• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Pse shume meshkuj nuk e pranojne ndarjen?

Nje mashkull nuk e pranon ndarjen veç kur eshte aq viktime dhe i pa afte te vazhdoje jeten e te shikoje perpara. Per fat te keq ka dhe nga keta.
 
E pranon ndarjen por me kalimin e kohës kur zhduket dhimbja. Në fillim do kërkoj kontakt me personin nga i cili është ndarë, pastaj do vazhdoj ta bezdis për shumë kohë, më pas arrijnë dhe kupton që marrdhënie të tilla nuk kanë asnjë lloj kuptimi dhe nëse dashuria që ndjen mund të jet e madhe. Fillon mashkulli bëhet racional, por kërkon kohë. Kur e beson diçka është e vështirë ta ç'mësosh atë besim. Me kalimin e kohës mendon; po nëse thjeshtë e respektoj si njeri, a nuk është e mjaftueshme kjo ?! Pra; do kohë, nuk ndodh menjëherë. Në rastet e këtyre që vrasin, këta janë të dhunshëm në ekstrem. Të ndahesh nga një person është e vështirë, është njësoj sikur të vdes një familjar por vrasja është jashtë çdo limiti.
 
Dy gezime ka njeriu ne jete! njehere kur martohet dhe njehere kur ndahet.
Disa mendojne se ndarja eshte fundi i jetes… derisa zgjohen nje mengjes dhe kuptojne qe po flejne si njerez.
 
Me sill nje rast ku femra (shqiptare )ka vrare se nuk pranon ndarjen. I pranoj dhe ato. Njesoj i gjykoj.
P.S Sa per dijeni nuk rrashe dakort me termin derr.
Unë nuk e kisha fjalën për vrasjet.
Ka dhe femra që kanë vrarë, por sigurisht që janë më pak. Kryesojnë meshkujt për krime pasioni, e për çdo lloj vrasje tjetër. Femrat kryesojnë vetëm për vrasjen e bebeve të tyre në embrion.
Gjinitë janë të ndryshme fizikisht dhe psikologjikisht, kështu i ka bërë natyra, kështu që dhe krimet kanë dallime gjinore.
S'mund të pritet që gjinitë të jenë njësoj kudo.
 
Njeriu i shendetshem nuk i ndahet kurre idilit endrres per te gjetur femren e zemres!
po jane te semure dhe nuk e dine kete fakt dhe shperthejne ne grindje dhe ndarje tragjike!!
nje here piva uje te papaster diku dhe ma dha stomaku dhe u ziva me komshijen....kisha kohe pa bere sherrr
 
Trint jemi shoqeri patriarkale! Po flasim per nje 35 vjecar , brezi im dhe i joti me siguri! Pa me thuaj mua si jemi rritur dhe me cfare mentaliteti kane qene prinderit tane!! Shqiperia ka ndryshuar , ndarja nuk eshte me tabu ama rritja e femijeve ka qene teresisht e gabuar! Dhe ja ku jane pasojat. Trishtim
Këto ndodhin kudo. Ja dhe këtu, lexova dje se një 19-vjeçar (jo i huaj) kishte goditur me thikë të dashurën dhe qenin e saj, e pastaj vetë ishte mbytur në liqen. E dashura dhe qeni kishin shpëtuar, por ai vetë vdiq.
Në krimet e pasionit ata ashtu ndihen, nuk është çështje edukimi.
 
Këto ndodhin kudo. Ja dhe këtu, lexova dje se një 19-vjeçar (jo i huaj) kishte goditur me thikë të dashurën dhe qenin e saj, e pastaj vetë ishte mbytur në liqen. E dashura dhe qeni kishin shpëtuar, por ai vetë vdiq.
Në krimet e pasionit ata ashtu ndihen, nuk është çështje edukimi.
Ne spo flasim per random crime pasioni qe ndodhin jashte! Statistikisht , sa eshte krimi i pasionit ne Skandinavi dhe ne Shqiperi? Dyshoj se eshte njejte! Kriminaliteti eshte teper i ulet nga ne larte
 

“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit​



Refuzimi apo ndarja aktivizon të njëjtat zona të trurit si një plagë fizike, ndaj dhe truri reagan njësoj si ndaj dhimbjes fizike.

Pastaj disi humbet ndjesia e sigurisë, në rastet kur marrëdhënia ishte një strehë e sigurt.

Në rastet si tema në fjalë, ka shumë faktorë që etiketojnë, diagnostikojnë etj, por që ja dhe shumë lehtë përfundon në vrasje.

Duhet patur kujdes edhe femra se me kënd lidhet dhe për çfar. Çdo veprim ka pasoja.

p.s.

“Ti pa mua nuk bën”​

fsheh edhe “Unë pa ty nuk bëj” ….
 
E lexove qe ajo kishte lene shkollen e ishte kthyer ne fshatin e saj? Aq keq ka pare nga ai. Ju mendjen te leket e keni normal. Se ha dru perdite ju duket normale.
Nuk lexova. Kam nje bindje qe i eshte afruar per shkak te lekeve. Ai njeri me 500 bela,ska pasur ca ti doje ajo,perveç lekut. Ndoshta eshte gabim bindja ime,por goca qe ngjiten pas lekut,dhe nuk morin parasysh ca derri eshte ai,ka plot. Ne raport nje cun i mire me nje cun me lek,ate me lek zgjedhin.
 
Nuk lexova. Kam nje bindje qe i eshte afruar per shkak te lekeve. Ai njeri me 500 bela,ska pasur ca ti doje ajo,perveç lekut. Ndoshta eshte gabim bindja ime,por goca qe ngjiten pas lekut,dhe nuk morin parasysh ca derri eshte ai,ka plot. Ne raport nje cun i mire me nje cun me lek,ate me lek zgjedhin.
Ato materialistet si gjen gje me thene te drejten. Jane te urtat qe abuzohen e vriten, sa per dijeni. Dine ku vene keta monstra.
Femrat duhen te tregohen me te kujdesshme dhe ti kushtojne rendesi si qysh e ka vene lekun djali. Flet shume per karakterin e tij. Nxitohen vajzat ne lidhje por kjo s’u jep te drejte ti vrasin e ti trajtojne si prone. Fakti qe ajo ka lene shkollen pergjysme tregon qe ka qene e kercenuar nga ai. Pastaj leket qe kerkon ai, mos e beso shume. Mund te jene thjesht leket qe i kane shoenzuar kur kane jetuar se bashku apo qe i ka dhuruar familjes se saj. Duhet te degjojme anen e saj.
 
kur lexova titullin dhe shpjegimin e kohanews qe @Mia@ solli, thash me vehte ; ç'eshte ky budalla qe vret babain e te dashures apo ish te dashures,
mirpo duke lexuar me poshte ter komentet (qe mavria @Lucida Sidera nuk i lexoi) mesova se ky vrasesi (emigrant) i paska lene per ruajtje te dashures qindra e mijra paund, dhe kur morri vesh qe ajo nuk donte te jetonte me te, kerkoi leket e tija,
tani, pse ky ja la parate asaj dhe jo prinderve te tij, dhe pse ky i kerkoi tani, kjo eshte teme e diskutueshme,
 
Paska vrare veten ai dhe vershuan sharjet e mallkimet ndaj femres. Jemi njerez qe te kryqezojme pa marr vesh te verteten.
 
Ketu behet fjal per krim .droge e arme...
Qe ta fusin ne tru keto vajzat e reja....qe vrapojne pas lekut....nje njeri me lek te madh ne emigrim....jo me.djersen e ballit i ka fitu....keshtu qe mos u habisni nga reagimet agresive..kjo do te thote te luash me zjarrin
 
Paska vrare veten ai dhe vershuan sharjet e mallkimet ndaj femres. Jemi njerez qe te kryqezojme pa marr vesh te verteten.
Mund dhe ta kenë vrarë, këtë se dijmë. Shqipëria, nuk ka institucione transparente. Por nëse ka vrarë veten e ka bërë se ka llogaritur rrezikun dhe pasojat. Ka pasur vlerë për të ti jap fund jetës sesa të shkoj në burg.
 
Back
Top