Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga Danel Cana

- VIOLINA LABE

Një qind violina ti bësh bashkë,
s'ka si kënga ime!
Kënga labe është e lashtë,
si tingull violine!

S'jam i vetëm që e çmoj këngën,
po unë e kam lartësuar!
Në UNESKO e shpunë brengën,
atje e kanë vlerësuar!

Kënga labe është kënduar,
shkrepave si shpirt i lirë!
Trimat i ka mbajtur zgjuar,
gjumi në qerpik të ngrirë!

Është e butë, e hyn në zemër,
pa kuptuar të pushton!
Ashpërsohet, ta thyen zemrën
dhe rrufe mbi të lëshon!

Është e qetë si det pa dallgë,
varkëz e bukur lundron!
Ngrihet, shpërthen si uragan,
nëntë ball dallgën e çon!

Kënga labe si violinë,
e luajtur me mjeshtëri!
Përball saj të heshtur rrinë,
nuk nxjerr zë tjetër njeri!

Është e bukur, e pa vdekshme,
është këngë e vëndit tim!
Do të mbetet e përjetëshme,
edhe për brezat që vijnë!
@cana
 
- LIGJI ZI

Vijnë kujtimet më pushtojnë,
për vendin tim në rini!
Kisha një shtëpiz të ngrohtë,
për të kisha dashuri!

Aty i thura gjithë ëndërrat,
për jetën në përgjithësi!
Çdo moment më vjen ndërmend,
s’më hiqet shpirti nga ti!

Përmbi breg një odë e madhe,
shihte jug edhe veri!
Në lindje mali me halle,
perëndimi ngjyrë gri!

Një barçe mbushur me pemë,
djersë e babait është aty!
Koha ma prishi folenë,
u çfaq emigrim i zi!

Sot jam larg, në tjetër vend,
por e mbaj thellë në gji!
Vendin ku kisha vatanë,
ku piva të ëmblin gji!

Qeveria në Tiranë,
nxori dhe një ligj të zi!
Më ndaloj ta marrë vatanë,
që e kisha me tapi!

E quajtën demokratike,
shtatë mij e pesë qind e një!
Ligji përçau dynjanë,
derdhi gjak në vëllezëri!
@cana
 
- DASHURIA E GDHENDUR

Për ty rri ende në male,
për ty, dashuri e gdhendur!
Syt e zesë me vesë i lave,
kush s'më njeh, më quan të çmendur!

Çmendet femra për një burrë,
çmendet burri për një femër!
Ndienja që nuk u shit kurrë,
dashuria ka një emër!

Malet e gëzojnë lirinë,
atje mbush mushkritë me ajër!
Malet janë për djalërinë,
dashuria qoftë për hajër!

Të dëgjoj, moj thëllëz mali,
herë këndon e herë qan!
Këngën tënde ma do xhani,
të kam vënë dhe në nishan!

Mali i lartë na bashkoi,
mali që brengën s’e mban!
Kur këngën tënde dëgjoi,
edhe diellin peng e mban!

Ç’i jep gjallëri gjithë botës,
fle e ngrihet me dëshirë!
Burimi që del prej tokës
dhe kënga e zogut të lirë!

Çoban i ëndërrave të mia,
gdhihem, ngrysem nëpër male!
Ç’është për ne kjo dashuria,
pak më shumë botës ti falet!
@cana
 
- Ç’FAJ NA KA SHQIPËRIA

Që kishte armiq e dija,
jo ta urrenin kaq shumë!
Që të vuante Shqipëria,
nga bijtë e saj, o lum!

Që kishte armiq e dija,
njerëz që s'na duan fare!
Po ç’faj na ka Shqipëria,
kur shpirtin e shet me pare!

Urrejtja, njëlloj si shiu,
s’di ku bie, edhe kë lag!
Zgjidhje e vetme është njeriu,
të keqes t’i qëndroj larg!

Populli është si fëmija,
i plotësohet çdo dëshirë!
Po kur të vjen pleqëria,
do mendohesh mirë e mirë!

Ç’faj na ka ne Shqipëria,
për çdo dit i hapin plagë!
Se kuptuan as bijtë, as bijat,
edhe ata që janë larg!

Kur janë larg e kërkojnë,
plagëhapur po rënkon!
Kur vijnë pranë s’e besojnë,
askush plagën s’ia mjekon!

Ç’është kështu vëllezrit tanë,
ju të gjakut shqipëtar!
Si lejoni mor amanë,
vjen i huaj e tërheq zvarrë!

Si i bashkoheni të huajit,
që hapur nuk na do kurrë!
Shqipërinë e kanë quajtur,
si grua e ve, pa burrë!

Pa burrë e pa djal në votër,
e kanë sharë si të përdalë!
A do t’i mbrojmë nënë e motër,
që zemra t’u bëhet mal?
@cana
 
- AS VEND PËR VARR

Armiku ka planet e tija,
të mos bëhet Shqipëria!
Të heq dorë nga krenaria,
të jet me kushte liria!

Planet që armiku pati,
përpara syvet i hapi!
Merak për detin e kapi,
nuk jan të rinj nga zanati!

Po ç’do bëni mor qyqarë,
gjithë ç’jeni shqipëtarë!
Armiku lëshon zagarë,
detin po e bën ugarë!

Ku shkoj krenaria jote?
Ajo që kishe ndër mote!
Dhe sado që u përpoqe,
për një grusht para u çkoqe!

Ç’e do ti paranë për vënd,
kush e blen, fshin emrin tënd!
Të ofrojnë ar dhe argjëndë,
as për varr mos shko ndër mënd!
@cana
 
- NUK DO TRADHTI ATDHEU

Kush i tradhtoi spartanët?
Efialti një palo burrë!
Shtegun tregoi tek persianët,
historia s'harron kurrë!

Efialti një shpirt i keq,
i joshur nga pasuria!
Për inat e mos më keq,
s'drejtoj dot gungat e tij!

Gungaç ishte, gungaç mbeti,
po në histori u shkrua!
Tradhtis ia pa lezetin,
brenda natës u martua!

Tradhtia është e rëndë,
pabesisht të ha pas krahëve!
Si e tradhton vendin tënd...
shkel mbi gjakun e të parëve!

Nuk është e mirë tradhtia,
po bota ka njohur shumë!
Nga çdo racë njerëzia,
me tradhti ka rën në gjumë!

Mos u bëni si Efialti,
si Bruti dhe si Hamzai!
Vjen një ditë dhe ndërron fati,
po atdheu s’do t’jua falë!
@cana
 
- TEK DRITA SHPRESOJ

Iku gjysmë jete,
edhe ca mbi të!
Ëndërrën kush ma prishi,
apo s'bëhet gjë?

Ëndërrën kush ma prishi,
jeta s'më gëzoi!
U treta i gjithi,
nëpër lot më shkoi!

Ëndrrën kush ma prishi
dhe vendin për lumë!
Ku ta drejtoj gishtin,
ata janë shumë!

Më ndihmo o popull,
për gryke ti kapim!
Ata që na vodhën,
drejtësis t’ia japim!

Mos ul kokën o Atdhe,
ti je ëndrra jonë!
Çdo bijë edhe bir që ke,
gjithmon të nderon!

Ikin vitet ikin,
për të gjithë njësoj!
Liria s’njeh frikë,
tek drita shpresoj!
@cana
 
- SAMI ARIXHIU
(parodi)
Vdiq edhe Samiu,
shpirti i tij i lirë!
Sami arixhiu,
një njeri i mirë!

Nëntë herë u martua,
s’i qëndronin gratë!
Samiu që thua,
pinte natë për natë!

Ç’a pinte i ziu,
tre dopjo me fund!
Fshehurazi si miu,
pastaj donte gjumë!

Në tregun fshatar,
i binte hiles!
Të shiste gomarë,
veç nja katër a pesë!

Sy më sy të hidhte,
sirrën ashiqare!
Zinte dhe bërtiste...
Mos u afro fare!

Me gruan e fundit,
pati tre fëmij!
Nuk i ngjanin fare,
as për arixhi!

Dinte të punonte;
shporta dhe kanistra!
Shkonte arixhofka,
i shiste të gjitha!

S’rrinte dhe gjezdiste,
grykës së përrenjve!
Çadrën e ujdiste,
shtratit të lumenjve!

Eh, Samiu shkretë,
iku pa kuptuar!
Si rriti dot djemtë,
t’i kishte martuar!
@cana
 
- VENDI KU PIVA SISË

Frymë merr rrëzë Shëndëllis,
fshat i vogël është ai!
Vendi ku unë piva sisë,
Vagalati, miqtë e mi!

Ku linda, u bëra burrë,
u largova në rini!
Nga shpirti nuk e heq kurrë,
Vagalati, miqtë e mi!

Ju, dallandyshe që shkoni,
shetisni në Shqipëri!
Fshatin tim kur ta kaloni,
Vagalati, miqtë e mi!

Fjalë nga emigracioni,
të m’i çoni porosi!
Nuk të harroj, të m’i thoni,
Vagalati, miqtë e mi!

Do vijë dita të shikoj,
këmba të shkel përsëri!
Zemra do më fluturojë,
Vagalati, miqtë e mi!

Aty flen ëndrrat e mia,
zbukurohesh edhe ti!
Zhuritem nga dashuria,
Vagalati, miqtë e mi!
@cana
 
- ZILET PUSHOJNË
(satirike)
Gjithë jetën e harxhova,
duke zbuluar hilet!
Tani që i zbulova,
nuk punojnë më “zilet”!

Gjithë jetën u mundova,
të gjuaja pa bujë!
Tani që shenjën mësova,
“baruti ka marr ujë”!

Gjithë jetën u mundova,
më iku treçereku!
Tani që shenjën mora,
nuk punon “dyfeku”!

Gjithë lajkat që mësova,
tani më duken dokrra!
Njeriu përfundoka,
si një pemë pa kokrra!

Tani që pleqërova,
ta nisja nga e para!
Në jetë do provoja,
aventura të papara!

Gjith jetën e harxhova,
që hilet ti zbuloja!
Të gjitha posht i hodha,
ka mbetur veç goja!

Për pak gjoks të dukej,
dikur ethet më zinin!
Tani dhe sisët tunden,
të fle gjumë, më lini!
@cana
 
- FYTYRA E TRADHËTISË

Sali Berisha o tradhëtar,
njeriu pa nder dhe gjak!
Ti me kohë duhesh në litar,
për popullin, burgun e ke pak!

Kishte kohë që s’kishte parë,
Shqipëria, një “krimb” si ti!
Me politikë i bëre varrë,
popullin e zhyte në zi!

Mbushe vendin me hoxhallarë,
islamin e fute në gji!
Me pathos urren emrin shqiptar,
gjith popullin e do në robëri!

Nuk je i vetëm o gjynahqar,
me hiena krijove parti!
Lirinë dhe nderin i more zvarrë,
qëndron me të keqen përmbi!

Ta dish, ende nuk ke mësuar,
një ditë do të japësh llogari!
Se haku i të drejtës rri zbuluar,
shpirti i një kombi e di!
@cana
 
Back
Top