• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Leku bëhet ‘buldozer’. Merr përpara të gjitha monedhat e huaja

Nga Neritan Sejamini/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të mëdhenj nga forcimi i lekut?​


Nga Neritan Sejamini/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të
Pasojat ekonomike janë të ndërlikuara dhe dinamike (pjesërisht si pasojë e psikologjisë së konsumatorit dhe sipërmarrësve), por me përafërsi, më shumë si prirje se sa si vlerësim sasior, mund të thuhet:
Fituesit më të mëdhenj

1. Fituesi më i madh është qeveria: qeveria ka mbi €5,5 miliardë borxh në monedhë të huaj që sot ‘kushton’ më lirë. Qeveria i ka të ardhurat në lekë të cilat i kthen në euro për të paguar borxhin, dhe sot i duhen rreth 20% më pak lekë se një vit e gjysëm më parë për të paguar borxhin e jashtëm. De facto, vetëm nga zhvlerësimi i valutave borxhi i jashtëm i vendit është ‘ulur’ me rreth €1 miliardë.

2. Një, dy, tre importuesit e naftës (importi i naftës është monopol/duopol/oligopol)—ata importojnë të paktën €600 milionë karburant në vit, që tani kushton 20 për qind më pak (në lekë) për ta blerë. Çmimi në shitje i karburantit nuk ka ndryshuar, ndaj vetëm nga forcimi i lekut fitimet e importuesve të karburantit janë shtuar me rreth €150 milionë në vit.

3. Importuesit në përgjithësi: kostoja (në lekë) e blerjes së mallrave në tregjet e huaja u është ulur me afërsisht 20%, ndërsa të ardhurat nga shitjet u janë rritur (cmimet kanë mbetur të pandryshuara ose janë rritur). Prandaj, fitimet e importuesve mund të jenë rritur afërsisht 20% vetëm nga kursi i këmbimit. Importet totale të vendit janë rreth €8,5 miliardë në vit.


4. Turistët shqiptarë jashtë vendit: pushimet e shqiptarëve jashtë vendit janë rreth 20 për qind më të lira në lekë. Duhet patur parasysh se shqiptarët harxhojnë në një vit për turizëm jashtë thuajse aq sa harxhojnë të huajt për turizëm në Shqipëri. Nga zhvlerësimi i valutave, sot është relativisht më lirë të bësh pushime jashtë Shqipërisë se sa në Shqipëri në krahasim me një vit më parë.

5. Kredimarrësit në euro: të gjithë ata që kanë marrë kredi në euro dhe nuk u është ndryshuar/strukturuar kushtet apo interesi. Mes tyre përfituesit kryesorë janë krëdimarrësit e mëdhenj që zakonisht marrin hua në euro (konsuamatorët marrin zakonisht kredi në lekë).

Humbësit më të mëdhenj


1. Emigrantët shqiptarë: dërgesat e tyre (afërsisht €850 milionë në 2022) kanë humbur 20 për qind të fuqisë blerëse—për shembull, €850 milonë sot blejnë afërsisht aq sa blinin €680 milionë në vitin 2021. Rreth 26 për qind e familjeve shqiptare jetojnë plotësisht ose pjesërisht nga dërgesat e emigrantëve dhe janë prekur ndjeshëm nga forcimi i lekut.
2. Eksportuesit: të ardhurat në lekë të eksporteve kanë rënë, përfshi të ardhurat e produkteve bujqësore që fermerët shqiptarë kanë arritur të nxjerrin në tregjet e huaja. Kostot e tyre të prodhimit janë në lekë, ndaj të ardhurat e eksportuesve kanë rënë afërsisht me 20%. Për disa, kjo gjendje është rrezik falimentimi. Në vitin 2022 Shqipëria eksportoi rreth €4,5 miliardë.
3. Turistët e huaj dhe turizmi shqiptar: turizmi në Shqipëri është bërë praktikisht 20 për qind më i shtrenjtë. Të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliardë euro në 2022; këtë vit për të marrë të njejtin nivel shërbimesh turistët duhet të harxhojnë të paktën rreth 200 milionë euro më shumë.
4. Kushdo që paguhet në euro: banorët vendas dhe të huaj që i kanë rrogat apo të ardhurat në euro, përfshi qiradhënësit me kontrata në euro. Një grup i rëndësishëm janë diplomatët e huaj në Tiranë, të cilët tani kanë tani edhe arsye personale për të denoncuar (tek shefat e tyre) shkakun kryesore të zhvlerësimit të monedhave të tyre përballë lekut.
Nga Neritan Sejamini/ Kush janë fituesit dhe humbësit më të
Fitues apo humbës ende të papërcaktuar:

1. Sektori bankar: vështirë të vlerësosh që tani ndikimin neto në sektorin bankar pasi ai vepron edhe në lekë edhe në valutë.
2. Kompania e energjisë (KESH apo si e ka tani) e cila importon edhe eksporton energji në varësi të faktorëve të pranishëm, përfshi rreshjet në vend (duke shmangur faktin se një pjesë e madhe e vendimeve shit-blerjes të saj bëhen mbi konsiderata joekonomike dhe jo të intersit publik)./CNA

P.s
Diku këtu kam hedhur dyshime se mbas forcimit të LEKUT nuk është verëm pastrimi i parave të pista por edhe politika monetare e Bankës së Shqipërisë kordinuar me pushtetin MONIST Sorosianë.
Nr 67
 
 
Shpjegojani Kurt loqes punen e super lekut se gezohej shume me kete gje.


 
Banka e Shqipërisë po e mbledh valutën e huaj me një çmim krejtësisht të lirë dhe jashtë logjikës së merkatos ekonomike dhe financiare.
Me kto para ajo justifikohet që po paguan borxhin e jashtëm të Shqipërisë sepse gjoja është momenti më i favorshëm, mirpo problemi është se ai borxh që është marrë nga Qeveria Shqiptare nuk ka përfunduar në zhvillimin dhe progresin e vendit, në përmirësimin e cilësisë së jetës së shtetasve shqiptarë me një Welfare efikas dhe equo për shtresat në nevojë apo për pensionistët por është vjedhur nga vetë ata, ka shërbyer për rrogat e majme të tyre, është depozituar në bankat e huaja nga ata ose në rastin më të keq ka shërbyer për të bërë zyrat dhe makinat e tyre sa më luksoze.
Rasti i fundit fare me fondet e Min. së Bujqësisë vërteton qartë atë që them. 🖐️🍺🍺🍻
Eshte pune horrash o Babe.
 
-Fasoneria për shkak të kontratave me € dhe rritjes së kostos përpunuese për shkak të mbivlerësimit të LEKUT duhet të kërkoj alternativa të reja ose rritje të vlerës nga kontratuesi, përndryshe shkon në kolaps ( njëra nga këto kompani gjermane Jozef Sibel u tërhoq nga Shqipëria duke i dërguar në Indi mallrat e para për ti qepur)
-Shqiptarët që sjellin remitancat (disavantazh i tyre) më pak fuqi blerëse në treg, nëse kanë patur dhe kanë akoma luhatje për ti tërhequr familjet jashtë kjo veç sa i nxit ato.
Kjo shpie në shpopullim dhe ulje konsumi, më tej vazhdon me më pak të ardhura.
Të punësuarit në Shqipëri iu rritet vlera e monedhës kur dalin jashtë Shqipërisë dhe në dukje rrogat i afrohen mesatares së Eu, por realisht dëmtohen për shkak të parasë informale që qarkullon nga burimet e paligjshme.
Përfundimi; forcimi i LEKUT veçse do nxis edhe më tepër braktisjen e Shqipërisë.

Fasoni nuk ndal rënien

Për të katërtin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në shtator ky grup u tkurr me 9.5%, ndërsa për gjithë 9 mujorin reduktimi arriti në 3.5%.

Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me rënien e ndjeshme të euros që ul të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë.
P.s
Një nga parashikimet e mija për shkak të forcimit të LEKUT si argument për të bindur ithtarët e Edramës në f-a.
Interesohuni se sa të papunë kanë dalë muajt e fundit tek fasoneria nëpër Shqipëri sepse vetëm në dy tre që kam info unë nëpër Tiranë janë pak më shumë se 500 ish të punësuar të papunë.
 


Eksportet e tekstileve e këpucëve shënojnë rënien më të madhe që nga pandemia në tetor, 75 mijë vende pune në rrezik​

Në të kundërt tetori nuk ka qenë i mbarë sidomos për industrinë e “tekstileve e këpucëve”, po ashtu për industrinë automotive (makineri e pajisje) dhe “ushqimeve, pije e duhan”.




Eksportet e tekstileve e këpucëve shënojnë rënien

Te dhenat
TIRANË-
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në tetor, ndonëse tendencat tkurrëse janë ngadalësuar si rrjedhojë e ecurisë më të mirë të shitjeve të “mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë” si dhe “materialeve të ndërtimit e metaleve”.
Në të kundërt tetori nuk ka qenë i mbarë sidomos për industrinë e “tekstileve e këpucëve”, po ashtu për industrinë automotive (makineri e pajisje) dhe “ushqimeve, pije e duhan”.

Sipas INSTAT, në shtator tetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 36.5 mld lekë, duke u ulur me -4.3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3%.
Efektin më negativ në rënien e tetorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve.
Sipas INSTAT, gjatë muajit Tetor 2023, në uljen e eksporteve prej -4,3%, kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -3,6 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +0,5 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje..
Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë ulur me -8,6%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,4 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje.
Fasoni shkurton linjat, rrezikohet mbyllja e fabrikave dhe humbja e vendeve të punës
Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të pestin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në tetor ky grup u tkurr me 11.4%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.
Edvin Prençe kryetar i ProEksportAlbania tha për “Monitor” se sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shtrenjtimi i kostove ka detyruar bizneset e sektorit të kërkojnë rritje të çmimeve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë pranuar nga klientët europianë, që u janë drejtuar vendeve te tjera Ballkanike (Maqedoni e Veriut, Serbi e Bosnjë) ose vendeve të Afrikës (Tunizi, Marok e Egjipt). Negativisht ka ndikuar dhe mungesa e politikave nxitëse dhe amortizuese nga ana e Qeverisë.
Prençe thotë se as në kohën e Covid situata nuk ka qenë kaq keq, ndërsa paralajmëron se mbi 75 mijë vende pune janë në rrezik. “Kemi muaj që flasim, rënkojmë, por presin mbylljen e fabrikave të cilat ju siguroj që po u fikën nuk mund të ndizen më e të rimarrin ritmin e mëparshëm”, pohon ai.
Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.
Për gjithë 10 mujorin, eksportet e këtij grupi kanë rënë me 4.4%.
Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.
Mineralet e lëndët djegëse i kthehen rritjes
“Mineralet dhe lëndët djegëse” iu rikthyen rritjes me 6.2% në tetor, pasi shënuan një rënie të thellë me 27.5% në shtator. Ecuria e eksporteve të këtij grupi varet nga energjia si dhe nga numri i anijeve që arrin të dërgojë në një muaj Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, si dhe eksporteve të energjisë.
Për 10-mujorin, grupi ka shënuar një tkurrje prej 5%, nga 6.8% për 9 mujorin.
Materialet e ndërtimit dhe metalet frenojnë tkurrjen
Materialet e ndërtimit dhe metalet ngadalësuan ndjeshëm rënien në shtator (-8.6%), pasi ishin tkurrur me ritme të larta dyshifrore përgjatë 8 muajve të këtij viti. Në tetor grupi iu rikthye për herë të parë gjatë këtij viti rritjes, ndonëse me ritme të ulëta, prej 2.8%. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si tendenca e çmimeve, por dhe ecuria e kërkesës.
Për 10-mujorin, ky grup u tkurr me 28%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.
Ushqimet, pijet dhe duhani nuk po e marrin veten
“Ushqimet, pijet dhe duhani” ishin sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Megjithatë në gusht, ky grup shënoi një rënie relativisht të fortë me 9.7% me bazë vjetore, si rrjedhojë e motit të pafavorshëm që ndikoi në reduktimin e prodhimit. Tendenca rënëse u përkeqësua më tej në shtator, me gati 14% tkurrje të produkteve të shitura, që është ecuria më negative e këtij viti. Në tetor, eksportet vijuan rënien, ndonëse me ritme më të ngadalësuara prej -0.5%.
Gjithsesi për 10-mujorin, ky grup është zgjeruar me 12.5%, i ndikuar nga ecuria pozitive në pjesën e parë të vitit.
Industria automotive vijon rënien, nga kursi
Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive.
Por, që nga prilli ky grup po shënon ecuri negative, me përjashtim të muajit maj. Tkurrja vijoi dhe në tetor, me 8.5%, rënia e dytë më e lartë pas tekstileve. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive. Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e kostove po e bën industrinë më pak konkurruese.
Për 10-mujorin grupi është rritur me rreth 3.25%.
Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 370 mld lekë, duke u ulur me -8,6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 728 mld lekë, duke u ulur me -6,4%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 358 mld lekë, duke u ulur me -4,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.
Eksportet bien me Italinë, Gjermaninë e Spanjën
Sipas Eurostat, në muajin Tetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2022 janë: Italia (4,2%), Gjermania (26,2%), Spanja (40,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: Kosova (12,9%), Greqia (0,7%), Turqia (202,9%), etj.
Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (9,4%), Gjermania (30,7%), Spanja (6,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (12,1%), Greqia (15,5%), Maqedonia (3,4%), etj.
Në muajin Tetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, janë: Italia (3,3%), Turqia (18,0%), Greqia (26,7%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Tetor 2022 janë: Kina (13,7%), Gjermania (15,5%), SHBA (5,9%), etj.
Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (4,0%), Turqia (25,3%), Greqia (25,2%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (26,0%), Gjermania (5,0%), SHBA (28,9%), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,4% të gjithë tregtisë. Në Tetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,7% të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,2%), Kina (8,1%), Turqia (8,0%) dhe Gjermania (6,4%).
Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 58,4% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Tetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5%), Kina (7,8%), Turqia (6,8%) dhe Greqia (6,6%).
Marrë nga Monitor.al

P.s
Si po shkoka fasoneria!!!!!!
Tek gropa " Hajdin Sejdia:
 
Nese do ta forcosh shtetin forcoje lekun.

Kur t'ia besh vardarskit e koqevarskit pijen qe kur te nxjerr eurot per te paguat ne lek t'i dale 30 euro copa, do kete edhe paqe e dhe cilesi jete civile atje.

Keshtu do te mund te vijne vetem ata qe thirren ekskluzivisht nga shteti, per te shitur mendje e per t'i blere trute e mira, se qen rruge ka c'do kund.

Amerika eshte bere shteti me i forte ne bote duke forcuar dollarin dhe duke blere trute e gjithe botes me te, e jo duke e barazuar ate me pezos...
Qener!
 


Thellohet më tej drama e eksporteve, fasoni shënon rënie të thellë me 19% në nëntor​


EKSPORTE.jpg




Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nëntor me rreth 22% në krahasim me nëntorin e vitit 2022, duke thelluar tendencën tkurrëse të vërejtur këtë vit
Në nëntor kanë shënuar rënie të gjitha grupet e eksportit, përveç ushqimeve dhe pijeve, teksa rënia më e fortë ishte për materialet e ndërtimit me -26,6% dhe prodhimet e drurit 21%


Sipas INSTAT në Nëntor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me -21,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -9,9 %, në krahasim me Tetor 2023.
Që nga marsi, eksportet nuk po arrijnë ta marrin veten, duke shënuar ecurinë më të keqe që nga periudha e pandemisë. Në janar, shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%. Rënia nisi në mars, me 11.7%, u thellua në prill me 19.3% dhe vijoi tendencën negative në maj me -11.7%. Në qershor tkurrja u thellua sërish në 17.3%, për tu ngadalësuar në korrik në -4%, duke kërcyer në gusht me -21.9% për të vijuar në shtator me -12.8%. Në tetor, tkurrja u ngadalësua në 4.3% dhe nëntor u thellua me 21,8%.

Efektin më negativ në rënien e nëntorit e ka shënuar industria tekstile dhe e këpucëve

Sipas INSTAT, gjatë muajit nëntor 2023, në uljen e eksporteve prej 21,8% e kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -18.7 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me -25 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -32.6 pikë përqindje, etj, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -49.1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8.6 pikë përqindje, teksa “Produkte kimike dhe plastike” ishin me rritje 33.3 pikë përqindje.
Eksportet, gjatë këtij 11-mujori janë ulur me -10%, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -26.6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -9,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,8 pikë përqindje, etj, “produktet Kimike dhe Plastike” me -9,9 pike %, “Prodhime Druri” me -21.3 pikë %, teksa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +10 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje.

Fasoni shkurton linjat, rrezikohet mbyllja e fabrikave dhe humbja e vendeve të punës

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të gjashtin muaj radhazi eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse. Në tetor ky grup u tkurr me 18.7%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.
Edvin Prençe kryetar i ProEksportAlbania tha për “Monitor” se sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shtrenjtimi i kostove ka detyruar bizneset e sektorit të kërkojnë rritje të çmimeve, të cilat në shumicën e rasteve nuk janë pranuar nga klientët europianë, që u janë drejtuar vendeve te tjera Ballkanike (Maqedoni e Veriut, Serbi e Bosnjë) ose vendeve të Afrikës (Tunizi, Marok e Egjipt). Negativisht ka ndikuar dhe mungesa e politikave nxitëse dhe amortizuese nga ana e Qeverisë.
Prençe thotë se as në kohën e Covid situata nuk ka qenë kaq keq, ndërsa paralajmëron se mbi 75 mijë vende pune janë në rrezik. “Kemi muaj që flasim, rënkojmë, por presin mbylljen e fabrikave të cilat ju siguroj që po u fikën nuk mund të ndizen më e të rimarrin ritmin e mëparshëm”, pohon ai.
Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.
Për gjithë 11 mujorin, eksportet e këtij grupi kanë rënë me 5.8%. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit.

Mineralet e lëndët djegëse i rinisin rënien

“Mineralet dhe lëndët djegëse” ranë me 49 % në nëntor, pasi u rriten me 6.2% në tetor. Ecuria e eksporteve të këtij grupi varet nga energjia si dhe nga numri i anijeve që arrin të dërgojë në një muaj Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend, si dhe eksporteve të energjisë. Për 11-mujorin, grupi ka shënuar një tkurrje prej 9.8%,.

Materialet e ndërtimit dhe metalet i rikthehen rënies

Materialet e ndërtimit dhe metalet mbajtën trendin rënës (-8.6%) është në nëntor, pasi ishin tkurrur me ritme të larta dyshifrore përgjatë 8 muajve të këtij viti. Në nëntor grupi iu rikhtye rënies, pas një rritje të lehtë në tetor. Sipas burimeve nga Kurum, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në vend, tendenca lidhet me disa faktorë, si tendenca e çmimeve, por dhe ecuria e kërkesës.
Për 11-mujorin, ky grup u tkurr me 26.6%, duke dhënë ndikimin më negativ në ecurinë e eksporteve.

Ushqimet, pijet dhe duhani nisën rënien në nëntor

“Ushqimet, pijet dhe duhani” ishin sektori me ecurinë më të qëndrueshme të eksporteve këtë vit, por në nëntor edhe ky grup shënoi rënie me 9.5%. Në korrik ky grup i rriti eksportet me gati 20%. Megjithatë në gusht, ky grup shënoi një rënie relativisht të fortë me 9.7% me bazë vjetore, si rrjedhojë e motit të pafavorshëm që ndikoi në reduktimin e prodhimit. Tendenca rënëse u përkeqësua më tej në shtator, me gati 14% tkurrje të produkteve të shitura, që është ecuria më negative e këtij viti. Në tetor, eksportet vijuan rënien, ndonëse me ritme më të ngadalësuara prej -0.5%, ndërsa në nëntor tendenca e rënies u thellua me tej.
Gjithsesi për 11-mujorin, ky grup është zgjeruar me 10%, i ndikuar nga ecuria pozitive në pjesën e parë të vitit.

Industria automotive vijon rënien, nga kursi

Eksportet e Makineri, pajisje, pjesë këmbimi ishin deri në muajin mars grupi që po shënonte ecurinë më të mirë të eksporteve si rrjedhojë e zgjerimit të fabrikave që punojnë në industrinë mbështetëse automotive.
Por, që nga prilli ky grup po shënon ecuri negative, me përjashtim të muajit maj. Tkurrja vijoi dhe në nëntor, me 25%. Sipas përfaqësuesve të kompanive, ecuria negative lidhet me pasojat që po jep zhvlerësimi i euros në aktivitetin e fabrikave që prodhojnë ose montojnë pjesë këmbimit për industrinë automotive. Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e kostove po e bën industrinë më pak konkurruese. Për 11-mujorin grupi është rritur me rreth 0.17%./ Monitor

P.s
Midhjetantë të thekur të emigruar dhe brenda hapësirave shqiptare, lexojini raportet e Instat-it mbi tkurrjen e prodhimit të brendshëm për shkak të forcimit të lekut.
Atë që kisha parashikuar këtu mbi papunësinë që do krijoj tek fasoneria si grup seksioni i rriskuar.
Dilni e merruni me llapaqenërinë e drejtësisë ndërkohë që vala e të emigruarëve nuk pritet të ulet, por të shtohet për shkak të politikave favorizuese ndaj prodhimeve Serbe.
E në fakt andej iu dhëmb gjuha juve, prandaj jepni leksione Batonësh nëpër forumet shqiptare
 

Industria në vështirësi/ Shitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë, fabrikat e këpucëve dhe drurit më të prekurat​



Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë me rënie të prodhimit dhe shitjeve, kryesisht prej problematikave që ka krijuar rënia e euros e kombinuar me faktorë të tjerë si rritja e kostove të prodhimit, rritja e pagës minimale dhe mungesat në forcën e punës.
Të dhënat nga INSTAT të gjeneruara nga statistikat afatshkurtra treguan se, shitjet në vlerë në sektorin e industrisë shënuan rënie vjetore me 16.6% tremujorin e tretë të vitit 2023.
Rënia më e madhe ishte për industrinë e letrës me 41% më pak shitje në tremujorin e tretë të vitit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022. Në vend të dytë vjen industria e prodhimit të këpucëve, në të cilën shitjet në vlerë shënuan tkurrje vjetore me 35.3 për qind në tremujorin e tretë 2023.
Fabrikat e këpucëve veç ndikimit negativ që dha kursi i këmbimit u preken edhe nga rënia e kërkesës për këpucë nga tregu italian. Kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë ndikoi buxhetet e familjeve që në këto raste tkurrin kërkesën për këpucë. Fabrikat e fasonerisë shpjegojnë se kur konsumi goditet nga krizat, në grupin e veshjeve rënia më e madhe shitjeve është për këpucët dhe intimet.
Industria në vështirësi/ Shitjet ranë 16.6% në

Me rënie të ngjashme të shitjeve u përball edhe industria e drurit dhe produkteve të tij. Edhe pse sektori i ndërtimit dhe banesave të reja ka pësuar rritje çka do të sillte edhe një kërkesë më të lartë për mobile, fabrikat e drurit janë në krizë. Përfaqësues të sektorit pohojnë se banesat e reja nuk po mobilohen duke bërë që kërkesa të ketë përkeqësim si brenda vendit edhe jashtë.

Rënie të shitjeve në vlerë ka pësuar edhe industria nxjerrëse me rreth 33 për qind në periudhën referuese, kryesisht prej rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe efekteve negative që ka krijuar kursi i këmbimit.
Përveç shitjeve të gjithë treguesit e tjerë në industri kanë pësuar rënie. Punësimi n shënoi rënie me 2 % dhe perspektiva mbetet e errët edhe për vitin 2024. Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e industrisë nuk mund të japin parashikime për rikuperim.
Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi, do te sjellë vendit pasoja negative afatgjata thotë, Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agro-përpunimit për eksport.
Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimit, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20 vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”./ Monitor
 
Nese do ta forcosh shtetin forcoje lekun.

Kur t'ia besh vardarskit e koqevarskit pijen qe kur te nxjerr eurot per te paguat ne lek t'i dale 30 euro copa, do kete edhe paqe e dhe cilesi jete civile atje.

Keshtu do te mund te vijne vetem ata qe thirren ekskluzivisht nga shteti, per te shitur mendje e per t'i blere trute e mira, se qen rruge ka c'do kund.

Amerika eshte bere shteti me i forte ne bote duke forcuar dollarin dhe duke blere trute e gjithe botes me te, e jo duke e barazuar ate me pezos...
Qener!
Eshte modeli gjerman ne kohen e Baces Hitler.
1-ndal degjenrimin e popullsis.
2-ndal shfrytezimin, parazitizmin.
Efektet do te ndjehen me nje here edhe ne Cerrikun e @Xha Tani

Pasi nuk behet, Lavdi Zotit qe do bej te mundur luft te madhe kete vit.
 
Back
Top