Misty-Blue
Përjetësisht të Panjohur
- Anëtar
- Mar 17, 2012
- Postime
- 1,400
- Pikët
- 0
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore
Mbi qepalla ajo më rri në këmbë
E flokët në të miat i ka,
Ka formën e duarve të mia,
Ngjyrën e syve të mi,
Dhe përpihet në hijen time
Si një gur në qiell.
Sytë të hapur gjithnjë i ka
E s’më lë të fle.
Ëndrrat e saj në mes të ditës
I bëjnë diejt të avullojnë,
Më bëjnë të qesh, të qaj e të qesh,
Të flas pa pasë asgjë për të thënë.
--------------
E di shumë mirë
Dëshpërimi ska flatra,
As dashuria jo,
S’kanë fytyrë,
Nuk flasin,
Unë nuk lëviz,
Nuk i shoh,
Nuk iu flas
Por jam po aq i gjallë sa dashuria dhe dëshpërimi im.
--------------------
Nën hijen e drurëve
Si në kohën e mrekullive,
Mes përmes burrave
Si gruaja më e bukur
Pa keqardhje, pa turp,
E kam braktisur botën.
– E çfarë keni parë ju ?
– Një grua të re, të gjatë e të bukur
Me një fustan të zi tejet të hapur në gjoks.
P. ELUARD
Mbi qepalla ajo më rri në këmbë
E flokët në të miat i ka,
Ka formën e duarve të mia,
Ngjyrën e syve të mi,
Dhe përpihet në hijen time
Si një gur në qiell.
Sytë të hapur gjithnjë i ka
E s’më lë të fle.
Ëndrrat e saj në mes të ditës
I bëjnë diejt të avullojnë,
Më bëjnë të qesh, të qaj e të qesh,
Të flas pa pasë asgjë për të thënë.
--------------
E di shumë mirë
Dëshpërimi ska flatra,
As dashuria jo,
S’kanë fytyrë,
Nuk flasin,
Unë nuk lëviz,
Nuk i shoh,
Nuk iu flas
Por jam po aq i gjallë sa dashuria dhe dëshpërimi im.
--------------------
Nën hijen e drurëve
Si në kohën e mrekullive,
Mes përmes burrave
Si gruaja më e bukur
Pa keqardhje, pa turp,
E kam braktisur botën.
– E çfarë keni parë ju ?
– Një grua të re, të gjatë e të bukur
Me një fustan të zi tejet të hapur në gjoks.
P. ELUARD