• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Desha te te jepja nje reputacion per kete poezine por nuk me dilnin leket...me pelqeu kaq shume...:)
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

NJE FEMER

Ata u deshen me afsh e me zjarr.
Ajo capkene, ai kusar.
Kur ai ndonje mufke ja veshte,
Ajo kercente ne shtrat dhe qeshte.

Diten e kalonin per bukuri,
Naten ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futen ne burg ate, ajo s'rreshtete
Ne dritare qendronte dhe qeshte.

Ai i fliste"O, eja ketu
se me merr malli kaq fort per ty...
ty te therres se do vdes..." i theshte
Ajo tundte koken dhe qeshte.

Ne oren gjashte ai u var.
Ne oren shtata e kallen ne varr.
Ne oren tete ajo qe e deshte,
Pinte vere te kuqe dhe qeshte..

H.H
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Meri said:
NJE FEMER

Ata u deshen me afsh e me zjarr.
Ajo capkene, ai kusar.
Kur ai ndonje mufke ja veshte,
Ajo kercente ne shtrat dhe qeshte.

Diten e kalonin per bukuri,
Naten ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futen ne burg ate, ajo s'rreshtete
Ne dritare qendronte dhe qeshte.

Ai i fliste "O, eja ketu
se me merr malli kaq fort per ty...
ty te therres se do vdes..." i theshte
Ajo tundte koken dhe qeshte.

Ne oren gjashte ai u var.
Ne oren shtata e kallen ne varr.
Ne oren tete ajo qe e deshte,
Pinte vere te kuqe dhe qeshte..

H.H
E bukur... ! :d
.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

VENDI QE NUK EKZISTON

Drejt atij vendi që s’ekziston po tretem e digjem
sepse me gjithçka që ekziston jam e lodhur
hëna më ka rrëfyer në germa të argjendta vendin që s’është
Vendin, ku të gjitha dëshirat tona
të përmbushura deri në fund do të jenë,
vendin ku varganët tanë do të bien
vendin ku ballet tona të plagosura do t’i njomim
me vesën e freskët të hënës.
Jeta ime qe thjesht një iluzion përvëlues,
por e kam gjetur dhe vërtet është pjesë e imja
udha e vendit që nuk ekziston
vendit që nuk është
Atje shkon ai që e dua, në kokë mban një kurorë verbuese.
Kush është dashuria ime ? Nata është e zezë
dhe yjet tremben të përgjigjen.
Kush është dashuria ime ? Ç’emër ka ajo ?
kupola e qiellit ngjitet gjithnjë e më lart
dhe një fëmijë është mbytur në brymat e pafundme
dhe s’e di përgjigjen.
Por fëmija s’është tjetër veç besim,
dhe i shtrin krahët më lart se të gjithë qiejt.
Vjen atëherë një përgjigje : Jam ai
që ju do dhe do të jetë gjithmonë dashuri.

Edith Sodergran.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Tej cakut te dashurise- Anatoli Toss

Ka nje bote ne te cilen drejton dashuria...

Ajo mbreteron atje. Eshte bote krejt e zakonshme, njerezit ne te bejne jete normale: udhetojne me mjete transporti , shkojne ne pune, blejne ushqime, mblidhen neper gosti. Por te gjitha keto , si edhe gjithcka qe ndodh ne kete bote, ndodhin sipas ligjeve te rrepta te dashurise. Sepse dashuria drejton ne te dhe nuk lejon te dal gje nga kontrolli i saj vigjilent. Duket sikur te gjitha ngjarjet ose veprimet pa rendesi ne nje menyre apo ne nje tjeter lidhen me dashurine, i nenshtrohen asaj, levizin ne kohe dhe ne hapesire vetem per hir te saj. Shume njerez jetojne ne boten e drejtuar nga dashuria, ja edhe ketu , tani, ne kete dite te bukur, te vecante. Por ka edhe nje bote tjeter, ajo tej cakut te dashurise .
Ne shikim te pare ,ajo nuk ka dallim fare: edhe ne te udhetojne neper rruge me transport urban, njerzit po ashtu punojne , organizojne gosti, ndoshta jo me pak gazmore e jo e me me pak bollek. Vecse atje nuk drejton dashuria. Gjithcka qe ndodh ne kete bote , ka nje tjeter shkak, tjeter natyre dhe ligje te tjera zhvillimi. Edhe ato te mencura jane , te arsyeshme, here-here te virtytshme, por s'kane te bejne me dashurine. Prandaj kete bote e quajne : "tej cakut te dashurise". Midis te tjerash, edhe atje ekziston dashuria, ndodh e forte, e paster, por ajo nuk drejton boten. Nganjehere ajo eshte shume e rendesishme, ndonjehere dramatike, ama nuk eshte ligj. E, meqe s'eshte ligj , nuk mund te nenshtroje njeri. Dashuria atje eshte pjese me te drejta te barabarta e te gjithe rendit shoqeror, por jo me teper...
Keto dy bote jane ne kufi me njera tjetren, banoret e tyre mund te levizin, te kalojne nga njera bote tek tjetra. Shumekush prej tyre , me kohe, me kalimin e moshes kalon nga bota ku drejton dashuria ,ne ate qe ndodhet tej cakut te dashurise. Vecse per ata qe kalojne kufirin, ka nje ligj mjaft te rrepte vizash, atyre nuk u lejohet te kthehen me mbrapsht per atje ku drejton dashuria.
*****
..ka nje bote ne te cilen drejton dashuria???
Mesazh i fuqishem per te gjithe ne shqiptaret .
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ku po shkon ti gardian bukurosh
Me atë kyç me njolla gjaku
Po shkoj të liroj atë që e dua
Po të jem ende në kohë
E që e kam mbyllur
Butësisht mizorisht
Në skutat e dëshirës
E në thellësitë e vuajtjes
Në gënjeshtrat e ardhmërisë
Në marrëzitë e betimeve
Dua ta liroj
Dua të jetë e lirë
E madje të më harrojë
E madje të ikë
E madje të kthehet
Dhe prapë të më dojë
Ose të dojë dhe një tjetër
Nëse ky tjetri i pëlqen
Dhe po të mbetem vetëm
Dhe ajo të ketë shkuar
Do t’ia ruaj thjesht
Do t’ia ruaj gjithmonë
Në dy pëllëmbët e mia
Derisa të jetoj
Butësinë e gjinjve të modeluar nga dashuria.

Jacques Prévert


................. :))
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Afersia e te dashurit ( Gëte)

Përherë të kujtoj,
kur dielli mbi dete, ndricon për mua
Përherë të kujtoj,
kur hëna mbi re, shkëlqen mbi krua

Përherë të kujtoj,
kur pluhuri mbi shtigje, zë e ngrihet ne erë
Në natë e terr,
kur ecën nëpr brigje, shtegetari I mjerë

Gjithë të ndëgjoj, kur ngrihet valë e thellë
Duke buçitur
Kur zë përgjoj mes pyjeve pa diell
Dhe të nemitur
Gjithë jam me ty: dhe ngado qofsh larguar.....

Te shoh matanë
Po ngryset: ndrisin yjet e pambaruar
Oh, të ishe pranë...
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore


Nazim Hikmet -GJËRAT QË NUK E DI SE I DESHA


Rri pranë dritares së trenit Pragë-Berlin
nata po bie
nuk e dita kurrë se më pëlqente
nata që bie si një zog i lodhur në një pllajë të lagësht të mjegullt
nuk dua
ta krahasoj rënien e mbrëmjes me zogun e lodhur

nuk e di se e kam dashur tokën
mund ta dojë dikush që s’ka punuar në tokë?
kurrë s’e kam punuar tokën
duhet të jetë dashuri imja e parë e vetme platonike

dhe këtu i kam dashur lumenjtë gjithë këtë kohë
qoftë të amullt si ky ata gjarpërojnë skaj kodrave
kodrave evropiane të kurorëzuara me kështjella
qoftë kur shtrihen jashtë të rrafshët aq sa të ha syri

e di se nuk mund të lahesh në të njëjtin lumë edhe një herë
e di se lumi do sjellë dritë të re që kurrë s’do e shohësh
e di se mezi jetojmë pak më gjatë se një kalë po as përafërsisht më gjatë se një sorrë
e di se kjo i ka shqetësuar njerëzit më parë
dhe do t’i trazoj pas meje
e di se e gjithë kjo është thënë një mijë herë më parë
dhe do të thuhet pas meje

nuk e di se e kam dashur qiellin
me re ose të qëruar
shkopi blu Andrei studio në kurrizin e tij në Borodino
në burg i përktheva në turqisht dy blejtë e Luftës dhe paqes
dëgjoj zëra
jo nga shkopi blu por nga oborri
gardianët po e rrihnin dikë përsëri

nuk e di se kam dashur drunjtë
ahet e zhveshura pranë Moskës në Peredelkino
në dimër më bëhen fisnikë dhe të thjeshtë
ahet janë ruse siç janë plepat turq
“plepat e Izmirit
që u bien gjethet:
më quajtën thikë
dashnor si një dru i njomë...
shfryva hijerëndë në banesat shumë të larta
në pyllin Ilgaz më 1920 lidha një shami të qëndisur prej liri
në një degë pishe për fat

kurrë nuk e dita se i desha rrugët
madje edhe ato me asfalt
Vera është prapa rrotave ne po udhëtojmë nga Moska në Krime
Koktebele
më parë “Goktepe ili’ në turqisht
të dy ne brenda një kutie të mbyllur
bota rrjedh matanë në të dy anët e largët dhe memece
nuk qeshë kurrë në jetën time më pranë me askënd
banditët më ndalën në rrugën e kuqe ndërmjet Bolu dhe Geredé
kur i kisha tetëmbëdhjetë
veç jetës sime nuk kisha asgjë në karrocë që mund të merrnin
dhe në tetëmbëdhjetat jetët tona janë ato që më së paku i çmojmë
E kam shkruar këtë diku më parë
këmbëgjatë nëpër rrugët e errëta me baltë po shkoj te një vend me hije
natë Ramazani
feneri i letrës më ndriçon rrugën
mbase asgjë si kjo ndodhi ndonjëherë
mbase e lexova këtë diku në një çun tetë vjeç
duke shkuar në vendin me hije
natën e Ramazanit në Stamboll mbante dorën e gjyshit të tij
gjyshi i tij kishte një fes mbi dhe një pallto prej gëzofi
me një jakë shqarthi mbi rrobën e tij
dhe ishte feneri në dorën e shërbëtorit
....dhe s’mund ta përmbaja veten nga gëzimi
lulet më erdhën në mend për disa arsye
lulëkuqet kaktuset badrat
në kopshtin e badrave në Kadikoy e putha Marikën
bajamet e freskëta në afshin e saj
i kisha shtatëmbëdhjetë
zemra ime në tundje preku qiellin
nuk e di se i kam dashur lulet
miqtë më dërguan tri karajfile të kuqe në burg

posa m’u kujtuan yjet
i dua edhe ato po ashtu
qoftë kur jam i shtrirë dhe i shoh nga poshtë
qoftë kur fluturoj në anën e tyre

i kam disa pyetje për kozmonautët
janë yjet shumë më të mëdha
duken si margaritarë të mëdhenj në kadifenë e zezë
ose kajsitë në bojëportokalli
ndihesh krenar t’u afrohesh më pranë yjeve
pashë foto me ngjyra të kozmosit në revistën Ogonek tash
mos u trazoni miqtë e mi por mund të themi jo të fytyruara ose abstrakte
mirë disa prej tyre dukeshin mu si pikturat e tilla që të themi
ishin tmerrësisht të fytyruara dhe konkrete
zemrën s’e kisha në vend kur i shikoja
ato ishin dëshirat tona të pafundme për të rrëmbyer sendet
duke i shikuar mund të mendoja madje për vdekjen dhe të mos ndihesha aspak i pikëlluar
kurrë s’e kam ditur se desha kozmosin

bora shkrep përballë syve të mi
si bora e lagësht e njëtrajtshme, si ajo e thata duke u vërtitur
nuk e di se e kam dashur borën

kurrë nuk e dita se e desha diellin
edhe kur praron si qershi e kuqe si tash
në Stamboll po ashtu praron nganjëherë në ngjyra kartoline
ama ti s’do ta bësh këtë kështu
nuk e di se e desha detin
pos detit Azov
ose sa shumë e desha

nuk e di se i desha retë
qoftë kur jam nën ose sipëri tyre
qoftë kur duken si gjigantë ose bisha të grisura

drita e hënës borgjezi më i rremë, më i ngathët, më i vogël
më godet
kjo më pëlqen

nuk e di se e kisha në zemër shiun
qoftë kur bie si një tyl i bukur ose kur stërpik xhamin ime
zemër më lë të ngatërrua në një rrjet ose të kurthuar brenda një pike
dhe ikën pas vendeve të pazbuluara që nuk e di se i desha
shi po pse pa pritur i zbulova gjithë këto pasione duke ndenjur
pranë dritares në trenin Pragë-Berlin
mos pse ndeza cigaren e gjashtë
një e vetme mund të më mbyste
mos pse jam gjysmë i vdekur duke menduar për dikë përsëri në Moskë
flokët e saj ngjyrëkashte të verdhë qerpikët e kaltër
treni çan nëpër natën të zezë pisë
kurrë nuk e dita se e desha të zezën pisë të natës
shkëndijat xixëllojnë nga lokomotiva
nuk e di se i kam dashur shkëndijat
nuk e di se kisha dashur aq shumë gjëra dhe duhet të pres të gjashtëdhjetat
për të marrë vesh këtë duke ndenjur pranë dritares në trenin Pragë-Berlin
duke shikuar botën të zhduket si në një rrugë që shkon e s’kthen...
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Nuk të dua si kristal kripe rozë, as si gur të çmuar
E as si shigjetë karafilash që përhap zjarrin :
Të dua siç duam ca gjëra të errëta,
Fshehtas, ndërmjet hijes dhe shpirtit.
Të dua si bima që nuk lulëzon
Dhe e mbart në vete, të fshehur, dritën e këtyre luleve,
E falë dashurisë tënde në trupin tim jeton aroma
E errët dhe e fortë që ngjitet nga toka.
Të dua pa e ditur si, kur dhe nga ku,
Të dua troç, thjesht e pa mburrje :
Të dua kështu se unë s’di të dua ndryshe,
Në mos në këtë mënyrë pa qenë unë e pa qenë ti,
Aq pranë sa dora jote mbi gjoksin tim është e imja,
E aq pranë sa sytë e tu mbyllen mbi timen ëndërr.

P.Neruda
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Mirupafshim, por ti do të jesh
e pranishme tek unë, brenda
një pike gjaku që më qarkullon në damarë
ose jashtë, puthje zjarri mbi fytyrën time
ose brez përvëlues i shtrënguar në mes.
Pranoje, o e ëmbël,
dashurinë e madhe që ia beh në jetën time
dhe që s’gjente tek ty një truall
si një zbulues i humbur
në ishujt e bukës dhe mjaltit.
Të kam takuar njëherë
në të mbaruar shtrëngata,
shiu e kishte larë ajrin
dhe në ujë
këmbët e tua të buta shndrisnin si peshq.
E adhuruar, ja ku iu jam rikthyer luftrave të mia.
Do të gërvish dheun që aty të ndërtoj
një shpellë ku Kapiteni yt
do të të presë në një shtrat lulesh.
Harroje, e ëmbla ime,
atë vuajtje
që si një ndriçim fosfori
kaloi mes ne të dyve
duke na e lënë mbase djegien.
Edhe paqja rikthehet, e ajo bën që të kthehem
të luftoj në truallin tim,
dhe meqë ti ke shtuar
njëherë e përgjithmonë
në zemrën time dozën e gjakut që e mbush
dhe meqë
e kam në duar lakuriqësinë tënde,
vështromë mua,
vështromë,
vështromë mbi këtë det ku rrezatues eci përpara,
vështromë sonte ku lundroj,
dhe ku deti dhe nata janë sytë e tu.
Nuk kam dalë jashtë teje kur largohem.
Tani do të ta them :
toka ime do të jetë e jotja,
po nisem ta pushtoj,
jo vetëm për ty
por për të gjithë,
për tërë popullin tim.
Një ditë zaptuesi do ta braktisë kullën.
Do ta shporrim pushtuesin.
Të gjitha frytet e jetës
do të rriten në të miat duar
që më parë njihnin vetëm barutin.
Dhe do të di të përkëdhel çdo lule të re
falë mësimeve të tua të dashurisë.
E ëmbël, e adhuruara ime,
ti do të vish me mua të luftosh trup më trup :
puthjet e tua jetojnë në zemrën time
si çarçafë të kuq
dhe nëse unë bie, do të ketë
dhé për të më mbuluar
por do të jetë dhe ajo dashuria e madhe që ma solle
dhe që do të ketë jetuar në gjakun tim.
Ti do të vish me mua,
të pres në këtë orë,
në atë orë, në çdo orë,
të pres në të gjitha orët.
Dhe kur të dëgjosh trishtimin e urryer
duke trokitur në kanatin tënd,
thuaji se unë po të pres,
dhe kur vetmia do të dojë që ti ta ndërrosh
unazën ku është shkruar emri im,
thuaji që të vijë të më flasë,
se më është dashur të shkoj sepse jam një ushtar
dhe se aty ku jam,
nën shi apo
zjarr,
dashuria ime, unë po të pres.
Të pres në shkretëtirën më të mundimshme,
të pres pranë limonit në lule,
ngado ku jeta do të mbahet e fortë
dhe ku lind pranvera,
dashuria ime, unë po të pres.
Dhe kur të të thonë : « Ky njeri
nuk të do », oh ! kujtohu pak
që këmbët e mia janë të vetmuara në terr, në kërkim
të këmbëve të buta të vogla që i adhuroj.
Dashuria ime, kur të të thonë
se të kam harruar, edhe po
të jem unë që ta thotë këtë,
edhe kur të ta them unë
mos më beso,
e kush do të mundej, si do të mundej
të të shkëpusnin nga gjoksi im,
e kush do ta merrte atëherë
gjakun e damarëve të mi që rrjedh drejt teje ?
Por unë s’mund ta harroj
popullin tim.
Do të luftoj në çdo rrugë
dhe i fshehur pas çdo guri.
Edhe dashuria jote më mbështet :
ajo është një lule në gonxhe
që më mbush me aromën e saj
dhe që befas, si një yll i stërmadh,
shpërthen tek unë.
Dashuria ime, është natë.
Uji i zi përreth meje
dhe bota në gjumë.
Por dita do të zbardhë,
e ndërkohë po të shkruaj
për të të thënë : « Të dua. »
Për të të thënë « Të dua », ruaje,
pastroje, ngrije,
mbroje
dashurinë tonë, zemrën time.
Po ta besoj ty ashtu siç lëmë
një grusht dhé me farërat e veta.
Nga dashuria jonë jetë të tjera do të lindin.
Nga dashuria jonë do të pijmë ujë.
E një ditë ndoshta
një burrë
dhe një grua
si ne të dy
do ta prekin këtë dashuri që do ta ketë ruajtur forcën
t’i djegë duart që e prekin.
E kush do të kemi qenë ne ? E ç’rëndësi ka ?
Ata do ta prekin këtë zjarr
dhe zjarri, e ëmbla ime, do të thotë thjesht emrin tënd
dhe timin, emrin që vetëm ti
do ta kesh ditur sepse vetëm ti
mbi këtë tokë e di
kush jam, dhe se askush s’do të më ketë njohur si ti,
si njërën prej duarve të tua,
dhe askush
s’do të ketë ditur as si as kur
zemra ime ndezi vetëm
sytë e tu të mëdhenj e të kaftë,
gojën tënde të gjerë,
lëkurën tënde, gjinjtë e tu,
barkun tënd, rropullitë e tua
dhe atë zemër që unë e kam zgjuar
të këndojë
deri në ditën e fundit të jetës tënde.
Dashuria ime, po të pres.
Mirupafshim, dashuri, po të pres.
Dashuri, e imja dashuri, po të pres.
Po e mbyll tani këtë letër
pa trishtim, aspak : këmbët e mia
janë aty, të ngulura mirë në tokë,
dhe dora ime të shkruan në udhë :
në mes të jetës, gjithmonë
do të mbahem
përkrah mikut, përballë armikut,
me në gojë emrin tënd,
me një puthje që kurrë
s’i është shmangur tëndes.

Perseri... Neruda
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Shume te bukura poezite qe keni sjelle.
Misty,kush e ka perkthyer poezine e mesiperme te Nazim Hikmetit?
Mbase e kam gabim,por duket e thate.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Shume te bukura poezite qe keni sjelle.
Misty,kush e ka perkthyer poezine e mesiperme te Nazim Hikmetit?
Mbase e kam gabim,por duket e thate.

U mundova ta verifikoj tani por, duhet te jete anonim... Une nuk e njoh mire poezine e Hikmet ne pergjithsi ndaj edhe sdi te te them sa i realizuar eshte perkthimi e pershtatja nga origjinali... Ama ne teresine e saj mbetet poezi shume e bukur :))
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Dashuria është buzëtrashë dhe vërëngushtë
mollë Adami që fryhet në grusht:

dashuria ka nëntë thimtha dhe një sy,
me kërthizë dhe veshë, në një gju:

dashuria ka një këmbë maskuar si penis,
ka urinë flokësh venave përmidis:

dashuria ka pulse me vulva dhe pështyma,
ka një gisht që kruan trysa

dashuria ka një thua dhëmballe në dermë,
kordë zanore puçrrash dhe spermë:

dashuria ka ninëza të lëkurta dhe të tulta,
me frethe rrudhash në sqetulla:

dashuria ka një kallo bërë nga hejza,
qime në gjuhë, nyje në venëza:

dashuria kafshon, me një nofull të mpitë,
të gjitha cicat, në të gjitha rropullitë.


Edoardo Sanguineti
Perktheu nga origjinali: Erion Kristo
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Sa I pameshirshem ky Erioni.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Nuk besoj më në fjalët e poemave,
sepse nuk ngrejnë asgjë
e asgjë nuk bëjnë.
Dikur kishte poema që e dërgonin një luftëtar t’ia shqyenin grykën,
por me grykë të shqyer
luftëtari ishte i vdekur,
e ç’i mbetej pastaj nga lavdia ?
E kam fjalën, nga zelli i vet ?
Asgjë.
Ishte i vdekur,
e kjo shërbente për të edukuar nëpër klasa gomerët dhe të bijtë e gomerëve që do të vinin pas tij e
që kanë shkuar në luftra të reja
atomikisht të kurdisura,
më duket se ka një gjendje ku luftëtari
me grykë të shqyer
dhe i vdekur, qëndron aty
vazhdon të luftojë
dhe të bëjë përpara,
nuk ka vdekur ai,
ec përpara për përjetësinë.
Por kush do të donte kështu
përveç meje
E mua, le të vijë pra ai që do të ma shqyejë grykën
po e pres.

Antonin Artaud (1896-1948)
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

BALADA E DASHURISE SE VONE

Dashuri që vjen aq vonë,
më sill të paktën prehje :
ti dashuri e vonuar, nga ç’udhë
endacake vjen tek vetmia ime ?
Dashuri që më ke kërkuar pa të kërkuar,
nuk di kush vlen më shumë :
fjala që do të më thuash
apo ajo që unë s’e them dot…
Dashuri… Nuk ke ftohtë ti ? Jam Hëna :
Kam vdekjen e bardhë dhe të vërtetën
e largët… Mos m’i jep trëndafilat e tu të freskët ;
jam shumë e ngrysur për trëndafila. Më jep detin…
Dashuri që vjen aq vonë, ti s’më ke parë
dje kur këndoja në fushën me grurë…
Dashuri e heshtjes dhe lodhjes sime
Të paktën sot, mos më bëj të qaj.

Dulce Maria Loynaz
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Rri urtë o brenga ime...


Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë
Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani
Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,
Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.

Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,
Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti
Të poshtër zhgryhen krejt ndërsa pendime u vinë,
O Brengë, nëma dorën, me mua eja e rri

Larg tyre. Shih si kërrusen gjith'vjetët e harruar
Lart nga ballkoni i qiellit me petka të vjetruar,
Si ngrihet Mall' i hidhur nga ujrat buzëgaz

Nën urë Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
Dhe, si qefin ne Lindje, nga hijet ndjekur pas,
Dëgjo, dëgjo, e dashur, si ecë e ëmbël Nata.


Charles Baudelaire
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

NJE YLL DRURI…

Një yll blu druri,
kjo formë rombesh të holla. Sot, nga
më e reja prej duarve tona.
Fjala, ndërsa
ti shpejton kripën e natës, vështrimi
sërish kërkon strehën prej qelqi :
– Një yll, vëre,
vëre yllin në natë.
(– Në timen, në
timen.)

Paul Celan .... :))
 
Back
Top