Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi dashurie

Përgjigje e: Poezi dashurie

Ajo ,vetem ajo

Si ne ander me duket vetja,
por kur nuk je,melankolia me kaplon,
Nese zoti e din sa te dua,
Ti kurr nuk ishe vdek..
Syri i perlotur tregon diqka,
Zemra e plagosur te kerkon..
Se ajo qka ka ndodhur e vajton...
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Trupin te hedhur melodise
Magjis' qe tingulli jep
Ashtu mes teje dhe vetmise
Nje ndjenje sec m'u qep,
Pa m'u vardis ne gjoks e zemer
Nder notash muzikore
Qe s'mund ta dish po s'ishe femer
E s'mund ta zesh per dore

Faqes zvaritur e neper trup
Mendimi yt ngacmon
Tingullit embel , tingullit but'
Imazhi deperton..
Ne fakt , pritur e kisha gjate
Zerin qe me mbeshtjell
Te dashuroj jo si gjith grate
Por shume .. me shume me zell
Aq sa mes tingullit i dashur
Me ty ... kthehem ne Diell ...


(E.P)
 
Poezi Dashurie

A më donë ti mua?


Dashnorja pyeti të dashurin,
a e don me shumë veten
sesa me donë mua?
I dashuri ju përgjigj,
kam vdekur për veti
dhe jetoj për ty.

Unë jam zhdukur nga vetja ime
dhe atributet e mia.
Unë jam i pranishëm vetëm për ty.
Kam harruar të gjitha mësimet e mia,
por nga fakti që të njoh ty
Unë jam bërë një dijetar.

Unë kam humbur gjithë forcën time,
por nga pushteti yt
Unë jam i aftë.
Nëse unë dua vetën time
ateher të dua ty
Nëse unë ty të dua
Unë e dua veten time.

Isha i vdekur

Une isha i vdekur
u bëra i gjallë
isha loti
u bëra i qeshuri

të gjithë për shkak të dashurisë
kur ajo arriti
jeta ime e përkohshme
prej atëherë e tutje
ndryshoi në përjetshmeri

Dashuria më tha:
nuk je i
çmendur mjaftueshem
nuk pershtateni
ne këtë shtëpi

Shkova dhe
u bëra i çmendur
aq i çmendur sa
të jëm në zinxhirë.

Dashuria tha
ju nuk jeni
helmuar mjaftueshëm
nuk pershtatesh
ne kete grup

Shkova dhe
u deha
i dehur mjaftueshëm
për të kaluar
marramendjen.

Dashuria tha
ju jeni ende
shumë i zgjuar
mbushur me
imagjinatë dhe skepticizëm

Shkova dhe
u bëra sylesh
dhe në lemeri
tërheqa larg
prej saj të gjitha

Dashuria tha
ju jeni një qiri
tërheqni të gjithë
mbledhni çdo një
rreth jush

Unë nuk jam më
një qiri qe përhape dritë
nuk mbledhi më turmat
dhe si tymi
jam i shpërndare në gjitha anët

Dashuria tha
ju jeni një mësues
ju jeni një kokë
dhe për të gjithë
ju jeni një udhëheqës

Unë nuk jam më,
jo një mësues
jo një lider
vetëm një shërbëtor
i dëshirave tuaja

Dashuria tha
ju tashmë keni
krahët tuaja
Unë nuk do të ju jap
më shumë pupla

dhe pastaj zemra ime
nxorri veten larg
dhe u mbushe deri në buzë
me një dritë të re
me jetë të freskët

Tani edhe qiejt
janë mirënjohës që
për shkak të dashurisë
jame bërë
dhënësi i dritës

Al Rumi
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Buleza Kujtimesh

Buleza kujtimesh
....mendimet veshin
........qetesine gervishin...


Ti vjen aty
....ngadale dhe kaq i qete,
........futesh ne sy...


Me pershendet
....me peshperit
........dhe une e ngrire rri...


Sa shume te putha ne mendime..
....sa pres tani..
........Cudi!!..

(E.P)
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Dikur tek Dielli lash sekretin
ju luta qe ta djege,
nuk doja kujtime te mbetin
nder gjethe apo dege...

Me hirin e sekretit ngelur
u shtrua nje cope vend,
mbuluar zemren e shkelur,
cdo grimce pret zerin tend..


(E.P)
 
Përgjigje e: Titulli: Poezi Dashurie

Dashuria ime !!!

Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte vesh...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S’lejuat,do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRAT NJE DASHURI TE VERTETE !!!!
E postova poezin qe eshte e shkruar nga une....por ,,e huazuar''nga dikush tjeter:(
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Dashui O Dashuri,
kush ta vuri emrin ty,
dogje pleq e dogje plaka,
krejt rinis i shkoi flaka :p


ps/ pardon miqesi por doja te beje vetem pak shaka,me von e sjell poezin e vertet per dashurin,por...si qendronka kjo pune : perderisa nuk e njeh dashurin lexon per te,shkruan,e kur e njehe,e ke ,harohen pizit.....
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Ou e prishi temen ``1``

"qesh"
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

per Dashurin e Prinderve te mi


Dhe ishte koha te shkoje prane Babit,
Kete gje tani une e kuptoj,
Keshtu e ka thene dhe Perendia,
Dashuria edhe pas vdekjes te jetoj.

E kam zili dashurin tuaj,
pa njeri tjetrin nuk rinit dote,
e keshtu ne fund fare,
ne kohe te shkurter te dy iket ne tjetren Bote.

Do ta mare si shembull kete dashuri,
gjithkend do ta binde se
dashuria e sinqert jeton gjer ne perjetesi,
dhe askush sdo kete te drejt te beje cudi.

Nga dashuria juaj, sot jam ne kete Bote,
nga dashuria juaj ,dashuroj edhe une sote,
me dashurin tuaj,dashurin time ujis,
me dashurin time,nga kujtesa ime kure s\do u braktis.

Me mungoni shume,edhe pse e di,
se jeni te lumtur atje ku jeni bashke,
me kuptoni o miqe,kudo qe te shkoje,
do te shkruaj per mallin e Nenes dhe Babas.


(nuk jam poete dhe as qe shkruaj mire,por vetem keto reshta mund ti thurja ne nje caste deshperimi)

22/11/2013
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Nje gjethe..pike shiu..dhe Ti


Flakeruar ne pasion,
dritheruar dashuri
tinguj ngjyrash kendon
me pas dorezuar ne shi
ne lote,
ne pyetje..
nje cudi,
gezim-tretur pa filluar
puthje-ndalur pa shijuar
dore-prekur pa takuar,
-mbaroi?
-s'e di..
pershendetje-kurtezi..
buzeqeshje bardh e zi
nje gjethe,
pike shiu,
dhe Ti...

(E.P)
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Nuk e kuptoj perse kur ti je keq, mua me dhemb shpirti !
Nuk e kuptoj perse ti me mungon kaq shume !
edhe pse mundohem te te largoj nga mendja !
Nuk e kuptoj perse te ndjej kaq afer edhe kur dua te te kem larg !
shpirti im po tretet larg teje!
Po me merret fryma duke te deshiruar afer dhe duke mos t'u afruar dot !
Dua te largohem per mos te te pare me !
por edhe ne fund te Botes do vazhdoj te te shoh !
nuk besoj tek e mbinatyrshmja !
por ndjej qe dicka e ka lidhur fort shpirtin tim me tendin sepse kudo qe shkoj, me kedo qe jam, dhe ti je aty !
brenda meje, ne c'do moment !
ndjej gjithcka qe ti mendon !
ndjej se dhe ti me deshiron !
por dicka n'a mban larg !
dhe ti e di shume mire se cfare!
edhe pse i merzitur syte te shdrinin
i pashe ,te ndjeva!
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

M. Lermontov

Pasioni i tyre ishte aq i forte,
sa s'e pohuan dot ne kee bote
Hajne

Ata u deshen aq shume dhe gjate,
Me mall te pashuar dhe ndjenja te zjarrta
Po si te huaj takoheshin cdo nate,
Dhe flisnin per gjera te kota, te paqarta.

Ndaheshin te zhytur ne vuajtje mizore,
Per dashurine qe s'e thane, qe mbeti e shkrete
Dhe kur vdekja ne fund i kapi per dore,
S'u njohen ne boten ku vajten perjete.
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

Vetvetes

- Petro Marko -

Gelltite dhimbjen me pahir
ne thellesine tende!
Vertite brenda pa meshire
dhe qesh si nje capkene!

Shterroi jeta, s'ka me lot
as endrra, as perralla,
eja ne vete, dehu sot
me zemrat e gjalla!
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

KRISTAL

ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej,
si te harroj un'dalngadale.
Si vdes kujtimi yt,
si vdesin floket dhe gjthçka.

Tani kerkoj une posht' e lart,
nje vend ku ty te te leshoj.
Nje stofe a note a brilant,
ku te te le,te puth,te shkoj.

N'e ste pranofte asnje varr,
asnje mermer a morg-kristal,
mos duhet vall' prap' te te mbart,
gjysme te vdekur ,gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh,
te gjej nje fushe a nje lulnaje,
Ku butesisht si nje polen,
gjithkund,gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu,
dhe te te puth t'ik pa kthim.
Dhe nuk do te dime as ne,askush,
harrim ish ky a s'ish harrim...

1979 Ismail Kadare.
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

ISMAIL KADARE

PA TY...

Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet,
i arti medalion i henes.

Lejleket iken.Fill pas teje,
si stof i keq u zbeh blerimi.
Dhe ngjajne toka,pylli,reja,
me negativin e nje filmi.


Tani ne fusha shkoj menduar,
ku nis te fryje ere e ftohte.
Ku ca mullare te gjysmuar,
duken nga larg si donkishote.

C'te bej,po them me veten time,
ne kete ore te vone te muzgut.
Ku qerrja baltrave ben shkrime,
te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet,
i ftohti medalion i henes.


Ti dhe Hena

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
 
Përgjigje e: Poezi dashurie

LASGUSH PORADECI

Kur të më jesh e Zemëruar

Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!

Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.


Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mu në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes,
Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mu në mes:


Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak;
S`do psherëti n`e lënç të vdesë,a në `m`a thënç,në mos m`a
thënç:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
mënç.
 
Back
Top