• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Status
Temë e mbyllur.
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Kam nje problem nga Channel e cila do qe te bashkoje te gjitha temat qe kam hapur se fundmi me rrefime historish dashurie ne nje teme te vetme .


Nese shihet e udhes te hapet nje nenforum rrefime dashurie ne te cilin te mblidhen keto tema dakort , nese jo Supermoderatorja Channel nuk po zbaton asnje rregull duke dashur te me prishe temat duke i bashkuar fare pa kuptim me njera tjetren . Jane problematika te ndryshme dhe meritojne te diskutohen me vete , per mua jane interesante dhe ka shume per te diskutuar .

Dy adminet kane qene ne linje kur i kam hapur dhe s'kam sinjalizim per probleme qe kane nxjerre ato tema .

Kerkoj zgjidhje nga ky shqetesim qe po me sjell Channel .

Ai ka qene rekomandimi im se Channel qe nga fillimi i mbeti idese absurde per t'i bashkuar ne nje teme te vetme pa mundesi diskutimi , gjithsesi flm per pergjigjen .

Zakonisht nuk më pëlqejnë replikat, aq më tepër në një temë të tillë që ka terësisht një tjetër subjekt. POR në këtë rast e shoh tepër të nevojshme të ndërhyj sepse po paraqitet ose përpiqet të nënkuptohet diçka krejtësisht tjetër, me dashje apo padashje.

Unë nuk i mbeta idesë që në fillim. Unë MORA MENDIM!!! Nuk doja të ndërhyja në temë, pa të pyetur në fillim, sepse do ishte mungesë respekti ndaj mundit tënd dhe kohës së harxhuar për t'i sjellë ato tema.

Ky është shkrimi im i parë:
Përshëndetje daniel00

Doja të të pyesja, nqs je i mendimit që të gjitha historitë që ke postuar te nënforumi i romancës t'i bashkangjiteshin një teme të vetme: ''Histori dhe probleme të zemrës''. Kjo sepse nuk më duket shumë e arsyeshme që për çdo histori të hapet një temë më vete, është e tepërt dhe e ngarkon më kot nënforumin.

Me lejen tënde sigurisht :D

Më duket kam qënë, e sjellshme, miqësore, aspak arrogante dhe as shqetësuese, as as duke i mëshuar ideve absurde.

Për transparencë, po publikoj edhe përgjigjen tënde:

daniel00 said:
Po te behej ashtu Chanel do te behej nje mish mash temash dhe asnjeres nuk do mundej askush t'i pergjigjej , ketu po hapen tema fetare me dhjetera nga ca fetare hipokrite e te ulet e nuk po thuhet asgje .

Pertemat qe kam hapur une do isha i mendimit qe te hapej nje nenforum me vete , rrefime dashurie , e te viheshin temat qe kam hapur aty , secila si teme me vete pasi secila ka nje problematike therese shqiptare , e nuk mund te behen stiv temat pasi do e humbnin vleren , une gjithesesi i kam sjelle per t'u diskutuar dhe do shkruaj edhe vete mendimin tim .

dhe çfarë të shkruaj si vijim?

Po ke të drejtë, edhe mua më shkoi në mendje ideja e një nënforumi më vete. Nuk e di ç'mendon Mandi apo Esther. Do pyes. Kështu si është aktualisht nuk më duket ok, pasi nuk dëshiroj që nënforumi i romancës të kthehet në gazetën Paloma. Aq më tepër nqs temat kanë 0 përgjigje apo vetëm 1.

Të njoftoj gjithsesi.

Gjithë të mirat!

Më thoni ju lutem, shihni mëshime iderash absurde dhe shqetësime të shkatuara prej meje?!

E çfarë bën ajo ''shtriga dhe arrogantja'' Chanel? Shkruan te forumi i mod dhe kërkon mendim:

anëtari daniel00 ka hapur shumë shumë tema në trajtën e rrëfimeve te nënforumi i romancës. Mua nuk më duket shumë në rregull të qëndrojnë të gjitha ashtu më vete, sepse nuk dua të kthehet nënforumi në gazetën ''Paloma'', aq më tepër kur përgjigjet janë 0 ose kur ka vetëm një përgjigje.

Ka dy opsione:

1. të hapet një temë më vete; psh: 'Rrëfime dashurie/Probleme të zemrës' e të transferohen të gjitha temat e hapura aty. Problemi i vetëm këtu qëndron te fakti se, kush ka dëshirë të diskutojë ndonjë prej tyre do të jetë e vështirë, sepse do jenë tema të ndryshme e diskutime bashkë që mbivendosin njëra-tjetrën.

2. të hapet një nënforum më vete te nënforumi i romancës me titullin më lartë psh dhe të çohen këto tema atje.

Ç'a mendohet?

Tung!

Nuk lejoj aspak të përbaltet figura ime!!! Në asnjë mënyrë!!! Me asnjë mjet!!!


Tani Channel qe nuk hap asnje teme vete , perkundrazi vjen e do te prishe temat qe po hap une .

Nqs nuk keni lexuar shumë tema prej meje, është për faktin se vetë ajo që bëj në jetën reale nuk ma lejon. Kam një ditë të ngjeshur dhe kur vi më duhet t'i përkushtohem asaj që bëj. Si shumica prej jush mendoj.

Mungesa e kohës më ka kushtëzuar të mos jem 100% prezente me shkrimet e mia në forum. Mua nuk më pëlqen të sjellë gjëra copy -paste. E kam si parim që gjërat që ofroj duhet të jenë të miat, jo të marra qosheve të www-së. E mungesa e kohës më ka kushtëzuar shumë në këtë drejtim. Ama është mashtrim të thuash që nuk kam hapur asnjë temë vetë. Kam hapur një temë mbi globalizimin, që është punimi im, shkrimet e mia ke ateizmi janë shkrimet e mia e kështu me rradhë. Nuk dua të zgjatem, nuk ishte ky qëllimi.

Ju kërkoj ndjesë, e gjithë kjo ishte e panevojshme, por doja të vija pikat mbi i. Nqs duhet të thuhen gjëra, le të thuhen si duhet! Shtrëmbërimet janë të shëmtuara e gjeste të ulta.

Përshëndetje!
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Meqe i paske nisur me mesazhet private ..

Pse i le me aq zonjusha Supermoderatore ? Pse nuk i shkove deri ne fund ? Apo kishe frike se do dilte ne pah arroganca jote ? Arsyeja pse bera ankese ketu ishte sepse pergjigjia jote vijoi si me poshte :

Daniel00
Temat jane hapur dje dhe sot , dhe pergjigje po marrin secila , forumi jo gazeta paloma po eshte shnderruar ne nje propagande fetaresh njeri me i shtirur se tjetri , njerez qe per pak para blihen e shiten kurse ti me tregon mua gazeta . NUK JANE ARTIKUJ , jane histori , gazetat lexoji ose jo , ato tema jane brenda rregullave te forumit .

Kerko te stafi te hapin nje nenforum me vete , nese jo temat te rrine siç jane se nuk jane aspak jashte rregullave te forumit .

Kalofsh mire

Channel
Përgjigje nuk po marrin secila. Janë gati 30 tema aty dhe gjysmat janë me 0 deri në 1 përgjigje. Javën e kaluar kam kaluar 4 orë për ta sistemuar atë nënforum. Krijova tema-probleme duke bashkuar tema të ndryshme, fshiva shumë të tjera. Nuk mund të lejoj që të kthehet në gazetën ''paloma''. Për mua Paloma është. Për çfarë duhen gjithë ato rrëfime kur fare mirë mund të diskutohet problemi: shtrohet problemi dhe ngrihen disa pyetje, kështu ngjallet edhe debat.

Parimi : nqs '' nqs ky, pse jo dhe ky'' mua s'më pëlqen fare. Nqs ti e sheh si shqetësim propogandën fetare, urdhëro, ngrije shqetësimin tënd, do marrësh përgjigje. Unë të shkruajta për tjetër çështje dhe për këtë duhet të më përgjigjesh ! Fare mirë kisha bërë me kokën time e s'të kisha kontaktuar fare. Prandaj ji më tolerant dhe qëndro brenda subjektit e mos më trego rregullat. Ato i di shumë mirë.

Me të mira!

Fjalet qe i them ne Mp une jam gati qe t'i them ne cdo teme , por shih si drejtohesh duke kercenuar sikur forumi dhe temat qe hapen ne te , te jene per t'u tallur ti e per te bere si te duash .

Vazhdoj te ngulmoj qe temat s'kishin thyer asnje rregull , s'kane asgje banale apo vulgare , fakti qe u hap nje nenforum posaçerisht per ato tema tregon qe kane vlere , sepse mbi te gjitha jane te verteta dhe reale e jo shtirje arrogance e dyfytyra .

Ideja jote per te bashkuar gjithe temat ne nje nuk eshte aspak serioze , eshte absurde dhe tallese , temat kane shume problematika shqiptare e kam thene nje here dhe vlejne per tu diskutuar me vete , per te bashkuar bashko temat e tua ( nese jane me shume se nje ) e as qe e mbaj mend çfare ke hapur e as kam pasur ndonje kureshtje per t'i klikuar se per globalizmin sot debatohet edhe ne tetevjeçare meqe na e permende .

Kalofsh mire !
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Frikë nga arroganca ime? Nga kush të lutem?

Ti u ankove se t'u përgjigja unë 'ashtu' apo u ankove se po i mëshoja iderave absurde?

Dhe ç'të keqe sheh te përgjigja ime ti? Unë asnjë. Të jam përgjigjur drejt duke shprehur mendimin tim. E evitova sepse nuk doja të zgjatesha më tej. E arrogant këtu je ti, nga mënyra si më je përgjigjur dhe nga toni i fshehur nën rreshtat e tua dhe nga qëndrimi që ende mban.

Unë në forumin e mod u tregova e sinqertë. Mund të kisha vepruar fare mirë ndryshe. Gjithsesi me diskutime kalajmsh unë nuk merrem. Dola shumë nga vetja ime duke e zgjatur dhe kështu. Do të t'i shkruaj dhe dy fjalë nga ana tjetër i dashur P. meqë 'njihemi' mirë.

Flm për respektin. Mbyllet këtu për mua :)
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Kerkesa per t'u hapur nje nen-forum i ri u be nga Chanel dhe u pranua nga Mandi. Thjesht po flas si deshmitar dhe nuk eshte nevoja qe diskutohet me e lagu s'e lagu. Fundja fundit, stafi nuk e ka per detyre qe te rrije e te sqaroj c'do antar ne detaje. Besoj se Chanel ka bere mjaft persa i perket rolit te saj si Super Moderatore.

Tema mbyllet, qe te mos zgjatemi shume me llafe ne ajer.
 
..

Eshte e mundur te ndryshoni emrin e forumit?

Nese e shihni ne syrin e Marketing apo Reklames eshte e pa mundur te keni nje sasi te madhe vizitoresh ne kete forum. Si do ju gjejne njerez qe skane degjuar kurre per ju? E pa munudur.

Shoqeriashqiptare
kuvendshqiptar


etj. etj. shqiperia ose albania duhet ta keni sesben. Me Al si do te ju gjej kush??

Shpresoj qe mos te merret me dashakeqesi ky sygjerim mesiper.
 
...

Me vend e ke thene , mbase del forumi kur kerkon ndonje kod postar . :d
 
Përgjigje e: ..

Eshte e mundur te ndryshoni emrin e forumit?

Nese e shihni ne syrin e Marketing apo Reklames eshte e pa mundur te keni nje sasi te madhe vizitoresh ne kete forum. Si do ju gjejne njerez qe skane degjuar kurre per ju? E pa munudur.

Shoqeriashqiptare
kuvendshqiptar


etj. etj. shqiperia ose albania duhet ta keni sesben. Me Al si do te ju gjej kush??

Shpresoj qe mos te merret me dashakeqesi ky sygjerim mesiper.

Ju përshëndes ^_^ ! Thjesht doja t'ju shpjegoja rreth marketingut të forumit: forumi ka në ditë 1000 vizita unike dhe këta vizitore vinë fal google, yahoo, bing dhe facebook...ndër të tjera Forum-Al rradhitet një nga 3 forumet më të mira shqiptare edhe pse nuk ka shume kohë që ështe formuar si forum.

Ju falenderoj për postimin dhe sygjerimin tuaj në këtë temë !

Gjithë të mirat
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Dy probleme që vërej unë në forum janë:

1. Videot janë të mëdha, e përveç se janë të mëdha, nuk janë dhe të lëvizshme. Unë postoj këngë me tekste, mirëpo kur do ta vësh videon krahas tekstit që t'i shikosh të dyja njëkohësisht, nuk bëhet.

Mendoj që videot duhet të jenë si media, në format të vogël, ashtu siç janë te një forum tjetër që s'po ia përmend emrin. Ai që dëshiron ta dëgjojë videon, godet mbi të dhe e hap. Ai që dëshiron vetëm të lexojë, pa e hapur, videoja në format të vogël nuk e bezdis syrin.

2. Problemi tjetër që shoh është te albumi fotografik. Fotografitë automatikisht zvogëlohen shumë dhe kjo i prish temat. Unë mendoj që duhet të rritet formati deri në 1024/768 që është maksimumi për ekranet 17", por që nuk e shtrembëron edhe ekranin 15". Unë vetë postoj fotografi me format 882/661 dhe do të isha i kënaqur sikur të bëhej edhe kaq, por mendoj se aq sa thashë në fillim është më mirë.
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Keshille:
- Kur anetaret/vizitoret klikojne mbi Forum-Al.com™ tek index tree i forumit ne fillim te faqes, faqja korrekte qe duhet te shfaqet eshte /forum.php dhe jo /index.php

Kjo thjeshton shfletimin e forumit nga ana e perdoruesve. Thjesht keshille...
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

- Kur anetaret/vizitoret klikojne mbi Forum-Al.com™ tek index tree i forumit ne fillim te faqes, faqja korrekte qe duhet te shfaqet eshte /forum.php dhe jo /index.php

Kjo thjeshton shfletimin e forumit nga ana e perdoruesve.

Me sa shof shumica e antarve kërkon që logo e forumit ti bëjë ridrect në forum dhe jo portal.. dhe me që shumica fiton ashtu le të bëhet .

Ndryshimi sapo u bë mjafton të klikoni logon dhe do tju bëjë ridrect me Forumin
attachment.php
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Pse shumicen e temave nuk i lexon dot, po nuk ishe i loguar ne forum? Une vetem nga inati i kesaj, nuk hyj ndonjhere ne forum fare. :p
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Yoko përshëndetje ! shumica e temave dhe nën forumeve janë të hapura, më përcakto më mirë cilat tema nuk mundet të shikosh kur nuk je e loguar ?
 
Më intereson të di,si bëhet gradimi me tituj dhe ç'paraqesin ato yje pranë emrave të anëtarëve të Forumit?
 
Përgjigje e: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Më intereson të di,si bëhet gradimi me tituj dhe ç'paraqesin ato yje pranë emrave të anëtarëve të Forumit?

Të përshendes Irfan CANA ! yjet parnë emrave shtohen sipas postimeve që ju bëni, nga 1 deri në 5, Dmth është vlersim i cdo antari që mer pjesë në Forum-Al, afersishtë me atë të Reputacionit. Shpresojë të më kesh kuptuar .

Gjithë të mirat.
 
Pse bëhen shumë gabime gjatë postiimeve,a i kontrollon dikush ato apo jo,sepse ndikon mjaft tek të rinjtë?!
 
Përgjigje e: Re: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Pse bëhen shumë gabime gjatë postiimeve,a i kontrollon dikush ato apo jo,sepse ndikon mjaft tek të rinjtë?!

Per cfare lloje gabimesh e ke fjalen z.Cana?
 
Pasi çdo postim e kontrolloni,ku keni të drejt t'i ndaloni ato që nuk janë në nivel të rregullores,pse atëherë nuk i eliminoni gabimet ortografike dhe leksike fillestare.Kur i shoh më therrin si gjilpëra.A mundeni ato t'i stoponi,sepse ndikon tek të rinjtë që sot fare pak lexojnë?
 
Dëshiroj të di ;Si financohet ky Forum?Kush e përbën stafin drejtues?A paguhen ata dhe ç'kualifikim kanë?!Përshëndetje.
 
Përgjigje e: Re: Jepni mendimet tuaja për problemet që vëreni në Forum!

Pasi çdo postim e kontrolloni,ku keni të drejt t'i ndaloni ato që nuk janë në nivel të rregullores,pse atëherë nuk i eliminoni gabimet ortografike dhe leksike fillestare.Kur i shoh më therrin si gjilpëra.A mundeni ato t'i stoponi,sepse ndikon tek të rinjtë që sot fare pak lexojnë?

Të përshëndes Irfan CANA ! forumi ka shumë tema dhe shumë postime që bëhen në ditë dhe nganjëherë na shpëton dhe ndonjë postim pa lexuar, gjithsesi une e kam përseritur dhe e përseris... që postime ofenduse kundrejt antarve dhe stafit të forumit fshihen menjëherë dhe antari në fjalë mer perjashtim nga ky forum, gjithashtu mos harroni dhe të raportoni postimet abuzive në butonin
report.gif
kështu kontriboni dhe ju duke na i bërë punën më të lehtsuar dhe neve.

Dëshiroj të di ;Si financohet ky Forum?Kush e përbën stafin drejtues?A paguhen ata dhe ç'kualifikim kanë?!Përshëndetje

1.Forumi financohet nga vetë unë.

2.Stafi përbëhet nga njerëz me intelekt dhe me arsim të lart shkollor.

3.Thjeshtë menaxhojn një punë vullnetare për të pasur një Forum Demokrat dhe të sakt.

Kalofsh mirë
 
MANDI I NDERUAR,


Falemnderit për përgjigje korrekte dhe ju dëshiroj suksese edhe më të mëdha në të ardhme.Përshëndetje.
 
Status
Temë e mbyllur.
Back
Top