Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Mbi qepalla ajo më rri në këmbë
E flokët në të miat i ka,
Ka formën e duarve të mia,
Ngjyrën e syve të mi,
Dhe përpihet në hijen time
Si një gur në qiell.

Sytë të hapur gjithnjë i ka
E s’më lë të fle.
Ëndrrat e saj në mes të ditës
I bëjnë diejt të avullojnë,
Më bëjnë të qesh, të qaj e të qesh,
Të flas pa pasë asgjë për të thënë.

--------------
E di shumë mirë

Dëshpërimi ska flatra,
As dashuria jo,
S’kanë fytyrë,
Nuk flasin,
Unë nuk lëviz,
Nuk i shoh,
Nuk iu flas
Por jam po aq i gjallë sa dashuria dhe dëshpërimi im.

--------------------

Nën hijen e drurëve
Si në kohën e mrekullive,

Mes përmes burrave
Si gruaja më e bukur

Pa keqardhje, pa turp,
E kam braktisur botën.

– E çfarë keni parë ju ?

– Një grua të re, të gjatë e të bukur
Me një fustan të zi tejet të hapur në gjoks.



P. ELUARD
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

ÇKA DUAN GRATË

Kim Adonizzio


E dua një fustan të kuq.
E dua të ndrydhur e të lirë,
e dua tepër të ngushtë, e dua ta mbaj
gjersa dikush të ma gris tutje.
E dua pa mangë e pa shpinë,
këtë fustan, që të gjithë ta dinë
se ç'ka përfundi. Dua të ec tatëpjetë
rrugës skaj Thrifty's e dyqanit të veglave
me tërë çelësat që i shkëlqejnë në dritare,
skaj zt. e znj. Wong që shesin
donuts bajatë në kafe, skaj vëllezërve Guerra
tek hedhin derra nga kamioni në qerre,
e ngrisin turinj rrëshqitës mbi supe.
Dua të ec tatëpjetë sikur jam e vetmja
grua në botë e mund të zgjedh.
E dua fort atë fustan të kuq.
Dua që ai t'i vërtetojë
frikat tua më të mëdha për mua,
të tregojë sa pak mërzitem për ty
a për çfarëdo tjetër, pos çfarë më ka andja.
Kur ta gjej, do ta shkul atë rrobë
nga varësja sikur po zgjedh një grup
të më bart në këtë botë, përmes
vajeve të lindjes e të dashurisë,
e do ta mbaj si mbahen eshtrat, si lëkurë,
do të kem atë ngranëdreqi
për fustan të varrit.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Sa të imta - fjalët përballë jetës!
Sa i egër ky zjarr që po na merr!
Sikur na zë frymën stuhia e së vërtetës,
vargjet shpirtin na rrëmbejnë,
dhe ne ... mijëra herë.
Ato që fitojmë janë përherë vogëlima,
ato që arrijmë gjithmonë na poshtërojnë.
Ndërsa e pangjara po mbytet në britma,
na bëzan e thërret që ta zbulojmë!

R. M. Rilke
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ajo eshte ne kembe ne qepallat e mia
Dhe floket e saj jane ne te mite,
Ajo ka formen e duarve te mia,
Ajo ka ngjyren e syve te mi,
Ajo perpihet ne hijen time
Si nje gur ne qiell.

Ajo i ka gjithmone syte e hapur,
Dhe nuk me le te fle,
Endrrat e saj ne drite te plote
Bejne qe te avullojne diejt,
Me bejne per te qeshur,per te qare e per te qeshur,
Te flas pa pasur asgje per te thene.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ajo eshte ne kembe ne qepallat e mia
Dhe floket e saj jane ne te mite,
Ajo ka formen e duarve te mia,
Ajo ka ngjyren e syve te mi,
Ajo perpihet ne hijen time
Si nje gur ne qiell.

Ajo i ka gjithmone syte e hapur,
Dhe nuk me le te fle,
Endrrat e saj ne drite te plote
Bejne qe te avullojne diejt,
Me bejne per te qeshur,per te qare e per te qeshur,
Te flas pa pasur asgje per te thene.

Kush ?!
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Mbi qepalla ajo më rri në këmbë
E flokët në të miat i ka,
Ka formën e duarve të mia,
Ngjyrën e syve të mi,
Dhe përpihet në hijen time
Si një gur në qiell.

Sytë të hapur gjithnjë i ka
E s’më lë të fle.
Ëndrrat e saj në mes të ditës
I bëjnë diejt të avullojnë,
Më bëjnë të qesh, të qaj e të qesh,
Të flas pa pasë asgjë për të thënë.



P. ELUARD

Meqe ishte ne krye te faqes ... :)

Eshte nje nder te preferuarat e mia
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Mishelë, ne kemi qenë nga ata zogjtë
Që preken kalimthi, të sjellë si shigjetë në dritë,
E që e ndjekin njëri-tjetrin me cicërima gjithnjë e më të forta
Deri në ekstazë, tepër të ngjashëm me kalimtaren…
– Por jo më imazhe ndërmjet nesh : i kam thënë në ëndërr
fjalët që e bëjnë largësinë pak më të shkurtër
ndërmjet trupave tanë, këta personazhë skëterrorë ;
ti dije të bëje me ta unaza mjaft të ngushta
që ata të festonin deri për t’i harruar kufinjtë e tyre
dhe vdekja që pret, kureshtare, prapa ;
e unë isha tepër shpesh si një fëmijë i shpërqëndruar,
udhëtoja, mplakesha, të braktisja,
dhe kur ne u ngjitëm drejt agimit të gjallë,
është një hije ajo që t’i udhëhiqje rrugë më rrugë,
aty ku kënga e gjelit s’do të mund ta arrinte më.
E megjithatë kjo hije të donte… Nuk dihet
çfarë do të gjejmë atje për t’ju shtrënguar në krahë…
– Banuese e kësaj nate, ti do të mendosh
pa shumë urrejtje për atë që banon nuk dihet se ku
e që të preku si një zog mbi qepalla
e që pastaj u ngjit, pa ia hequr sytë përposhtë
buzëqeshjes tënde që shndriste si një lumë…


Philippe Jaccottet
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Fryn një erë e tmerrshme.
S’është tjetër veç një vrimë e vogël në gjoksin tim,
Por aty fryn një e tmerrshme erë.
Fshat i vogël i Quitos, ti s’je për mua.
Kam nevojë për urrejtje, dhe për dëshirë, ky është shëndeti tim.
Një qytet i madh, ja ky më duhet.
Një konsum i madh dëshire.
S’është tjetër veç një vrimë e vogël në gjoksin tim,
Por aty fryn një erë e tmerrshme,
Në vrimë ka urrejtje (gjithmonë), frikë gjithashtu dhe pafuqi,
Ka pafuqi dhe era është e dendur nga kjo,
E fortë siç janë vorbullat,
Do të thyente një gjilpërë çeliku,
Dhe s’është tjetër veç një erë, një bosh.
Mallkim mbi tërë tokën, mbi tërë qytetërimin, mbi të gjitha qeniet në sipërfaqe të të gjithë planeteve,
Për shkak të këtij boshi !
Ka thënë, ai zoti kritik, se unë s’kisha urrejtje.
Ky bosh, ja përgjigja ime.
Ah ! Sa keq jemi në lëkurën time !
Kam nevojë të qaj mbi bukën e luksit, të sundimit, e të dashurisë, mbi bukën e lavdisë që është jashtë,
Kam nevojë të shoh nga qelqi i dritares,
Që është bosh si unë, që s’merr asgjë.
Kam thënë të qaj : jo, është një shpim në të ftohtë, që shpon, shpon, papushim,
Si mbi një tra ahu dyqind breza krimbash që ia pasojnë njëri-tjetrit këtë trashëgim :
« Shpo… Shpo. »
Është majtas, por nuk them se është zemra.
Them vrima, jo më shumë, ky është zemërim dhe s’kam ç’bëj.
Kam shtatë a tetë shqisa. Njëra prej tyre : ajo e mungesës.
E prek dhe e prek siç prekim drurin.
Por ky do të ishte më tepër një pyll i madh, nga ata që s’gjenden më në Europë që prej shumë kohësh.
Dhe kjo është jeta ime, jeta ime nga boshi.
Nëse zhduket ky bosh, kërkoj veten, tmerrohem dhe kjo është ende më keq.
Jam ndërtuar mbi një kolonë që mungon.
Ç’do të kishte thënë Krishti po të kishte qenë i bërë kështu ?
Ka nga ato sëmundje, që po t’i shërojmë, njeriut s’i mbetet asgjë,
Vdes së shpejti, ishte shumë vonë.
Po një grua, a mund të mjaftohet me urrejtje ?
Atëherë më doni, më doni shumë dhe ma thoni,
Më shkruani, ndonjëra prej jush.
Po ç’është kjo qenie e vogël ?
S’do ta shquaja për shumë kohë.
As dy kofshë as një zemër e madhe s’mund të ma mbushin boshin.
As sytë plot me Angli dhe ëndërr, siç thuhet.
As një zë këndues që do të thotë ngrohtësi e plotësim.
Rrëqethjet tek unë e kanë të ftohtin gjithnjë gati.
Boshi im është një hamës i madh, shkërrmoqës i madh, asgjësues i madh.
Boshi im është pambuk dhe heshtje.
Heshtje që ndalon gjithçka. Një heshtje yjesh.
Ndonëse kjo vrimë është e thellë, ajo ska asnjë formë.
Fjalët nuk e gjejnë,
I shllapuriten përreth.
E kam admiruar gjithmonë që disa njerëz që e besojnë veten njerëz të revolucionit ta ndjejnë veten vëllezër.
Flisnin me njëri-tjetrin me emocion : rridhnin si një supë.
Kjo s’është urrejtje, miqtë e mi, jo, është xhelatinë.
Urrejtja është gjithmonë e fortë,
I godet të tjerët,
Por e kruan kështu njeriun e vet nga brenda vazhdimisht.
Kjo është ana e pasme e urrejtjes.
Dhe asnjë shpëtim. Asnjë.

Henri Michaux (1899-1984)
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Fjalët e mija pikojnë si shiu mbi ty, të përkëdhelin.
Ka kohë që e kam dashtur trupin tënd si margaritarë që ngrohet nga rrezja e diellit.
Un' jam i bindur se ti e zotëron gjithësinë.
Do të sjell nga malet lule gazmore, zymbyl,
lajthi të zeza dhe shporta të thjeshta me lule.
Dua
të bëj me ty çfarë pranvera bën me qershitë.

Pablo Neruda



.... :))
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më
Do ta shohësh !
Do të shohësh natë në mes të ditës
Qiellin e zi në vend të yjeve
Do të shohësh të njëjtën gjë
Si unë

Edhe tokën, do ta shohësh ti,
E toka, s’do të jetë tokë :
S’do të të mbajë.

Edhe zjarrin, do ta shohësh ti,
E zjarri, s’do të jetë zjarr :
S’do të mund të lahesh në të.

Edhe ujin, do ta shohësh ti,
E uji, s’do të jetë ujë :
S’do të të freskojë.

Edhe erën, do ta shohësh ti,
E era, s’do të jetë erë :
S’do të të qetësojë.

Ah ! do ta shohësh ti kur ajo mos të të dojë më
Do ta shohësh !
Do ta shohësh fytyrën tënde të huaj,
Do të shohësh sa të mëdhenj janë sytë e frikës
Do të shohësh të njëjtën gjë
Si unë

Edhe tokën, do ta shohësh ti,
E toka, s’do të jetë tokë :
S’do të të mbajë.

Edhe zjarrin, do ta shohësh ti,
E zjarri, s’do të jetë zjarr :
S’do të mund të lahesh në të.

Edhe ujin, do ta shohësh ti,
E uji, s’do të jetë ujë :
S’do të të freskojë.

Edhe erën, do ta shohësh ti,
E era, s’do të jetë erë :
S’do të të qetësojë.

E të gjithë elementët,
Të gjithë, do të të mallkojnë :
Do të ishte më mirë për ty
Të zhdukesh pa asnjë lajm !

Edward Stachura (1937-1979)
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.

Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.

P. Neruda
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten qe bie atje

P. Neruda
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Vazhdojme me Neruden...fatkeqsisht nuk jam e sigurt kush e ka bere perkthimin e meposhtem. Si poezi, e adhuroj!

Është e ndaluar

Është e ndaluar:
të qash pa nxjerrë një mësim,
të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh,
të kesh frikë nga kujtimet...

Është e ndaluar:
të mos u buzëqeshësh problemeve,
të mos luftosh për atë çfarë do,
të braktisësh gjithçka nga frika,
të mos realizosh ëndrrat...

Është e ndaluar:
të mos tregosh dashurinë,
të bësh dikë të paguajë
per dyshimet dhe humorin tënd të keq...

Është e ndaluar:
të mos jesh vetvetja para njerëzve,
të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë,
të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë,
të harrosh të gjithë njerëzit që të duan...

Është e ndaluar:
të mos bësh gjërat për veten tënde,
të mos kesh besim në vetvete,
të mos plotësosh fatin tënd,
të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj...

Të mos jetosh çdo ditë
sikur të jetë frymëmarrja e fundit...

Është e ndaluar:
t'i japësh dikujt më pak nga sa mundesh,
të mos ndjesh lumturinë,
të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka
sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më,
të harrosh të kaluarën
dhe ta bësh të paguajë me të tashmen...

Është e ndaluar:
të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit,
të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre,
të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij...

Është e ndaluar:
të mos besosh historinë tënde,
të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty,
të mos kuptosh se jeta atë që të jep
mund dhe të ta marre prapë...

Është e ndaluar:
të mos kërkosh lumturinë,
të mos jetosh jetën
duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj,
të mos mendojmë se mund të përmirësohemi...

ËSHTË E NDALUAR
TË MOS MENDOSH SE KJO BOTË
DO MUND TË ISHTE E NJËJTA PA TY...
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Të copëtuar nga një vorbull
vihemi prapë bashkë

verifikojmë muret dhe tavanin në kërkim të çarash
dhe merimangash të përjetshme

pyesim veten nëse do të ketë ende një tjetër
grua

dhe tani 40 000 miza vrapojnë mbi krahun
e shpirtit tim
dhe këndojnë
kam gjetur një bebe një milion dollarshe
në një dyqan
5 a 10 qindarkësh

krahët e shpirtit tim ?
miza ?
që këndojnë ?

ç’janë këto
budalliqe ?

është aq e lehtë të jesh një poet
e aq e vështirë të jesh
një njeri.

Charles Bukowski
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Kur te jeni shumë plakë - Pierre de Ronsard

Kur te jeni plakur shumë, mbrëmjes nën dritën e qiririt,
Ulur prane zjarrit, me flakerima te coptuara dhe ikanake,
Do të këndoni vargjet e mia, duke u mrekulluar:
«Ronsardi me lavdëronte kohëve që isha e bukur.»

Kur ju nuk do të keni me shërbëtore për të dëgjuar një lajm të tillë,
Të mbytur në punë e gjysëm përgjumur,
Që me zhurmën e emrit tim të mos shkojë duke u zgjuar,
Duke bekuar emrin tuaj, me kremtime të pavdekshme.

Do të jem nën toke dhe, fantazëm pa kocka,
Nga hijet e dafinave do te marr shplodhjen
Ju do te jeni një plakë kurrizdalë

Duke u kujtuar për dashurine time dhe krenarine tuaj përçmuese
Jetoni, nëse më besoni, mos prisni të nesërmen:
Këputini që sot trëndafilat e jetës. ``pelqesh``
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Kur te jeni shumë plakë - Pierre de Ronsard

Kur te jeni plakur shumë, mbrëmjes nën dritën e qiririt,
Ulur prane zjarrit, me flakerima te coptuara dhe ikanake,
Do të këndoni vargjet e mia, duke u mrekulluar:
«Ronsardi me lavdëronte kohëve që isha e bukur.»

Kur ju nuk do të keni me shërbëtore për të dëgjuar një lajm të tillë,
Të mbytur në punë e gjysëm përgjumur,
Që me zhurmën e emrit tim të mos shkojë duke u zgjuar,
Duke bekuar emrin tuaj, me kremtime të pavdekshme.

Do të jem nën toke dhe, fantazëm pa kocka,
Nga hijet e dafinave do te marr shplodhjen
Ju do te jeni një plakë kurrizdalë

Duke u kujtuar për dashurine time dhe krenarine tuaj përçmuese
Jetoni, nëse më besoni, mos prisni të nesërmen:
Këputini që sot trëndafilat e jetës. ``pelqesh``


do kete qene tip vezvesi ky ronsardi :p
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Summer for thee, grant I may be
When summer days are flown!
Thy music still, when whipporwill
And oriole- are done!

For thee to bloom, I'll skip the tomb
And sow my blossoms o'er
Pray gather me-
Anemone-
Thy flower- forevermore!

—————

Fai ch'io per te sia l'estate
quando saranno fuggiti i giorni estivi!
La tua musica quando il fanello
tacerà e il pettirosso!

A fiorire per te saprò sfuggire alla tomba
riseminando il mio splendore!
E tu coglimi, anemone,
tuo fiore per l'eterno!

Emily Dickinson
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Love

THAT I did always love,
I bring thee proof:
That till I loved
I did not love enough.

That I shall love alway,
I offer thee
That love is life,
And life hath immortality.

This, dost thou doubt, sweet?
Then have I
Nothing to show
But Calvary.

Emily Dickinson
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

AZIL POETIK (nga libri "Mekatari")

ti që më lexon…nëse guxon…
eja me mua…lakuriq...
eja të të gënjej...
gënjeshtra është më fisnike
se sa i hidhur zhgënjimi...

guxo të të gënjej veç një herë unë
siç guxove tërë jetës të të zhgënjejnë ata...
ato...nderi...morali...besa dhe premtimi...
gënjeshtra ime gjithnjë është më e bukur
se gjithnjë ndodhet përtej...

eja pra...
pa të zhgënjyer guxo të të gënjej...
eja të të marr në një udhëtim të gjatë...
të gjatë...shumë të gjatë...
përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…
atje larg…
atje poshtë…
atje lart…
atje përtej…
por kurrë këtu…

Tri Pikat…
trinia ime humnerë...
çast…
përjetësi…
asnjëherë…

trinia ime djegëse…
e nesërme…
e sotme…
e djeshme…

trinia ime e trishtë…
muzg…
natë…
ditë...

trinia ime magji…
bordell…
kishë…
xhami…

trinia ime pa altar…
ëngjëj…
djajë…
transeksualë…

trinia ime gri…
ne…
unë…
ti…

trinia ime pa shenjtorë…
i dashur…
bashkëshort…
dashnor…

trinia ime mëkatare…
orale…
anale…
vaginale...

trinia ime rrënjëdalë…
rënkim…
heshtje…
fjalë…

nëse guxon eja të të marr në një udhëtim të gjatë
si kurrë ndonjëherë alfabetëve të përmbysur…
ndërgjegjes së cakërdisur moraleve të dhjerë...
përtej Tri Pikave në fund të vargjeve të mia…

përtej çfarë shkruajta e çfarë thashë…
përtej çfarë mund të lexohet e mund të shkruhet…
përtej gjithshkaje që mund të thuhet…
përtej çfarë njerëzit lexuan e mund të lexojnë…
përtej çfarë njerëzit harruan e më s'kujtojnë...
përtej çfarë ti kërkove dhe s'ta dhanë...
përtej çfarë nuk doje dhe ta dhuruan...
përtej çfarë besove dhe ta vranë...
përtej çfarë bekove dhe ta mallkuan...

nëse guxon eja pra atje ku pak shkojnë...
eja dhe guxo të të gënjej...
të të gënjej pa të zhgënjyer...
në Arratinë e Madhe Përtej Tri Pikave
atje ku retë pa qiej
azil poetik kërkojnë...

Artan Gjyzel Hasan
i



Afrohu e dashur_Gëte

Përherë të kujtoj,
kur dielli mbi dete, ndricon për mua.
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua

Përherë të kujtoj,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë.
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari i mjerë.

Gjithnjë të dëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buçitur.
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur.

Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar
Te shoh matanë.
Po ngryset. Ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë...!



Një e tërë..._Sharl Bodler

Djalli,në dhomën time të lart,
Këtë mëngjes erdhi të më vizitojë,
E, duke dashur të më fusë në çark,
Tha: "Më duhet mirë ta kuptoj".

Mes gjithë atyre kurbave plot bukuri,
Që trupin ia kompozojnë magjishëm,
Prej nga krijohet tërë ajo e saja fuqi,
Nga pjesët zi e rozë të bashkuara lirshëm.

Cila është më e ëmbla?- O shpirti im!
Ti përgjigjem plot neveri ia hedh:
"Gjersa për mua është e tëra një shërim,
Asgjë prej saj unë s'mund të zgjedh.

Kur më është pasioni në këtë jetë,
S'dua t'ia di nga buron magjia e saj.
Ajo si agimi dritëfortë sytë ti vret,
E si nata të ngushëllon në vaj.

Harmonia e atij trupi të hijshëm
Është sajuar deri në përsosmëri,
E çdo kërkim është i pafuqishëm,
Një qënie tjetër t'i gjëjë ngjashmëri.

O metamorfozë e një krijimi mistik,
Ku të gjitha ndjenjat kam shkrirë unë!
Se është frymëzimi yt që bëhet muzikë,
Ashtu si zëri yt që bëhet pa
rfum!"
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

ADRIEN_Jacques Prévert

Adrien mos u bëj kokëfortë !
Kthehu !
Topin e borës
që ma ke hedhur
dimrin e kaluar
në Chamonix
e kam ruajtur.
Eshtë aty mbi oxhak
pranë kurorës së martesës
së të ndjerës së gjorës nënës sime
që vdiq e vrarë
nga i ndjeri im atë
që vdiq në gijotinë
një mëngjes të trishtë dimri
apo pranvere…

Adrien mos u bëj kokëfortë !
Kthehu !
kam bërë gabime e pranoj
kam ndenjur me vite
pa u kthyer
në shtëpi
Por ta kam fshehur gjithmonë
isha në burg Adrien !
e pranoj kam bërë gabime
shpesh e rrihja qenin
por ty të doja shumë !...

Adrien mos u bëj kokëfortë !
Kthehu !
Edhe fijen e kashtës
qenushin tënd të vogël
që ka ngordhur
javën që shkoi
e kam ruajtur !
Eshtë aty në frigorifer
e kur nganjëherë e hap derën
për të marrë një birrë
e shoh kafshën e gjorë pa jetë
që shpirtin ma këput !
E pra unë e kam bërë
një mbrëmje kështu për të shtyrë kohën
duke të të pritur ty…

Adrien mos u bëj kokëfortë !
kthehu !
Nga kulla Shën-Zhak
jam hedhur
pardje
e kam vdekur
për ty.
Dje më kanë varrosur
në një varrezë të bukur
dhe mendoja për ty.
E sonte kam ardhur
në shtëpinë
ku ti shëtisje lakuriq
dhe po të pres…

Adrien mos u bëj kokëfortë !
Kthehu !
 
Back
Top