Kam menduar ta provoj këtë Linux, se kam dëgjuar shumë për të dhe ata që e përdorin, thonë fjalë të mira. Windows më është mërzitur, se bën shumë updates dhe i ndërron versionet shpesh. Kur doli Windows7 menduam se ramë në qetësi, por pastaj doli 8-ta, e sapo kalova tek 8-ta, për pak muaj doli 10-ta. Me dhjetën thanë se nuk do ta ndryshonin më, e unë i bëra të dy kompjuterët e mi me Windows10 PRO, por tani na doli Windows 11, e tani duhet të ndyshojmë dhe kompjuterët, se 11-ën nuk e pranojnë. Dhe po vazhduam kështu, mund të shkojmë tek Windows 20.
Arsyeja pse nuk kam kaluar tek Linux eshte se disa programe të Adobe, Microcoft, Google etj. jane të detyruara nga institucionet, shkollat, kompanitë private etj, e me sa di, këto nuk punojnë në Linux. Por megjithatë kam menduar të marr një laptop rezervë, të përdorur, vetëm për ta provuar Linux, e nëse më pëlqen, do ta përdor.