Përgjigje e: Nuset e pikturuara në Kosovë
Po per kenen cfar mendimi ke,eshte tradite e shqiptareve?
KËNA TRADITË E LASHTË E SHQIPTARE
Shqiptarët janë popull i pasur me vlera e me traditë të lashtë, jo se dua unë e pse më pëlqen, sepse flasin faktet, flasin argumentet, ...
Gjyshrit e stërgjyshërit tanë edhe para kënës së importuar arabe apo turke kanë ditur të prodhojnë kënë. Këtë kënë e kanë shfritëzuar për ngjyrosje te duarëve dhe të flokëve. Në Malsin e Sharrit njihen këto lloje të kënës;
1) Këna e Kecit – e Gurit
2) Këna e Sheqerit
3). Këna e arrës
Po ashtu kanë shfritëzuar edhe kënën e Tiranës.
Këna e Tiranës ka qenë kënë në formë të petëzave( pra petëza - petëza, në formën e një leku) me ngjyrë të zezë, por kur është zbutur në ujë ka marrë ngjyrën e kuqëremtë.
Këna e Kecit – e Gurit është lloi i kanës më të vjetër që njihet në traditën e lasht shqiptare. Ky lloj i kanës gjendet në gur në shtresën e sipërme të tijë, ka ngjyrën e gjelbërt. Këtë shtresë e zbusin me pak ujë aty në gurë dhe e shfritëzojnë si kënë. Në disa katunde ka emërtime Guri i Kënës ( Gjuri i Kanës ).
Këtë kënë gratë dhe nuset e kanë shfritëzuar gjatë ditëve të punës në fushë, kur kanë mbledhur barin - sanën, gjatë korrjes të thekrit, tërshërës, elbit e të tjera, kuptohet gjatë pushimit. Këtë lëndë të parë e kanë nxjerrë nga guri për me shfritëzuar për shitje edhe për ngjyrosje gjatë stinës së dimrit.
Këna e sheqerit; sheqerin e kanë djegur në tavë deri sa e ka marrë ngjyrën e kuqëremtë në të zezë. Sheqerin e djegur e kanë tretur deri sa është bërë qullë. Qullin e fituar e kanë shfritëzuar për ngjyrosje.
Këna e arrës është shfritëzuar gjethi dhe lëvozhga e frutit. Gjethet dhe lëvozhgën e kanë shfritëzuar të njoma dhe të thara.
Ngjyrosja e duarëve e flokeve dhe gishtave të këmbëve është bërë edhe pas natës së kënës, në ditët e festave kombëtare, fetare, familjare dhe ditëve të rëndomta. Plakat kanë ngjyrosur gishtat e të dy duarëve nga gjysma e gishtave e lartë nga thonjtë dhe në pëllëmbë kanë vëndu një pike të madhe dhe rrethë e rrotull pëllëmbës kanë vëndu pika të vogëla por tek. Kjo ngjyrosje eshtë quajtur pula me zogjë. Pra fëmijët, të afërmit e familjes të jenë të gjithë bashkë dhe të gjithë të respektojnë kryefamiljarin – të zotin e shtëpisë dhe anasjelltas i zoti shtëpisë të jetë i kujdesshëm për të gjithë anëtarët e familjes. ( uaaaa si i mbështjell si pula zogjtë) .
Nuset dhe gratë i kanë ngjyrosur gishtat dhe anën e sipërme të duarëve. Më parë me pej i kanë lidhur duartë si pas dëshirës se si do dukej ngjyrosja, pas kësaj e kanë vendosur kënë.
Vajzat skanë përdorur kënë as në duar e as në flokë, sepse ata skanë nevoj për zbukurim se vet atyre zoti ju ka falur bukurin. Vajzat e kanë ngjyrosur vetëm gishtin e vogul të dorës së djathtë natën e kanës për me i dalur fati më shpejtë.