Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Dashuria

Ja pyll` i vjeter perallor!
Bje ere lule bliri!
Nga zjarr` i henes cudiplot
M`u magjijua gjiri.

Po vinja larg , si vinja larg ,
Bucet prej naltesije :
Bilbili flet per dashuri
E dhembje dashurije.

Kendon per dhembj` e dashuri ,
Per qeshj` e te lotuar ,
Kaq idhur kendon kaq embel vajton ,
Zgjon endrat q`u paten harruar.

Po vinja larg , si vinja larg ,
Me del ashtu papritur
Perpara nje keshtjell i math
Me kulmet lart te ngritur.

Dritaret mbyllur , dhe kudo
Nje heshtj` e zi perjete;
Dhe dukej , sikur vdekja banon
Ne keta mure te shkrete.

Perpara portes ish nje sfinks ,
Perbindsh i tmershem` e gazmuar ,
Me trup e putra si nje luan ,
Nje femer me kok` e krahruar.

Nje femer e bukur!I bardhi veshtrim
Deshire te eger theshte;
Dhe buz` e heshtur vij si harg ,
Pranim pa ze buzeqeshte.

Bilbili kendonte aq embelsisht ,
Me s`kisha te duruar –
Dhe kur e putha tiparin hirplot
Me vete pata mbaruar.

Fytyr` e mermert` u be me shpirt ,
Zu guri psheretime –
M`i piu te puthurat si zjarr
Me etj` e me pervelime.

Ma piu pothuaj frymen krejt –
Pastaj me epsh te lakmuar ,
Zu me pushtoj e te mjerin trup
Me putra m`a pat coptuar.

Mundime te embla , dhembj` e defrim!
E vojtj` e gas i pamatur!
Ndaj puthja me deh , kuptoj nje tmer ,
Prej putrash duke u cvatur.

Bilbili i-a thesh : “ O i bukuri sfinks!
O dashuri!c`do te thote ,
Qe ti me mundim te pavdekshem bashkon
Gjith lumterirat ne bote?

“O i bukuri sfinks!Te fshehten m`a sgith,
Cudin` e kesaj jete!
Kam rrahur une trurin t`im
Per te me mijra vjete.“


H.Heine
Perktheu Lasgush Poradeci
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

N’për mbrëmjet verore do shkoj unë shteg më shteg,
Duke shkelur barin, nga gruri i pickuar,
Ëndërrues, do ndjej freskinë, me këmbë do t’i prek,
Do lë erën t’më vadisë kokën e zbuluar.

Nuk do mendoj asgjë, nuk do të flas aspak,
Por dashuri e pafund do m’mbushë shpirtin mua,
E do t’shkoj, larg, larg, si ndonjë endacak,
I lumtur n’për Natyrë si t’isha me një grua.

Arthur Rimbaud
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

HERMANN HESSE

Lutje

Kur dorën e vogël me jep dhe ajo
Kaq shumë të pathëna më thotë,
Mos pyeta vallë më të kotë:
Më dashuron apo jo?

Nuk dua që ti të më dashurosh
Po veç të të ndjej këtu, pranë,
Dhe ndonjëherë, ashtu, si mënjanë,
Dorën të më takosh.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Bob Dylan

ata dy çunat
aty në udhën qorre përballë
e vënë Bob Dylanin
natë e ditë
në manjetofon

ia ngrejnë zërin
në kupë të qiellit
dhe është përnjëmend
një manjetofon i mirë

tërë fqinjët rreth e rrotull
dëgjojnë Bob Dylanin
falas

dhe jam unë që e dëgjoj më
falas nga të gjithë
sepse banoj në udhën qorre
mu përballë

e dëgjoj Dylanin kur dhjes
e dëgjoj Dylanin kur palloj
e madje edhe kur përpiqem të fle

nganjëherë i shoh
jashtë në trotuar
çunakë të mbajtur mirë
kur dalin të blejnë
ushqim
dhe letër higjienike

dhe ata formojnë një nga çiftet
më tërheqës
aty rrotull

Bukowski.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Mirë se erdhe lamtumirë (Bidaya barana)

Gjatë natës ka rënë shi deri në orën katër –
në ajrin e qullur
mëngjesi ka qëndruar, i ndalur
qielli i zbehtë duket sikur ka mbyllur sytë
si i dërrmuar nga pagjumësia.
Orët ecin këmbëlehta
mbi bregun e lagur të reve.
Tufa mendimesh, hije të paqarta,
më fluturojnë nëpër shpirt
reflekse ngjyrë-lehta të trishtimit tim.

Kam dëshirë që t’i kap në fluturim
e t’i mbaj
do t’i lidh me anë të shkrimit them
fjalët më shmangen e shkojnë.
Nuk janë as qarje as qeshje
nuk është as reflektim as urtësi
janë pamje të zbehura tashmë
këngë të zhveshura
nga fjalët
ngjyra të kuqerremta pa ngrohtësi
kujtime e harrime –
që kompozojnë së bashku si një figurë
ëndrrat që do të kalojnë
me kokën e kthyer nën vello
sedërthyer.

Thirre, më thotë zemra
thirre pra një herë
atë pasagjeren e anijes në largim
që të kthehet.
Në këtë muzg ngrije drejt saj
llampën e mbrëmjes
e festoja lamtumirën.
Thuaji, « ti je reale, ti je e ëmbël
është dhimbja jote që sot fshihet
në boshllëkun që ndan lulëzimin
në pranverë
dhe rënien e luleve.
Bileta jote me shkronja të zbukuruara është gjithkund
në blunë në të gjelbërtën në të artën
dhe në ngjyrën e lulëkuqes ».

Kështu zemra ime sot merr udhë
mbi valët e lëmuara të drurit palasha* në lulëzim
nën dritën e papritur duke shkaktuar

një shkarje
mes reve të thyera.


Rabindranath Tagore


*Palâsha : emër i një druri lulet e të cilit të verdha, portokalli apo të kuqe si sqep papagalli lulëzojnë në prill.
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Quando ci separammo

Quando ci separammo
In lacrime e in silenzio,
Coi nostri cuori infranti,
Per anni abbandonandoci,
La tua guancia divenne fredda e pallida;
Piú gelido il tuo bacio ;
In verità quell'ora ci predisse
Di questa il gran dolore!

La rugiada del mattino
Fredda mi si posò sul ciglio;
Mi apparve come il segno
Di ciò che provo ora.
Ogni tuo giuramento s'è spezzato,
La tua reputazione è fragile :
Pronunciano il tuo nome
Enumerandone tutte le vergogne.

Avanti a me pronunciano il tuo nome,
Come un rintocco funebre ai miei orecchi;
E mi percorre un fremito —
Perché tu mi fosti sí cara?
Essi non sanno che un tempo ti conobbi,
Che ti conobbi bene :
A lungo, a lungo ti dovrò rimproverare,

Ed è troppo difficile parlarti.
Segretamente noi ci incontravamo:
Ora in silenzio mi affliggo
Che il tuo cuore abbia già dimenticato,
Che il tuo spirito m'abbia ormai ingannato.
Se io ti dovessi incontrare
Dopo un lungo periodo di anni,
Come potrei donarti il mio saluto? —
Con silenzio e lacrime.

Lord Byron
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

e bukur :)

nga Gabriele D'Annunzio

Shiu ne pishnaje

Hesht. Ne pragjet
e pyllit nuk degjoj
fjalet qe thuhen
njerezore; por degjoj
fjale me te reja
qe flasin pikeza e flete
te largeta.
Degjo. Bie shi
nga rete e shperndara.
Bie mbi marete
e kripura e te thara
bie mbi pisha
te kreshperta e te leskruara,
bie mbi mersinat
hyjnore,
mbi gjineshtrat xixelluese
me lule te tufezuara,
mbi dellinjat e shpesha
me kokrra t’erekendshme,
bie mbi fytyrat tona
pyjore,
bie mbi duart tona
cullake,
mbi veshjet tona
te lehta,
mbi mendimet e fresketa
qe çel shpirti
ne rrefime,
mbi perallen e bukur
qe dje
te mashtroi, qe sot te mashtron,
o Ermion.

***

Degjon? Shiu bie
mbi barishten
vetmitare
e nje frushellime qe rri
e leviz n’ajer
sipas degeve
me t’rralla, pak t’rralla
degjo. I pergjiet
vajtimit me kenge
gjinkalla
qe vaji i stuhise
s’e frikeson
as qielli i perhirte.
E pisha
ka nje tingull, e dellinja
tjeter tingull, e gjineshtra
tjeter akoma, vegla
te ndryshme
ner gishta te panumert.
Dhe te zhytur
ne jemi ne shpirtin pyjor,
frymore me jete te drunjte;
e fytyra e jote e dehur
eshte njomur nga shiu,
si nje gjethe,
e leshrat e tua
kundermojne sikur
gjineshtrat rrezore,
o krijese tokesore
qe e ke emrin
Ermione.

***

Degjo, degjo. Akordi
i gjinkallave ajrore
pak nga pak
me i shurdhet
behet nen vajtimin
qe rritet;
po nje kenge aty perzihet
me e ngjirrur
qe nga poshte ngrihet
nga e ujshmja hije e larget.
Me e shurdhet, me e mekur,
pakesohet, shuhet.
Vetem nje note
ende dridhet, shuhet,
rizgjohet, dridhet, shuhet
Nuk degjohet zeri i detit.
Tani degjohet mbi degen e tere
me shushurime
shiu i argjendte
qe kullon,
me shushurime qe nderron
sipas degeve
me t’plota, pak t’plota.
Degjo.
Bija e ajrit
ka heshtur; por bija
e lymit te larget,
bretkoca,
nen hijen me te thelle kendon,
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi qerpiket e tu
Ermion.

***

Bie shi mbi qerpiket e tu te zinj
sa dukesh sikur qan
por nga kenaqesia; jo e bardhe
pothuajse gjelberoshe,
sikur te dilje nga levozhga.
Jeta e jone eshte e fresket
e erekendshme,
zemra ne gjoks eshte si pjeshka
e paprekur,
permes qepallave syte
si burime neper bar,
dhembet ne gezhoja
jane si bajamet e athta.
E shkojme nga driza ne drize,
-here ngjitas, here veças
(dhe bari fort i eger
na i lidh thembrat
ngaterron gjunjet)
kushedi ku, kushedi ku!
E bie shi mbi fytyrat tona
malore,
bie mbi duart tona
cullake,
mbi veshjet tona
te lehta,
mbi mendimet e fresketa
qe shpirti çel
ne rrefime,
mbi perallen e bukur
qe dje
me mashtroi, qe sot te mashtron
o Ermion.


perktheu Islam Spahiu
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Nga J.W.GOETHE


PAMJE MALORE

Ky diell i ndritur, i gezuar ,
Can udhe qiellit pa pertim ,
Krejt boten do per ta pushtuar ,
Veshtron ngado pa nje ndalim !

Shih perendesha* po derdh lote ,
Kjo moter resh e bijez qielli ,
Ndaj do t`ja fale i prekur fort ,
Vecse asaj cdo rreze dielli !

Dhe kaq dhimbje e fergellime ,
Pergjon si loti rrjedh rreke ,
C`pasion i zgjojne kaq trishtime ,
C`e puth cdo pike qe shket perdhe !

Ajo veshtrimin e paskaje
E kap e sheh ne lartesi.
Cdo perle do atij t`i ngjaje ,
Cdo perle mban pamjen e tij !

Plot ngjyra e nen hark te ndritur
I cel fytyra gezimplot ,
Drejt tij versulet shpirtzhuritur ,
Por ah , ate s`e kapka dot !

Keshtu dhe mua , c`fat i vrazhde ,
Prej meje , mike , iken , shkon !
Dhe po te jem si diell i arte ,
Ky fron c`me duhet , c` me ndihmon !


* Ylberi

Shqiperoi P.Jorgoni
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

E dua trupin tim kur është me trupin tend.
Eshtë diçka fantastike.
Muskuj të tendosur e voluptet.
e dua trupin tend, i dua lëvizjet e tij,
dua atë çka bën, më pëlqen të ndjej
shtyllën kurrizore të trupit tend e gjithë
dridhjen e embel të eshtrave
e atë vibrim të skajit te tij që dua ta
puth, ta puth, ta puth papushim.
të puth plot zjarr çdo pjesë të trupit tend,
e dua atë përkëdhelje të bute të cikjes
me pushin e gëzofit tend elektrik e
mishin që hapet e sytë e tu plot shkëndija,
e për më tepër dua përplitjen tende
poshte meje një gjë kaq fantastike !

E .E. CUMMING
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

J.W.Goethe

KUSHTIM

Mengjezi erdh , dhe hapi i tij i lehte
Ma ngriti gjumin qe me kish ne gji,
Une ika malit nga kasoll` e qete ,
Duke u endur me nje shpirt te ri;
Ma mbushte zemren me defrim e jete
Lulja e vesuar gjithe njomeshti ;
Nje drite hareje befas niste e ndrinte
Perterinte boten qe te me perterinte.

Dhe si po ngjitesha nga lumi i delire
Pluskonte larg nje mjegull pa pushim.
Ajo me futi ne nje mugetire ,
Ma vrenjti rretheqark veshtrimin tim :
S`do ta shijoja pamjen aq me hire ,
Ngaqe u mblodh nje muzg , nje turbullim ;
Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar ,
I vetem e mes territ i mbuluar.

Menj`here dielli u duk te depertoje ,
Ne mjegull u nderpa nje qartesi.
Ketej zu muzgu tatepjete te shkoje ;
Andej te ngjite pyll e lartesi.

Si desh ky syri im qe ta veshtroje ,
Pas territ diellin , me me bukuri !
Lufte e tejdukshme s`kishte perfunduar,
Erdh nje shkelqim , dhe mbeta i verbuar.

Nuk ta them emrin. Shumekush mbi toke
Ta thote shpesh , te quan si te tij ,
Sikur per shenje ty te ka ne koke ,
Po drita jote i sjell veshtiresi.
Ah , kur gaboja , kisha shume shoke ,
Sot qe te njoh , jetoj krejt ne vetmi ;
Sa lumturine e ndiej vetem fare ,
S`ia shfaq asnjerit driten magjistare.

Ajo po qeshte e tha : - Tani kupton
Pse ta zbulova aq pak kete pelhure !
Sapo shikon qe rende me s`gabon ,
Sapo me s`je cunak ti , si moskurre ,
Dhe nuk permbush detyren posi burre !
Sa shquhesh ti ngado per ndonje vlere ?
Kupto , jeto ne paqe me te tjere !

Me fal , bertita , s`kisha keqmendim ;
T`i hap se koti syte e mi perhere ?
Vullnet gazmor jeton ne gjakun tim ,
E njoh dhuraten tende plot me vlere !
Te tjeret do t`i mbush me ate bekim ;
Me s`do ta fsheh talentin asnjehere !
Kerkova rrugen aq me dashuri ,
Dhe mos t`ua them vellezerve te mi ?

Dhe sic po flisja , qenja e mrekulluar
Me pa me zemer dhe me meshirim ;
Ne syte e saj sakaq pata lexuar
Cfare kisha bere drejt e cfare gabim.
Me qeshi , e ndieva veten te sheruar ,
Per gaz te ri m`u ngrit mendimi im ;
Tani , pra , mundja , me besim pa ane ,
T`i qasesha , ta shihja me nga prane.

Ajo e zgjati doren qe ta kape
Te lehte si dhe pahun avullor ;
Dhe duk` e prekur fillmendafshten nape
Kjo shkriu , u zhduk rrethimi mjegullor.
E shtija syrin mbi lugine prape ,
Mund ta sodisja qiellin madheshtor ;
Asaj i derdhej cipa m`e kulluar
Rreth shtatit t`hijshem duke valezuar.

- Te njoh , ta di cdo dobesi te kote ,
T`i di te mirat qe ti ke gjithnje , -
Me tha keshtu , perjete e ndiej si thote. –
Pra , merr c`te taksa prej qekuri : asgje
Nuk i mungon te lumturit ne bote ,
Qe merr kete dhurate qe u perbe
Me muzg mengjesi e diell qartesie :
Prej se vertetes – cipe poezie.

Kur ti dhe miqte ndieni zagushi
Ne mes te dites , hidheni ne ere !
Sakaq ju mvesh me ledha nje freski ,
Nje afsh e duf prej lulesh plot me ere ,
Pushon t`ju shqetesoje dheu i zi ,
Si shtrat i bute behet varri i mjere ,
Qetohet vala e jetes se terbuar
Dhe dita e nata ndritin pa pushuar.

Pra , eni shoke , kur duke renduar
Ngarkese e jetes shume ju mundon ,
Kur udhen tuaj fati i mrekulluar
Me lule e peme t`arta jua bekon ,
Drejt dites s`ardhme shkojme te bashkuar !
Ajo ne jeten vjen na lumturon
Dhe niperve , kur t`ikim pergjithmone ,
Iu befte gaz kjo dashuria jone !


Perktheu Lasgush Poradeci
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Nënë,
nëna e ditës,
nëna e natës,
nënë,
nëna ime,
aroma e trupit tënd,
buzëqeshja,
heshtja jote,
lotët,
nuk janë më pluhur,
nuk janë më imazhe të zymta,
nuk janë më kujtime skeletike.

Nënë,
nëna e të tjerëve,
nëna ime,
ku është shpirti i botës ku ti nuk je më?
ku është shpirti yt, ku fle trupi yt?
ku është shpirti yt ku trupi im qetesohet?

Nënë,
nëna e orëve,
nëna e boshllëkut,
nënë
ku je?

Yves Mabin Chennevière
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

I dashur, më ler të iki vetëm për një vit, të lutem
Po shkoj tani me pushime për vitin shabatik të martesës
Që nga ajo dita që i jemi betuar njëri-tjetrit për unazë
Të dy krah më krah
Për të mirë e për të keqe
Kemi mbërritur deri këtu të fortë e plot guxim
A ka oaz në shkretëtirë
Apo është oazi që ka shkretëtirën e vet ?
Sidoqoftë, kemi lëshuar rrënjë aty
E degët janë rritur e ngatërruar
Por tani, më ler të iki vetëm për një vit, të lutem
Edhe ushtarët e kanë një leje
Edhe punëtorët kohën e pushimit
Edhe vetë kërkuesit e qetë
Ikin të frymëzohen për një vit shabatik
Tani edhe unë po ia jap vetes një vit pushim si ata
I dashur, më lër të iki vetëm për një vit, të lutem
E do të vij pasi ta kem gjetur veten.

Moon Chung-Hee
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ç’të bëj me këtë trup që m’është dhënë,
kaq i imi, kaq intim ?
Nëse jam në jetë, i lumtur që marr frymë,
pa më thuaj, kë duhet të bekoj ?
Jam kjo lule e ky kopshtar,
larg vetmisë, i burgosur mbi tokë.
Shoh frymën time të jetës që bulëzon
mbi qelqin e pastër të përjetësisë.
Duke bërë një figurë,
të panjohur deri këtu.
Hukama avullon pa lënë gjurmë,
por një formë, asgjë s’mund ta prishë.

Ossip Mandelstam
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

HOMAZH NDAJ JETES

Është bukur të kesh zgjedhur
Një banesë të gjallë
Dhe ta strehosh kohën
Në një zemër të vazhduar,
Dhe t’ia kesh parë duart
Duke u shtrirë mbi botën
Si një mollë
Në një bashtinë të vogël,
Ta kesh dashur tokën,
Hënën dhe diellin,
Si njerëz të familjes
Që s’kanë një të dytë,
Dhe t’ia kesh besuar
Botës kujtesën tënde
Si një kavalier drite
Në shalën e zezë,
T’iu kesh dhënë fytyrë
Këtyre fjalëve : grua, fëmijë,
Dhe shërbyer si breg
Për kontinente endacakë,
Dhe ta kesh cekur shpirtin
Me lëvizje të vogla rremash
Për të mos e trembur
Me një qasje të beftë.
Është bukur të kesh njohur
Hijen nën gjethnajë
Dhe ta kesh ndjerë moshën
Që zvarritet mbi trupin e zhveshur,
Ta kesh shoqëruar mundimin
E gjakut të zi në dejet tona
Dhe praruar heshtjen
Me yllin Durim,
Dhe t’i kesh tërë këto fjalë
Që lëvizin në kokë,
E të zgjedhësh më pak të bukurat
Për t’iu bërë një festë të vogël,
Të kesh ndjerë jetën
Të ngutur e të pa dashur
E ta kesh mbyllur
Në këtë poezi.

Jules Supervielle
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Udhëtar, udha
janë gjurmët e hapave të tu
dhe kaq ; udhëtar
nuk ka udhë
udha bëhet duke ecur.
Udha bëhet duke ecur
dhe kur i kthejmë sytë nga prapa
shohim shtegun që kurrë më
s’duhet ta shkelim.
Udhëtar, nuk ka udhë
ka thjesht hulli mbi det

Antonio Machado (1875-1939)
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

I dashur, më ler të iki vetëm për një vit, të lutem
Po shkoj tani me pushime për vitin shabatik të martesës
Që nga ajo dita që i jemi betuar njëri-tjetrit për unazë
Të dy krah më krah
Për të mirë e për të keqe
Kemi mbërritur deri këtu të fortë e plot guxim
A ka oaz në shkretëtirë
Apo është oazi që ka shkretëtirën e vet ?
Sidoqoftë, kemi lëshuar rrënjë aty
E degët janë rritur e ngatërruar
Por tani, më ler të iki vetëm për një vit, të lutem
Edhe ushtarët e kanë një leje
Edhe punëtorët kohën e pushimit
Edhe vetë kërkuesit e qetë
Ikin të frymëzohen për një vit shabatik
Tani edhe unë po ia jap vetes një vit pushim si ata
I dashur, më lër të iki vetëm për një vit, të lutem
E do të vij pasi ta kem gjetur veten.

Moon Chung-Hee

Bukur, por nuk do te kthehet me!
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ti më braktis
Jo atëherë kur nisesh.
Lermë, shko, vogëlushja ime,
Është vonë, mbathja, shpëto !
Më tepër se kur vjen tek unë
Më pëlqen kur vonohesh.
Munguese, të kam më pranë.
Ti më flet. E unë të shoh.
Më pak të afërt, më të ngjitur,
Më pak të gjallë, më prekëse,
Ti më përndjek, e më magjeps !
S’kam më nevojë për ty.
Por tashmë e zbehtë, e paqenë,
E turbullt, nguruese, jo besnike,
Ti tretesh në kohë.
E pakapshme, rebele,
Ti më ikën, e unë të thërras.
Ti më mungon, e unë të pres !

Paul Géraldy
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Ti s’do të ishe një grua
po të mos dije aq mirë
të bësh e të ribësh një shpirt tëndin,
një shpirt të ri me një asgjë.
Në këtë lojë, mençuria jote është e tillë
Që, sa herë që të shoh
Ti bën gjoja je e re,
E ti ma hedh gjithmonë.

Paul Géraldy ..... :))
 
Përgjigje e: Poezi nga poetë & shkrimtarë të famshëm të Letërsisë Botërore

Henri Michaux (1899-1984)

JETA IME

Ti po shkon pa mua, jeta ime.
Po ecën.
Dhe unë pres ende të bëj një hap.
Ti e shpie diku tjetër betejën.
Lermë të shkretë kështu.
S’të kam ndjekur kurrë.
Nuk shoh aq qartë në dhuratat tua.
Atë pak që dua, ti s’ma sjell kurrë.
E kjo mungesë, më bën të dëshiroj aq shumë.
Aq shumë gjëra, pothuaj pambarim…
Ja, për kaq pak që mungon, e që ti s’e sjell kurrë.
 
Back
Top