• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Policia e Shtetit nis hetimet për review negative ndaj bizneseve te zarrave Noizy, Luca

God fuckin damnit. Here here me duket forumi si Koreja e jugut me të veriut 😂 Jemi të gjithë shqiptarë ama këta të Shqipërisë me diferenca të tmerrshme kulturore dhe konceptuale me ne që jetojmë jashtë. Kam filluar të krijoj bindje të plotë se një pjese të madhe të popullsisë atje në shqiperi i është shpëlarë truri komplet, si ky i rrjedhuri lucida 😂
Është vepër penale të japësh review negative thotë 😂
 
Injorantet do hetojn se pse njerzit japin review negative ndaj ktyre biznese. Po ato po te ishin fake review google i fshin automatikisht, o copa mishi me dy sy. Asnje shtet ne bote nuk meret me keto budalliqe, bo bo, tamom si ne kohen e monizmit, filluan me flete rrufe 😂
Po mire ti ku e degjove qe po bejne hetime per noizin dhe lucen?? Se une e degjova ket video qe na solle dhe ai po flet per nje sulm bizneseve shq, kundra turizmit shq. E kuptoni qe jeni bere dele te manipulume oer cdo gje??? Qe te menyra si i titullon temat!!!
 
God fuckin damnit. Here here me duket forumi si Koreja e jugut me të veriut 😂 Jemi të gjithë shqiptarë ama këta të Shqipërisë me diferenca të tmerrshme kulturore dhe konceptuale me ne që jetojmë jashtë. Kam filluar të krijoj bindje të plotë se një pjese të madhe të popullsisë atje në shqiperi i është shpëlarë truri komplet, si ky i rrjedhuri lucida 😂
Është vepër penale të japësh review negative thotë 😂
Nuk thashë është vepër penale të japësh review negative. E thashë në përgjithësi se kush bën shpifje, qëllimisht për të dëmtuar reputacionin e tjetrit është kundërvajtje penale. Dhe rregulloje argumentin se je duke bërë ad hominem kur merresh me tjetrin.
 
God fuckin damnit. Here here me duket forumi si Koreja e jugut me të veriut 😂 Jemi të gjithë shqiptarë ama këta të Shqipërisë me diferenca të tmerrshme kulturore dhe konceptuale me ne që jetojmë jashtë. Kam filluar të krijoj bindje të plotë se një pjese të madhe të popullsisë atje në shqiperi i është shpëlarë truri komplet, si ky i rrjedhuri lucida 😂
Është vepër penale të japësh review negative thotë 😂
Kshu mund te them dhe une per disa por sdu me dal jashte etike dhe as me plas me thene te drejten, kush ka mend kupton, kuptohet.
 
Kshu mund te them dhe une per disa por sdu me dal jashte etike dhe as me plas me thene te drejten, kush ka mend kupton, kuptohet.
Nuk ja vlen diskutikimi me të, ai e ka mendjen për të ofenduar siç bëri me mua. Mos ja merr për bazë, lëre, e ka problemin me veten. Kujton se është më i mirë se të tjerët dhe mendimet e të tjerëve nuk vlejnë se ai jeton "jashtë".
 
Po mire ti ku e degjove qe po bejne hetime per noizin dhe lucen?? Se une e degjova ket video qe na solle dhe ai po flet per nje sulm bizneseve shq, kundra turizmit shq. E kuptoni qe jeni bere dele te manipulume oer cdo gje??? Qe te menyra si i titullon temat!!!
Goce ti mire qe nuk ndjek lajme po vjen me vrull dhe futesh si pilaf.

Ja biznesi Luces qe i jane ulur review

Rozafa - Fish City
https://share.google/4conqG7LaDRh5jlW9

Ja dhe ushtari tjeter i rames (Noizy)

GATE03
https://share.google/3GsBHv313RBDJk5hk
 
Goce ti mire qe nuk ndjek lajme po vjen me vrull dhe futesh si pilaf.

Ja biznesi Luces qe i jane ulur review

Rozafa - Fish City
https://share.google/4conqG7LaDRh5jlW9

Ja dhe ushtari tjeter i rames (Noizy)

GATE03
https://share.google/3GsBHv313RBDJk5hk
Ti degjon lajme??? 🙄 na solle videon per ku flitet per nje sulm me over 10 thousand reviews per business shqiptare ne qytete te ndryshme dhe me titull tjeter per tjeter vetem pse keto te dy jane pro Rames. Ok se u jap une 5 ylla ketyre me balancu ca i ule ti kot nga inati jo se ke qene atje lol
 
Zana, a e di ti që në të shumtën e kohës njerëzit flasin për politikën se ajo i prek drejtpërdrejtë në jetën e përditshme ? Këto tema janë tema politike.
Edhe politika ka limitet dhe rregullat e saja … k’tu vetem politike qe nuk lexojme me .. por nje tufe qensh te terbuar qe perdorin politiken per mashtrime , manipulime dhe per interesat personale te tyre .

Prandaj edhe k’to tema tashme e kane kaluar kufirin e normalitetit .
 
Ti degjon lajme??? 🙄 na solle videon per ku flitet per nje sulm me over 10 thousand reviews per business shqiptare ne qytete te ndryshme dhe me titull tjeter per tjeter vetem pse keto te dy jane pro Rames. Ok se u jap une 5 ylla ketyre me balancu ca i ule ti kot nga inati jo se ke qene atje lol
Ky ben pikerisht ate qe po thote policia e shtetit qe jep review negativ pa qen realisht ne bisnesin qe po ul.
Nuk arrij ta kuptoj, jep review negativ per bisnesin vetem se ka inat politikisht pronarin.
 
Ky ben pikerisht ate qe po thote policia e shtetit qe jep review negativ pa qen realisht ne bisnesin qe po ul.
Nuk arrij ta kuptoj, jep review negativ per bisnesin vetem se ka inat politikisht pronarin.
Nëse pronari është gomar dhe ekspozohet politikisht, merr pasojat në kurriz.
 

Gjergj Luca, nga spiuni i Sigurimit te 'by*ëlëpirësi' i Edi Ramës: 10 vjet me pseudonimin 'Figuranti'"


Shkruar nga Pamfleti
Gjergj Luca, nga spiuni i Sigurimit te 'by*ëlëpirësi' i
Figuranti /
Trafikanti peshkatar reagon ndaj komentuesve që e quajnë shërbëtor të Ramës, por hesht kur i kujtojnë se nga 17 deri në 27 vjeç ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit. Rekrutuar me këmbënguljen e të atit për ta shpëtuar nga burgu, ai firmosi si 'Figuranti' dhe spiunoi shokët hajdutë për t'i shpëtuar burgut. Vetë e ka rrëfyer më 27 dhjetor 2023 në 'Opinion'...
Trafikanti peshkatar Gjergj Luca u vërsulet të gjithë komentuesve në "FB" që e etiketojnë me nofka përçmuese si shërbëtor "by*ëlëpirës" i kryeministrit, duke i kujtuar se e bën si detyrim për pasuritë e fondet shtetërore që i ka dhuruar, lejimin e evazionit fiskal dhe paprekshmërinë për trafikimin e drogës.

Por "ideologu" peshkatar nuk reagon ndaj asnjë komentuesi që i kujton se ai ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit në Tiranë, nga mosha 17-vjeçare në vitin 1981, deri në moshën 27-vjeç e 5 muaj në fund të vitit 1991, kur u shkri ajo strukturë represive.

Mungesa e guximit për të mos reaguar ndaj atyre që i kujtojnë Gjergj Lucës periudhën, aktivitetin dhe "përvojën" 10-vjeçare si spiun në moshën e rinisë, lidhet me të vërtetën se, sipas informacioneve tona, ai ka qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai është rekrutuar nga i ati, aktori N.L., njëherësh një nga 53 ish-bashkëpunëtorët aktivë e të përkushtuar të sigurimit në trupën e artistëve dhe punonjësve të Teatrit e Kinostudios, duke ia rekomanduar operativit D. Shehu me deklarim garancie për aftësi, korrektesë e konspiracion.

Rekomandimi dhe rekrutimi i Gjergj Lucës si "syri dhe veshi vigjilent" i sigurimit u bë pas arrestimit të tretë për vjedhje, kur dha provën e parë për spiunimin e shokëve me të cilët kishte vjedhur dhe ata që e përdornin për vjedhje që përfunduan në burg.

Sipas kartelës së tij personale në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit, Gjergj Luca kishte dhënë provën e parë të spiunimit vullnetar gjatë rrëfimit para operativit të sigurimit D.Sh. dhe para prokurores së Tiranës, Dolorez Velaj, ku spiunoi të gjithë shokët hajdutë e antiparti.

Përveçse është në dosjen e tij personale, këtë moment të nisjes së kontributit si spiun sigurimi, të aktivizuar me këmbënguljen e babait të tij, trafikanti Gjergj Luca e ka deklaruar edhe vetë më 27 dhjetor 2023 në emisionin "Opinion" në TV Klan, ku ka thënë:

· "Babai më mori për krahu dhe më çoi te policia e burgu te 'Mine Peza', por gjatë rrugës për atje më tha se ata të policisë e prokurorisë që kishin besim te ai, i kishin thënë që shokët e mi ishin arrestuar dhe duhet të tregoja çdo gjë që kishim bërë bashkë, në të kundërt do të futesha në burg përsëri dhe do t'i nxirrnin me dajak."

Përveçse tregoi shokët dhe bëmat për t'i shpëtuar burgut, Gjergj Luca, po me këmbënguljen e të atit, firmosi një deklaratë pranimi për të bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.

E pagëzuan me pseudonimin "Figuranti" dhe filloi të raportonte çdo gjë që dyshonte, dëgjonte e shikonte brenda grupit shoqëror ku bënte pjesë e jashtë tij, dhe kudo që ngarkohej me detyrë.

Bashkëpunimin si spiun, Gjergj Luca e vazhdoi për 10 vjet, deri në dhjetor 1991, në moshën 27-vjeç e 5 muaj, kohë kur u shkri Sigurimi i Shtetit, ndërsa pas vitit 1992 krijoi lidhje me shefa të SHIK-ut në maskën si "demokrat".

Pas asaj periudhe, Luca u përfshi në grupet e trafikimit të drogës me rrjet të organizuar edhe në Greqi, ku kishte angazhuar dhe aktorin V.Zh. që u arrestua e u dënua atje./Pamfleti
 
Ky Gjergj Luca duhet plasur në burg për shfrytëzim të minorenëve sipas ligjit përkatës.
 
Ky ben pikerisht ate qe po thote policia e shtetit qe jep review negativ pa qen realisht ne bisnesin qe po ul.
Nuk arrij ta kuptoj, jep review negativ per bisnesin vetem se ka inat politikisht pronarin.
Nuk eshte i pavarur. E perdor forumin per anti propagande kundra Rames qe te titulli. Shume nuk e hapen videon fare se besuan titullin. Do e kete punesu sala 😜
 
Ky ben pikerisht ate qe po thote policia e shtetit qe jep review negativ pa qen realisht ne bisnesin qe po ul.
Nuk arrij ta kuptoj, jep review negativ per bisnesin vetem se ka inat politikisht pronarin.

Fiks …. ne nje rast te tille mund te denoncohet kudo ne bote ne polici …dhe vazhdojne edhe hetimet nese policia e shikon edhe si rast potencial per tu hetuar .
 

Urrejtësit kanë emra.​


Qindra shërbime turistike në Shqipëri, kryesisht hotele apo restorante të njohura, janë vendosur nën një sulm të koordinuar nga grupi drejtues i protestës, i cili ka marrë atributet e “Byrosë Politike të protestës” që shpall ndëshkime për ata që nuk i mbështesin.
Pas konferencës për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili foli për rreth 10 mijë llogari të orientuara për sulm ndaj këtyre bizneseve, duke bërë review false për t'u shkatërruar biznesin, evidentohen qartë jo vetëm atentatorët, por dhe simpatizantët e tyre. Janë këta që e quajnë maskarallëk pse policia mbron bizneset që sulmohen për t'u shkatërruar në kulmin e sezonit turistik, meqë nuk dalin në protestë. Madje disa kryendritur mendojnë se përpjekja e policisë për të mbrojtur biznesin nga këto sulme është vepër penale dhe duhet ta hetojë SPAK.
Në vende fqinje si Italia kjo është një vepër penale që dënohet deri në tre vjet burg, pasi nuk bëhet fjalë për vlerësime nga klientë të shërbimeve turistike, por vlerësime nga Byroja Politike e protestës, e cila ka shpërndarë linke me adresa konkrete se kush duhet goditur e kush jo. Të gjitha janë administruar nga bizneset e dëmtuara dhe janë kallzuar në polici.
Është një linçim i koordinuar politikisht dhe kallëzimet penale të biznesit janë për emra konkretë. Të gjitha sulmet janë të verifikueshme, pasi janë vetëm 24 orët e fundit dhe janë sa trefishi i vlerësimeve që ka një biznes në disa vite. Është thjesht luftë hibride, jo nga Irani, Imami i Xhamisë apo Albin Kurti, por nga ata që janë në bulevard pas mikrofonit.
Të gjithë pronarët e bizneseve brenda disa orëve kanë të gjithë emrat e atyre që i kanë sulmuar në mënyrë të ndyrë, duke tentuar t'u prishin biznesin për arsye politike.
Janë pak a shumë si atentatorët që të zinin pritë “në emër të popullit”. Tani të zënë pritë në emër të protestës.
Shumë prej atyre që po sulmohen, nuk kanë asnjë lidhje politike me Edi Ramën dhe ky sulm thjesht i rreshton ata politikisht kundër atyre plehrave që hartojnë lista në protestë. Janë personazhet publikë të protestës, kryetarët e partive të vogla që bëjnë thirrje për linçim të bizneseve në emër të luftës ndaj oligarkisë, dhe që mendojnë se me ushtrinë e trushpëlarëve të rrugës do të vijnë në pushtet. Secili prej tyre është përgjegjës për çdo pasojë që mund të sjellë kjo fushatë jakobine dhe reagimin e biznesit ndaj tyre.
Në këtë fushatë pastaj ka dhe teprime ziliqarësh, njerëz që përdorin protestën për të dëmtuar konkurrencën në biznes e deri te skena tragjikomike si ajo e një lezhjani që shpërndante dje listën e bizneseve që duhen ndëshkuar, vendoste linkun në Google Maps për review në Google dhe në mes të listës kishte dhe hotelin e Irfan Hysenbelliut, i cili në fakt po mban gjallë protestën. Kjo tregon se ligësia e atyre që drejtojnë këtë fushatë linçuese nuk ka fund dhe është gjenerator i një energjie negative në Shqipëri që do të ketë pasoja afatgjata.
Në fund e gjithë kjo është një betejë kundër lirive politike dhe njerëzore në këtë vend. Ky sulm bëhet se ata që drejtojnë protestën nuk pranojnë dot lirinë politike të të tjerëve në Shqipëri dhe duan t'u imponohen me dhunë. Ata nuk pranojnë dot faktin që shqiptarët nuk mund të udhëhiqen nga disa të marrë që gjithë komplekset e inferioritetit të tyre i zbrazin në një shesh dhe u duket vetja udhëheqës. Ata kanë filluar të linçojnë njerëz dhe biznese për arsye politike. Ky është fundi i tyre, jo i biznesit dhe lirisë së shqiptarëve. Secili prej tyre, një për një, duhet të përgatitet të përballet me të njëjtën monedhë, fillimisht përmes ligjit.
Shikoj po ashtu disa gazetarë që janë kthyer në udhëheqës proteste, pasi u duket më lehtë të flasin se të shkruajnë dhe që janë të lumtur me këtë që po ndodh. Madje shpërndajnë dhe thirrje për SPAK që duhet të hetojë policinë pse mbron biznesin e dëmtuar nga hordhia e protestës. Kjo tregon se janë pjesë e këtij operacioni të ndyrë. Gazetarë OJQ që gjithë jetën paguhen nga të tjerët, sot janë në sulm ndaj çdo gazete apo gazetari që jeton me punën e tij, pasi nuk e kuptojnë dot që ata të jetojnë me punën e tyre. Duhet gjithmonë t'i paguajë dikush. Dhe tani po përpiqen të orientojnë sulme me pseudonime ndaj kolegëve të tyre, që jo vetëm nuk mendojnë si ata, por nuk janë të paaftë si ata.
Kurrë në Shqipëri një protestë politike nuk ka prodhuar kaq urrejtje dhe rrezik për vëllavrasje sa kjo që u tentua të maskohet si protestë qytetare dhe paqësore.
Asgjë më shumë se urrejtja nuk është kundër paqes dhe asgjë më shumë se linçimi individual i biznesit nuk sjell luftë civile në një vend. Dhe ky krim ka emra. Nuk e kanë me bizneset se atyre nuk u ndodh asgjë nga review-t e tyre. Këta mendojnë se mund të gjunjëzojnë Shqipërinë me dhunë.
 
Back
Top