të shpikë një histori të re. Shumë shpejt, ai popull do të fillojë të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është. Edhe bota përreth do ta harrojë edhe më shpejt.

Milan Kundera
 
Për mua, pemët kanë qenë gjithmonë predikuesit më depërtues. I nderoj kur jetojnë në fise dhe familje, në pyje dhe korije. Dhe akoma më shumë i nderoj kur qëndrojnë vetëm. Janë si persona të vetmuar. Jo si eremitë që janë larguar për shkak të ndonjë dobësie, por si njerëz të mëdhenj e të vetmuar, si Beethoveni dhe Nietzsche. Në degët e tyre më të larta bota fëshfërin, rrënjët e tyre pushojnë në pafundësi; por ato nuk humbasin veten atje, ato luftojnë me gjithë forcën e jetës së tyre vetëm për një gjë: të përmbushin veten sipas ligjeve të tyre, të ndërtojnë formën e tyre, të përfaqësojnë veten. Asgjë nuk është më e shenjtë, asgjë nuk është më shembullore se një pemë e bukur dhe e fortë. Kur një pemë pritet dhe i zbulon plagën e saj të zhveshur vdekjeprurëse diellit, mund të lexohet e gjithë historia e saj në diskun e ndritshëm e të gdhendur të trungut të saj: në unazat e viteve të saj, plagët e saj, të gjitha përpjekjet, të gjitha vuajtjet, të gjitha sëmundjet, të gjitha lumturitë dhe begatitë qëndrojnë të shkruara vërtet, vitet e ngushta dhe vitet luksoze, sulmet e përballuara, stuhitë e duruara. Dhe çdo djalë i ri fermeri e di se druri më i fortë dhe më fisnik ka unazat më të ngushta, se lart në male dhe në rrezik të vazhdueshëm rriten pemët më të pathyeshme, më të forta dhe ideale.
1/3

Hermann Hesse
 
Hapi i parë për të shkatërruar një popull është t’ia fshish kujtesën. Shkatërroji librat e tij, kulturën dhe historinë e tij. Pastaj bëj që dikush tjetër të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re dhe të shpikë një histori të re. Shumë shpejt, ai popull do të fillojë të harrojë se çfarë ishte dhe çfarë është. Edhe bota përreth do ta harrojë edhe më shpejt.

Milan Kundera
Fiks cfare na punuan ne , historikisht..

kuptohet , me ndihmen e ndonje personazhi falc qe mban nick @Petrit Kola , dhe shtiret se do shpetoj veten ?🦊
 
@Xha Tani te pershendes, vetem ti e kupton ne forumin me fame boterore ceshte dashuria 😛

"Muzeu i pafajësisë", Orhan Pamuk.

- Kam rënë në dashuri me ty. Kam rënë keqas në dashuri me ty!
Në zërin e sa me ngjyrim paditës, çuditërish dalloheshin edhe nota dhembshurhe.
- E kam mendjen vetëm tek ti. Nga mëngjesi në mbrëmje mendoj vetëm për ty.
Mbuloi fytyrën me duar dhe ia plasi vajit.
- Edhe unë të dua shumë.
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk e kishte fuqinë dhe vërtetësinë e fjalëve të saj. Ajo e pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishtë më shumë një akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Për më tepër, edhe sikur të isha unë ai që po lozja mendsh më shumë (kishte shumë mundësi që kjo të qe e vërtetë), ajo i pranoi e para përmasat e frikshme të kësaj dashurie.
U struka pas saj dhe teksa ledhatoja lëkurën e kadiftë të qafës dhe shpatullave, me një bukuri marramendëse, i thashë se nuk kishte gjë më qesharake se sa të shihje një vajzë të bukur si ajo, që e adhuronin të gjithë, të derdhte lot sepse kishte rënë në dashuri.
 
Ja , serish me semboi dicka ne zemer..por nuk di te them e mire apo e keqe..🌻
 
Je voulais t'oublier,
t'effacer de ma mémoire.
Je pensais même pouvoir remplacer ton absence par la présence d'une autre..
Quelle idée stupide,
parce que à essayer combler une vide de la mauvaise chose
On fait qu'on creuser d'avantage le fond.
N'est pas?
Ainsi, plus les autres sont la ,
plus je sens que tu ne l'est pas.
En pensant m'échapper, j'ai accentué ton manque.
En courant dans des autres bras,
Je n'ai fait que tomber dans les tiens.
En voulant t'oublier..
Je n'ai fait que renforcer ton souvenir..
On ne substitue pas un amour à un autre...
 
Kush eshte ky qe e dashke kaq sh moj Maryyy aman 😝
 
Back
Top